{"id":113228,"date":"2025-05-07T17:22:14","date_gmt":"2025-05-07T17:22:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=113228"},"modified":"2025-05-07T17:22:14","modified_gmt":"2025-05-07T17:22:14","slug":"berisha-na-duhen-100-dite-per-te-firmosur-se-bashku-kthesen-vendimtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/07\/berisha-na-duhen-100-dite-per-te-firmosur-se-bashku-kthesen-vendimtare\/","title":{"rendered":"Berisha: Na duhen 100 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb firmosur s\u00eb bashku kthes\u00ebn vendimtare!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjat\u00eb takimit p\u00ebrmbyll\u00ebs elektoral t\u00eb PD-ASHM n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, akuzoi me tone t\u00eb ashpra qeverisjen e 12 viteve t\u00eb fundit, t\u00eb cil\u00ebn e quajti nj\u00eb \u201cnarkodiktatur\u00eb\u201d q\u00eb ka shtypur pluralizmin, opozit\u00ebn dhe ka shkat\u00ebrruar ekonomin\u00eb. Berisha e vuri theksin mbi largimin masiv t\u00eb banor\u00ebve nga Kor\u00e7a dhe rrethet p\u00ebrreth si rezultat i varf\u00ebris\u00eb n\u00eb rritje, munges\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, r\u00ebnies s\u00eb prodhimit bujq\u00ebsor dhe kolapsit t\u00eb sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore.<\/p>\n<p>Lideri Opozitar, Sali Berisha vler\u00ebsoi pasurit\u00eb natyrore dhe kulturore t\u00eb zon\u00ebs dhe kontributin e kor\u00e7ar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn intelektuale e artistike t\u00eb vendit. Ai foli mbi projektet infrastrukturore t\u00eb d\u00ebshtuara si rruga Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb dhe Qaf\u00eb Pllo\u00e7-Quk\u00ebs, si d\u00ebshmi t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb p\u00ebrmbyllje, ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndryshim politik n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, duke i cil\u00ebsuar ato si nj\u00eb ndarje mes dy epokash p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua qytetar\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar qeverisjen 12 vje\u00e7are t\u00eb qeveris\u00eb Rama, si nj\u00eb periudh\u00eb represioni dhe rr\u00ebnimi ekonomik. Berisha e p\u00ebrshkroi realitetin shqiptar me imazhe t\u00eb forta si djepi bosh, klasat pa nx\u00ebn\u00ebs dhe emigrimin masiv, duke theksuar se vendi po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb ekzistenciale. Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama p\u00ebr arroganc\u00eb dhe tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb heshtjen e qytetar\u00ebve, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb episod me nj\u00eb qytetar t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Ilir Vrenozi, t\u00eb cilin e vler\u00ebsoi si simbol t\u00eb rezistenc\u00ebs morale.<\/p>\n<p>Lideri demokrat, Sali Berisha u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Pogradecit, Devollit dhe Kolonj\u00ebs q\u00eb m\u00eb 11 maj t\u00eb bashkohen p\u00ebr nj\u00eb kthes\u00eb vendimtare. Ai k\u00ebrkoi 100 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur transformimin e vendit dhe listoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb premtimesh konkrete q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e standardit t\u00eb jetes\u00ebs. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb rritjen e pensionit minimal n\u00eb 200 euro dhe t\u00eb pag\u00ebs minimale n\u00eb 500 euro, uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, naft\u00ebs dhe ujit, si dhe garantimin e ila\u00e7eve cil\u00ebsore n\u00eb farmacit\u00eb dhe spitalet publike sipas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, deklaroi Berisha.<\/p>\n<p>Kryetari i PD premtoi ulje t\u00eb taksave p\u00ebr biznesin, ndihm\u00eb p\u00ebr sektorin fason dhe vendosjen e nj\u00eb takse t\u00eb shesht\u00eb 10% p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Berisha gjithashtu premtoi subvencione t\u00eb barabarta me ato t\u00eb vendeve fqinje p\u00ebr fermer\u00ebt dhe mbrojtje sezonale p\u00ebr prodhimet bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se m\u00eb 11 maj do t\u00eb mbyllet \u201c\u00ebndrra e keqe\u201d e Edi Ram\u00ebs dhe do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb epok\u00eb e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Berisha akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim masiv t\u00eb buxhetit dhe premtoi se fondet ekzistojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer qytetar\u00ebve p\u00ebrmes reformave konkrete. Lideri Opozitar fokusin kryesor e vendosi te rinia, duke premtuar mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr lindjet, arsimimin dhe pun\u00ebsimin: paga m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr m\u00ebsuesit, bursa p\u00ebr student\u00ebt, arsim t\u00eb detyruesh\u00ebm, 30 mij\u00eb euro p\u00ebr \u00e7iftet e reja, fonde p\u00ebr start up-e dhe kthimin e emigrant\u00ebve me leht\u00ebsira fiskale. Berisha e cil\u00ebsoi rinin\u00eb si \u201clev\u00ebn e shp\u00ebtimit\u201d t\u00eb kombit dhe u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshimin m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme. Qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb fitores s\u00eb shum\u00ebpritur nga Kor\u00e7a, Devolli, Pogradeci, Erseka dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt kam un\u00eb sot p\u00ebr drejtuesin politik t\u00eb PD-ASHM, z.Ivi Kaso, p\u00ebr Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PL, aleat nd\u00ebr m\u00eb kryesor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb, Tedi Blushi. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj nes\u00ebr n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, kandidat\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb qytetaris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Devollit, Pogradecit, Ersek\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, 4 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga nj\u00eb dit\u00eb e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00eb ndan dy epoka: ndan epok\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne, nj\u00eb populli vuajtur n\u00eb diktatur\u00ebn m\u00eb staliniste, n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb t\u00eb liris\u00eb, pat\u00ebm nj\u00eb aksident si asnj\u00eb komb tjet\u00ebr. P\u00ebrjetuam 12 vite narkoditatur\u00eb. P\u00ebrjetuam n\u00eb 12 vite vendosjen e nj\u00eb regjimi, i cili b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtypur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri pluralizmin, p\u00ebr t\u00eb shtypur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri opozit\u00ebn. B\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur kor\u00e7ar\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt. B\u00ebri \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrzen\u00eb ata nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Miq, \u00e7do kor\u00e7ar i men\u00e7ur dhe kor\u00e7are q\u00eb mbyll syt\u00eb dhe mendon k\u00ebto 12 vite, do t\u00eb gjej\u00eb se, Kor\u00e7a nga nj\u00eb vend shprese, nga nj\u00eb qyetet i mrekulluesh\u00ebm, i famsh\u00ebm p\u00ebr dhuntit\u00eb e veta, p\u00ebr kultur\u00ebn, p\u00ebr atdhedashjen, p\u00ebr shpirtin pun\u00ebtor, shpirtin krijues, p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Fermer\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs, burra dhe gra nd\u00ebr m\u00eb eficient\u00ebt, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt. Po k\u00ebshtu, t\u00eb Devollit, Pogradecit, Ersek\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 vite, u larguan nga Kor\u00e7a, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurr\u00eb n\u00eb historine e tyre. U larguan, jo se nuk donin Kor\u00e7\u00ebn, Pogradecin, Devollin apo Ersek\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, me pasurit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebssaj treve, me liqej mahnit\u00ebs, fantastik\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Ballkanin, Europ\u00ebn. Me fermer\u00ebt e saj nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb. Me intelektual\u00ebt e saj t\u00eb shquar. Me artist\u00ebt, me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, me shkrimtar\u00ebt, me elit\u00ebn e saj, Kor\u00e7a \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u admiruar.<\/p>\n<p>Po ata, u larguan sepse, nga viti n\u00eb vit r\u00ebnia ekonomike u b\u00eb m\u00eb e madhe. Sepse, nga viti n\u00eb vit \u00e7mimet u rrit\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse, nga viti n\u00eb vit vendet e pun\u00ebs u mbyll\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse, sofra nuk kishte m\u00eb p\u00ebr aq sa ishin an\u00ebtar\u00ebt e familjes. Nuk kishte t\u00eb ndante m\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse, prodhimet mbeteshin n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nuk kishin m\u00eb ila\u00e7e p\u00ebr t\u2019u mjekuar. Qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore u shkat\u00ebrruan.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb 12 vite p\u00ebr qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>Mendojeni pak.<\/p>\n<p>Ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb 12 vite, gjysm\u00ebn e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb, dhe ajo shembet \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb?<\/p>\n<p>Rruga Qaf\u00eb Pllo\u00e7-Quk\u00ebs ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb?<\/p>\n<p>Shkollat u mbyll\u00ebn nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, numri i student\u00ebve ra friksh\u00ebm, nd\u00ebrmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan.<\/p>\n<p>Miq, kor\u00e7are dhe kor\u00e7ar\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, mos harroni kurr\u00eb nj\u00eb moment. Ai q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet me vot\u00eb n\u00eb 2013, ai krenarisht kalonte nga nj\u00eb studio televizive n\u00eb nj\u00eb studio televizive tjet\u00ebr me hekura n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb terrorizuar qytetar\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>Mendoi se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai do t\u00eb dominoj\u00eb mbi ta, do t\u2019i bullizoj\u00eb ata. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai tregonte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fytyr\u00ebn e paraardh\u00ebsve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt kishin vendosur varje t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Erdhi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, dhe erdhi si pazarxhi. Mendoi se k\u00ebtu, me Nikon e tij do mund t\u00eb blinte nj\u00eb qytetar t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, nj\u00ebrin prej jush. Do mund ta blinte, sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, nuk duronte dot shpirtin e tij t\u00eb lir\u00eb, dhe u b\u00eb gati ta blinte.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, qytetari i Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb cilit i uroj sot dit\u00eblindjen, rastisi nj\u00ebri prej jush, rastisi me karakterin tuaj, me normat tuaja morale, jo t\u00eb sojit t\u00eb tij, as t\u00eb Peleshit t\u00eb tij. Dhe e gjith\u00eb fushata e tij, u p\u00ebrqendrua n\u00eb Kor\u00e7\u00eb tek ky njeri q\u00eb i uroj edhe 120 vite t\u00eb tjera, Ilir Vrenozit.<\/p>\n<p>Un\u00eb sot, b\u00ebj thirrje \u00e7do qyetetari t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, pogradecit, Kolonj\u00ebs, Devollit, m\u00eb 11 maj t\u00eb bashkohemi, sepse, sht\u00ebpia pa f\u00ebmij\u00eb, pa t\u00eb rinj, djepi bosh, klasat pa nx\u00ebn\u00ebs jan\u00eb mjerim, p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb i thot\u00eb vetes shqiptar. Pavar\u00ebsisht nga bindjet e tij, i them \u00e7do qytetari t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, se sht\u00ebpia pa t\u00eb rinj, se djepi bosh, edhe t\u00eb florinjta po t\u2019i ket\u00eb muret p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb muze dhe jo n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me zot. Dhe ne, sot, nuk jemi kurr\u00eb ata q\u00eb duhet t\u00eb ishim.<\/p>\n<p>Ne sot, jemi njer\u00ebzit q\u00eb kemi braktisur n\u00eb 10 vite, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do komb tjet\u00ebr, Kor\u00e7\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne sot, jemi njer\u00ebzit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shkollat nx\u00ebn\u00ebs nuk kan\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi sot si komb, treguesin e lindshm\u00ebris\u00eb m\u00eb t \u00ebul\u00ebt n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb siren\u00eb, nj\u00eb klithm\u00eb buron nga shpirti i k\u00ebtij kombi. P\u00ebr \u00e7do korrcar, p\u00ebr \u00e7do shqiptar, m\u00eb 11 maj ta shp\u00ebtojm\u00eb. Ju jeni shpresa! Kor\u00e7a ka shpres\u00eb, Kor\u00e7a ka besim!<\/p>\n<p>Ju, q\u00eb keni mbushur sheshet i rikthyet shpres\u00ebn Kor\u00e7\u00ebs, i rikthyet shpres\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>100 dit\u00eb na duhen, jo p\u00ebr pushtetin tim, kurr\u00eb. Por 100 dit\u00eb na duhen p\u00ebr t\u00eb firmosur s\u00eb bashku nj\u00eb kthes\u00eb vendimtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb madhe q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Na duhen vet\u00ebm 100 dit\u00eb, q\u00eb n\u00ebnat, baballar\u00ebt, gjyshet dhe gjysh\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb mos num\u00ebrojn\u00eb m\u00eb kafshat\u00ebn, por t\u00eb shp\u00ebrblehen, t\u00eb marrin nj\u00eb pension minimal, kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se 200 euro.<\/p>\n<p>Sot, 570 mij\u00eb pensionist\u00eb kan\u00eb pension n\u00ebn 172 euro.<\/p>\n<p>Na duhen q\u00eb, rrog\u00ebul\u00ebtit t\u00eb mos marrin kurr\u00eb rroga nd\u00ebn 500 euro. Q\u00eb t\u00eb mos paguani m\u00eb energjin\u00eb mbi 7 lek\u00eb kilovatin.<\/p>\n<p>Q\u00eb naft\u00ebn t\u00eb mos e blini m\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se Maqedonia.<\/p>\n<p>Na duhen 100 dit\u00eb q\u00eb, ju n\u00eb farmacit\u00eb tuaja t\u00eb mos blini m\u00eb ila\u00e7e kallpe, por vet\u00ebm ila\u00e7e q\u00eb shiten n\u00eb dy vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Na duhen 100\u00a0 dit\u00eb, dashur kor\u00e7are dhe kor\u00e7ar\u00eb q\u00eb, ju p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj, p\u00ebr veten tuaj, p\u00ebr prind\u00ebrit tuaj, t\u00eb moshuarit tuaj, t\u00eb kemi at\u00eb lsit\u00eb ila\u00e7esh q\u00eb ka sot republika italiane p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>Na duhen 100 dit\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos mungoj\u00eb m\u00eb asnj\u00eb ila\u00e7 n\u00eb spitalet tona \u00ebpr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Na duhen 100 dit\u00eb q\u00eb, ti biznesmen i vog\u00ebl, t\u00eb mos e blesh me energjin\u00eb 18 lek\u00eb, por ta blesh 6 lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb blesh ujin me tarif\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjysmuar. T\u00eb paguash sip\u00ebrfaqen publike 5 her\u00eb m\u00eb lir\u00eb. Ti nd\u00ebrtues, t\u00eb paguash p\u00ebr nd\u00ebrtimin taksa 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, jo t\u00eb llogaritura me \u00e7mimin e shitjes, por me preventivin.<\/p>\n<p>100 dit\u00eb na duhen q\u00eb, t\u00eb vendosim taks\u00ebn e shesht\u00eb 10%, dhe \u00e7do biznesmen, \u00e7do i pun\u00ebsuar me rrog\u00eb mbi 500 euro, do paguaj\u00eb 10%, dhe 13% do i mbetet atij. Do i rritet rroga 13%. Do i rriten t\u00eb ardhurat 13%.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 dit\u00eb, na duhen p\u00ebr t\u00eb ul\u00eb TVSH-n\u00eb 15%.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr t\u00eb krijuar krejt\u00ebsisht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tjet\u00ebr, shpres\u00ebn dhe besimin p\u00ebr Kor\u00e7\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>100 dit\u00eb na duhen q\u00eb, fermer\u00ebt e K or\u00e7\u00ebs t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat subvencione, absolutisht t\u00eb nj\u00ebjta me fermer\u00ebt e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb keni t\u00eb nj\u00ebjtat subvencione me fermer\u00ebt e kosov\u00ebs, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>T\u00eb merrni 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb subvencion p\u00ebr \u00e7do bag\u00ebti, p\u00ebr \u00e7do fidan t\u00eb mbjell\u00eb. Dhe ju garantoj mbrojtje t\u00eb plot\u00eb sezonale t\u00eb prodhimeve tuaja.<\/p>\n<p>100 dit\u00eb na duhen, kor\u00e7are dhe kor\u00e7ar\u00eb, pavar\u00ebsisht nga bindjet tuaja politike q\u00eb, nd\u00ebrmarrjet tuaja t\u00eb fasonit t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnohen m\u00eb nga falimentimi p\u00ebr shkak t\u00eb narkoeuros.<\/p>\n<p>Jo, nj\u00eb bord q\u00eb do ju kompensoj\u00eb ju, \u00e7do qindark\u00eb p\u00ebr r\u00ebnien e narkoeuros, do t\u00eb ngrihet brenda 100 dit\u00ebve, dhe pun\u00ebtor\u00ebt tuaj do marrin rroga si\u00e7 e meritojn\u00eb dhe ju fitime si\u00e7 i meritoni.<\/p>\n<p>Miq, pra n\u00eb 100 dit\u00eb k\u00ebt\u00eb entuziaz\u00ebm, k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje, k\u00ebt\u00eb besim q\u00eb ju tregoni sot, ne do ta shdn\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb shpres\u00eb, mir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb 100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, shpesh d\u00ebgjoni se, ku gjenden k\u00ebto para?<\/p>\n<p>Ju garantoj se, k\u00ebto para, qindark\u00eb p\u00ebr qindark\u00eb ekzistojn\u00eb, dhe ne nuk b\u00ebjm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm ua kthejm\u00eb ju parat\u00eb.<\/p>\n<p>Pse?<\/p>\n<p>8 miliard\u00eb euro ishte buxheti i k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>16 milion\u00eb, Edi Rama shpirtkazm\u00eb la p\u00ebr 760 mij\u00eb pensionist\u00eb.<\/p>\n<p>8 miliard\u00eb euro ishte bixheti i k\u00ebtij viti. 32 milion\u00eb euro subvencione la p\u00ebr 380 mij\u00eb fermer\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u2019i marrim nj\u00eb e nga nj\u00eb. Po pse kaq?<\/p>\n<p>Sepse t\u00eb tjerat i vjedh, i vjedh, i vjedh me rrug\u00eb q\u00eb nd\u00ebrton me \u00e7mim 10 her\u00eb mbi \u00e7miin e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, po un\u00eb jam k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb hapur me ju. Nuk jan\u00eb \u00ebkto m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat. K\u00ebto jan\u00eb, t\u2019u them ju, 100% t\u00eb realizueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kemi m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nj\u00eb mision tjet\u00ebr kemi, nj\u00eb objektiv tjet\u00ebr kemi, p\u00ebr t\u00eb cilin ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do sakrific\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb, t\u2019i japim kombit mosh\u00ebn e rinis\u00eb. Ta sjellim prap kombin n\u00eb rinin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb u garantoj ju, dhe \u00e7do t\u00eb ri, \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, se kjo do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsia m\u00eb absolute. Kjo \u00ebsht\u00eb Leva e Arkimedit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kombin shqiptar.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb kombin n\u00eb mosh\u00ebn e rinis\u00eb do ta nisim tek lindjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb 70 euro. P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb 60 euro. P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb, pagesa e plot\u00eb nga lindja gjer n\u00eb 23 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Kombi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb komb me t\u00eb ardhura dhe komb me shpres\u00eb. Por, komb pa rini, pa t\u00eb ardhme nuk ka.<\/p>\n<p>P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, shkolla t\u00eb cilat do t\u00eb modernizohen, digjitalizohen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre. Dyfishimi i buxhetit p\u00ebr arsimin, rrogat e m\u00ebsuesve minimalja 1500 euro.<\/p>\n<p>20% e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb mbarojn\u00eb 9-vje\u00e7aren nuk ndjekin gjimnazet. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Do shkojm\u00eb drejt arsimit t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb detyruesh\u00ebm. Kombet q\u00eb kan\u00eb patur arsim t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb detyruesh\u00ebm jan\u00eb zhvilluar m\u00eb shpejt dhe m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe, asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb pa arsim t\u00eb mes\u00ebm nuk do mbetet.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, hiqet mesatarja p\u00ebr universitete. Do b\u00ebhet \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb, \u00e7do i ri q\u00eb mbaron gjimnazin t\u00eb ndjek\u00eb universitetin. 200 euro burs\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb studiojn\u00eb jasht\u00eb rrethit te tyre. Student\u00ebt, 200 euro burs\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkolla profesionale parauniversitare.<\/p>\n<p>Shkolla dhe pun\u00ebsimi do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura n\u00eb binjak\u00ebzim. Do krijohet fondi komb\u00ebtar i praktikave p\u00ebr student\u00ebt dhe t\u00eb rintj\u00eb, \u00e7\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb, qeveria do paguaj\u00eb universitetet, do lidhen n\u00eb ortak\u00ebri\u00a0 me sip\u00ebrmarrje publike dhe private dhe qeveria do paguaj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb praktik\u00ebn e student\u00ebve n\u00eb k\u00ebto sip\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>Universitetet do t\u00eb ken\u00eb zyrat e karrier\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb orientuar t\u00eb rinjt\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pun\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p>Brenda 1 viti, \u00e7do i ri i diplomuar do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vend pune n\u00eb sektorin publik ose privat.<\/p>\n<p>Vitin e par\u00eb qeveria do t\u00eb shtoj\u00eb 1000 vende pune p\u00ebr universitetin p\u00ebr ekselencat, p\u00ebr student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Krijohet fondi komb\u00ebtar i rinis\u00eb. Start up Albania, start up-et e t\u00eb rinjve do marrin 5000 mij\u00eb euro grante falas p\u00ebr bizneset q\u00eb do nisin. Student\u00ebt do marrin grante p\u00ebr biznese apo projekte q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Miq, n\u00eb qoft\u00eb se ne, nuk u kthehemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb serioze, mendjen dhe syt\u00eb e zemr\u00ebn tek k\u00ebta t\u00eb rinj, q\u00eb po b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si uji i pak\u00ebt, ne i kemi t\u00eb kota p\u00ebrpjekjet.<\/p>\n<p>Ne do p\u00ebrqendrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb, pik\u00ebrisht tek ata. N\u00eb m\u00ebnryr\u00eb q\u00eb, ata t\u00eb shkollohen, t\u00eb shkojn\u00eb jasht\u00eb dhe t\u00eb kthehen, t\u00eb ken\u00eb sukses, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb \u00e7ati.<\/p>\n<p>\u00c7do \u00e7ift i ri do ket\u00eb 30 mij\u00eb euro grant p\u00ebr t\u00eb paguar interesat e kredis\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u strehuar.<\/p>\n<p>Talenti, \u00ebndrra jan\u00eb mrekullia m\u00eb e madhe e t\u00eb rinjve. Nj\u00eb fond i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e talentuar, 5 milion\u00eb euro, me t\u00eb cilin do mb\u00ebshtetet \u00e7do projekt i tyre n\u00eb sport, muzik\u00eb, let\u00ebrsi, teknologji dhe \u00e7do fush\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, e kemi vendosur dhe jemi dakord, t\u2019i vendosim n\u00eb epiqend\u00ebr, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb energjit\u00eb e tyre, \u00ebndrra e tyre t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb qendrojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Do b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer qindra e mij\u00ebra t\u00eb rinj q\u00eb u larguan nga Shqip\u00ebria. Kam besim t\u00eb plot\u00eb se arrihet. E arrit\u00ebm n\u00eb vitet 2009-2013, 180 mij\u00eb familje u kthyen.<\/p>\n<p>Tani, 5 vite pa asnj\u00eb taks\u00eb, kredi t \u00ebbuta p\u00ebr strehimin, grante p\u00ebr start up-et p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb, nga emigracioni kthehen p\u00ebr t\u00eb punuar dhe jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fara jon\u00eb nuk do zhduket kurr\u00eb. Ne do e sjellim kombin n\u00eb mosh\u00ebn e tij t\u00eb rinis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbetur p\u00ebrjet\u00eb nj\u00eb komb i ri. Kjo dram\u00eb q\u00eb krijoi Edi Rama, kjo \u00ebnd\u00ebrr e keqe, me 11 maj lihet, arkivohet n\u00eb histori. \u00c7elim s\u00eb bashku nj\u00eb kapitull, nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Kor\u00e7\u00ebn, kor\u00e7ar\u00ebt, Shqip\u00ebrin\u00eb, shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Kor\u00e7a, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjat\u00eb takimit p\u00ebrmbyll\u00ebs elektoral t\u00eb PD-ASHM n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, akuzoi me tone t\u00eb ashpra qeverisjen e 12 viteve t\u00eb fundit, t\u00eb cil\u00ebn e quajti nj\u00eb \u201cnarkodiktatur\u00eb\u201d q\u00eb ka shtypur pluralizmin, opozit\u00ebn dhe ka shkat\u00ebrruar ekonomin\u00eb. Berisha e vuri theksin mbi largimin masiv t\u00eb banor\u00ebve nga Kor\u00e7a dhe rrethet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":113229,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-113228","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113228"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113228\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":113230,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113228\/revisions\/113230"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}