{"id":112763,"date":"2025-05-04T12:05:02","date_gmt":"2025-05-04T12:05:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112763"},"modified":"2025-05-04T20:09:19","modified_gmt":"2025-05-04T20:09:19","slug":"programi-i-pd-amsh-eshte-program-per-te-gjithe-zgjidhjen-e-jep-vetem-prof-dr-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/04\/programi-i-pd-amsh-eshte-program-per-te-gjithe-zgjidhjen-e-jep-vetem-prof-dr-sali-berisha\/","title":{"rendered":"Programi i PD-ASHM \u00ebsht\u00eb program p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, zgjidhjen e jep vet\u00ebm Prof.Dr.Sali Berisha!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs k\u00ebt\u00eb shkrim, dua ta nis me nj\u00eb falenderim, p\u00ebr \u00e7do qytetar vlonjat e banor\u00eb t\u00eb Qarkut Vlor\u00eb q\u00eb ka mir\u00ebpritur alternativ\u00ebn dhe programin e kandidat\u00ebve tan\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt ne si kandidat\u00eb PD-ASHM jemi takuar dhe bashk\u00ebbiseduar, dhe ndaj t\u00eb cil\u00ebve jemi zotuar p\u00ebr angazhimet konkrete q\u00eb p\u00ebrmes programit marrim si detyr\u00eb dhe detyrim p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar, sepse n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave tona \u00ebsht\u00eb individi, \u00ebsht\u00eb qytetari, biznesi i vog\u00ebl e i mes\u00ebm, fermeri, i riu, pensionisti, emigranti, familja vlonjate.<\/p>\n<p>P\u00ebr NE, kryefjala \u00ebsht\u00eb prezantimi i programit ton\u00eb, sepse p\u00ebr 12 vite qytetar\u00ebt vlonjat\u00eb, banor\u00ebt e Qarkut Vlor\u00eb e njohin shum\u00eb mir\u00eb sektin Rama sepse jan\u00eb p\u00ebrballur me monstruozitetin e qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb vet\u00ebm qeverisje nuk ka qen\u00eb k\u00ebto 12 vite,por vet\u00ebm keqqeverisje dhe korrupsion.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb vitin 2025, mungojn\u00eb sh\u00ebrbimet bazike, lagjet dhe nj\u00ebsit\u00eb administrative kan\u00eb probleme t\u00eb theksuara n\u00eb infrastruktur\u00eb, vuajn\u00eb munges\u00ebn e furnizimit me uj\u00eb, problemet me ndri\u00e7imin, shpopullimin, dhe duke vazhduar m\u00eb tej me monumentet e sektit Rama t\u00eb korrupsionit dhe urrejtjes q\u00eb ka ndaj Vlor\u00ebs e Vlonjat\u00ebve ;\u00a0 denatyrimi i Sheshit t\u00eb Flamurit, Sheshit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Skel\u00eb, Sheshit p\u00ebrball\u00eb Bashkis\u00eb, projektet grabitqare t\u00eb marrjes s\u00eb ujit nga Lumi Shushic\u00eb dhe burimet e Tragjasit, grabitja e Portit t\u00eb Vlor\u00ebs, korrupsioni elitar n\u00eb Tunelin e Llogoras\u00eb, TEC-et lundruese, grabitja e tokave n\u00eb bregdet, rrug\u00ebt me \u00e7mim 8-fish m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Dhe jan\u00eb k\u00ebto fatura korrupsioni q\u00eb eklipsojn\u00eb\/demaskojn\u00eb 1.27 mld dollar\u00ebt q\u00eb sekti Rama ka investuar. Shifrat e abuzimeve flasin qart\u00eb !<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje gjendemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb momenti historik!<\/p>\n<p>Vlonjat\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb dy rrug\u00eb:<\/p>\n<p>Ose t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb ardhmen europiane, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e familjeve dhe f\u00ebmijeve t\u00eb tyre, n\u00eb nj\u00eb atdhe, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri e Vlor\u00eb Madh\u00ebshtore<\/p>\n<p>Rruga e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi p\u00ebrball\u00eb autokracis\u00eb, oligark\u00ebve, kapjes s\u00eb Shtetit, korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar, shpopullimit masiv, varf\u00ebris\u00eb dhe antikomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por ne qytetar\u00ebt vlonjat\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi kapitulluar. Ne k\u00ebrkojm\u00eb progresin, t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, vlonjat\u00ebt e mi t\u00eb dashur,<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb? Kush e sjell ndryshimin?<\/p>\n<p>Ky kryetar sekti q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje?<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb JO !<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>DOKTOR BERISHA, PROGRAMI I PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE DHE T\u00cb GJITH\u00cb NE !<\/p>\n<p>Partia Demokratike-Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore e ka k\u00ebt\u00eb program, jo thjesht si alternativ\u00eb politike dhe qeveris\u00ebse, por e ka si Projekt Madhor Komb\u00ebtar, p\u00ebr vet r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit dhe mb\u00ebshtetja e programit ekonomik t\u00eb Koalicionit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shansin unikal p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb demokracin\u00eb e uzurpuar nga nj\u00eb kast\u00eb autokrate n\u00eb pushtet, p\u00ebr t\u00eb rifituar lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pavar\u00ebsisht bindjeve politike dhe arritur mir\u00ebq\u00ebnien e d\u00ebshiruar p\u00ebr familjen .<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ekonomia t\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr faktori kryesor n\u00eb \u00e7do zhvillim komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizioni t\u00eb ri ekonomik, t\u00eb cilin e jep vet\u00ebm programi i Partis\u00eb Demokratike!<\/p>\n<p>Ky vizion ekonomik ka prodhimin vendas, industrin\u00eb p\u00ebr eksport, individin, biznesin e vog\u00ebl e t\u00eb mes\u00ebm n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb zhvillimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Programi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizion me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nd\u00ebrgjegje komb\u00ebtare, q\u00eb do ket\u00eb misionin madhor t\u00eb uljes s\u00eb kostos s\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky program fillon me paket\u00ebn e 100 dit\u00ebve t\u00eb para, e quajtura Paketa e Dhembshuris\u00eb apo Paketa e Emergjenc\u00ebs, e cila p\u00ebrcakton minimumin jetik 200 euro, pag\u00ebn minimale 500 euro dhe pag\u00ebn mesatare 1200 euro; nxit pun\u00ebsimin, leht\u00ebson bizneset dhe ndihmon nevojtar\u00ebt dhe t\u00eb pamundurit, thjeshton taksat dhe krijon kushte thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00ebrheqjen reale t\u00eb investimeve t\u00eb huaja, dhe jo q\u00eb i dor\u00ebzohet oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka dhe nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Vlor\u00ebn dhe vlonjat\u00ebt dhe ne i k\u00ebrkojm\u00eb votat e vlonjat\u00ebve mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb program dhe metod\u00eb qeverisje, t\u00eb bazuar n\u00eb transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie n\u00eb \u00e7do cast.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb zbatojm\u00eb programin e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Vlor\u00ebn, i cili konsiston n\u00eb m\u00eb shum\u00eb vende pune, infrastruktur\u00eb t\u00eb zhvilluar, taksa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, investime konkrete, kthimin e Sheshit t\u00eb Flamurit n\u00eb identitet dhe anullimin e projekteve grabitqare t\u00eb marrjes s\u00eb ujit, turiz\u00ebm gjith\u00ebvjetor e shum\u00ebplan\u00ebsh, me plazhe t\u00eb hapura me kosto simbolike ose falas p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb gjitha jan\u00eb n\u00eb programin ton\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb PROJEKT I MADH KOMB\u00cbTAR.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs!<\/p>\n<p>11 Maji \u00ebsht\u00eb dita e q\u00ebndrimit t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 maj, me vot\u00ebn ton\u00eb do t\u00eb vendosim NDRYSHIMIN.<\/p>\n<p>Do zgjedhim programin dhe koalicionin e NJ\u00cbSHAVE PD-ASHM, kund\u00ebr alternativ\u00ebs s\u00eb keqqeverisjes s\u00eb Korbit t\u00eb Zi Edi Rama dhe sektit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb fitojm\u00eb!<\/p>\n<p>Ne jemi e ardhmja europiane e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr ju!<\/p>\n<p>Votoni kund\u00ebr arroganc\u00ebs, kund\u00ebr harbut\u00ebris\u00eb, kund\u00ebr marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb ikur nga mendja q\u00eb mendon se \u00ebsht\u00eb pronar i vet\u00ebm i k\u00ebtij vendi;<\/p>\n<p>Rifitoni lirin\u00eb, nd\u00ebshkoni me vot\u00ebn tuaj sektin q\u00eb per 12 vjet abuzon me pron\u00ebn dhe financat publike t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Votoni p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tuaj, p\u00ebr rinin\u00eb, p\u00ebr dinjitetin e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur kaq vjet!<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Vlor\u00ebn e Ismail Qemalit, themeluesit t\u00eb shtetit shqiptar !<\/p>\n<p>Nj\u00eb ftes\u00eb e kam dhe p\u00ebr punonj\u00ebsit e ndersh\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs publike;<\/p>\n<p>Dilni votoni masivisht n\u00eb 11 Maji, votoni t\u00eb lir\u00eb, votoni kund\u00ebr k\u00ebtij sekti, q\u00eb ka kapur \u00e7do institucion dhe i p\u00ebrdor ato n\u00eb favor t\u00eb pushtetit t\u00eb tij absolut.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e ndersh\u00ebm dhe pun\u00ebtore t\u00eb administrat\u00ebs publike, larg verb\u00ebris\u00eb politike, p\u00ebr asnj\u00eb arsye nuk do t\u00eb largohen nga vendi i pun\u00ebs, por p\u00ebrkundrazi do punojm\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe pa trysni e shtazh politik, dhe kjo \u00ebsht\u00eb garancia q\u00eb Partia Demokratike ju jep .<\/p>\n<p>Kontributi juaj n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vecant\u00eb. Mos u intimidoni t\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr nga asnj\u00eb veg\u00ebl e sektit Rama.<\/p>\n<p>11 Maji do t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb historike. Do t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb e Demokracis\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb fest\u00eb e Demokracis\u00eb, si n\u00eb 22 mars 1992, si n\u00eb 3 korrik 2005.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 Maji t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb Numrin 1 PD-ASHM, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, kombin ton\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb, t\u00eb ardhmen ton\u00eb, p\u00ebr Vlor\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Takimin e sot\u00ebm, mos ta konsiderojm\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebs!<\/p>\n<p>Jan\u00eb edhe 8 dit\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve!<\/p>\n<p>Mos t\u00eb ndalojm\u00eb s\u00eb punuari deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit, si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb drit\u00ebs, demokracis\u00eb e progresit.<\/p>\n<p>Le t\u00eb vazhdojm\u00eb pun\u00ebn, t\u00eb trokasim te ato pak dyer q\u00eb na kan\u00eb mbetur pa trokitur, t\u00eb bashk\u00ebbisedojm\u00eb me ata njer\u00ebz q\u00eb nuk kemi biseduar, t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellim programin ton\u00eb deri dit\u00ebn e fundit, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fitohet!<\/p>\n<p>Fitoren, t\u00eb gjith\u00eb ne demokrat\u00ebt, dhe s\u00eb pari Kryetari i PD Prof.Dr.Sali Berisha, ekipi i kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet dhe drejtuesit e deg\u00ebve t\u00eb PD Qarkut Vlor\u00eb, ja kemi borxh Vlor\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs k\u00ebt\u00eb shkrim, dua ta nis me nj\u00eb falenderim, p\u00ebr \u00e7do qytetar vlonjat e banor\u00eb t\u00eb Qarkut Vlor\u00eb q\u00eb ka mir\u00ebpritur alternativ\u00ebn dhe programin e kandidat\u00ebve tan\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt ne si kandidat\u00eb PD-ASHM jemi takuar dhe bashk\u00ebbiseduar, dhe ndaj t\u00eb cil\u00ebve jemi zotuar p\u00ebr angazhimet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":112775,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-112763","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112763","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112763"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112763\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112776,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112763\/revisions\/112776"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112775"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}