{"id":113997,"date":"2025-05-15T08:32:33","date_gmt":"2025-05-15T08:32:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=113997"},"modified":"2025-05-15T08:32:33","modified_gmt":"2025-05-15T08:32:33","slug":"zgjedhje-si-ne-kohe-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/15\/zgjedhje-si-ne-kohe-lufte\/","title":{"rendered":"Zgjedhje si n\u00eb koh\u00eb lufte!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria zhvilloi t\u00eb diel\u00ebn e kaluar zgjedhjet parlamentare t\u00eb radh\u00ebs. Rilindja e Edi Ram\u00ebs u shpall fituese e k\u00ebtyre zgjedhjeve. N\u00eb vitin 2013, kur Rama erdhi n\u00eb pushtet s\u00eb bashku me Ilir Met\u00ebn, Partia Socialiste fitoi vet\u00ebm 65 deputet\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt i takonin LSI-s\u00eb dhe t\u00eb dyja s\u00eb bashku formuan institucionet. N\u00eb vitin 2017, Rilindja e vetme, k\u00ebsaj radhe pa Met\u00ebn, \u201cfitoi\u201d shumic\u00ebn absolute. Madje me nj\u00eb num\u00ebr deputet\u00ebsh t\u00eb madh prej 76. N\u00eb vitin 2021, pas tet\u00eb vitesh n\u00eb pushtet, s\u00ebrishmi \u201cfitoi\u201d 74 deputet\u00eb. Nd\u00ebrsa k\u00ebsaj radhe Rilindja \u201cka fituar\u201d 82 deputet\u00eb. Dhe n\u00ebse shtojm\u00eb dhe tre deputet\u00ebt e Tom\u00eb Doshit, votat e Edi Ram\u00ebs shkojn\u00eb 85, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ligje t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb cil\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u00c7dokush do t\u00eb \u00e7uditej se si nj\u00eb subjekt politik shton numrin e deputet\u00ebve n\u00eb proporcion me koh\u00ebn q\u00eb rri n\u00eb pushtet. A funksionon maksima se \u201cpushteti t\u00eb konsumon\u201d?! N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo. \u201cFitoret\u201d e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim nga rregulli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Rasti i tij duhet hulumtuar si rast specifik, jasht\u00eb \u00e7do rregulli. Edi Rama \u201cfiton\u201d edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk jep asnj\u00eb program. Sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt largohen nga vendi, aq m\u00eb shum\u00eb atij i shtohen votat! Sa m\u00eb shum\u00eb polarizohet pabarazia, aq m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb ka ai n\u00eb parlament. Sa m\u00eb shum\u00eb para pastrohen n\u00eb grata\u00e7ielat e Tiran\u00ebs e t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb rritet elektorati i tij.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrqafohet dhe v\u00ebllaz\u00ebrohet me Serbin\u00eb dhe presidentin e saj, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, aq m\u00eb shum\u00eb \u201cp\u00eblqehet\u201d jo vet\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri e te shqiptar\u00ebt. Sa m\u00eb pak t\u2019u jap\u00eb pensionist\u00ebve, aq m\u00eb shum\u00eb \u201ce votojn\u00eb\u201d ata! Sa m\u00eb shum\u00eb ministra, deputet\u00eb, kryetar\u00eb t\u00eb bashkive t\u00eb Rilindjes t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr korrupsion, aq m\u00eb shum\u00eb vota nga shqiptar\u00ebt dhe madje edhe nga burgjet!<\/p>\n<p>Pse ndodh kjo? Sepse n\u00eb Shqip\u00ebri votohet si n\u00eb luft\u00eb. M\u00eb sakt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri voton mafia e num\u00ebron kryemafia. Tani kan\u00eb gjetur dhe modelin bullgar. I jepet nj\u00eb personi jasht\u00eb qendr\u00ebs n\u00eb flet\u00eb votimi fallco dhe m\u00eb pas personat n\u00eb vij\u00eb nxjerrin te votuesi I radh\u00ebs flet\u00ebn q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga komisioni. Por ka shum\u00eb raste q\u00eb \u201cskllev\u00ebrit\u201d dashurohen me skllavopronarin. Askush, as evropian\u00ebt, as qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e kan\u00eb mendjen te demokracia dhe liria. Madje jan\u00eb vet\u00eb skllev\u00ebrit q\u00eb e duan aq shum\u00eb skllavopronarin e tyre. Rama \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb projekti europian t\u00eb mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm nga lider\u00eb anti-shqiptar\u00eb me Emmanuel Macron n\u00eb krye. Edhe pjes\u00eb e projektit t\u00eb Soros e s\u00ebrishmi t\u00eb Macron p\u00ebr zhb\u00ebrjen e kombit shqiptar! Menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb shefat e shteteve dhe kryeministrat e vendeve t\u00eb Europ\u00ebs. Rama \u00ebsht\u00eb mikprit\u00ebsi i tyre. Ky akt \u00ebsht\u00eb parashikuar me koh\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ky samit t\u00eb certifikoj\u00eb \u201cfitoren\u201d manipuluesit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb njohur, Edi Ram\u00ebs. Sepse ky Edi Rama u duhet atyre e sidomos presidentit francez, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb fund politik\u00ebn e shpopullimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, shoq\u00ebruar me politik\u00ebn e kolonizimit me aziatik\u00eb dhe afrikan\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk lejohet t\u00eb zhvillohet \u201cpatriotizmi\u201d! Vet\u00ebm simbolika e patriotizmit lejohet dhe k\u00ebt\u00eb simbolik\u00eb e luan me mjeshtri Edi Rama. Fjalimet e tij, p\u00ebrdorimi i simboleve komb\u00ebtare, gjith\u00e7ka q\u00eb trullos njer\u00ebzit, b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb manualin e retorik\u00ebs \u201cpatriotike\u201d t\u00eb Ram\u00ebs. N\u00eb fakt q\u00ebndrimet e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shpopullimi e kolonizimi me t\u00eb huaj i Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb prova e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ai b\u00ebn n\u00eb interes t\u00eb armiqve t\u00eb kombit shqiptar. Shqip\u00ebria shpopullohet, sht\u00ebpia boshatiset, e \u201ct\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d i shtohen votat! Paradoks q\u00eb ndodh vet\u00ebm n\u00eb vendin tone t\u00eb \u00e7udirave!<\/p>\n<p>Por Edi Rama nuk ka asnj\u00eb interes dhe as shqet\u00ebsim p\u00ebr \u201can\u00ebtar\u00ebt e familjes\u201d shtet\u00ebrore. Sepse ka qen\u00eb gjithmon\u00eb indiferent edhe ndaj familjes s\u00eb vet t\u00eb ngusht\u00eb. Interesi i vet\u00ebm i tij \u00ebsht\u00eb fama, prestigji dhe lavdia personale, e shprehur kjo me fushat\u00ebn e tij \u201cp\u00ebr t\u2019u takuar me historin\u00eb\u201d! Esht\u00eb pra pushteti e paraja! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i mjafton fasada, mashtrimi dhe demagogjia. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varfrit n\u00eb Evrop\u00eb. As ajo se ekonomin\u00eb e financat i ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e mafies dhe t\u00eb bandave kriminale. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb emri ka shteti, nj\u00eb narko-shtet apo ajo \u00ebsht\u00eb demokraci! R\u00ebnd\u00ebsi dhe vler\u00eb ka, n\u00ebse respektohet Padishahu nga evropian\u00ebt! Dhe n\u00eb fakt respektohet. K\u00ebshtu shqiptar\u00ebt ushqehen me respektin ndaj liderit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb pagat dhe pensionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb votuan shqiptar\u00ebt, sigurisht n\u00ebn presionin e bandave kriminale, t\u00eb patronazhist\u00ebve, t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore dhe t\u00eb minibandave t\u00eb pushtetit si p.sh Bela-banda, Balla-banda, Klosi-banda, banda e mamic\u00ebs, dhe e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto zgjedhje, s\u00eb paku mos besoni m\u00eb te retorika dhe shpresat p\u00ebr demokraci, liri e barazi! Mos u b\u00ebni hipokrit\u00eb, as iluzionist\u00eb! Nuk ka m\u00eb as demokraci, as liri, as barazi! P\u00ebrgatituni p\u00ebr t\u00eb rrit numrin e skllev\u00ebrve dhe t\u00eb t\u00eb rob\u00ebruarve! Liria dhe demokracia si nocione kan\u00eb qen\u00eb thuajse t\u00eb huaja p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Pas shembjes s\u00eb regjimit komunist u duk se do t\u00eb ringjalleshin. Por quajeni se keni par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb bukur, e cila nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me realitetin shqiptar! Stabilokraci do t\u00eb ket\u00eb, sa koh\u00eb q\u00eb skllev\u00ebrit do t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebrpara skllavopronarit! K\u00ebshtu ka ndodhur edhe n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Shqip\u00ebria zhvilloi t\u00eb diel\u00ebn e kaluar zgjedhjet parlamentare t\u00eb radh\u00ebs. Rilindja e Edi Ram\u00ebs u shpall fituese e k\u00ebtyre zgjedhjeve. N\u00eb vitin 2013, kur Rama erdhi n\u00eb pushtet s\u00eb bashku me Ilir Met\u00ebn, Partia Socialiste fitoi vet\u00ebm 65 deputet\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt i takonin LSI-s\u00eb dhe t\u00eb dyja s\u00eb bashku formuan institucionet. N\u00eb vitin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99314,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-113997","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113997"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113997\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":113998,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113997\/revisions\/113998"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}