{"id":113461,"date":"2025-05-09T15:22:29","date_gmt":"2025-05-09T15:22:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=113461"},"modified":"2025-05-09T17:21:28","modified_gmt":"2025-05-09T17:21:28","slug":"vlora-dhe-drejtuesi-politik-i-saj-kur-terreni-shqiptar-prodhon-vizion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/09\/vlora-dhe-drejtuesi-politik-i-saj-kur-terreni-shqiptar-prodhon-vizion\/","title":{"rendered":"Vlora dhe drejtuesi politik i saj: Kur terreni shqiptar prodhon vizion!"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00c7ajup SHEHAJ -Kryetar FRPD Vlor\u00eb<\/strong><br \/>\n<strong>Rezenbrik SERJANI -Sekretar Funksional p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-113478\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Cjaup-Shehaj-300x187.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"187\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Cjaup-Shehaj-300x187.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Cjaup-Shehaj-1024x638.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Cjaup-Shehaj-768x479.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Cjaup-Shehaj-1536x957.jpg 1536w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Cjaup-Shehaj.jpg 1600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-113479\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/serj-300x300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/serj-300x300.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/serj-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/serj-150x150.jpg 150w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/serj-768x767.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/serj.jpg 1154w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Duket sikur politika ka nj\u00eb manual standard strategjik t\u00eb saj, i cili aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vende si i yni, Shqip\u00ebria, perceptohet si domosdoshm\u00ebrisht peng i pragmatizmit. Takime, premtime, d\u00ebgjesa, fjalime, shp\u00ebrndarje emrash dhe programesh n\u00eb terren, e t\u00eb tjera praktika t\u00eb k\u00ebsisojta, t\u00eb cilat me t\u00eb drejt\u00eb, si t\u00eb suksesshme, i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb vetmit q\u00ebllim pragmatist, vot\u00ebs. Mir\u00ebpo, drejt e thash\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm perceptim.<\/p>\n<p>Politika, m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb vende si i yni, ku p\u00ebrfshirja n\u00eb t\u00eb dhe var\u00ebsia prej saj \u00ebsht\u00eb masive dhe e pakompromentueshme, duhet me doemos t\u00eb shp\u00ebrfaq\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bot\u00ebkuptim. Ajo duhet t\u00eb prihet nga beteja intelektuale, p\u00ebrkrahja dhe stimulimi n\u00eb vij\u00eb t\u00eb par\u00eb i intelektit dhe dijes, si t\u00eb vetmet dhe absolutet mjete q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb denj\u00ebsisht q\u00ebllimit, vizionit. Pa dije nuk ka vizion politik, pa t\u00eb men\u00e7ur nuk ka lider\u00eb, pa intelekt nuk ka t\u00eb ardhme, pa kaluar nga libri, nuk i sh\u00ebrben dot vendit n\u00eb qeverisje. Ky nuk \u00ebsht\u00eb pohim, \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebsi tash e qindra vite.<\/p>\n<p>Jemi m\u00ebsuar thuajse gjithmon\u00eb q\u00eb aksioni politik t\u00eb jet\u00eb pasqyr\u00eb e nj\u00eb metode deduktive, kapilare, nga qendra drejt rretheve, nga politika q\u00ebndrore tek ajo lokale. Po kur filozofia, metoda dhe strategjia e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb \u00ebsht\u00eb e anasjellta, induktive? Si e till\u00eb, ajo lind si risi dhe mend\u00ebsi e politik\u00ebb\u00ebrjes n\u00eb rrethe dhe merret, p\u00ebrvet\u00ebsohet me ose pa vullnet nga politika q\u00ebndrore. E till\u00eb qasje \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrve\u00e7me, krejt unike, dhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb re, Vlora \u00ebsht\u00eb egocentrike, ajo nuk e l\u00ebshon me kollaj stafet\u00ebn e \u201cPrimis\u201d.<\/p>\n<p>Me drejtuesin politik t\u00eb saj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb elektorale t\u00eb cil\u00ebn premisat e premtonin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2018u p\u00ebrballur me mjete p\u00ebrtej atyre pragmatiste, Vlora jep p\u00ebrpara 11 Majit shembullin e fitores s\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr beteje, asaj intelektuale. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky qytet krenar sa i v\u00ebshtir\u00eb, jep shembullin e par\u00eb se si politika lokale, kur dhe vet\u00ebm si ekselente n\u00eb disa drejtime, mund t\u00eb kthehet n\u00eb referim frym\u00ebzues p\u00ebr rrethet e tjera dhe qendr\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk zgjedh t\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebr zhvillimin e betej\u00ebs elektorale t\u00eb drejtuesit politik t\u00eb Vlor\u00ebs, z. Bujar Leskaj, p\u00ebr t\u00eb vetmin fakt se roli dhe forca e tij n\u00eb elektorat n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb damkosur si t\u00eb pakthyesh\u00ebm n\u00eb ngjyr\u00eb politike flet m\u00eb shum\u00eb, po aq sa flet karriera e tij politike, po aq sa do t\u00eb flas\u00eb rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve. Q\u00ebllimi im \u00ebsht\u00eb ai i drit\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb beteje paralele me at\u00eb elektorale, beteja intelektuale q\u00eb drejtuesi politik i Vlor\u00ebs zgjodhi t\u00eb zhvilloj\u00eb paralelisht, pjes\u00eb e pandar\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs, kam qen\u00eb dhe un\u00eb si i ri e t\u00eb shumt\u00eb nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi n\u00eb struktur\u00ebn politike q\u00eb drejtoj.<\/p>\n<p>Prej kur fushata elektorale u p\u00ebrfshi nga ethet e betej\u00ebs p\u00ebr qeverisjen e ardhshme, z.Leskaj imponoi n\u00eb Vlor\u00eb nd\u00ebrthurjen e librit, dijes me politik\u00ebn. Prej promovimit t\u00eb librit \u201cNarkodiktatura shqiptare n\u00eb oborrin e Evrop\u00ebs (N.K), tek promovimi i vepr\u00ebs \u201cAi dhe ajo &#8230; e \u00e7mendura\u201d (V.V.H), Vepra e Genc Lek\u00ebs dhe Vilson Blloshmit, \u201cLepenica p\u00ebr figur\u00ebn e Sk\u00ebnder Mu\u00e7os\u201d (E.M) \u00a0deri tek vet\u00eb libri i tij \u201cP\u00ebr\/N\u00eb Kuvend \u2013 Shkrime dhe Diskutime Janar 2021 \u2013 Mars 2025\u201d, ai gjeti hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr librin n\u00eb vrullin e aksionit politik n\u00eb terren. \u00c7far\u00eb sh\u00ebnjoi mesazhin n\u00eb qasjen e tij, ishin dy takime t\u00eb zhvilluara me t\u00eb rinjt\u00eb e FRPD Vlor\u00eb, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb dit\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb librit. T\u00eb dy takimet pat\u00ebn nj\u00eb simbolik\u00eb, tek i pari diskursi politik u p\u00ebrmbyll me dhurimin e librave nga z.Leskaj ndaj t\u00eb rinjve, ashtu si n\u00eb dit\u00ebn e librit n\u00eb Muzeun \u201cKosova\u201d, dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb ishin s\u00ebrish librat. Politika q\u00eb mir\u00ebpret brezin e ri p\u00ebrmes edukimit p\u00ebr librin, dhe k\u00ebtu i referohem vet\u00ebm atyre publike, pa shp\u00ebrfaqur bisedat thuajse t\u00eb p\u00ebrditshme konfidenciale ku bashk\u00ebpunimi me t\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, shoq\u00ebrohet p\u00ebrher\u00eb me k\u00ebshilla p\u00ebr shkollimin, arsimin, librin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb politik\u00eb. A ka fund tjet\u00ebr e till\u00eb betej\u00eb ve\u00e7se t\u00eb jet\u00eb fituar?<\/p>\n<p>E till\u00eb qasje, nd\u00ebrthurja e aktivitetit politik me at\u00eb intelektual, merr s\u00eb pari valenc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb referuar kontekstit politik n\u00eb t\u00eb cilin jemi. Beteja politike n\u00eb autokraci elektorale nuk ta fal me kollaj luksin e nj\u00eb hap\u00ebsire p\u00ebr intelektual\u00ebt, p\u00ebr promovimin e tyre, p\u00ebr zhvillimin e betej\u00ebs intelektuale. Ardhur kjo qasje nga Vlora, duket jo m\u00eb pak se d\u00e9j\u00e0 vu e nuhatjes s\u00eb rrall\u00eb q\u00eb ky qytet ka patur p\u00ebr t\u2018i prir\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb mendimit, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb menduarit dhe vepruarit p\u00ebr vendin t\u00ebnd. E till\u00eb qasje \u00ebsht\u00eb imponim i vizionit se pa nj\u00eb brez intelektual\u00ebsh, vota dhe mb\u00ebshtetja popullore nuk p\u00ebrkthehet dot kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb denj\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, regjimet autokratike mbijetojn\u00eb fal\u00eb pushtimit t\u00eb mendjes dhe pengmarrjes s\u00eb saj nga injoranca. Nj\u00eb mendje e lexuar, nj\u00eb brez i lexuar, nj\u00eb shoq\u00ebri dashamir\u00ebse ndaj dijes e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb shoh\u00eb me qart\u00ebsi p\u00ebrtej propagand\u00ebs dhe metodave t\u00eb manipulimit masiv t\u00eb saj. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, i pari kusht p\u00ebr fitoren e nj\u00eb beteje me autokracin\u00eb, \u00ebsht\u00eb fitorja e betej\u00ebs intelektuale. Nj\u00eb drejtues politik e ka p\u00ebr detyr\u00eb kthjellimin e militant\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve, simpatizant\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve me t\u00eb till\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes.<\/p>\n<p>Ndalim p\u00ebr pak kujtes\u00ebn tek helmi shoq\u00ebror q\u00eb ka kapluar koh\u00ebt q\u00eb po jetojm\u00eb, ai i pragmatizmit t\u00eb paskrupullt, sipas t\u00eb cilit metodat alternative ku e ku larg me dijen, me librin, sigurojn\u00eb mb\u00ebshtetje dhe progres n\u00eb q\u00ebllim e karrier\u00eb. Ne kemi zgjedhur angazhimin politik n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u201ce thjeshta\u201d kamuflon injoranc\u00ebn, kur rrjeti social \u00ebsht\u00eb parajsa e t\u00eb pamjaftueshm\u00ebve, koh\u00eb kur politika perceptohet si sh\u00ebrbim ndaj cilitdo q\u00eb ka sado pak n\u00eb dor\u00eb fatin t\u00ebnd, koh\u00eb kur edhe shkollimi n\u00eb per\u00ebndim zhg\u00ebnjen p\u00ebr nj\u00eb mend\u00ebsi ndryshe. N\u00eb t\u00eb till\u00eb perceptim masiv, drejtuesi politik i Vlor\u00ebs zgjodhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb tek brezi i ri, i mes\u00ebm e m\u00eb tej &#8211; n\u00eb funksion t\u00eb filozofis\u00eb induktive q\u00eb shpreha m\u00eb sip\u00ebr, edhe tek brezi i tij i politikan\u00ebve n\u00eb rrethe \u2013 nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb: \u201cKujtdo q\u00eb kurdoher\u00eb zgjedh t\u00eb angazhohet n\u00eb politik\u00eb, i duhet m\u00ebsuar se rruga n\u00eb politik\u00eb kalon vet\u00ebm nga libri\u201d. Nuk ka mjet t\u00eb shpejt\u00eb a rrugic\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb p\u00ebrgatit nj\u00eb brez politikan\u00ebsh n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e kombit ton\u00eb. Edhe kur nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr\u00e7artet, edhe kur sistemi politik ushtron presion t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb devijuar nga vija intelektuale, drejtuesi politik i nj\u00eb beteje elektorale duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb s\u00eb pari betej\u00ebn intelektuale.<\/p>\n<p>Kjo e p\u00ebrforcon bindjen se nd\u00ebrthurja e politik\u00ebs si q\u00ebllim me dijen dhe librin si mjet, duhet t\u00eb shum\u00ebfishohet n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke iu dor\u00ebzuar edhe nj\u00ebher\u00eb flet\u00ebve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se sa burr\u00ebshtetas t\u00eb suksessh\u00ebm gjurm\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb nd\u00ebr t\u00eb vetmet krenari t\u00eb sotme, ishin t\u00eb till\u00eb s\u00eb pari si intelektual\u00eb.<\/p>\n<p>Ka mbetur ndoshta nj\u00eb tjet\u00ebr dimension njer\u00ebzor q\u00eb ushqehet nga triumfi i betej\u00ebs intelektuale, ai shpirt\u00ebror. Tek \u201cRepublika\u201d, Platoni thot\u00eb se edukimi mban larg njeriun (drejtuesin e qytetit) nga lig\u00ebsia, madje edukimi thot\u00eb ai, mund t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb armiq\u00ebsin\u00eb e karakterit n\u00eb guxim. P\u00ebr \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb politika shqiptare dhe forca e fort\u00eb opozitare q\u00eb pat\u00ebm ushtruar kaq vite? P\u00ebr guxim. P\u00ebr \u00e7far\u00eb ka patur nevoj\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti shteti shqiptar? P\u00ebr drejtues t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb edukimi, libri, dija dhe intelekti t\u00eb p\u00ebrkrahen n\u00eb l\u00ebmshin agresiv t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb ekzistenciale me autokracin\u00eb, \u00ebsht\u00eb fitore n\u00eb vetvete. Jam krenar q\u00eb shembulli i par\u00eb i k\u00ebsaj fitoreje vjen nga Vlora. Drejtuesi politik i demokrat\u00ebve e fitoi betej\u00ebn e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb zgjatur politike, betej\u00ebn intelektuale, e bashk\u00eb me t\u00eb fitoi gjith\u00ebsecili prej nesh q\u00eb politik\u00ebn e ka thirrje t\u00eb brendshme, brezi im p\u00ebrfshir\u00eb! M\u00eb jep vet\u00ebbesim kur kuptoj se edhe terreni shqiptar ka vend p\u00ebr mend\u00ebsi\u00a0vizionare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7ajup SHEHAJ -Kryetar FRPD Vlor\u00eb Rezenbrik SERJANI -Sekretar Funksional p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun\u00a0 Duket sikur politika ka nj\u00eb manual standard strategjik t\u00eb saj, i cili aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vende si i yni, Shqip\u00ebria, perceptohet si domosdoshm\u00ebrisht peng i pragmatizmit. Takime, premtime, d\u00ebgjesa, fjalime, shp\u00ebrndarje emrash dhe programesh n\u00eb terren, e t\u00eb tjera praktika t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":112764,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-113461","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113461"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":113480,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113461\/revisions\/113480"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}