{"id":112772,"date":"2025-05-04T17:43:56","date_gmt":"2025-05-04T17:43:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112772"},"modified":"2025-05-04T17:43:56","modified_gmt":"2025-05-04T17:43:56","slug":"marshi-i-fitores-se-berishes-nga-tropoja-ne-mirdite-ne-100-ditet-e-para-zhdukim-varferine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/04\/marshi-i-fitores-se-berishes-nga-tropoja-ne-mirdite-ne-100-ditet-e-para-zhdukim-varferine\/","title":{"rendered":"Marshi i fitores s\u00eb Berish\u00ebs nga Tropoja n\u00eb Mirdit\u00eb: N\u00eb 100 dit\u00ebt e para zhdukim varf\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb takimin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb Has, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr qytetar\u00ebt, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb m\u00eb 11 maj t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshim dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund largimit masiv dhe varf\u00ebris\u00eb q\u00eb, sipas tij, po shkreton Shqip\u00ebrin\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha theksoi se shqiptar\u00ebt po p\u00ebrballen me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb shprese dhe identiteti, t\u00eb shkaktuar nga keqqeverisja dhe emigracioni masiv, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi bashkim dhe rezistenc\u00eb qytetare p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Hasin dhe gjith\u00eb vendin.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Me 11 maj t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, me 11 maj, t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr nj\u00eb kapitull t\u00eb ri, p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb re, t\u00eb Hasit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr tu ndar\u00eb nga kjo e keqe e madhe e cila varf\u00ebroi shqiptar\u00ebt nga viti n\u00eb vit\u2019, tha Berisha.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb fjal\u00eb s\u00eb mbajtur n\u00eb Has, kryedemokrati Sali Berisha, prezantoi angazhimet konkrete t\u00eb koalicionit opozitar p\u00ebr 100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes, duke u zotuar se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb asnj\u00eb qytetar q\u00eb jeton n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme. Berisha u ndal te padrejt\u00ebsit\u00eb sociale dhe ekonomike q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb rr\u00ebnuar jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00ebn qeverisjen e Edi Ram\u00ebs dhe premtoi masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr uljen e \u00e7mimeve, rritjen e pensioneve e pagave, dhe heqjen e taksave abuzive.<\/em><\/p>\n<p><em>Lideri i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve nga Hasi, pa dallim bindjesh politike,\u00a0 t\u00eb bashkohen p\u00ebr ndryshimin m\u00eb 11 maj. Ai ftoi socialist\u00ebt, t\u00eb l\u00ebkundurit, t\u00eb papartit\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht diaspor\u00ebn q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kapitull t\u00eb ri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Ftoj \u00e7do socialist, \u00e7do t\u00eb l\u00ebkundur dhe t\u00eb paparti t\u00eb Hasit, ftoj \u00e7do shqiptar t\u00eb gjitha bindjeve, ftoj diaspor\u00ebn, emigracionin t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin, t\u00eb votojn\u00eb shansin e madh t\u00eb 100 dit\u00ebve\u00a0 dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebris\u00eb do ti hapim nj\u00eb kapitull t\u00eb ri, do ta ndajm\u00eb me k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe\u2019, theksoi kryetari i PD-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb takimin p\u00ebrmbyll\u00ebs n\u00eb Has, lideri i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, i b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb bashkohen m\u00eb 11 maj p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kursin e vendit, duke shpallur nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe papun\u00ebsis\u00eb. Ai kritikoi ashp\u00ebr qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr moskryerjen e premtimeve ndaj pensionist\u00ebve dhe p\u00ebr politikat q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb varf\u00ebri t\u00eb thell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa u shpreh se, Europa k\u00ebrkon ndryshim n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018N\u00eb Valencia udh\u00ebheq\u00ebsit politik kryesor t\u00eb Europ\u00ebs, partit\u00eb e tyre, Kancelarit Merz, Ursula Van Derleyen, dhe t\u00eb gjith\u00eb dinjitar\u00ebt e Europ\u00ebs, votuan rezolut\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama damkoset si i vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Damkoset si armik i pluralizmit. Damkoset si armik i opozit\u00ebs. Damkoset si bashk\u00ebpun\u00ebtor i krimit dhe trafiqeve. Damkoset si korruptor kryesor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Europ\u00eb. Miq, t\u00eb ndahemi me t\u00eb keqen kjo \u00ebsht\u00eb thirrja e Europ\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb thirrja e historis\u00eb\u2019, n\u00ebnvizoi kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Has.<\/em><\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Hasit, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, s\u00eb pari dua t\u00eb p\u00ebrulem me nderimin m\u00eb t\u00eb madh dhe mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme ndaj jush, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb tuaj ndaj vlerave m\u00eb t\u00eb arrira morale t\u00eb njeriut dhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur Flamur Hoxha, udh\u00ebheq\u00ebs politik t\u00eb qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit p\u00ebr PD-ASHM.<\/p>\n<p>I dashur kryetari i Bashkis\u00eb, Myftar Dauti, zoti kryetari i partis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar kandidatet e kandidat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Madh\u00ebshtore p\u00ebr qarkun e Kuk\u00ebsit, p\u00ebrfaq\u00ebsues dinjitoz t\u00eb Kuk\u00ebsit, Hasit, Tropoj\u00ebs, krenari i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr PD, p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebtij qarku dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Miq, un\u00eb vij k\u00ebtu si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb partie konservatore q\u00eb e p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip, do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb traditave, tradicionale dhe tradita askund m\u00eb shum\u00eb n\u00eb trevat shqiptar, se sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e ngulitur n\u00eb shpirtin dhe zemr\u00ebn tuaj, nuk ekziston m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim i gjith\u00eb projekti un\u00eb p\u00ebr Hasin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, bazohet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e shpirtit tuaj, moralit, besimeve, vlerave tuaja.<\/p>\n<p>Hasi \u00ebsht\u00eb vendi i burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me dinjitet, integritet t\u00eb lart\u00eb, me ndershm\u00ebri t\u00eb spikatur. I atdhetar\u00ebve t\u00eb flakt\u00eb, i familjar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i qytetar\u00ebve shembullor\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj vij k\u00ebtu me bindjen me t\u00eb madh q\u00eb Hasi sot p\u00ebr nj\u00eb seri arsyesh, nuk \u00ebsht\u00eb vendi si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendi nga i cili largohen p\u00ebrs\u00ebri bijt\u00eb dhe bijat e saj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vendi nga i cili \u00ebndrrat e bukura t\u00eb hasjan\u00ebve, nuk nd\u00ebrtohen n\u00eb Has, por k\u00ebtu \u00ebnd\u00ebrra, ky regjim i eksporton n\u00eb dhera t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Po vij nga Tropoja, nj\u00eb bashk\u00ebmoshatare e Odet\u00ebs deklaroi aty, kemi qen\u00eb 32 shok\u00eb dhe shoqe, nga ata sot jemi vet\u00ebm 3.<\/p>\n<p>Pra si\u00e7 e shihni ju njer\u00ebz atdhetar\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm ka di\u00e7ka q\u00eb po e zbraz Shqip\u00ebrin\u00eb, ka di\u00e7ka q\u00eb po i shkreton trojet tona. Ka di\u00e7ka q\u00eb po e l\u00eb k\u00ebt\u00eb komb pa rini.<\/p>\n<p>620 mij\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb ikur n\u00eb 10 vitet e fundit. Nga viti 2019 e k\u00ebtej, ne kemi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vdekje se sa lindje. Dhe s\u00eb fundi OKB deklaroi se, shqiptar\u00ebt kan\u00eb treguesit e lindshm\u00ebris\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtin n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr \u00e7do shqiptar, atdhetar, hasjane dhe hasjan\u00eb kudo q\u00eb jeni, k\u00ebto, jan\u00eb sirenat, jan\u00eb thirrjet q\u00eb vijn\u00eb nga thell\u00ebsia e shpirtit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb kombi, nga thell\u00ebsia e k\u00ebsaj toke.<\/p>\n<p>Me 11 maj t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, me 11 maj, t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr nj\u00eb kapitull t\u00eb ri, p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb re, t\u00eb Hasit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr tu ndar\u00eb nga kjo e keqe e madhe e cila varf\u00ebroi shqiptar\u00ebt nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Miq, dua t\u00eb kujtoj pak k\u00ebtu, n\u00ebse n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste varf\u00ebrin\u00eb na e solli hiperkolektivizimi, n\u00eb diktatur\u00ebn e re t\u00eb krimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, varf\u00ebrin\u00eb e sjell, vjedhja, vjedhja, pla\u00e7kitja e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb drejtor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm m\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb mesazh rr\u00ebfimi. Doktor thoshte, do t\u00eb tregoj dram\u00ebn e historis\u00eb time.<\/p>\n<p>Drama e historis\u00eb ishte kjo! At\u00eb, drejtor e kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bandit i cili tek ministri, i kishte k\u00ebrkuar em\u00ebroje drejtor. Por me \u00e7far\u00eb kushti? Hera e par\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjoja dhe un\u00eb. Me kushtin q\u00eb ky drejtor, do ti jepte banditit rrog\u00eb 10 mij\u00eb euro \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb sot thot\u00eb, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos jem, sepse n\u00ebse nuk b\u00ebj 10 mij\u00eb eurot nuk e di \u00e7far\u00eb m\u00eb pret.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb 10 mij\u00eb eurot, un\u00eb duhet t\u00eb pla\u00e7kis njer\u00ebzit e varf\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i nj\u00eb njeriu q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund gjeti forc\u00eb te vetja e tij p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer nj\u00eb sistem pla\u00e7kit\u00ebs ndaj jush.<\/p>\n<p>Kurse t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb grabitur 130 mln euro dhe q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb kund, as nam as nishan, sillen v\u00ebrdall\u00eb dhe ju b\u00ebjn\u00eb moral.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb takimin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb Has, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr qytetar\u00ebt, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb m\u00eb 11 maj t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshim dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund largimit masiv dhe varf\u00ebris\u00eb q\u00eb, sipas tij, po shkreton Shqip\u00ebrin\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha theksoi se shqiptar\u00ebt po &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":112773,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-112772","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112772"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112774,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112772\/revisions\/112774"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}