{"id":113234,"date":"2025-05-07T17:59:04","date_gmt":"2025-05-07T17:59:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=113234"},"modified":"2025-05-07T17:59:04","modified_gmt":"2025-05-07T17:59:04","slug":"kulla-qe-po-ngrihet-ne-zemer-te-tiranes-sfidon-ligjin-dhe-komunitetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/07\/kulla-qe-po-ngrihet-ne-zemer-te-tiranes-sfidon-ligjin-dhe-komunitetin\/","title":{"rendered":"Kulla q\u00eb po ngrihet n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs sfidon ligjin dhe komunitetin!"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb populluara dhe historike t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrball\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cEmin Duraku\u201d, po ngrihet nj\u00eb kull\u00eb 16-kat\u00ebshe mbi nj\u00eb truall 980 m\u00b2. Projekti, i njohur si \u201cThe Prime Tower\u201d, \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2024 nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, pavar\u00ebsisht dy vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb e ndalonin nd\u00ebrtimin n\u00eb at\u00eb truall.<\/p>\n<p>Por pas k\u00ebtij projekti luksoz fshihet nj\u00eb rrjet interesash t\u00eb err\u00ebta q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb ish-ministre t\u00eb qeveris\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrtues n\u00ebn hetim dhe institucione q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt, heshtin.<\/p>\n<p>Trualli ku po nd\u00ebrtohet kulla i p\u00ebrket familjes s\u00eb Elva Margaritit, ish-ministre e Kultur\u00ebs dhe k\u00ebshilltare p\u00ebr Territorin n\u00eb kabinetin e Kryeministrit. Edhe pse ajo nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb gjat\u00eb detyr\u00ebs publike, leja e nd\u00ebrtimit u miratua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ajo ishte ende pjes\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga \u201cshteg.org\u201d tregojn\u00eb se leja u firmos nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastruktur\u00ebs Belinda Balluku, n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb viteve 1998 dhe 2019 q\u00eb e shpallnin nd\u00ebrtimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall si t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kushteve urbanistike dhe rrezikshm\u00ebris\u00eb ndaj shkoll\u00ebs dhe pallateve p\u00ebrreth.<\/p>\n<p><strong>Banor\u00ebt p\u00ebrball\u00eb betonit\u00a0institucional<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb Marsit, n\u00ebp\u00ebrmjet shkresave informale banor\u00ebt e lagjes u njoftuan se sheshi mes tre pallateve dhe shkoll\u00ebs \u201cEmin Duraku\u201d, i p\u00ebrdorur p\u00ebr parkim, do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb kantier nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse njoftimi u jepte koh\u00eb deri m\u00eb 4 prill p\u00ebr t\u00eb liruar zon\u00ebn, kompania nd\u00ebrtuese \u201cA &amp; E Development\u201d nisi punimet q\u00eb m\u00eb 29 mars.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 980 m\u00b2, pas palestr\u00ebs s\u00eb rikonstruktuar t\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cEmin Duraku\u201d, kompania nisi punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulle 16-kat\u00ebshe me 4 kate n\u00ebntok\u00eb.<\/p>\n<p>Kulla, e cila do t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb truall t\u00eb trash\u00ebguar nga ish-ministrja e Kultur\u00ebs, Elva Margariti, ka marr\u00eb miratim p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit (KKT) nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb hartuar nga studio \u201cFocus Architecture\u201d dhe do t\u00eb realizohet nga kompania \u201cA &amp; E Development\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Gentian Parruc\u00ebs, ky i fundit n\u00ebn hetim nga GJKKO p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Territori n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb objekt i dy vendimeve gjyq\u00ebsore, n\u00eb vitin 1998 dhe n\u00eb 2019,\u00a0 q\u00eb e kan\u00eb shpallur nd\u00ebrtimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb si t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kushteve ligjore dhe urbanistike.<\/p>\n<p>T\u00eb alarmuar nga lajmi se nd\u00ebrtimi do t\u00eb fillonte n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar e t\u00eb ngjeshur urbane, banor\u00ebt e lagjes mblidhen pran\u00eb palestr\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs p\u00ebr t\u00eb organizuar kund\u00ebrshtimin.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt reaguan me protesta, peticione dhe k\u00ebrkesa drejtuar institucioneve, por nuk mor\u00ebn p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Brenda jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb punimeve, banor\u00ebt njoftojn\u00eb p\u00ebr d\u00ebmtime t\u00eb rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, me pasoja direkte n\u00eb furnizimin me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb disa pallateve dhe bizneseve p\u00ebrreth. Sipas tyre, nd\u00ebrhyrja e UKT-s\u00eb vjen vet\u00ebm pasi d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb shkaktuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka pasur njoftim paraprak apo mbik\u00ebqyrje institucionale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse m\u00eb par\u00eb e th\u00ebrrisnim UKT-n\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb problem tonin dhe na injoronin, sa ndodhi \u00e7arja e tubacioneve prej fajit t\u00eb nd\u00ebrtimit pa leje, erdh\u00ebn direkt q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrhapeshin m\u00eb shum\u00eb fjal\u00ebt e problemit\u201d, tha nj\u00eb banor i nj\u00eb prej pallateve t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb pasojn\u00eb, banor\u00ebt thon\u00eb se u drejtuan disa her\u00eb n\u00eb komisariatin nr. 2 p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr pezullimin e punimeve derisa t\u00eb v\u00ebrtetohej ligjshm\u00ebria e lejes. Policia nuk reagoi fillimisht, por nj\u00eb patrull\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb zon\u00eb vet\u00ebm pas paralajm\u00ebrimit p\u00ebr protest\u00eb dhe bllokim t\u00eb rrug\u00ebs nga komuniteti.<\/p>\n<p>T\u00eb injoruar nga institucionet, banor\u00ebt iu drejtuan me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur edhe Kryeministrit Edi Rama ku i k\u00ebrkonin shfuqizimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Sipas tyre nd\u00ebrtimi i kull\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe sigurin\u00eb e komunitetit dhe t\u00eb qindra f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb ndjekin shkoll\u00ebn aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy projekt ka marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do norm\u00eb urbanistike t\u00eb njohur deri m\u00eb tani. K\u00ebrkesat e m\u00ebparshme p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb refuzuar pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb me tre pallatet tona dhe me shkoll\u00ebn \u201cEmin Duraku\u201d. Tani, papritur, \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb projekt 16-kat\u00ebsh, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe pran\u00eb shkoll\u00ebs, duke injoruar distancat ligjore dhe standardet baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb\u201d \u2013 thuhet n\u00eb letr\u00ebn drejtuar Kryeministrit Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn let\u00ebr, banor\u00ebt ngrejn\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjeve urbanistike dhe favorizim t\u00eb individ\u00ebve me lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me qeverin\u00eb. Ata p\u00ebrmendin nj\u00eb ish-Ministre t\u00eb Kultur\u00ebs si nj\u00eb nga p\u00ebrfitueset kryesore t\u00eb projektit, p\u00ebrmes lidhjeve t\u00eb saj familjare dhe profesionale me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p><strong>Shkelje flagrante t\u00eb rregullave urbanistike<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa 16-kat\u00ebshe e quajtur \u201cThe Prime Tower\u201d prezantohet si \u201cnj\u00eb projekt i sofistikuar dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d, ku do t\u00eb p\u00ebrfshihen k\u00ebnde pushimi, trotuare t\u00eb gjera dhe nj\u00eb shesh i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb lejes, distancat nga objektet ekzistuese n\u00eb jug \u00ebsht\u00eb 16.6 metra, n\u00eb lindje 8.2 metra, n\u00eb per\u00ebndim 8.6 metra dhe n\u00eb veri 36.6 metra.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nga nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb terren dhe nga nj\u00eb llogari matematikore e shpejt\u00eb, distancat e parashikuara nuk duken t\u00eb jen\u00eb ato t\u00eb prezantuara n\u00eb let\u00ebr. Lart\u00ebsia e parashikuar e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb re t\u00eb banimit \u00ebsht\u00eb 57.24 metra. Sipas Rregullores s\u00eb Urbanistik\u00ebs, larg\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrtesave t\u00eb reja t\u00eb banimit nga shkollat duhet t\u00eb jen\u00eb jo m\u00eb pak se 1.5 her\u00eb e lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs q\u00eb ndodhet n\u00eb jug. Nga nj\u00eb llogari e shpejt\u00eb, rezulton dhe se duhet t\u00eb jet\u00eb 85.86 metra larg shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cEmin Duraku\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb leja e nd\u00ebrtimit e prezanton sikur \u00ebsht\u00eb 16.6 metra\u201d \u2013 thot\u00eb avokati Redon Meksi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pallatet e tjera ekzistuese prezantohen sikur nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb larg tyre me 8-36 metra.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhgimi n\u00eb terren provon se k\u00ebto prona jan\u00eb larg objektit me nga t\u00eb pakt\u00ebn 2-5 metra maksimumi. Kjo shtron pyetjen se n\u00eb cil\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mbetur do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebndet e pushimit, trotuaret e gjera dhe sheshin e vog\u00ebl?\u201d \u2013 shton m\u00eb tej avokati.<\/p>\n<p>N\u00eb skic\u00ebn e prezantuar te leja e nd\u00ebrtimit, nuk paraqitet as palestra e shkoll\u00ebs \u201cEmin Duraku\u201d, e cila u rikonstruktua ver\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt ngren\u00eb dyshimet\u00a0 se planimetria e kull\u00ebs \u00ebsht\u00eb dizajnuar pa par\u00eb si fillim projektin e rikonstruktimit t\u00eb shkoll\u00ebs dhe se sipas tyre nd\u00ebrhyrja q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj do t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, prind\u00ebrve dhe m\u00ebsuesve.<\/p>\n<p>Sipas nenit 142 t\u00eb Rregullores s\u00eb Urbanistik\u00ebs, larg\u00ebsia e nj\u00eb nd\u00ebrtese nga nj\u00eb shkoll\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 1.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se lart\u00ebsia e godin\u00ebs. Me nj\u00eb lart\u00ebsi prej 57.24 metrash, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u201cThe Prime Tower\u201d duhet t\u00eb ishte t\u00eb pakt\u00ebn 86 metra larg shkoll\u00ebs. N\u00eb dokumentet zyrtare figuron vet\u00ebm 16.6 metra \u2013 por n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 5 metra.<\/p>\n<p>Edhe pse zhvillimi i projektit prek nj\u00eb institucion arsimor, Ministria e Arsimit largoi nga vetja \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb nenin 23 t\u00eb ligjit nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, t\u00eb ndryshuar bashkit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb territorin e juridiksionit t\u00eb tyre p\u00ebr nd\u00ebrtimin, rehabilitimin dhe mir\u00ebmbajtjen e nd\u00ebrtesave arsimore t\u00eb sistemit shkollor parauniversitar dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb proceset e dh\u00ebnies s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d \u2013 thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb \u201cshteg.org\u201d mori nga ky institucion.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, mbi pasojat e nd\u00ebrtimit t\u00eb kull\u00ebs 16-t\u00eb kat\u00ebshe, e p\u00ebrjashtoi veten edhe Ministria e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>N\u00ebn themelet e nd\u00ebrtimit t\u00eb ri banor\u00ebt thon\u00eb se ekziston nj\u00eb vendstrehim \u201clufte\u201d, por Ministria e Mbrojtjes, thot\u00eb se nuk kan\u00eb dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tij dhe se vendstrehimet jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cHeqja apo prishja e objekteve fortifikuese mbrojt\u00ebse b\u00ebhet vet\u00ebm me miratim t\u00eb Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, kur k\u00ebrkesa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duhet t\u00eb vij\u00eb nga bashkia q\u00eb ka n\u00eb administrim objektin vendstrehim\u201d \u2013 thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb zyra e shtypit e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes tha p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d.<\/p>\n<p>Ministria sqaron se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr objektin me vendndodhje midis Stadiumit \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d dhe shkoll\u00ebs \u201cEmin Duraku\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rikthimi i nj\u00eb historie t\u00eb vjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb banor\u00ebt pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cEmin Durakut\u201d ngrihet kund\u00ebr nd\u00ebrtimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 shtator t\u00eb vitit 1997, K\u00ebshilli i Rregullimit t\u00eb Territorit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb miraton lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cEuroprojekt\u201d sh.p.k., p\u00ebr nj\u00eb objekt 6-kat\u00ebsh pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cEmin Duraku\u201d. Kjo leje nd\u00ebrtimi kishte dhe mb\u00ebshtetjen e pronar\u00ebve t\u00eb truallit, firmat e familjes Lufi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga n\u00ebnshkrimet mb\u00ebshtet\u00ebse ishte dhe ajo e Ermira Margaritit (Lufi), e \u00ebma e Elva Margaritit, e cila n\u00eb qeverisjen socialiste do t\u00eb em\u00ebrohej k\u00ebshilltarja e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr Territorin dhe m\u00eb pas, ministre e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt ngrit\u00ebn padi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Tiran\u00eb dhe n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1998, kjo e fundit vendosi pranimin e padis\u00eb, duke argumentuar se ky nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm, pasi nuk respekton distancat e k\u00ebrkuara sipas Rregullores s\u00eb Urbanistik\u00ebs. Po ashtu, cenonte diellzimin, ajrimin dhe ndri\u00e7imin e shkoll\u00ebs 8-vje\u00e7are \u201cEmin Duraku\u201d dhe g\u00ebzimin e pronave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gati nj\u00ebzet vite m\u00eb von\u00eb, pronar\u00ebt e truallit tentojn\u00eb s\u00ebrish t\u00eb zhvillojn\u00eb pron\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, autoritetet miratuan s\u00ebrish nj\u00eb leje t\u00eb re nd\u00ebrtimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb \u201cInvest Society\u201d sh.p.k., n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Dajlan Avdis\u00eb, ish-aksionerit t\u00eb kompanis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit \u201cApex\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Avdia mori lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr nj\u00eb objekt me 9 kate, nd\u00ebrkoh\u00eb banor\u00ebt iu drejtuan s\u00ebrisht Gjykat\u00ebs Administrative e cila m\u00eb 6 maj 2019, vendosi pranimin e padis\u00eb s\u00eb banor\u00ebve me t\u00eb nj\u00ebjtat argumentime si at\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb vitit 1998.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me projektin, banor\u00ebt k\u00ebrkuan shfuqizimin e pik\u00ebs 12, t\u00eb nenit 34, t\u00eb VKM-s\u00eb nr. 408, dat\u00eb 13.05.2015 \u201cP\u00ebr miratimin e rregullores p\u00ebr zhvillimin e territorit\u201d.<\/p>\n<p>Kjo pik\u00eb e k\u00ebsaj VKM-je i jepte kompetenc\u00eb t\u00eb palimituar dhe t\u00eb pakontrollueshme K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit p\u00ebr t\u00eb vendosur standarte t\u00eb ndryshme nd\u00ebrtimi. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se ky institucion e zgjidhte vet\u00eb distanc\u00ebn e nj\u00ebrit objekt t\u00eb ri nga tjetri dhe intensitetin e nd\u00ebrtimit, duke mos ndjekur rregullat dhe ligjet e parashikuara n\u00eb rregulloren p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Administrative n\u00eb vitin 2019 shfuqizoi kompetencat e pakufizuara t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit p\u00ebr t\u00eb vendosur standarte nd\u00ebrtimi sipas d\u00ebshir\u00ebs, ky institucion s\u00ebrish miratoi projektin e kull\u00ebs me 16 kate.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebparshme, n\u00eb vitin 2024, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, me firm\u00ebn e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, miraton lejen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kull\u00ebs 16-kat\u00ebshe nga \u201cA &amp; E Development\u201d. Projekti \u00ebsht\u00eb hartuar nga \u201cFocus Architecture\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga \u201cshteg.org\u201d tregojn\u00eb se Gentian Parruca, nd\u00ebrtuesi i kull\u00ebs, ndodhet n\u00ebn hetim nga SPAK. Prokuroria ka r\u00ebnditur emrin e tij n\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb lidhur me organizat\u00ebn krininale t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja. Sipas dosjeve hetimore, grupi akuzohet p\u00ebr vrasje me pages\u00eb, trafik droge dhe pastrim parash p\u00ebrmes nd\u00ebrtimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShteg.org\u201d, i d\u00ebrgoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr koment biznesmenit Gentian Parruc\u00ebs n\u00eb lidhje me akuz\u00ebn si i dyshuar i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup kriminal dhe marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij me ish-ministren e Kultur\u00ebs, Elva Margariti. Po ashtu, ai u pyet dhe n\u00eb lidhje me miq\u00ebsin\u00eb e af\u00ebrt me Elvis Roshin, ish-kryebashkiakun e Kavaj\u00ebs, edhe ai n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me. Deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, redaksia nuk mori nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana e tij.<\/p>\n<p>Edhe ish-ministrja e Kultur\u00ebs, Elva Margariti, trash\u00ebgimtare e tok\u00ebs ku po nd\u00ebrtohet kulla,\u00a0refuzoi t\u00eb komentonte, ndon\u00ebse prona nuk figuron n\u00eb deklarat\u00ebn e saj t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konflikti i interesit n\u00eb dh\u00ebnien e lejes mbetet i pazbardhur.<\/p>\n<div class=\"fotogaleri\">\n<div class=\"bx-wrapper\">\n<div class=\"bx-viewport\">\n<ul class=\"read-slider\">\n<li><a href=\"https:\/\/www.syri.net\/fotogaleria\/786250\/kulla-e-heshtjes-ndertimi-16-katesh-qe-sfidon-ligjin-dhe-komunitetin-ne-zemer-te-tiranes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/May\/07\/auto_Banoret-ne-proteste-e17466268986571746636622.jpg\" \/><i class=\"fa fa-search-plus syri_zoom\" aria-hidden=\"true\"><\/i><\/a><\/li>\n<\/ul>\n<\/div>\n<div class=\"bx-controls bx-has-pager bx-has-controls-direction\">\n<div class=\"bx-pager bx-default-pager\">1 \/ 11<\/div>\n<div class=\"bx-controls-direction\"><a class=\"bx-prev\" href=\"https:\/\/www.syri.net\/politike\/786250\/kulla-e-heshtjes-ndertimi-16-katesh-qe-sfidon-ligjin-dhe-komunitetin-ne-zemer-te-tiranes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Prev<\/a><a class=\"bx-next\" href=\"https:\/\/www.syri.net\/politike\/786250\/kulla-e-heshtjes-ndertimi-16-katesh-qe-sfidon-ligjin-dhe-komunitetin-ne-zemer-te-tiranes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Next<\/a><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-45\"><\/div>\n<div id=\"rekl-16\"><\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb populluara dhe historike t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrball\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cEmin Duraku\u201d, po ngrihet nj\u00eb kull\u00eb 16-kat\u00ebshe mbi nj\u00eb truall 980 m\u00b2. Projekti, i njohur si \u201cThe Prime Tower\u201d, \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2024 nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, pavar\u00ebsisht dy vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb e ndalonin nd\u00ebrtimin n\u00eb at\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":113235,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-113234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113234"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":113236,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113234\/revisions\/113236"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}