{"id":112916,"date":"2025-05-05T17:16:38","date_gmt":"2025-05-05T17:16:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112916"},"modified":"2025-05-05T17:16:38","modified_gmt":"2025-05-05T17:16:38","slug":"irena-gjoka-si-turpi-i-drejtesise-se-rilindur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/05\/irena-gjoka-si-turpi-i-drejtesise-se-rilindur\/","title":{"rendered":"Irena Gjoka si turpi i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb rilindur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Andi BUSHATI<\/strong><\/p>\n<p>Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb: t\u00eb denoncoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb daljen e tij p\u00ebrpara der\u00ebs s\u00eb SPAK, lapsi i ka r\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebses star t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, asaj q\u00eb ka marr\u00eb mbi supe shum\u00eb prej proceseve t\u00eb bujshme. Berisha ka d\u00ebshmuar me dokumentat origjinale t\u00eb ardhura nga Greqia, se ajo ka qen\u00eb e d\u00ebnuar n\u00eb shtetin fqinj\u00eb, p\u00ebr arsye se ka dashur t\u00eb kaloj\u00eb kufirin me viz\u00eb t\u00eb fallcifikuar.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu historia \u00ebsht\u00eb e njohur. Q\u00eb n\u00eb kulm t\u00eb gjykimit kund\u00ebr kreut t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, Fredi Beleri, mediat greke e b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur k\u00ebt\u00eb skandal. Ato, duke treguar historin\u00eb e zonj\u00ebs me tre mbriemra (Spata t\u00eb vajz\u00ebris\u00eb; Maneku nga martesa e par\u00eb, me t\u00eb cilin pati tentuar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Greqi; Gjoka nga martesa e dyt\u00eb, t\u00eb cilin e p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb manipuluar Vettingun) tentuan t\u00eb hidhnin hije dyshimi mbi k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb trukuar nga fillimi n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, puna nuk \u00ebsht\u00eb tek fati personal i zonj\u00ebs Gjoka. Ajo mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb m\u00eb s\u00eb miri justifikimin q\u00eb Edi Rama ka p\u00ebrs\u00ebritur, me dhjetra her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bandit\u00ebt e rilindjes q\u00eb i dogji nj\u00ebri pas tjetrit ligji i dekriminalizimit: ashtu ishte koha dhe kaq ishin mund\u00ebsit\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Pra thjesht\u00eb, ajo mund t\u00eb mbrohej me nj\u00eb \u201cgabim rinor\u201d t\u00eb 20 e ca viteve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu problemi q\u00ebndron se simbolika e rastit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb nga ato q\u00eb njollosin mbar\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Dhe jo n\u00eb nj\u00eb, por n\u00eb disa etapa. Fillimisht, pasi kjo histori na tregon se nga sita drakoniane e vettingut paskan dep\u00ebrtuar personazhe t\u00eb till\u00eb me kredibilitet moral t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm. Dhe kjo jo thjesht\u00eb p\u00ebr gabimin rinor t\u00eb dhjetorit 2002, por p\u00ebr at\u00eb t\u00eb fallcifikimit t\u00eb paskrupullt t\u00eb dokumentit me an\u00eb t\u00eb cilit ajo arriti t\u00eb futej mes gjykat\u00ebseve t\u00eb zgjedhur t\u00eb vendit. Aty znj. Gjoka ka g\u00ebnjyer hapur duke th\u00ebn\u00eb se nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb e d\u00ebnuar apo e d\u00ebbuar jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Po a mbaron k\u00ebtu? Natyrisht q\u00eb jo. Kur ky skandal plasi, fillimisht n\u00eb gazet\u00ebn greke Ta Nea, nj\u00eb tjet\u00ebr institucion i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, nj\u00eb nga ato p\u00ebr t\u00eb cilat Veliaj thoshte n\u00eb p\u00ebrgjimet nga burgu se jan\u00eb produkt i votave tona socialiste, i doli asaj hapur n\u00eb mbrojtje. K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor prodhoi me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs nj\u00eb deklarat\u00eb se ajo po sulmohej duke i c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb figur\u00ebn. \u201cQeveria e gykat\u00ebsve\u201d q\u00ebndroi e pashqet\u00ebsuar nga denoncimet e forta dhe nuk hodhi asnj\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr kryetaren e GJKKO-s\u00eb q\u00eb dyshohej se kishte mashtruar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur mediat greke vijuan me dokumenta q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pashmangsh\u00ebm mbylljen e syve p\u00ebrball\u00eb skandalit ata i k\u00ebrkuan prokuroris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjigjshme t\u00eb verifikonte. Kjo prokurori vijoi loj\u00ebn e fshehjes s\u00eb krimit. Ka kaluar plot nj\u00eb vit nga kohe kur me nj\u00eb dokument zyrtar ky institucion i konfirmoi redaksis\u00eb s\u00eb Lapsi.al se po e hetonte \u00e7\u00ebshtjen e Irena Gjok\u00ebs n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr 12 muaj ata nuk arrit\u00ebn dot t\u00eb jepnin p\u00ebrgjigje, as t\u00eb nxirrnin nga arkivat dokumentin e gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs q\u00eb Berisha b\u00ebri publik sot.<\/p>\n<p>Vall\u00eb edhe dy shkall\u00ebt e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme kan\u00eb d\u00ebshtuar nga paaft\u00ebsia n\u00eb zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personazh? Esht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ti besosh k\u00ebsaj hipoteze, sidomos po i hodhe nj\u00eb sy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb bujshme gjyq\u00ebsore t\u00eb cilave i ka v\u00ebn\u00eb gjoksin znj. Gjoka. Ajo q\u00ebndron pas izolimit t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs Berisha.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ky i fundit dhe avokat\u00ebt e tij k\u00ebrkuan disa her\u00eb dor\u00ebheqjen e saj p\u00ebr konfikt interesi, pasi kur ishte kish qen\u00eb president ai e kishte shkarkuar me firm\u00ebn e tij, ajo nuk u largua p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nga procesi i dyshimt\u00eb q\u00eb e mbajti at\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi. Ajo kontibuoi edhe n\u00eb moslejimin e betimit t\u00eb Alfred Belerit si kryebashkiak i Himar\u00ebs duke p\u00ebrligjur nj\u00eb burgim t\u00eb sajuar me prova fallco dhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar nga policia.<\/p>\n<p>Po ti hedh\u00ebsh nj\u00eb sy pasqyrimit q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb shtypi vendimeve t\u00eb saj, aty gjen dyshime p\u00ebr vonesa n\u00eb nxjerrjen e urdh\u00ebrit t\u00eb arrestit p\u00ebr bos\u00ebt e incenerator\u00ebve q\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb arratisen. Aty shikon \u00e7lirim nga sekuestro t\u00eb pronave p\u00ebr nd\u00ebrtues t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb lidhur shum\u00eb ngusht\u00eb me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nga aktet q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs e ke t\u00eb leht\u00eb t\u00eb kuptosh se znj.Gjoka ka qen\u00eb e ashp\u00ebr me kund\u00ebrshtar\u00ebt e pushtetit dhe dor\u00ebl\u00ebshuar me njer\u00ebzit pran\u00eb tij. E ndoshta kjo spjegon m\u00eb s\u00eb miri edhe arsyen se pse t\u00eb gjitha hallkat e sistemit q\u00eb duhet ta penalizonte jan\u00eb treguar tolerante me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mjafton kaq p\u00ebr t\u00eb kuptuar se dokumentat e d\u00ebnimit t\u00eb saj n\u00eb Janin\u00eb, q\u00eb Sali Berisha b\u00ebri publike sot, nuk kan\u00eb fare t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gaf\u00ebn e pakujdesshme t\u00eb nj\u00eb t\u00eb reje t\u00eb d\u00ebshiruar p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin. M\u00ebnyra si i \u00ebsht\u00eb toleruar manipulimi i ststemit dhe se si m\u00eb pas organet e tjera jan\u00eb rekur ta fshehin k\u00ebt\u00eb, d\u00ebshmon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pengmarrje. P\u00ebr njer\u00ebzit e kapur q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb rilindur.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, incidenti ku u p\u00ebrfshi Irena Gjoka dy dekada m\u00eb par\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb histrori personale. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato shembuj q\u00eb po shtojn\u00eb njollat e turpit mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, e cila sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb kalon aq m\u00eb e pa mbrojtshme b\u00ebhet edhe nga idhtar\u00ebt e vet me fanatik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi BUSHATI Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb: t\u00eb denoncoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb daljen e tij p\u00ebrpara der\u00ebs s\u00eb SPAK, lapsi i ka r\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebses star t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, asaj q\u00eb ka marr\u00eb mbi supe shum\u00eb prej proceseve t\u00eb bujshme. Berisha ka d\u00ebshmuar me dokumentat origjinale t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":78732,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-112916","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112916"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112916\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112917,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112916\/revisions\/112917"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}