{"id":113200,"date":"2025-05-07T16:22:47","date_gmt":"2025-05-07T16:22:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=113200"},"modified":"2025-05-07T17:08:04","modified_gmt":"2025-05-07T17:08:04","slug":"disidenca-e-fuqishme-e-poetit-deshmor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/07\/disidenca-e-fuqishme-e-poetit-deshmor\/","title":{"rendered":"Disidenca e fuqishme e poetit d\u00ebshmor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ <\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-113222\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/le-2-300x181.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"181\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/le-2-300x181.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/le-2.jpg 549w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong><em>-V\u00ebshtrim n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Vilson Blloshmit-<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Vilson Blloshmi dhe Genc Leka ishin martir\u00ebt e par\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsie moderne. Besoj se n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk ka kaq shum\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb martirizuar sa pati gjat\u00eb sundimit t\u00eb diktatures n\u00eb Shqip\u00ebri. Tashm\u00eb q\u00eb vepra e plot\u00eb e tyre ka par\u00eb drit\u00ebn e botimit, duke i lexuar me v\u00ebmendje t\u00eb madhe ato, jemi t\u00eb bindur se metafora dhe alegoria politike n\u00eb poezit\u00eb e tyre d\u00ebshmonte nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe paraprij\u00ebse p\u00ebr formimin dhe bot\u00ebperceptimin iluminist t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe arteve n\u00eb vendin ton\u00eb. Duke zhdukur fizikisht shkrimtar\u00ebt dhe poet\u00ebt, duke i burgosur dhe duke u djegur librat, diktatura zhdukte \u00e7do shenj\u00eb identiteti dhe individualiteti (q\u00eb s&#8217;duhet ta kishte Njeriu i Ri), e cila mund t\u00eb sh\u00ebrbente si ur\u00eb lidh\u00ebse me civilizimin dhe qytet\u00ebrimin europian, t\u00eb cilit populli yn\u00eb n\u00eb shekuj i \u00ebsht\u00eb dedikuar me gjakun, sakrificat, dijet dhe gjykimet e idealist\u00ebve, atdhetar\u00ebve ose intelektual\u00ebve t\u00eb shquar, por edhe me vet\u00eb Rilindjen ton\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb panteonin e tyre t\u00eb lavdish\u00ebm meritojn\u00eb t\u00eb ngjiten dhe poet\u00ebt e Librazhdit, Blloshmi dhe Leka. Xhelozia dhe ankthi i diktatur\u00ebs p\u00ebr inteligjenc\u00ebn e tyre ishte paranojak. Ata ishin dy intelektual\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb po ecnin n\u00eb jet\u00eb me kuraj\u00ebn p\u00ebr studime akademike dhe kulturore. Edhe pse jetonin n\u00eb provinc\u00eb, kultura e tyre, bibliotekat, interesi p\u00ebr gjuh\u00ebt tregonte nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb aristokratik. Ishin djem t\u00eb rinj e t\u00eb bukur, shtatlart\u00eb, fisnik, t\u00eb men\u00e7ur, t\u00eb edukuar, pun\u00ebtor\u00eb-simbol frym\u00ebzues i nj\u00eb rinie shqiptare gjith\u00eb shpresa dhe \u00ebndrra p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Duke pushkatuar k\u00ebto simbole, diktatura vrau \u00ebndrr\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb rinis\u00eb shqiptare, varrosi bashk\u00eb me trupat e tyre perspektiv\u00ebn e krijimtaris\u00eb si dhurat\u00eb hyjnore . Tashm\u00eb rinia shqiptare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin po e merrte mesazhin, ajo duhej t\u00eb p\u00ebrulej, t\u00eb b\u00ebhej sh\u00ebrb\u00ebtore e diktatur\u00ebs dhe t\u00eb mos guxonte t\u00eb dilte nga \u201cbinar\u00ebt\u201d e parashikuar me ligj, ndryshe e priste hetuesi , burgu dhe vdekja .Regjimi komunist i nd\u00ebshkoi, duke ua prer\u00eb jet\u00ebn n\u00eb mes, si dhe rrug\u00ebn q\u00eb kishte nisur vepra e tyre letrare. Vilson Blloshmi ishte poet dhe shkrimtar i talentuar dhe Genc Leka ishte nj\u00eb studiues i zellsh\u00ebm me t\u00eb ardhme n\u00eb bot\u00ebn akademike. Vet\u00ebm 15 jet m\u00eb von\u00eb, vepra e tyre u njoh fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhur t\u00eb v\u00ebllait tjeter hero, Bedri Blloshmit dhe iu hodh m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb prej z\u00ebrit t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb shquar, Ismail Kadare, Sadik Bejko, Sadik Spahija, Bardhyl Londo, Izet Shehu, Emil Lafe, Agron Tufa, etj, etj.<\/p>\n<p>Pas daljes n\u00eb drit\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Vilson Blloshmit n\u00eb 2008-n, fal\u00eb kontributit t\u00eb madh t\u00eb Bedri Blloshmit dhe studiesit Sadik Bejko, p\u00ebrfshir\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, k\u00ebt\u00eb vit u b\u00eb i mundur botimi i vepr\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Genc Lek\u00ebs. Intelektuali Genc Leka kurr\u00eb nuk u nda nga poeti Vilson Blloshmi, edhe pse e dinte q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb i nj\u00ebjti zjarr nd\u00ebshkues do t&#8217;i digjte t\u00eb dy bashk\u00eb. Leka pati t\u00eb nj\u00ebjtat pasione, let\u00ebrsin\u00eb, p\u00ebrkthimin, poezin\u00eb, por ndryshe nga Vilsoni, si nj\u00eb pun\u00ebtor mendjeje, si nj\u00eb studies skrupuloz punonte dit\u00eb e nat\u00eb mbi idet\u00eb etnografike, gjurmimeve folklorike e t\u00eb tradit\u00ebs. Cdo gj\u00eb q\u00eb zbulonte p\u00ebrpiqej t&#8217;ia ofronte shkenc\u00ebs etnografike shiptare me arsyetim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe shkencor. Aty p\u00ebrmes asaj kaligrafie t\u00eb art\u00eb, studimeve t\u00eb shumta me shkrim dore, t\u00eb mbledhura me vullnet t\u00eb paepur, jan\u00eb fshehur thesare t\u00eb etnografis\u00eb son\u00eb. Me brumin e tyre, profesor\u00ebt q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb akt-ekspertiz\u00ebn, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dikur leksionet dhe dispensat akademike, duke kopjuar fshehtas vepr\u00ebn e &#8220;armikut t\u00eb klas\u00ebs&#8221;. Kur lexon vepr\u00ebn me studime etnografike t\u00eb Genc Lek\u00ebs, dallon nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr tu p\u00ebrshtatur me k\u00ebrkesat e koh\u00ebs n\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n<p>Blloshmi e Leka ishin n\u00eb \u00e7do koh\u00eb bashk\u00eb, shpirt\u00ebrisht e mend\u00ebrisht, simbioz\u00eb e nj\u00eb mendjeje t\u00eb ndritur, prandaj ata u martirizuan bashk\u00eb, por ngaq\u00eb i pari, Vilson Blloshmi, p\u00ebrfaq\u00ebsohet me nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb t\u00eb plot\u00eb letrare, aty kam ndjer\u00eb nota t\u00eb nj\u00eb proteste inteligjente t\u00eb k\u00ebtij poeti ndaj sundimit diktatorial dhe izolimit nga bota e qytet\u00ebruar, edhe pse nuk u shpreh n\u00eb nj\u00eb konfrontim t\u00eb hapur, sy p\u00ebr sy, por n\u00eb nj\u00eb konfrontim q\u00eb vinte s\u00eb thelli dhe s\u00eb brendshmi, natyrsh\u00ebm. Jo m\u00eb kot, poezia e tij &#8220;Saharaja&#8221; iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb akt-ekspertize letrare n\u00eb hetuesit\u00eb e t\u00eb gjitha shkall\u00ebve, bashk\u00eb me blloqet e poezive dhe p\u00ebrkthimeve q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Vilson Blloshmi.<\/p>\n<p>&#8220;Saharaja s&#8217;di t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb<br \/>\nAjo bluan gur\u00eb me mend e saj<br \/>\nSaharaja s&#8217;ka k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb<br \/>\nSaharaja s&#8217;ka as lot t\u00eb qaj\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Edhe pse poezia \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb simbolik\u00eb klasike dhe t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb vet\u00ebmjaftueshme p\u00ebr ta qasur Saharan\u00eb me \u00e7do shkreti t\u00eb k\u00ebsaj bote, shpirt\u00ebrore, mendore, morale, gjeografike dhe politike, fabula e saj nuk ka asgj\u00eb t\u00eb ngjashme me Shqip\u00ebrin\u00eb, por mjafton nj\u00ebri prej elementeve t\u00eb saj, muzikaliteti q\u00eb p\u00ebrcjell kjo poezi, sa p\u00ebr ta mbartur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb origjinale dhe zanafillore t\u00eb lindjes s\u00eb simbolit letrar Saharaja, shkret\u00ebtira e Vilsonit, shkret\u00ebtira jon\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb e shkrova kam pasur d\u00ebshp\u00ebrim&#8221; , ka pohuar me goj\u00ebn e tij n\u00eb hetuesi. Muzikaliteti tradicional i varg\u00ebzimit shqip, nuk ishte dhe aq n\u00eb stilin e poetit, por ka b\u00ebr\u00eb gjithk\u00ebnd t\u00eb kuptoj\u00eb se ky fakt rr\u00ebfen se simbolika e poezis\u00eb ka si pik\u00ebnisje protest\u00ebn p\u00ebr gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb, izolimin e saj, shkretimin intelektual e shpirt\u00ebror. Nuk ka pasur aspak q\u00ebllim propagandistik, sic e kan\u00eb akuzuar dhe p\u00ebr t\u00eb cilin e ekzekutuan. Vilson Blloshmi si poet i mir\u00ebfillt\u00eb, nuk e konceptonte dot ta p\u00ebrfshinte artin e tij n\u00eb nj\u00eb mision propagandistik. Gjat\u00eb gjith\u00eb pyetjeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb hetuesia, duke e mbatur si t\u00eb pandehur, merr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje ; ai b\u00ebn\u00eb nj\u00eb art q\u00eb del nga shpirti, por edhe nj\u00eb art q\u00eb e lejon at\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shikojn\u00eb se diktatura komuniste \u00ebsht\u00eb dhuna m\u00eb absurde ndaj njer\u00ebzimit. Tek idealisti dhe poeti Blloshmi kishte ngecur keq tehu i propagand\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Sundimi i saj nuk do t\u00eb zgjaste dot, n\u00ebse nuk shp\u00eblante shpirtrat dhe m\u00ebndjet e njer\u00ebzve. Kur e shkroi &#8220;Saharan\u00eb&#8221;, Blloshmi duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00ebndje q\u00eb ka qen\u00eb Asdreni kur shkruante poezin\u00eb e tij &#8220;Lul\u00ebkuqja&#8221; .<\/p>\n<p>&#8216;&#8221;Lul\u00ebkuqe e mjera<br \/>\nAsgj\u00ebkund s&#8217;ka sht\u00ebpi<br \/>\nE shkon jet\u00ebn n\u00eb arrati&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>\u00c7do koh\u00eb e zez\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb lind n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Rilind\u00ebsin e saj, f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb dlir\u00eb q\u00eb qan p\u00ebr fatin e zi. Saharaja e shkret\u00eb e Blloshmit, ashtu si Lul\u00ebkuqja e mjer\u00eb e Asdrenit, mbartim fort n\u00eb kontekstin e tyre kritikat e kund\u00ebrv\u00ebniet m\u00eb t\u00eb ashpra ndaj realiteteve, shoq\u00ebrore, politike dhe historike.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto poema t\u00eb krahasuara, nuk kan\u00eb vet\u00ebm elemente simbolike p\u00ebr gj\u00ebndjen dhe raportet metaforike brenda nj\u00eb individi. Sht\u00ebpia e humbur e Lul\u00ebkuqes s\u00eb Asdrenit, arratia metaforike e saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb natyr\u00eb ajo ngul mir\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, \u00ebsht\u00eb po aq simbol politik e social p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb, sa jan\u00eb edhe metaforat e Vilson Blloshmit tek &#8220;Saharaja&#8221; :<\/p>\n<p>&#8220;Saharaja nuk ka miq e shok<br \/>\nSaharaja nuk ka bij\u00eb, as bir<br \/>\nSaharaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb<br \/>\nThon\u00eb se dhe me nat\u00ebn nuk shkon mir\u00eb&#8221;. (Vepra I, fq. 85).<\/p>\n<p>Pra, sic shihet n\u00eb natyr\u00eb, Saharaja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ranishte p\u00ebrv\u00ebluese, nd\u00ebrsa miqt\u00eb, shok\u00ebt e bijt\u00eb e bijat deshifrohen n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr. Ky k\u00ebndv\u00ebshtrim q\u00eb jam duke p\u00ebrqasur ishte i lidhur ngusht\u00eb me nj\u00eb lutje p\u00ebr ta lexuar t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e Vilson Blloshmit, sepse leximi i k\u00ebsaj vepre na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb sesa i q\u00ebllimsh\u00ebm, i rreziksh\u00ebm dhe kriminal ishte v\u00ebnia n\u00eb gijotin\u00eb nga komunizmi e k\u00ebsaj mendjeje t\u00eb ndritur, dhe sa i rreziksh\u00ebm ka qen\u00eb komunizmi p\u00ebr kultur\u00ebn ton\u00eb. Nuk kam d\u00ebshir\u00eb ta quaj vrasjen e dy poet\u00ebve thjesht nj\u00eb veprim absurd t\u00eb atij regjimi, sepse shoh tek vepra e plot\u00eb e Vilson Blloshmit nj\u00eb kompozim artistik e ideo-emocional aq t\u00eb lart\u00eb, saq\u00eb ajo na sjell gjithmon\u00eb kuptime t\u00eb n\u00ebnujshme, fjal\u00eb t\u00eb ushqyera n\u00eb nj\u00eb habitat t\u00eb pasur intelektual e shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p>Dhe ai e ka d\u00ebshmuar n\u00eb vargjet e tij k\u00ebt\u00eb pasuri:<br \/>\n&#8220;Njeriu me shpirt t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nP\u00ebrfytyron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fisnike<br \/>\nDhe p\u00ebrfytyrimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fisnike<br \/>\nZbukuron deri n\u00eb idealiz\u00ebm<br \/>\nObjektin e p\u00ebrfytyruar&#8221; (Vepra I, fq. 84,).<\/p>\n<p>Vilson Blloshmi \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb aspiron ndri\u00e7imin e mendjes dhe t\u00eb shpirtit n\u00eb veten e tij, e pastaj te t\u00eb tjer\u00ebt, banor\u00ebt e Saharas\u00eb-Shqip\u00ebri, shkretuar nga komunizmi. Dhe i gjith\u00eb ky shijim estetik, jo &#8220;analiz\u00eb&#8217;, e as &#8220;akt-ekspertize&#8221; na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb e t\u00eb m\u00ebsojme se protestat jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijshme, prej alergjis\u00eb qe ai ka nga sistemi komunist, i kund\u00ebrvihet. Vilson Blloshmi si zot\u00ebrues i rall\u00eb i retorik\u00ebs, stilit dhe figuracionit ka zgjedhur mjetet e shprehjes si art, pa i zhyer ato me p\u00ebrdorjen e q\u00ebllimt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ende s&#8217;kemi kuptuar se cil\u00ebt shkrimtar\u00eb jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb disident, padyshim, nga vepra q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas Blloshmi, mund t\u00eb quhet, q\u00eb nga sot, ai si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb dinjitoz i disidenc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb shpallur kat\u00ebrcip\u00ebrisht n\u00eb vep\u00ebr. Blloshmi \u00ebsht\u00eb disidenti i par\u00eb, z\u00ebri i par\u00eb, thirja e par\u00eb kund\u00ebr rrezikut t\u00eb sundimit dhe ideologjis\u00eb komuniste, bindja e par\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e individit p\u00ebr t&#8217;u realizuar sipas meritave dhe i vetmi shkrimtar q\u00eb nuk u detyrua t\u00eb b\u00ebj disidenc\u00eb, pasi t\u00eb ishte m\u00ebnjanuar nga nj\u00eb post i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb pushtetin e diktatur\u00ebs, as ta kishte ndihmuar m\u00eb par\u00eb at\u00eb. \u00cbsht\u00eb nga t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb q\u00ebndroi edhe kur e dinte se \u00e7&#8217;far\u00eb e priste, n\u00ebse nuk p\u00ebrkrahte ideologjin\u00eb. Ai ka l\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb testament poetik q\u00eb e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb mir\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e zez\u00eb me faqe t\u00eb bardh\u00eb<br \/>\nSe sa nj\u00eb jet\u00eb e bardh\u00eb me faqe t\u00eb zez\u00eb&#8221;&#8216;. (V\u00ebllimi I, fq. 96).<br \/>\n&#8220;N\u00ebse nuk mund breng\u00ebs t&#8217;i b\u00ebj dot ball\u00eb<br \/>\nZjarr p\u00ebrs\u00ebri kam n\u00eb shpirt t\u00eb djegur<br \/>\nN\u00ebse i vdekur jam nga \u00e7do i gjall\u00eb<br \/>\nMir\u00eb pra, me i gjall\u00eb jam se \u00e7do i vdekur&#8221;.. (Vepra I, fq. 80).<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn e gjyqit Blloshmi ecte kund\u00ebr \u00e7do avokatie mbrojt\u00ebse, kund\u00ebr \u00e7do alibie q\u00eb ti shp\u00ebtonte nd\u00ebshkimit t\u00eb nj\u00eb gjyqi makab\u00ebr. U thot\u00eb atyre se &#8220;ky trajtim nuk m\u00eb p\u00eblqen dhe ndaj jam pesimist&#8221;<\/p>\n<p>Po \u00e7&#8217;do t\u00eb thoshte kjo, q\u00eb ky trajtim s&#8217;duhej tu p\u00eblqente as t\u00eb tjer\u00ebve. Kjo ishte nj\u00eb akt-akuz\u00eb q\u00eb p\u00ebrcillte z\u00ebrin e pothuajse gjysm\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb goditur nga diktatura. Duhet edhe ky k\u00ebndv\u00ebshtrim i ri, q\u00eb t\u00eb shihet poezia e Blloshmit si rrall\u00eb e ndonj\u00eb disidenti q\u00eb kemi menduar se \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjyq, Vilsoni nuk harron t\u00eb theksoj\u00eb se edhe kur b\u00ebn p\u00ebrkthime, nxitet nga protesta p\u00ebr jet\u00ebn e tij, nga kund\u00ebrshtia e tij e brendshme, m\u00eb e v\u00ebrteta kund\u00ebrshti ndaj realitetit q\u00eb e detyron at\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedh k\u00ebta, ose ata autor\u00eb bot\u00ebrore, dhe asnj\u00eb autor t\u00eb realizmit socialist. Gjyqi i Blloshmit, n\u00eb 33-ditshin e tij, i ngjan nj\u00eb inkuizicioni t\u00eb madh legjendar. Studiuesi Bejko me shkak analiz\u00ebn e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij thekson: &#8220;Krahasuar me brezin e tij, Vilson Blloshmi kishte pik\u00ebpamje t\u00eb kund\u00ebrta mbi artin dhe let\u00ebrsin\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrkushtim tjet\u00ebr dhe t\u00eb tjera shije letrare. Ai ishte i bindur se si letrar nuk do t&#8217;i takonte kurr\u00eb bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetoi . Ai hyn nd\u00ebr ata qe n\u00eb bot\u00eb i quajn\u00eb poet\u00eb t\u00eb mallkuar. Fleta e shkrimit k\u00ebshtu shnd\u00ebrrohej n\u00eb altar dhe ai q\u00eb shkruante, flijohej aty me gjithsej&#8221;. Edhe pse e v\u00ebshtron krijimtarin\u00eb si estet, protesor Bejko e ka v\u00ebn\u00eb re se: &#8221; jeta e tij dhe poezia shkrihen me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Poezia k\u00ebshtu ka pesh\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij, ka \u00e7mimin e kok\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb ekzekutuar nga tirania .<\/p>\n<p>Edhe sikur t\u00eb mos na mjaftonte koha p\u00ebr t\u00eb analizuar me detaje t\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, mjafton akt-ekspertiza q\u00eb iu b\u00eb asaj, p\u00ebr t\u00eb pohuar pareshtur q\u00eb \u00e7far\u00eb Vilson Blloshmi e b\u00ebri vep\u00ebr, ishte v\u00ebrtet\u00eb disidente, por si nj\u00eb rast i rrall\u00eb kjo disidenc\u00eb \u00ebsht\u00eb e tjet\u00ebr lloji, frymore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative dhe simbolike, e ngjashme me at\u00eb t\u00eb Krishtit t\u00eb kryq\u00ebzuar. Do t\u00eb mjaftonte, e pse t\u00eb mos mjaftonte, edhe fakti q\u00eb tre kritik\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb realizmit socialist, me karrier\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb letrare se \u00e7&#8217;vlenin veprat e tyre, e sulmuan vepr\u00ebn e Blloshmit, e sulmuan artin e tij, poezin\u00eb e tij, shpirtin e tij t\u00eb d\u00eblir\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ndotej nga ideologjia e as nuk mund t\u00eb futej n\u00eb sarkofagun e metod\u00ebs krijuese socio-realiste. Pra, edhe sulmi ndaj vepr\u00ebs do t\u00eb vet\u00ebmjaftonte p\u00ebr ta quajtur at\u00eb vep\u00ebr disidente, sepse ajo u zb\u00ebrthye deri n\u00eb qeliz\u00eb, ndaj u godit.<\/p>\n<p>Analiza e k\u00ebsaj vepre u b\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb autopsie makab\u00ebr. Ishte ky shkaku. Ishte kjo e v\u00ebrteta q\u00eb krijimtaria e tij nuk mund t\u00eb ishte as soc-realiste, as materaliste, as idhujtare e ndonj\u00eb &#8220;-izmi&#8221;&#8216;, qoft\u00eb kjo edhe rrym\u00eb estetike. &#8220;Ky njeri kishte lindur p\u00ebr t\u00eb derdhur energji t\u00eb m\u00ebdha, dhe ai i kishte ato. Duke zot\u00ebruar realitetin e ashp\u00ebr n\u00eb saj t\u00eb fuqive mbi normale fizike, duke e ndjer\u00eb veten t\u00eb familjarizuar me disa nga poet\u00ebt dhe mendimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj francez q\u00eb kishte mundur ti lexonte, duke e ndjer\u00eb veten t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr \u00e7do penges\u00eb, ai jetonte sa n\u00eb Tiran\u00eb, sa n\u00eb minier\u00eb, sa n\u00eb tem\u00ebn e shkrimit, duke pandehur se kjo energji prej rinie, prej shkrimtari aty nuk mund t&#8217;i merrej nga askush&#8230;&#8221;, shkruan S. Bejko. (fq. 71).<\/p>\n<p>Nuk duhet krijuar bindja q\u00eb Blloshmi b\u00ebri disa poezi lirike t\u00eb thjeshta dhe &#8220;e kan\u00eb vrar\u00eb kot&#8221;. Komunist\u00ebt, sigurisht, vrisnin edhe kot, por Blloshmin e kishin objektiv t\u00eb piketuar shum\u00eb qart\u00eb. Tek-tuk, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, ndonj\u00eb studiuesi i ka rr\u00ebshqitur nj\u00eb hipotez\u00eb e till\u00eb, q\u00eb poeti u vra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde, sepse b\u00ebnte poezi &#8220;p\u00ebr vjesht\u00ebn, ose dashurin\u00eb&#8221;. Duhet t\u00eb futemi n\u00eb rrug\u00ebn e njohjes s\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Blloshmit, ta njohim at\u00eb dhe t\u00eb themi ashtu si\u00e7 m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb v\u00ebllai i tij Bedri Blloshmi: &#8220;K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Vilsoni!&#8221;<\/p>\n<p>Vilson Blloshmin, persekutor\u00ebt e kuq ata e dit\u00ebn mir\u00eb pse e vran\u00eb. E ndiqnin, e p\u00ebrgjonin hap pas hapi, sepse e dinin mir\u00eb nga i vinte atij drita e dituris\u00eb. Komunist\u00ebt ia mbyll\u00ebn nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb at\u00eb drit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zez\u00ebn e liris\u00eb son\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zez\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb, q\u00eb nuk e pati m\u00eb rrug\u00ebn aq t\u00eb mbar\u00eb sa e kishte nisur nj\u00eb poet e p\u00ebrkthyes me dhunti gjeniu si Vilson Blloshmi. Vilson Blloshmi i kishte p\u00ebr zem\u00ebr simbolet, sikur ta dinte se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ishte simbol i t\u00eb gjitha simboleve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara humane.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e Blloshmit me kultur\u00ebn \u00ebsht\u00eb e habitshme. N\u00ebse lexon letrat e tij, ai duket sikur n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb nuk ka jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai i donte t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt, i k\u00ebrkonte me \u00ebndje shkrimet e tyre, nuk paragiykonte, justifikonte edhe ata q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb pare dukeshin t\u00eb urryer, ose q\u00eb t\u00eb prishnin humorin si puna e Bodlerit. N\u00eb v\u00ebshtrimin kritik dhe estetik q\u00eb i b\u00ebnte ai artit, let\u00ebrsis\u00eb dhe shkrimtarit, ia kalonte nj\u00eb shkenc\u00ebtari t\u00eb madh. N\u00eb k\u00ebto letra ndihet b\u00ebrthama e postulateve t\u00eb para estetike, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb ishte gjall\u00eb, ai do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerash dhe nj\u00eb studiues let\u00ebrsie dhe kritik me vlera universale. Bota e tij, mendja e tij jan\u00eb nj\u00eb ur\u00eb fantastike e lidhjes me universin e kultur\u00ebs bot\u00ebrore. Edhe kjo lidhje kaq e nj\u00ebsuar, kaq e ndjer\u00eb dhe universale me kultur\u00ebn e p\u00ebrbotshme, ishte nj\u00eb tjet\u00ebr shkak q\u00eb diktatura t&#8217;ia merrte jet\u00ebn. Nga kultura letrare Vilson Blloshmi e kishte konkurruar prej koh\u00ebsh diktatorin Hoxha, qe edhe pse jetoi n\u00eb mesin e k\u00ebsaj kulture n\u00eb Franc\u00eb nuk ia nxun\u00eb trut\u00eb, nd\u00ebrsa Blloshmi q\u00eb nga B\u00ebrzheshta, e kishte bot\u00ebn dhe kultur\u00ebn e saj n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs.<\/p>\n<p>Poeti, t\u00eb madh e kishte d\u00ebshp\u00ebrimin, sepse e pashmangshme ishte drama personale dhe ajo kolektive n\u00eb komuniz\u00ebm, por me men\u00e7urin\u00eb e tij, ai i jep kuptim e dinjitet \u00e7do fjale t\u00eb th\u00ebn\u00eb, u jep kuptim dhe dinjitet edhe \u00e7asteve t\u00eb mbrapme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb tij artiste, Lumes, i d\u00ebrgon nj\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Francis Carco:<\/p>\n<p>&#8220;A \u00ebsht\u00eb i vdekur, apo i gjall\u00eb,<br \/>\nai q\u00eb sjell er\u00ebn?<br \/>\nAi na ka folur shpesh<br \/>\nDuke ardhur bashk\u00eb me er\u00ebn<br \/>\nDhe ne e d\u00ebgjonim shpesh<br \/>\nEsht\u00eb i vdekur, apo i gjall\u00eb,<br \/>\nai q\u00eb sjell er\u00ebn?&#8221; (Vepra I, fq. 189).<\/p>\n<p>Kjo njihet si letra e fundit q\u00eb i d\u00ebrgoi piktores dhe simbolika i bashkohet qart\u00eb asaj parandjenje t\u00eb pareshtur se ai s&#8217;do t\u00eb ishte m\u00eb n\u00eb jet\u00eb. D\u00ebnimi, vjen nga &#8220;helmi estetik&#8221; n\u00eb hetuesi: &#8220;N\u00eb k\u00ebto blloqe, ka sh\u00ebnime t\u00eb ndryshme n\u00eb form\u00eb proverbash, fjal\u00eb dhe shprehje t\u00eb ndryshme t\u00eb mbledhura andej dhe k\u00ebndej, t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja&#8221;&#8216;. (fq 186). Dhe &#8220;eksperti letrar&#8221; duket sikur mezi ka pritur ta b\u00ebje akt-ekspertiz\u00ebn. Naivi i mjer\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb xheloz me kultur\u00ebn e Blloshmit, sepse pa asnj\u00eb argument t\u00eb fort\u00eb shkencor akuzon me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme q\u00eb i duhen nj\u00eb gjyqi komunist p\u00ebr ta d\u00ebnuar poetin: &#8220;poezit\u00eb flasin qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tendenc\u00eb nihiliste, pesimiste, flasin p\u00ebr m\u00ebrzitjen, p\u00ebr vdekjen, mohojn\u00eb jet\u00ebn&#8221;, shkruan ai, dhe s\u00eb fundi shkruan idiot\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb rrafshin estetik, q\u00eb &#8220;poezit\u00eb e Blloshmit mohojn\u00eb kuptimin e pun\u00ebs s\u00eb dobishme&#8221;. (Po aty). Ai duhet t\u00eb jet\u00eb mahnitur nga antologjia e poezise fr\u00ebnge q\u00eb kishte Vilsoni, por mezi ka pritur rastin ta quaj fajtor edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. &#8220;Vjershat n\u00eb fr\u00ebngjisht jan\u00eb t\u00eb autor\u00ebve dekadent, regresiv, pesimist, reaksionar&#8221; ,thoshte dhe justifikohej se n\u00eb Shqip\u00ebrine komuniste &#8220;nga k\u00ebta autor nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer asgj\u00eb, sepse kan\u00eb p\u00ebrmbajtje reaksionare&#8221; (Po aty).<\/p>\n<p>T\u00eb lexosh vepr\u00ebn e Vilsonit, kupton motivin pse shteti, udh\u00ebheq\u00ebsit dhe komunist\u00ebt e k\u00ebtij shteti e pat\u00ebn n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Vilsonin. Ai ishte nj\u00eb diell q\u00eb u vriste syt\u00eb, nuk i linte t\u00eb qet\u00eb t\u00eb punonin n\u00eb nat\u00ebn e zez\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Saharaja&#8221; edhe me<br \/>\nnat\u00ebn nuk shkon mir\u00eb&#8221;&#8221;,<\/p>\n<p>shkruante poeti. Ajo q\u00eb t\u00eb le pa mend, \u00ebsht\u00eb cinizmi me t\u00eb cil\u00ebn, jo policia e shtetit, por vet\u00eb shkrimtar\u00ebt e \u00e7uan Vilson Blloshmin drejt vdekjes. Gjuha e tyre n\u00eb akt ekspertiz\u00ebn q\u00eb i b\u00ebn\u00eb &#8220;Saharas\u00eb&#8221; ishte e nj\u00ebjt\u00eb, me sh\u00ebnime kopje t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, ishte gjuha e k\u00ebrkuar, helmi i gatsh\u00ebm q\u00eb ua kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Sigurimi. Edhe &#8220;eksperti letrar&#8221;, Kosi Petriti, thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Vjersha ka frym\u00eb pesimiste, nihiliste, ka p\u00ebrmbajtje reaksionare&#8221; (fq.190). E nj\u00ebjta gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga shkrimtarja Diana \u00c7uli, (p\u00ebr disa vjet rresht deputete e PS-s) n\u00eb ekspertiz\u00ebn tjet\u00ebr (n\u00eb Arkivat e Shtetit duhet k\u00ebrkuar edhe eksperti i kat\u00ebrt). K\u00ebta t\u00eb tre ishin bresh\u00ebria e par\u00eb e plumbave q\u00eb ran\u00eb mbi shkrimtarin, p\u00ebrpara plumbit m\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb i mori jet\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra sesi po nd\u00ebshkoheshin poet\u00ebt Vilson Blloshmi dhe Genc Leka na \u00e7on drejt zgjidhjes s\u00eb &#8220;enigm\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs shqiptare&#8221;, ku ka nisur t\u00eb na drejtoj sakt\u00eb studiuesi i njohur Sabri Hamiti. N\u00eb librin e tij &#8220;Albanizma&#8221; , n\u00eb kapitullin &#8220;Diaspora shqiptare&#8221;, (fq. 43), Sabri Hamiti, pasi hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi krijuesit e diaspor\u00ebs dhe rr\u00ebfen momentin e ndritur kur krijuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar vendos\u00ebn t\u00eb jetojn\u00eb e krijojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00ebher\u00ebsh na tregon dhe fatkombin ton\u00eb, duke shkruar se: &#8220;Mir\u00ebpo Shqip\u00ebria nacionale e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb mbeti e ndar\u00eb, e p\u00ebrgjysmuar, dhe ky p\u00ebrgjysmim (duke prodhuar karaktere ekstreme, apo eg\u00ebrsimin e kthyer n\u00eb vullnet t\u00eb \u00e7elikt\u00eb pushtetar), b\u00ebri q\u00eb toka shqiptare t\u00eb mos jet\u00eb ambient i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkrimtar\u00ebt dhe dijetar\u00ebt e vet t\u00eb m\u00ebdhenj.&#8221;<\/p>\n<p>Pasi rr\u00ebfen se n\u00eb c&#8217;m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme Shqip\u00ebria kthehet n\u00eb nj\u00eb shtet ideologjik &#8220;p\u00ebr t\u00eb prodhuar karikatur\u00ebn e fuqis\u00eb s\u00eb pushtetit dhe p\u00ebrfundon me dhun\u00eb, n\u00eb shpikje kund\u00ebrshtar\u00ebsh t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kund\u00ebrshtohen, madje t\u00eb likuidohen&#8230;!&#8221;<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb do t\u00eb shtoja q\u00eb, t\u00eb mos harrojn\u00eb se ky fenomen ka ndodhur jo rrall\u00eb her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb krimeve komuniste ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb p\u00ebrhershme me q\u00ebndres\u00ebn antikomuniste komb\u00ebtare, e cila m\u00eb s\u00eb shumti shprehej n\u00ebp\u00ebrmjet intelektualit, krijuesit, t\u00eb cilit si\u00e7 e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, atij edhe i pritej me par\u00eb koka. Ndaj e kam theksuar dhe e ritheksoj, p\u00ebrfshi s\u00eb fundi edhe pozicionin tim si politikan, se nuk ka Kujtes\u00eb Historike pa Dekomunistizimin e saj. Ketij &#8220;udh\u00ebtimi&#8221; n\u00eb vepr\u00ebn e Vilson Bloshmit dhe Genc Lek\u00ebs, desha t&#8217;i m\u00ebshoja me nj\u00eb indikacion me konkret dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb auditor. Pra: Nuk ka Kujtes\u00eb Historike, pa Dekomunistizimin e saj.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim:<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Fjala e mbajtur m\u00eb dat\u00eb 06.05.2025, n\u00eb promovimin e veprave: Vilson Blloshmi-Vepra dhe Genc Leka-Vepra, e organizuar nga Instituti I Studimeve Politike \u201cIsmail Qemal Vlora\u201d, n\u00eb Muzeun \u201cKosova\u201d n\u00eb Vlor\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-113223\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/lee-2-300x189.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"189\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/lee-2-300x189.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/lee-2.jpg 533w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ -V\u00ebshtrim n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Vilson Blloshmit- Vilson Blloshmi dhe Genc Leka ishin martir\u00ebt e par\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsie moderne. Besoj se n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk ka kaq shum\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb martirizuar sa pati gjat\u00eb sundimit t\u00eb diktatures n\u00eb Shqip\u00ebri. Tashm\u00eb q\u00eb vepra e plot\u00eb e tyre &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":113220,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-113200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113200"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":113224,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113200\/revisions\/113224"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}