{"id":114043,"date":"2025-05-15T16:52:28","date_gmt":"2025-05-15T16:52:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114043"},"modified":"2025-05-15T16:53:08","modified_gmt":"2025-05-15T16:53:08","slug":"gazetrja-leter-melonit-vellau-juaj-edi-i-vuri-zjarrin-shqiperise-mafia-dhe-heshtja-vret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/15\/gazetrja-leter-melonit-vellau-juaj-edi-i-vuri-zjarrin-shqiperise-mafia-dhe-heshtja-vret\/","title":{"rendered":"Gazetarja let\u00ebr Melonit: V\u00ebllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqip\u00ebris\u00eb! Mafia e heshtja vret"},"content":{"rendered":"<p><strong>Alba KEPI<\/strong><br \/>\n<em><strong>Gazetare, Rom\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u201cEkzistojn\u00eb dy forma t\u00eb omert\u00e0, e atij q\u00eb di e nuk flet, dhe e atij q\u00eb nuk do t\u00eb dij\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E kjo d\u00ebshira p\u00ebr padije \u00ebsht\u00eb fatale p\u00ebr atdheun tim.<\/p>\n<p>Pasaporta europiane q\u00eb v\u00ebllai juaj Rama tund sot n\u00eb duar si premtimin e \u201cfitores\u201d s\u00eb tij, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm kopertina e k\u00ebsaj padije me flet\u00ebt brenda saj q\u00eb nuk doni t\u2019i lexoni.<\/p>\n<p>Ju shkruaj Ju Kryeministre e Italis\u00eb e jam nj\u00eb prej gjys\u00ebm milioni shqiptar\u00ebsh q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Itali, punojn\u00eb e kontribuojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, ekonomin\u00eb e zhvillimin e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Ju shkruaj si italo-shqiptare e nj\u00eb prej rreth 200 mij\u00eb shqiptar\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb dyshtet\u00ebsin\u00eb e Ju jeni kryeministrja e jon\u00eb e Italia \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb te par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e parlamentarizmit shqiptar, ne shqiptar\u00eb t\u00eb Italis\u00eb e italo-shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb praktikuam vot\u00ebn p\u00ebrmes sh\u00ebrbimin postal prej vendeve ku jetojm\u00eb e punojm\u00eb me shpres\u00ebn se do sillnim nj\u00eb ndryshim pozitiv p\u00ebr vendin ton\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas 3 mandatesh t\u00eb sh\u00ebnuara nga skandale politike, pabarazi sociale, afera korruptive e limitime t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e t\u00eb drejtave civile, ne shpresuam n\u00eb nj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Besuam shum\u00eb.<\/p>\n<p>Duke jetuar e punuar n\u00eb Itali jemi formuar e vler\u00ebsojm\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb mungon n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Besuam por nuk ia dol\u00ebm se mungoi liria n\u00eb kuptimin universal t\u00eb saj, liria p\u00ebr t\u00eb zgjedhur lirin\u00eb.<\/p>\n<p>U larguam e shum\u00eb prej nesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhjet\u00ebvjecar\u00eb, pasi ky privim lirie hoqi garancin\u00eb e jet\u00ebs, mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, censuroi lirin\u00eb n\u00eb shprehje, n\u00eb profesion, n\u00eb pun\u00ebsim, n\u00eb pron\u00ebn private, reduktoi lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb mendim ndryshe nga ai i qeveris\u00eb dhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informacionit e komunikimit transparent publik mbi vendimet, aktet, politikat, diplomacin\u00eb, fondet pulbike, drejt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pra pilastrat thelb\u00ebsore mbi t\u00eb cilat nj\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb demokratik.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb sublime lirie aq sa atdheu.<\/p>\n<p>Provuam q\u00eb m\u00eb 11 maj, k\u00ebto fjal\u00eb t\u2019i bashkonim n\u00eb rrjedh\u00ebn origjinale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb krijuar e nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve ju ishit liderja e par\u00eb europiane q\u00eb uruat Kryeministrin shqiptar Edi Rama p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt me nj\u00eb hart\u00eb gjeografike politike q\u00eb do e kishte zili cdo diktator.<\/p>\n<p>Nuk di sa preokupuese o dakort\u00ebsuese do ishte p\u00ebr ju e ides\u00eb tuaj mbi demokracin\u00eb n\u00ebse vota e italian\u00ebve do t\u00eb ishte kaq nj\u00ebngjyr\u00ebshe?<\/p>\n<p>U m\u00ebsuam mbi 1 vit e gjysm\u00eb me k\u00ebt\u00eb raport kaq miq\u00ebsor mes jush e KM shqiptar Edi Rama, dhe pse v\u00ebshtir\u00eb ta kuptojm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;ju lidh ju lider i Partive Konservatore Europiane me liderin e nj\u00eb partie pjes\u00eb e familjes socialiste europiane.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;ju bashkon ideologjikisht ju lidere e nj\u00eb qeverie e partie t\u00eb djatht\u00eb e nj\u00eb vendi europian me nj\u00eb lider qeverie e t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb majt\u00eb, dikur ish partia komuniste e nj\u00eb sistemi nga m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb komunizmit eurolindore?<\/p>\n<p>Me shum\u00eb heshtje e kemi pranuar se interes reciprok i ekzekutivit tuaj p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje tem\u00ebs m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb s\u00eb ardhmes n\u00eb Europ\u00eb, emigracionit ilegal e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb Europ\u00eb nj\u00eb sup t\u00eb ngroht\u00eb, ju ka forcuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi jo t\u00eb zakont\u00eb n\u00eb ideoligjit\u00eb q\u00eb predikoni.<\/p>\n<p>E kemi pranuar n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo sepse fratello Rama ju quan sorrella por sepse p\u00ebr ne Italia \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia ku jetojm\u00eb e punojm\u00eb e Shqip\u00ebria vendlindja jon\u00eb e sic thot\u00eb nj\u00eb proverb shqiptar \u201cnj\u00ebra dor\u00eb lan tjetr\u00ebn e t\u00eb dyja lajn\u00eb fytyr\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji politike shp\u00ebrthyer n\u00eb raportin v\u00eblla-mot\u00ebr nuk mund t\u00eb kuptojm\u00eb se si kur v\u00ebllai i v\u00eb zjarrin sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, motra qoft\u00eb e madhe o e vog\u00ebl i b\u00ebn komplimente.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb heshtjen tuaj kur historia e k\u00ebsaj dekade t\u00eb fundit dokumentoi skandalet e aferat m\u00eb korruptive pik\u00ebrisht mes Italis\u00eb, vendin ton\u00eb e tuajit e Shqip\u00ebris\u00eb vendin ton\u00eb e vendit t\u00eb v\u00ebllait tuaj.<\/p>\n<p>Ish ministri i brendsh\u00ebm i v\u00ebllait tuaj Rama u kap nga antimafia italiane nd\u00ebrsa automjetin e tij e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb mafias siciliane p\u00ebr nj\u00eb megatrafik droge me vler\u00eb mbi 20 milion\u00eb euro. Quhet Sajmir Tahiri do ta keni n\u00eb dokumentacionin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i po nj\u00eb ish ministri t\u00eb brendsh\u00ebm i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge n\u00eb Itali kishte ndryshuar identitet n\u00eb Shqip\u00ebri e punonte n\u00eb funksion t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ish ministri i brendsh\u00ebm i qeveris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait tuaj quhet Fatmir Xhafa.<\/p>\n<p>Nj\u00eb operacion i antimafias italiane i koduar &#8220;Basso Profilo&#8221;, zbardhi princin e Ndranghetas (Antonio Gallo) e pastronte parat\u00eb e ndrineve e b\u00ebnte biznes n\u00eb Shqi\u00ebpri p\u00ebrmes lidhjeve me kryetar bashkie, ministra, drejtor\u00eb policie t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait tuaj socialist Rama.<\/p>\n<p>Po n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr operacion t\u00eb Antiamfia italiane &#8220;Isola Scaligera&#8221; u zbardh se mafia kalabreze n\u00eb Verona kishte shtrir\u00eb konttrollin n\u00eb kompanit\u00ebt e menaxhimit t\u00eb mbetjeve urbane me t\u00eb cilat Bashkia e Tiran\u00ebs kishte nisur nj\u00eb bashk\u00ebpunim Partneritet Publik Privat. Mbetjet urbane qe do t\u00eb ricikloheshin sot jan\u00eb nj\u00eb mal vdekjeprur\u00ebs n\u00eb natyr\u00ebn e Tiran\u00ebs e bilanci financar i kompanive PPP mes Veron\u00ebs e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb negativ e d\u00ebmi mes Tiran\u00ebs e Tiran\u00ebs dramatik.<\/p>\n<p>Ish kryetar Bashkie t\u00eb pushtetit socialist jan\u00eb arrestuar n\u00eb Itali si trafikant droge e jo rast\u00ebsisht kjo bashki n\u00eb rrethinat e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb alarmueset p\u00ebr riskun e infiltrimit kriminal.<\/p>\n<p>Antimafia italiane n\u00eb raportet semetrale sinjalizon gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade t\u00eb fundit shnd\u00ebrrimin e krimit t\u00eb organizuar shqiptar n\u00eb nj\u00eb nga mafiat m\u00eb t\u00eb rreikshme t\u00eb Europ\u00ebs, me riciklime e autoriciklmie kapitalesh t\u00eb pista n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e v\u00ebllait Rama e n\u00eb investime n\u00eb Europ\u00eb e bot\u00eb.<\/p>\n<p>Mafia shqiptare kontrollon sot restoranet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb zonat turistike n\u00eb qytete si Firenze, Venezia, Roma e k\u00ebt\u00eb fakt e n\u00ebnshkruajn\u00eb operacione t\u00eb Antimafias italiane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga flamujt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb betej\u00ebs tuaj elektorale ishte lufta kund\u00ebr organizat\u00ebs Soros.<\/p>\n<p>A mos \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe ai v\u00ebllai juaj sepse p\u00ebr kryeministri shqiptar Aleks Soros \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>Mjaft t\u00eb dokumentosh udh\u00ebtime, fotografi e postime q\u00eb t\u00eb dy t\u00eb p\u00ebrqafuar b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky v\u00eblla Soros q\u00eb punoi p\u00ebr t\u00eb zhdukur opozitarizmin n\u00eb Shqip\u00ebri e \u00ebsht\u00eb ky v\u00ebllai Rama n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb FBI i listuar si person q\u00eb ka punuar p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar opozitarizmin shqiptar.<\/p>\n<p>E p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti e aktualiteti krorruptiv e kriminal shqiptar, q\u00eb ka lul\u00ebzuar e p\u00ebrfshir\u00eb dhe ministra e funksionar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait Rama, t\u00eb hesht\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest q\u00eb nuk mund ta pranojm\u00eb n\u00eb heshtje?<\/p>\n<p>E si mund t\u00eb pranojm\u00eb heshtjen tuaj ndaj k\u00ebtij &#8220;v\u00ebllai&#8221;, q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb zjarrin sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb e quaj vendi im. Italia m\u00ebsova diferenc\u00ebn mes silenzio e omert\u00e0.<\/p>\n<p>E si\u00e7 thoshte nj\u00eb nga viktimat e mafias Peppino Imapstato \u201cMAFIA VRET E HESHTJA PO ASHTU\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shkrimtar i gazetar i njohur italian q\u00eb jeton n\u00ebn mbrojtje nga shteti p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve nga mafia, Roberto Saviano shkruan; \u201cEkzistojn\u00eb dy forma t\u00eb omert\u00e0, e atij q\u00eb di e nuk flet, dhe e atij q\u00eb nuk do t\u00eb dij\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E kjo d\u00ebshira p\u00ebr padije \u00ebsht\u00eb fatale p\u00ebr atdheun tim.<\/p>\n<p>Pasaporta europiane q\u00eb v\u00ebllai juaj Rama tund sot n\u00eb duar si premtimin e \u201cfitores\u201d s\u00eb tij, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm kopertina e k\u00ebsaj padije me flet\u00ebt brenda saj q\u00eb nuk doni t\u2019i lexoni e ku shkruhet; mafia, kokaina, korrupsioni, krimi, padrejt\u00ebsia e shpopullimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alba KEPI Gazetare, Rom\u00eb \u201cEkzistojn\u00eb dy forma t\u00eb omert\u00e0, e atij q\u00eb di e nuk flet, dhe e atij q\u00eb nuk do t\u00eb dij\u00eb\u201d. E kjo d\u00ebshira p\u00ebr padije \u00ebsht\u00eb fatale p\u00ebr atdheun tim. Pasaporta europiane q\u00eb v\u00ebllai juaj Rama tund sot n\u00eb duar si premtimin e \u201cfitores\u201d s\u00eb tij, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":15364,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-114043","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114043"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114043\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114045,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114043\/revisions\/114045"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}