{"id":112828,"date":"2025-05-05T10:09:03","date_gmt":"2025-05-05T10:09:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112828"},"modified":"2025-05-05T10:15:34","modified_gmt":"2025-05-05T10:15:34","slug":"zbulohet-falsiteti-i-rames-ne-rrjetet-sociale-pelqime-i-merr-nga-vietnami-sponsorizon-miliona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/05\/zbulohet-falsiteti-i-rames-ne-rrjetet-sociale-pelqime-i-merr-nga-vietnami-sponsorizon-miliona\/","title":{"rendered":"Zbulohet falsiteti i Ram\u00ebs n\u00eb rrjetet sociale, p\u00eblqimet i merr nga Vietnami, sponsorizon miliona"},"content":{"rendered":"<div class=\"chapo\">M\u00eb 19 mars, nj\u00eb faqe me emrin \u201cTeam\u00a0Edi Rama\u201d u shfaq n\u00eb\u00a0Facebook,\u00a0Instagram\u00a0dhe\u00a0TikTok. Faqja, e cila e p\u00ebrshkruan veten si \u201cnj\u00eb komunitet i dedikuar p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe simpatizant\u00ebt e Kryeministrit Edi Rama\u201d, publikon rregullisht p\u00ebrmbajtje propagandistike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe shpesh denigruese ndaj opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga\u00a0Sali Berisha.<\/div>\n<p>Edhe pse ka rreth 4 mij\u00eb ndjek\u00ebs, videot e \u201cTeam Edi Rama\u201d shpesh marrin mij\u00ebra nd\u00ebrveprime \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb p\u00eblqime, shp\u00ebrndarje dhe komente, dhe qindra mij\u00ebra shikime n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Popullariteti i saj \u00ebsht\u00eb i lidhur me dy faktor\u00eb: sponsorizimet n\u00ebp\u00ebrmjet reklamave n\u00eb Facebook dhe Instagram \u2013 nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nga kompania \u201cAcromax\u201d me qend\u00ebr n\u00eb Gjermani, dhe p\u00eblqimet e marra nga profile me origjin\u00eb nga Vietnani \u2013 shum\u00eb prej t\u00eb cilave duken anonime ose t\u00eb automatizuara.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e nd\u00ebrveprimeve t\u00eb faqes t\u00eb mbledhura dhe t\u00eb analizuara nga BIRN, tregojn\u00eb se brenda vet\u00ebm nj\u00eb muaji, videot e publikuara nga \u201cTeam Edi Rama\u201d jan\u00eb par\u00eb mbi 1.6 milion\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo faqe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. Dhjet\u00ebra faqe t\u00eb ngjashme n\u00eb Facebook dhe Instagram jan\u00eb angazhuar gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb at\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt e komunikimit e p\u00ebrshkruajn\u00eb si fushat\u00eb elektorale nga \u201cpal\u00eb t\u00eb treta\u201d \u2013 profile sociale q\u00eb formalisht nuk lidhen me partit\u00eb politike, por q\u00eb qartazi p\u00ebrhapin mesazhe elektorale gjat\u00eb fushat\u00ebs, t\u00eb cilat n\u00eb shum\u00eb raste godasin rival\u00ebt politik\u00eb me p\u00ebrmbajtje denigruese.<\/p>\n<p>Disa prej k\u00ebtyre faqeve shp\u00ebrndajn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb krijuar me Inteligjenc\u00eb Artificiale p\u00ebr t\u00eb amplifikuar mesazhet e tyre \u2013 nj\u00eb taktik\u00eb q\u00eb tashm\u00eb po adoptohet jo vet\u00ebm nga aktor\u00eb anonim\u00eb, por edhe nga kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e re,\u201d tha\u00a0Elvin Luku, Profesor i Asociuar n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. \u201cE kemi par\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e kaluara \u2013 faqe q\u00eb krijohen pak para zgjedhjeve dhe nisin fushata me postime t\u00eb sponsorizuara ose p\u00ebrmbajtje denigruese.\u201d<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, drejtuesi i Acromax, Aldor Nini tha se faqja \u2018Team Edi Rama\u2019 ishte krijuar nga Partia Socialiste dhe ai nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam kontraktuar si kompani menaxhimi p\u00ebr fushatat e reklamave n\u00eb mediat sociale,\u201d tha Nini, nd\u00ebrsa shtoi se kishte kontrata marketingu me PS dhe PD.<\/p>\n<p>Nini deklaroi se nuk kishte informacione p\u00ebr nd\u00ebrveprimet nga Vietnami n\u00eb faqe, nd\u00ebrsa shtoi se ishte kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb metodave t\u00eb tilla, t\u00eb cilat cil\u00ebsohen nga Meta si sjellje joautentike e koordinuar.<\/p>\n<p>Partia Socialiste dhe KQZ nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve p\u00ebr koment t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb transparence p\u00ebr \u2018reklamat politike\u2019\u00a0<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_112388\" class=\"wp-block-image\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Team_Edi_Rama_bot6.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-112388\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Team_Edi_Rama_bot6-571x400.jpg\" alt=\"\" \/><\/a><figcaption class=\"wp-element-caption\">Profile nga Vietnami b\u00ebjn\u00eb \u2018like\u2019 postimet e \u2018Team Edi Rama\u2019 | Printcreen nga Facebook<\/figcaption><\/figure>\n<p>M\u00eb 11 Maj, shqiptar\u00ebt do t\u2019i drejtohen kutive t\u00eb votimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur 140 deputet\u00ebt q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb votojn\u00eb me post\u00eb.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa vendi i afrohet dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, aktiviteti i aktor\u00ebve digjital\u00eb anonim\u00eb dhe p\u00ebrmbajtja e krijuar me Inteligjenc\u00eb Artificiale \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje \u2013 duke ngritur shqet\u00ebsime mbi transparenc\u00ebn, ndershm\u00ebrin\u00eb dhe integritetin e procesit elektoral n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Profesor Elvin Luku paralajm\u00ebron se k\u00ebto praktika sjellin disa shqet\u00ebsime.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, ka nj\u00eb munges\u00eb transparence financiare,\u201d tha ai. \u201cN\u00eb thelb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fushata elektorale online t\u00eb padeklaruara, q\u00eb financohen me para t\u00eb pakontrolluara.\u201d<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, p\u00ebrdorimi i dezinformimit dhe fushatave denigruese online k\u00ebrkon rregullim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, idealisht n\u00eb Kodin Zgjedhor dhe me mb\u00ebshtetjen e marr\u00ebveshjeve me platforma si Facebook, Instagram dhe TikTok,\u201d shtoi ai. \u201cDhe s\u00eb treti, ekziston rreziku q\u00eb sjellje t\u00eb koordinuara online, si raportimet masive nga profile false, t\u00eb censurojn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb debatin publik.\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri, komunikimi politik u dominua n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga platformat Facebook dhe Instagram, ku lider\u00ebt dhe kandidat\u00ebt u mb\u00ebshtet\u00ebn gjer\u00ebsisht n\u00eb imazhe, video dhe reklama politike t\u00eb sponsorizuara.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb dhe partit\u00eb politike shpenzuan n\u00eb total 26,938 dollar\u00eb p\u00ebr reklama politike n\u00eb platformat Facebook, Instagram, Audience Network dhe Messenger. Nj\u00eb shum\u00eb shtes\u00eb prej 904 dollar\u00ebsh u shpenzua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) p\u00ebr fushata informuese mbi procesin e votimit.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb publikuan gjithsej 1,473 reklama politike, nd\u00ebrsa partit\u00eb politike sponsorizuan drejtp\u00ebrdrejt 89 reklama.<\/p>\n<p>Rreth 28% e t\u00eb gjitha reklamave u publikuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, \u201cAleanca p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Madh\u00ebshtore\u201d, i ndjekur nga Partia Socialiste n\u00eb pushtet me 17% dhe Partia Koalicioni Euro-Atlantik me 15%.<\/p>\n<p>Kandidati p\u00ebr deputet me shpenzimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjistruar p\u00ebr reklama n\u00eb media sociale ishte\u00a0Agron Shehaj, kreu i partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d, i cili shpenzoi rreth 3,199 dollar\u00eb gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb fushat\u00ebs. Pas tij renditet biznesmeni\u00a0Vullnet Sinaj, kandidat i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, i cili shpenzoi 2,195 dollar\u00eb p\u00ebr reklama politike.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk b\u00ebn\u00eb reklama, dy lider\u00ebt kryesore politik\u00eb n\u00eb zgjedhje, Edi Rama dhe Sali Berisha, regjistruan angazhimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me ndjek\u00ebsit n\u00eb \u201cFacebook\u201d gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Facebook, kryeministri Edi Rama, i cili po garon p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, arriti nivele m\u00eb t\u00eb larta angazhimi t\u00eb ndjek\u00ebsve dhe shikime t\u00eb videove krahasuar me Berish\u00ebn, megjith\u00ebse rivali i tij postoi pak m\u00eb shpesh.<\/p>\n<p>T\u00eb dy t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku regjistruan m\u00eb shum\u00eb se 21 milion\u00eb shikime vet\u00ebm n\u00eb Facebook, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit \u2018Post Scraper\u2019, duke vazhduar t\u00eb jen\u00eb kandidat\u00ebt me ndjekjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb rrjetet sociale edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej kandidat\u00ebve, BIRN arriti t\u00eb identifikonte 34 faqe q\u00eb b\u00ebn\u00eb fushat\u00eb si \u2018pal\u00eb t\u00eb treta\u2019 vet\u00ebm gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb fushat\u00ebs, dhe qindra reklama pa sh\u00ebnim shpjegues p\u00ebr financuesin, (disclaimer) t\u00eb sponsorizuara nga profilet e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb platformat \u2018Facebook\u2019 dhe \u2018Instagram\u2019. \u00a0Edhe faqet si \u2018Team Edi Rama\u2019 b\u00ebn\u00eb fushata reklamash pa sh\u00ebnim shpjegues.<\/p>\n<p>Aldor Nini i \u2018Acromax\u2019 i tha BIRN se reklamat \u2018pa sh\u00ebnim shpjegues\u2019 n\u00eb faqen \u2018Team Edi Rama\u2019 ishin b\u00ebr\u00eb nga administrator\u00ebt e saj dhe jo nga kompania, nd\u00ebrsa n\u00ebnvizoi se \u201cshpenzimet e partive ishin shifra t\u00eb vogla, n\u00eb krahasim me fushatat e marketingut q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompanit\u00eb e m\u00ebdha.\u201d<\/p>\n<p>John Fluharty, ish-p\u00ebrfaq\u00ebsues i Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan n\u00eb Tiran\u00eb, thot\u00eb se megjith\u00eb kakofonin\u00eb e postimeve elektorale n\u00eb rrjetet sociale, mediat dhe shoq\u00ebria civile duhet t\u00eb jen\u00eb vigjilente p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar narrativat q\u00eb minojn\u00eb besimin te procesi zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cPasi aktor\u00ebt keqdash\u00ebs shp\u00ebrndajn\u00eb narrativa t\u00eb pasakta, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta korrigjosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn duke rendur pas tyre,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa theksoi se media dhe shoq\u00ebria civile duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura t\u2019i p\u00ebrgjigjen k\u00ebtyre narrativave me shpejt\u00ebsi dhe fakte.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do or\u00eb q\u00eb kalon pa nj\u00eb reagim nga pala e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb or\u00eb shtes\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn narrativat e rreme fitojn\u00eb terren,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorim joetik i inteligjenc\u00ebs artificiale\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse fushata n\u00eb rrjetet sociale nuk rregullohet nga Kodi Zgjedhor, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb gar\u00ebs elektorale p\u00ebr\u00a0zgjedhjet e 11 majit, partit\u00eb kryesore politike n\u00eb vend n\u00ebnshkruan nj\u00eb kod vet\u00ebrregullues p\u00ebr fushat\u00ebn digjitale.<\/p>\n<p>Partit\u00eb u angazhuan p\u00ebr p\u00ebrdorim etik dhe transparent t\u00eb teknologjis\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Inteligjenc\u00ebn Artificiale, si dhe t\u00eb mos shp\u00ebrndajn\u00eb p\u00ebrmbajtje keqinformuese.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN tregojn\u00eb se jo t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt, nga t\u00eb dyja pal\u00ebt e spektrit politik \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Edi Rama, nuk iu p\u00ebrmbajt\u00ebn k\u00ebtij zotimi, duke shp\u00ebrndar\u00eb rregullisht p\u00ebrmbajtje t\u00eb prodhuar me Inteligjenc\u00eb Artificiale, shpesh keqinformuese dhe \u00e7orodit\u00ebse n\u00eb rrjetet sociale gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb reagojn\u00eb institucionet.<\/p>\n<p>Sipas Fluharty-t, KQZ-ja ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb u ka p\u00ebrcjell\u00eb qytetar\u00ebve mesazhin se kur vjen puna te sjellja e aktor\u00ebve politik\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, ligjet dhe rregulloret kan\u00eb limitet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit, jan\u00eb vet\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndjehen t\u00eb detyruar nga komuniteti p\u00ebr t\u00eb vepruar drejt,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se debati duhet t\u00eb fokusohet te hapat konkret\u00eb q\u00eb platformat e rrjeteve sociale duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin p\u00ebr t\u00eb frenuar sjelljet e d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Ndryshe, Elvin Luku \u00ebsht\u00eb i mendimit se nd\u00ebrhyrja e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve mund t\u00eb jet\u00eb e motivuar dhe domosdoshme kur Inteligjenca Artificiale keqp\u00ebrdoret.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk mendoj se AI duhet penguar p\u00ebr t\u2019u aplikuar n\u00eb fushata elektorale n\u00eb rastet kur paraqiten ide dhe element\u00eb kreativ\u00eb,\u201d tha Luku.<\/p>\n<p>\u201cPor n\u00eb rastet kur ka denigrim t\u00eb figur\u00ebs, gjuh\u00eb fyese, gjuh\u00eb urrejtjeje, qoft\u00eb kjo e shprehur edhe me imazhe t\u00eb prodhuara nga Inteligjenca Artificiale, sigurisht q\u00eb k\u00ebtu KQZ duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb dhe ndaloj\u00eb spote apo materiale t\u00eb prodhuara edhe me ndihm\u00ebn e AI,\u201d p\u00ebrfundoi Luku.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 19 mars, nj\u00eb faqe me emrin \u201cTeam\u00a0Edi Rama\u201d u shfaq n\u00eb\u00a0Facebook,\u00a0Instagram\u00a0dhe\u00a0TikTok. Faqja, e cila e p\u00ebrshkruan veten si \u201cnj\u00eb komunitet i dedikuar p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe simpatizant\u00ebt e Kryeministrit Edi Rama\u201d, publikon rregullisht p\u00ebrmbajtje propagandistike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe shpesh denigruese ndaj opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga\u00a0Sali Berisha. Edhe pse ka rreth 4 mij\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":112832,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-112828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112828"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112837,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112828\/revisions\/112837"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}