{"id":113605,"date":"2025-05-10T17:21:11","date_gmt":"2025-05-10T17:21:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=113605"},"modified":"2025-05-10T17:21:11","modified_gmt":"2025-05-10T17:21:11","slug":"administrata-e-trump-po-u-tregon-shqiptareve-rrugen-e-duhur-drejt-rotacionit-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/10\/administrata-e-trump-po-u-tregon-shqiptareve-rrugen-e-duhur-drejt-rotacionit-politik\/","title":{"rendered":"Administrata e Trump po u tregon shqiptar\u00ebve rrug\u00ebn e duhur drejt rotacionit politik!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, debati mbi rotacionin politik n\u00eb Shqip\u00ebri ka marr\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri, nd\u00ebrsa n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes \u00ebsht\u00eb vendosur qasja e administrat\u00ebs Trump ndaj zhvillimeve n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nga Michigan, Valentin Lumaj hedh drit\u00eb mbi mesazhet indirekte q\u00eb, sipas tij, po vijn\u00eb nga SHBA si nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr ndryshim politik, p\u00ebr rikthimin e shpres\u00ebs dhe p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb balancuara mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Amerik\u00ebs. N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtij reflektimi q\u00ebndron ideja se koha p\u00ebr rotacionin ka ardhur dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb radha e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb folur me vot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Administrata Trump po u tregon shqiptar\u00ebve rrug\u00ebn e duhur drejt rotacionit politik dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi d\u00ebnimin politik ndaj Sali Berish\u00ebs. Donald Trump nuk do q\u00eb Edi Rama t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Zgjedhjet e 11 Majit jan\u00eb oferta Amerikane p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokracin\u00eb, sigurin\u00eb, zhvillimin ekonomik, shpres\u00ebn dhe d\u00ebshir\u00ebn shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e mira shqiptaro-merikane\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak muaj mbas fitores s\u00eb bujshme dhe spektatolare t\u00eb konservatorizmit n\u00eb Amerik\u00eb, era Trump-iste e ndryshimit po fryn kudo n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe p\u00ebrtej Oqeanit, n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb Ukrain\u00eb, Lindjen e Mesme, Vatikan, Indi, Pakistan e deri n\u00eb Kin\u00ebn e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Po n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Deklarata e Trump-it fill mbas zgjedhjes President, se Departamenti i Shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, apo deklatata e JD Vance, se pushtetet nuk mbahen duke persekutuar apo burgosur kund\u00ebrshtaret politik\u00eb, ishin k\u00ebto mesazhet e para amerikane p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por Trump vazhdoi indirekt t\u00eb kujdesej p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Mbasi u njoftua n\u00eb detaje p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe lidhjet e tij korruptive me George Soros dhe McGonigal, Trump d\u00ebrgoi k\u00ebshilltarin e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, LaCivita-n p\u00ebr t\u2019u treguar shqiptar\u00ebve se Amerika nuk mb\u00ebshtet diktator\u00eb n\u00eb pushtet. Po ashtu, mesazhet nga Ambasada Amerikane q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos ken\u00eb frik\u00eb, q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb mos e shesin vot\u00ebn, jan\u00eb k\u00ebshilla q\u00eb vijn\u00eb nga shteti m\u00eb demokratik i bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rezonanc\u00eb vjen edhe heqja e mas\u00ebs\u00a0 non-grata p\u00ebr liderin historik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, aktualisht lider i opozit\u00ebs ndaj pushtetit socialist. Ky ishte mesazhi m\u00eb\u00a0 i mir\u00eb p\u00ebr shqitar\u00ebt se Trump po i q\u00ebndron luajal deklarat\u00ebs s\u00eb tij dh\u00ebn\u00eb n\u00eb janar p\u00ebr mosp\u00ebrdorimin e Departamentit t\u00eb Shtetit si arm\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, dhe po i zhb\u00ebn d\u00ebnimet politike t\u00eb Biden.<\/p>\n<p>Lajmin p\u00ebr heqjen e non-grat\u00ebs p\u00ebr Dr. Berish\u00ebn e konfirmoi Departamenti i Shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb reporteri t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, si form\u00eb m\u00eb e \u201cbut\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb njoftuar shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb zgjedhjesh. Nj\u00eb prononcim direkt i k\u00ebtij Departamenti mund t\u00eb transmetohej si nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhje. Ky \u00ebsht\u00eb pra, standarti demokratik i Amerik\u00ebs, q\u00eb jep mesazhe demokratike, pa u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vendeve t\u00eb tjera, n\u00eb kontrast t\u00eb thell\u00eb me koh\u00ebn e \u2018Kimetes\u2019.<\/p>\n<p>Administrata Trump po u tregon shqiptar\u00ebve rrug\u00ebn e duhur drejt rotacionit politik dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi d\u00ebnimin politik ndaj Sali Berish\u00ebs. Donald Trump nuk do q\u00eb Edi Rama t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr pas zgjedhjeve. Zgjedhjet e 11 Majit jan\u00eb oferta Amerikane p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokracin\u00eb, sigurin\u00eb, zhvillimin, shpres\u00ebn dhe d\u00ebshir\u00ebn\u00a0 shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe mardh\u00ebniet e mira Shqiptaro Amerikane.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb kambana amerikane q\u00eb bien p\u00ebr ndryshim politik n\u00eb Shq\u00ebri.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb radha e shqiptar\u00ebve t\u2019i p\u00ebrgjigjen k\u00ebsaj oferte. \u00cbsht\u00eb radha e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb treguar maturi dhe civilitet. Nj\u00eb q\u00ebndrim ndryshe i shqiptar\u00ebve, do t\u00eb ishte nj\u00eb shans i humbur p\u00ebr t\u00eb rikuperuar d\u00ebmin e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Partia Demokratike dhe opozita kan\u00eb dal\u00eb m\u00eb nj\u00eb program t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, mbasi nuk ka \u00e7far\u00eb u raporton shqiptar\u00ebve p\u00ebr 12 vite n\u00eb pushtet, nuk ka as \u00e7far\u00eb t\u2019u ofroj\u00eb atyre. Mbr\u00ebm\u00eb, n\u00eb emisionin Opinion, gazetari e pyeti Ram\u00ebn t\u00eb tregoj\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb, por vet\u00ebm dy objektiva q\u00eb ai u ofron shqiptar\u00ebve, Rama qe p\u00ebrgjigjur se nuk jan\u00eb dy por vet\u00ebm nj\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE n\u00eb 2030. Pra duksh\u00ebm, gjith\u00e7ka Rama ka n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e shqiptar\u00ebve, hapjen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ndershme, pagat, pensionet, luft\u00ebn ndaj korrupsionit etj., ka d\u00ebshtuar, por premton di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e tij, por varet nga vendet individuale an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb Edi Rama t\u2019u jap\u00eb pasaport\u00eb evropiane shqiptar\u00ebve, kur ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb furnizoj\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00eb pasaporta shqiptare. E them k\u00ebt\u00eb mbasi, n\u00eb kulmin e fushat\u00ebs s\u00eb regjistrimit t\u00eb Diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb votuar, Konsullata shqiptare n\u00eb NY, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb 1 Milion shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, kishte vet\u00ebm nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb merrej me dh\u00ebnien e pasaportave. Pra, kaq ka n\u00eb dor\u00eb dhe kaq b\u00ebn Rama, nj\u00eb person konsullor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama ka qen\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe p\u00ebr popullin shqiptar. Ai u ka shkaktuar dhimbje pa fund qindra e mij\u00ebra familjeve shqiptare. Ai e kanabizoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij pa limit n\u00eb pushtet, por, nga ana tjet\u00ebr, imagjinoni sa e sa djem e vajza p\u00ebrdorues t\u00eb drog\u00ebs sot vuajn\u00eb\u00a0 pasojat e p\u00ebrdorimit t\u00eb saj, t\u00eb paaft\u00eb e p\u00ebr veten dhe shoq\u00ebrin\u00eb, sa e sa bij n\u00ebnash nga mbjellja dhe trafiku u drog\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb grupe kriminale dhe jan\u00eb vrar\u00eb mes tyre. \u201cH\u00ebngshin kokat e tyre!\u201d , thoshte kryetari i band\u00ebs, mbasi vet\u00eb i \u00e7oi\u00a0 n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse pjesa tjet\u00ebr e rinis\u00eb, e cila refuzoi trafiqet dhe pun\u00ebn fiktive, mori rrug\u00ebt e bot\u00ebs. Sa n\u00ebna i p\u00ebrcoll\u00ebn me lot f\u00ebmij\u00ebt e tyre, sa bij e bija n\u00ebnash nuk i pan\u00eb prind\u00ebrit e tyre m\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli. Lot dhe vuajtje gjithandej n\u00eb Shqip\u00ebri. Vuajtje edhe p\u00ebr ne shqiptaro-amerikan\u00ebt q\u00eb shikojm\u00eb t\u00eb vuaj\u00eb Shqip\u00ebria jon\u00eb dhe nuk mund t\u2019a ndihmojm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mbushur Shqip\u00ebria me pleq, nd\u00ebrsa edhe ajo rini q\u00eb po rritet d\u00ebshiron t\u00eb ik\u00eb. Mosha mesatare e shqiptar\u00ebve n\u00eb 2011 ishte 35 vje\u00e7, sot \u00ebsht\u00eb mbi 50 vje\u00e7. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb plakje dhe shuarje. Edi Rama u ka shtruar rrug\u00ebn e largimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. Shume kombe jan\u00eb zhdukur, po zhduket edhe kombi shqiptar. Kjo \u00ebsht\u00eb e frikshme. Kjo duhet t\u00eb ndalet, tani!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb duhet q\u00eb ta ndiejn\u00eb er\u00ebn e ndryshimit. Shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb instalimit t\u00eb diktator\u00ebve. Mund t\u00eb votojn\u00eb k\u00ebdo, por jo ata q\u00eb sjellin n\u00eb pushtet diktatorin Rama. Rotacioni politik \u00ebsht\u00eb baza e demokracis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti i shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb k\u00ebtu, le t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Vota nuk \u00ebsht\u00eb tifozll\u00ebk, vota \u00ebsht\u00eb verdikt, n\u00eb vot\u00ebn tuaj varet fati i f\u00ebmij\u00ebve tuaj, varet edhe fati yn\u00eb si emigrant\u00eb, q\u00eb na qan zemra t\u00eb kthehemi n\u00eb atdhe, n\u00eb dor\u00ebn e tyre varet fati i kombit shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, debati mbi rotacionin politik n\u00eb Shqip\u00ebri ka marr\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri, nd\u00ebrsa n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes \u00ebsht\u00eb vendosur qasja e administrat\u00ebs Trump ndaj zhvillimeve n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nga Michigan, Valentin Lumaj hedh drit\u00eb mbi mesazhet indirekte q\u00eb, sipas tij, po vijn\u00eb nga SHBA si nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":113407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-113605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113605"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":113606,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113605\/revisions\/113606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}