{"id":112477,"date":"2025-05-02T08:42:18","date_gmt":"2025-05-02T08:42:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112477"},"modified":"2025-05-02T08:42:18","modified_gmt":"2025-05-02T08:42:18","slug":"qsut-vater-abuzimi-kompania-e-gentjan-sules-perpine-fondet-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/02\/qsut-vater-abuzimi-kompania-e-gentjan-sules-perpine-fondet-publike\/","title":{"rendered":"QSUT \u201cvat\u00ebr\u201d abuzimi, kompania e Gentjan Sul\u00ebs \u201cp\u00ebrpin\u00eb\u201d fondet publike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetor 2022, administrata e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare N\u00ebn\u00eb Tereza do t\u2019i dor\u00ebzonte disa dokumente Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, ku evidentohej se ishin hapur me dhun\u00ebn dyert e godin\u00ebs spitalore.<\/p>\n<p>D\u00ebmi i konstatuar nga auditi p\u00ebrllogaritej 218 milion\u00eb lek\u00eb ose 218 mij\u00eb euro, pasi ishin marr\u00eb pajisje me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb financiare. Ish-drejtoresha e shkarkuar nga detyra, Albana Fico do ta mbante ngjarjen e fshehur dhe nuk do ta raportonte, por vet\u00ebm pas 4 muajsh do ta \u00e7onte \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Episodi i ndodhur n\u00eb QSUT nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb akt vandalizmi, ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se Qendra m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja n\u00eb vend ka qen\u00eb n\u00ebn presionin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb abuzimit me fondet publike dhe thundr\u00ebn e oligarkis\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb konkluzionet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, t\u00eb cilat jan\u00eb thelluar nga k\u00ebrkimet \u201cVetting\u201d duke zbuluar kontrata n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, em\u00ebrimet e kupol\u00ebs drejtuese n\u00eb shkelje t\u00eb kodit t\u00eb pun\u00ebs dhe krijimi i Bordit t\u00eb Spitalit nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, Erion Dasho, \u201cq\u00eb kur ka ardhur n\u00eb pushtet Partia Socialiste ka patur nj\u00eb aleanc\u00eb midis Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe asaj q\u00eb ai e quan \u201coligarkia sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku tregon pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe paaft\u00ebsi, q\u00eb tregon munges\u00eb vizioni, munges\u00eb n\u00eb vendosjen e prioriteteve\u201d, tha p\u00ebr Vetting Dr. Dasho.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrtimi i urgjenc\u00ebs s\u00eb re dhe n\u00ebnkontraktor\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Urgjenca e re e QSUT, ku zjarri q\u00eb ra i nxori \u201ctymin aferave\u201d p\u00ebr sigurin\u00eb e godinave n\u00eb QSUT, jo vet\u00ebm me urgjenc\u00ebn, por edhe p\u00ebr godinat e tjera.<\/p>\n<p>Zjarri i r\u00ebn\u00eb n\u00eb 29 shkurt 2024 e detyroi Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb nis hetimet, e cila si p\u00ebrgjegj\u00ebs nxorri dy inxhinier\u00eb, duke i akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore ka rezultuar se shkaku i shkat\u00ebrrimit nga zjarri i godin\u00ebs s\u00eb \u201cUrgjenc\u00ebs s\u00eb Re\u201d n\u00eb godin\u00eb ka qen\u00eb \u201cmungesa e nj\u00eb projekti t\u00eb detajuar t\u00eb instalimit t\u00eb stacionit t\u00eb burimit emergjent UPS, t\u00eb kushteve teknike t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr zhvendosje dhe instalim si dhe mungesa e zbatimit t\u00eb kushteve teknike, standardeve t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes nga zjarri t\u00eb instalimit t\u00eb burimit emergjent t\u00eb UPS, raftit baterive dhe kushteve ambientaliste t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Zjarri n\u00eb Urgjenc\u00eb solli v\u00ebmendjen tek projekti, m\u00ebnyra se si ishte nd\u00ebrtuar dhe cilat ishin kompanit\u00eb q\u00eb realizuan projektin.<\/p>\n<p>Urgjenca e re dhe zgjatimet e saj n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrmes nj\u00eb kredie t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe sipas Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka kushtuar rreth 18 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar godin\u00ebn A2, ku gjendet Spitali Qendror dhe Urgjenca jan\u00eb dashur mbi kat\u00ebr vite dhe reparti i urgjenc\u00ebs ka filluar funksionimin n\u00eb vitin 2023. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, pas zjarrit n\u00eb shkurt 2024, Urgjenca do t\u00eb mbyllej s\u00ebrish duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksionit t\u00eb gjith\u00eb setin e aparaturave.<\/p>\n<p>Sipas BIRN, godina e Urgjenc\u00ebs u vendos n\u00eb pun\u00eb edhe pse QSUT nuk e kishte marr\u00eb at\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb dor\u00ebzim nga kompania nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ishte ende brenda periudh\u00ebs s\u00eb garancis\u00eb, QSUT kontraktoi nj\u00eb kompani t\u00eb dyt\u00eb private p\u00ebr t\u00eb kryer punime pas r\u00ebnies s\u00eb zjarrit, me nj\u00eb kosto shtes\u00eb prej 27.7 milion\u00eb lek\u00ebsh ose 277 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Spitali qendror i QSUT i njohur ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbimesh sh\u00ebndet\u00ebsore, por njihet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr urgjenc\u00ebn polifunksionale. Kjo urgjenc\u00eb ka potencial p\u00ebr t\u00eb pritur mesatarisht rreth 300 pacient\u00eb n\u00eb dit\u00eb, 50 nga t\u00eb cil\u00ebt me urgjenca t\u00eb s\u00ebmundjeve kardiologjike.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 maj t\u00eb vitit 2018 \u00ebsht\u00eb firmosur kontrata nd\u00ebrmjet FINSO Spa dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale t\u00eb Republik\u00ebs me vler\u00eb totale prej 11,9 milion\u00eb euro, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shpenzimet e llogaritura (contingencies) p\u00ebr vler\u00ebn 567,5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1541191\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Screenshot_51.jpg\" alt=\"\" width=\"469\" height=\"319\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb u transferua nga FINSO Spa, filialit te saj, FINSO Albania shpk \u201cIsh INSO ALBANIA\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cFINCANTIERI INFRASTRUTTURE SOCIALI S.p.a\u201d kundrejt garancis\u00eb s\u00eb kompanis\u00eb m\u00ebm\u00eb 4 maj 2018.<\/p>\n<p>FINSO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani, e cila m\u00eb her\u00ebt ka bashk\u00ebpunuar me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godinave spitalore dhe vepron n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebrmes deg\u00ebs s\u00eb saj \u201cFINSO Albania\u201d.<\/p>\n<p>Projekti i Urgjenc\u00ebs s\u00eb ri kishte t\u00eb b\u00ebnte me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb nd\u00ebrtese te p\u00ebrb\u00ebre nga 6 kate mbi tok\u00eb dhe 2 kate n\u00ebntok\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb siperfaqe totale prej 27 mij\u00eb m2.<\/p>\n<p>Sipas fotove t\u00eb postuara n\u00eb faqen e kompanis\u00eb, punimet kan\u00eb filluar n\u00eb dhjetor 2018 dhe n\u00eb themelet e godin\u00ebs \u00ebsht\u00eb therur si kurban nj\u00eb qengj. Megjithat\u00eb, punimet zgjat\u00ebn mbi 4 vite dhe vet\u00ebm pak muaj pasi u hap, godina u mbyll s\u00ebrish p\u00ebr shkak t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>M\u00eb i godituri ishte sh\u00ebrbimi i repartit t\u00eb hemodinamik\u00ebs, i cili doli jasht\u00eb funksioni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb repart p\u00ebrve\u00e7se ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb, zhvillohen nd\u00ebrhyrjet koronarografis\u00eb, stendat, unazat dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por pas r\u00ebnies s\u00eb zjarrit, dy aparaturat e angiografis\u00eb nuk mund t\u00eb viheshin n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Emergjenca e krijuar e shtyu QSUT-n\u00eb t\u00eb jepte fonde t\u00eb tjera p\u00ebr rikthimin e sh\u00ebrbimit n\u00eb pun\u00eb. N\u00eb 12 maj 2024, QSUT do t\u00eb shpallte fituesin e tenderit me vler\u00eb 27.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb negocimit, pa shpallje paraprake t\u00eb kontrat\u00ebs. Kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq nga \u201cOpenprocurement.al\u201d sepse kufizon konkurrenc\u00ebn midis kompanive dhe ka indicie p\u00ebr korrupsion dhe favorizim.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1541192\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Screenshot_61.jpg\" alt=\"\" width=\"585\" height=\"325\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Bie n\u00eb sy fakti se tenderi u fitua nga kompania \u201cAgi Kons\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Gentjan Sul\u00ebs, e cila kishte punuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e spitalit si kompani e n\u00ebnkontraktuar nga FINSO Albania p\u00ebr godin\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb A1 dhe godin\u00ebn e Spitalit Qendror dhe Urgjenc\u00ebs A2.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, kompania italiane nisi nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr rikonstruksionin e godin\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb njohur si godina A1 me n\u00ebnkontraktor \u201cAgi Kons\u201d. Investimi kushtoi 7.3 milion\u00eb euro dhe ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr disa vite edhe p\u00ebr pritjen e urgjencave.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga \u201cVetting\u201d zbulojn\u00eb se \u201cAgi Kons\u201d ka siguruar t\u00eb ardhura nga projekti i Spitalit Qendror dhe Urgjenc\u00ebs A2 si n\u00ebnkontraktor pothuajse sa kontrata q\u00eb ka p\u00ebrfituar kompania italiane me vler\u00eb 11.9 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dyshimt\u00eb se si n\u00ebnkontraktori ka kryer situacione t\u00eb punimeve duke ark\u00ebtuar 1 miliard\u00eb e 351 milion\u00eb lek\u00eb ose 85% t\u00eb pages\u00ebs totale t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1541193\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Screenshot_71.jpg\" alt=\"\" width=\"567\" height=\"305\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Sipas dr. Ilir Alimehmeti shumica d\u00ebrrmuese e problemeve q\u00eb ka sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e n\u00ebnfinancimit t\u00eb spitaleve publike dhe abuzim me k\u00ebto pak fonde.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi nj\u00eb metod\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb vler\u00ebsim sh\u00ebrbimit spitalor dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur, \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u investuar\u201d tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d Dr. Alimehmeti.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb q\u00ebndron edhe eksperti i sh\u00ebndetit publik, Erion Dasho, i cili e lidh me koston t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shpenzimeve private, q\u00eb p\u00ebr familjen shqiptare z\u00ebn\u00eb 60% t\u00eb shpenzimeve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nga informacionet e siguruara nga \u201cVetting\u201d, kompania italiane ka deklaruar se nj\u00eb nga risqet e realizimit te projektit \u00ebsht\u00eb fakti se puna mund t\u00eb mbetet e paplot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fondeve.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb fatur\u00eb e paguar n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2024 ka ngritur pik\u00ebpyetje se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb ket\u00eb patur p\u00ebrplasje pasi Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk i ka plot\u00ebsuar detyrimet kompanis\u00eb italiane. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga thesari \u201cspending.al\u201d, shteti i ka paguar 454 mij\u00eb euro mij\u00eb kompanis\u00eb italiane p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me zgjidhje me mir\u00ebkuptim.<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Spitali i djegieve, \u201ctortur\u00eb\u201d p\u00ebr pacient\u00ebt! Godina e amortizuar, ekspert\u00ebt ngren\u00eb shqet\u00ebsimin<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1541201\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/vetting-spitali-i-djegieve-1-640x428.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/vetting-spitali-i-djegieve-1-640x428.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/vetting-spitali-i-djegieve-1-750x502.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/vetting-spitali-i-djegieve-1.jpg 996w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"428\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Ironia me zjarrin q\u00eb ra n\u00eb fund t\u00eb shkurtit 2024 lidhet me faktin se godina e Djegies Plastike kishte dal\u00eb pothuajse jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Nga burimet konfidenciale brenda spitalit, \u201cVetting\u201d ka m\u00ebsuar se vet\u00ebm nj\u00eb zyr\u00eb dhe nj\u00eb sall\u00eb operacioni n\u00eb godin\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb djegieve plastike \u00ebsht\u00eb funksionale. Pra, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kaq e vog\u00ebl supozohet q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga \u00e7do skaj i Shqip\u00ebris\u00eb. E pamundur!<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb loj\u00eb hyjn\u00eb spitalet private, t\u00eb cilat me fatura stratosferike p\u00ebrfitojn\u00eb nga mjerimi dhe urgjenca e njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb. Padyshim p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb e privatit, por e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e cila lejon nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ekzistojn\u00eb fondet publike dhe procedura p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb spital me kushte standarde.<\/p>\n<p>Pacient\u00ebt marrin sh\u00ebrbim n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb spitalit brenda nj\u00eb pavioni, n\u00eb t\u00eb cilin tre deri n\u00eb kat\u00ebr dhoma sh\u00ebrbejn\u00eb si reanimacion p\u00ebr t\u2019i trajtuar, por kaq jan\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar numrin e personave q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor. Sipas dermatologes Rozana \u00c7ela, nga shkalla e djegies p\u00ebrcaktohet edhe m\u00ebnyra se si do t\u00eb trajtohet.<\/p>\n<p>\u201cDjegiet e shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb q\u00eb z\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs dhe k\u00ebto shkojn\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi jan\u00eb djegie shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe trajtohen patjet\u00ebr n\u00eb spital\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d dermatologia Cela.<\/p>\n<p>Zjarri n\u00eb QSUNT nuk nxorri nj\u00eb problem t\u00eb ri, por solli n\u00eb drit\u00eb problemin q\u00eb ekzistonte. \u201cVetting\u201d ka zbuluar se ekziston nj\u00eb korrespondenc\u00eb e gjat\u00eb midis institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike, t\u00eb cilat provojn\u00eb sh\u00ebrbimin e cunguar dhe rrezikun q\u00eb u kanoset pacient\u00ebve dhe personelit sh\u00ebndet\u00ebsor nga shembja e godin\u00ebs. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kaotike, q\u00eb t\u00eb kujton nj\u00eb spital n\u00eb zon\u00eb lufte bie n\u00eb sy indiferenca e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb drejtojn\u00eb k\u00ebto institucione.<\/p>\n<p><strong>Por cila \u00ebsht\u00eb historia e Spitalit t\u00eb Djegieve Plastike n\u00eb QSUT?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Spitalin e Djegies u b\u00eb nj\u00eb investim n\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar pacient\u00ebt n\u00eb trajtim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim ku kryheshin mbi 1000 nd\u00ebrhyrje n\u00eb vit, u p\u00ebrfshin edhe pacient\u00eb me djegie t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb. Ish-ministri Ilir Beqaj u mburr para mediave se ky investim do t\u00eb rriste n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sigurin\u00eb p\u00ebr vet\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, duke iu p\u00ebrgjigjur standardeve europiane p\u00ebr k\u00ebto s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-drejtoresha e QSUNT-s\u00eb, Ogerta Manastirliu trumbetoi po ashtu si ish ministri Ilir Beqaj se investimi do t\u00eb ofronte cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebrbimi, siguri m\u00eb shum\u00eb tek pacient\u00ebt dhe tek stafi mjek\u00ebsor si dhe gjith\u00eb progresin e duhur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb pacient\u00ebve. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb projekt, Komisioni Europian do t\u2019i jepte Shqip\u00ebris\u00eb 1 milion euro.<\/p>\n<p>Sipas Dr. Erion Dashos, t\u00eb kesh sot nj\u00eb QSUNT q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja qend\u00ebr terciale q\u00eb ka Shqip\u00ebria me godina t\u00eb rr\u00ebnuara ose godina ku nuk ofrohen parametra bashkohore \u00ebsht\u00eb neglizhenc\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>\u201cMeriton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb dhe v\u00ebmendje t\u00eb shtuar nga ana e medias dhe nj\u00eb presion mbi Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe QSUNT-n\u00eb q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb korrigjohet sa m\u00eb shpejt dhe t\u00eb marri v\u00ebmendjen q\u00eb meriton\u201d, u shpreh p\u00ebr \u201cVetting\u201d Dr. Dasho.<\/p>\n<p>Por sot, sapo i afrohesh ambienteve t\u00eb spitalit n\u00eb oborr shihen pacient\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre me nj\u00eb shikim trishtues, teksa hedhin hapa t\u00eb ngadalt\u00eb dhe me p\u00ebshp\u00ebrima e dhimbje ankohen p\u00ebr kushtet skandaloze q\u00eb gjenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb mezi mban\u00eb veten mbi muret e saj.<\/p>\n<p>Muret e spitalit jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara r\u00ebnd\u00eb nga lag\u00ebshtira q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb i ka g\u00ebrryer duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe shenjat. Mungesa e kushteve higjienike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital, pasi rreziku p\u00ebr t\u00eb marr infeksione \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dermatologes Rozana Cela, kushtet duhet t\u00eb jen\u00eb patjet\u00ebr sterile me nj\u00eb sterilitet t\u00eb lart\u00eb pasi djegiet shoq\u00ebrohen edhe me mbivendosjen e infeksionit.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e \u201cVetting\u201d rezulton se numri i dhomave \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rastet e qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim disaditor. Kjo i ka detyruar mjek\u00ebt t\u00eb mos iu ngelet zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u2019ju japin pacient\u00ebve t\u00eb tyre flet\u00eb-dalje para kohe, nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb i detyron pacient\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mjekimin te spitalet private, duke i zhytur n\u00eb borxhe p\u00ebr shkak t\u00eb tarifave t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sipas dermatologes, Rozana Cela n\u00eb rastet e djegies s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb pacient\u00ebt duhet t\u00eb marrin nj\u00eb trajtim m\u00eb kompleks nga Spitali.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e djegies s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, personi i s\u00ebmur\u00eb patjet\u00ebr duhet t\u00eb hospitalizohet, mjekimi \u00ebsht\u00eb spitalor dhe jepen q\u00eb nga infuzioni intravenoz dhe elektrolit. Pacienti n\u00eb k\u00ebto raste ka humbur elektrolitet, \u00ebsht\u00eb dehidruar prandaj \u00ebsht\u00eb e domosdoshme marrja e infuzioneve m\u00eb elektrolit ose plaz\u00ebm. N\u00eb rastet kur djegiet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb thella, djegies t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, patjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebtu kryhet edhe transplanti i l\u00ebkur\u00ebs\u201d, u shpreh p\u00ebr \u201cVetting\u201d dermatologia Cela.<\/p>\n<p>\u201cVetting\u201d ka konstatuar se n\u00eb Spitalin e Djegies Plastike pacient\u00ebt nuk kan\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm.\u00a0 Sipas auditit, kompania e lavanderis\u00eb q\u00eb kujdeset p\u00ebr higjien\u00ebn e nd\u00ebrresave \u00ebsht\u00eb tejpaguar nga QSUT p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim 11 milion\u00eb lek\u00eb ose 110 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr jan\u00eb vaskat tek t\u00eb cilat duhet t\u00eb lahen pacient\u00ebt ku mund t\u00eb b\u00ebhet zhveshja e fashave pasi nuk jan\u00eb funksionale, gj\u00eb e cila shton dhimbjet tek pacient\u00ebt gjat\u00eb procesit t\u00eb heqjes s\u00eb fashave. Mungesa e vaskave ua v\u00ebshtir\u00ebson pun\u00ebn edhe mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin e tyre n\u00eb kushte minimale.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebmet nga t\u00ebrmeti, godina rrezikon t\u00eb shembet<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti n\u00eb vit Spitali i Djegies do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej dhe n\u00eb 26 n\u00ebntor 2019, t\u00ebrmeti q\u00eb goditi Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme do t\u00eb d\u00ebmtonte r\u00ebnd\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn duke rrezikuar shembjen. Godina u klasifikua e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb, por pavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb godin\u00ebs do t\u00eb vazhdonte sh\u00ebrbimi i djegies s\u00eb plastik\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej asaj dite e deri m\u00eb sot pacient\u00ebt, familjar\u00ebt, infermier\u00ebt, mjek\u00ebt, rrezikojn\u00eb jet\u00ebn \u00e7do dit\u00eb duke q\u00ebndruar n\u00eb g\u00ebrmadhat e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese q\u00eb ka d\u00ebmtime t\u00eb shum\u00ebfishta. Kjo nd\u00ebrtes\u00eb kat\u00ebr kat\u00ebshe u zbraz pjes\u00ebrisht q\u00eb prej dhjetorit 2019 pasi prej tij u largua sh\u00ebrbimi i Biopsis\u00eb, Dermatologjis\u00eb, Banka e Gjakut dhe nj\u00eb pjes\u00eb e sektorit t\u00eb \u201cdjegies\u201d.<\/p>\n<p>Sipas relacionit t\u00eb Universitetit Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb godin\u00eb sugjerohej si zgjidhje p\u00ebr d\u00ebmtimet p\u00ebrt\u00ebritje e nd\u00ebrtes\u00ebs, e cila k\u00ebrkon riaft\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb strukturor, p\u00ebrshtatje dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kushteve t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Kostoja e riaft\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjet plot\u00ebsuese riparuese t\u00eb godin\u00ebs vler\u00ebsohen rreth 40-50% krahasuar me koston e nd\u00ebrtimit. Jet\u00ebgjat\u00ebsia e struktur\u00ebs s\u00eb re, pas nd\u00ebrhyrjes vler\u00ebsohet 50 vjet, por kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb Instituti i Nd\u00ebrtimit nxori konkluzionin se nd\u00ebrtesa e Djegies Plastike duhet t\u00eb rikonstrukturohet dhe riparohet p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb shumta q\u00eb ishin konstatuar. Nisur nga ky fakt Qendra Spitalore Universitare N\u00ebn\u00eb Tereza i d\u00ebrgoi k\u00ebrkes\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn mbi oponenc\u00ebn teknike t\u00eb Institutit t\u00eb Nd\u00ebrtimit n\u00eb dhjetor 2020 p\u00ebr marrjen e masave mbi godin\u00ebn e Djegies Plastike.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, n\u00eb godin\u00ebn e Djegies Plastike u evidentuan disa probleme. N\u00eb godin\u00ebn Djegie Plastike, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet edhe Laboratori i Anatomi Patologjis\u00eb (objekt i marr\u00ebveshjes koncesionare i cili nuk i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar koncesionarit p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimeve t\u00eb t\u00ebrmetit) jan\u00eb mbajtur dy akt konstatime p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb n\u00ebntor 2019, nga ku rezulton se d\u00ebmet e t\u00ebrmetit v\u00ebrehen kryesisht n\u00eb trare, muret t\u00ebrthore t\u00eb objektit, plasaritje t\u00eb suvas\u00eb dhe d\u00ebmtime t\u00eb muratur\u00ebs mbajt\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas auditit rekomandohet ndalimi i kalimit dhe aktiviteti spitalor deri n\u00eb riparimin e plot\u00eb t\u00eb d\u00ebmtimeve dhe \u00ebsht\u00eb cenuar integriteti strukturor, struktura \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur thuajse n\u00eb faz\u00ebn elastike.<\/p>\n<p>QSUNT i ka k\u00ebrkuar Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb udh\u00ebzime mbi hapat q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, n\u00ebse Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb vijoj\u00eb me riaft\u00ebsimin e godin\u00ebs apo n\u00ebse planifikon nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb. Ministria e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb projektin e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, p\u00ebr realizimin e projekt preventivit t\u00eb zbatimit, duke i k\u00ebrkuar institucionit t\u00eb mos nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebr rikonstruktimin e k\u00ebsaj godine.<\/p>\n<p>\/<strong>Emisioni VETTING<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetor 2022, administrata e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare N\u00ebn\u00eb Tereza do t\u2019i dor\u00ebzonte disa dokumente Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, ku evidentohej se ishin hapur me dhun\u00ebn dyert e godin\u00ebs spitalore. D\u00ebmi i konstatuar nga auditi p\u00ebrllogaritej 218 milion\u00eb lek\u00eb ose 218 mij\u00eb euro, pasi ishin marr\u00eb pajisje me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb financiare. Ish-drejtoresha e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":112478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-112477","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112477"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112477\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112479,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112477\/revisions\/112479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}