{"id":114046,"date":"2025-05-15T16:57:53","date_gmt":"2025-05-15T16:57:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114046"},"modified":"2025-05-15T21:54:10","modified_gmt":"2025-05-15T21:54:10","slug":"farsa-elektorale-berisha-nga-brukseli-partite-e-idu-mbeshtesin-100-perpjekjet-e-pd-dhe-opozites-per-rikthimin-e-votes-se-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/15\/farsa-elektorale-berisha-nga-brukseli-partite-e-idu-mbeshtesin-100-perpjekjet-e-pd-dhe-opozites-per-rikthimin-e-votes-se-lire\/","title":{"rendered":"Farsa elektorale\/ Berisha nga Brukseli: Partit\u00eb e IDU mb\u00ebshtesin 100% p\u00ebrpjekjet e PD dhe opozit\u00ebs p\u00ebr rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ndodhet n\u00eb Bruksel ku po merr pjes\u00eb n\u00eb forumin e IDU-s\u00eb (Aleanca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb). Gjat\u00eb k\u00ebtij forumi, Berisha ka zhvilluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr SYRI TV, kreu i PD, Sali Berisha shprehet se, denoncimet e Partis\u00eb Demokratike dhe opozit\u00ebs shqiptare kan\u00eb gjetur vend.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se, t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e IDU-s\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur 100 p\u00ebrqind p\u00ebrpjekjet e PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs p\u00ebr rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>INTERVISTA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb FORUMIN BOT\u00cbROR T\u00cb IDU-s\u00eb N\u00cb BRUKSEL<\/p>\n<p><strong>Syri Tv: Zoti Berisha, IDU m\u00eb her\u00ebt ka miratuar nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb propozuar nga PD, sot ju jeni pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit. Si kan\u00eb qen\u00eb takimet dhe ku e keni fokusuar ju bised\u00ebn me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e IDU?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Sot \u00ebsht\u00eb forumi bot\u00ebror i IDU-s\u00eb q\u00eb mbahet n\u00eb Bruksel. Nj\u00ebher\u00eb mbahet n\u00eb Uashington, her\u00ebn tjet\u00ebr mbahet n\u00eb Bruksel. Un\u00eb erdha k\u00ebtu me urgjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb mgrojtur vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb paraqitur para audienc\u00ebs dhe personaliteteve t\u00eb pranishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum, fars\u00ebn e turpshme zgjedhore t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Dhe, k\u00ebtu ka nj\u00eb terren jasht\u00ebzakonisht t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, pasi q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb 11 maj jan\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb rezolut\u00ebn e dhjetorit t\u00eb forumit t\u00eb Uashingtonit t\u00eb IDU-s\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto or\u00eb qendrimi pata rastin ta takoj dhe ta informoj p\u00ebr zhvillimet e fundit, presidentin e IDU-s\u00eb, z.Stefan Harper dhe shum\u00eb personalitete t\u00eb tjera nga Europa, por edhe nga vende tjera nga mbar\u00eb bota.<br \/>\nPra, q\u00ebllimi kryesor \u00ebsht\u00eb denoncimi online, flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb si t\u00eb thuash, i fars\u00ebs elektorale, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs e kam denoncuar, dhe e kan\u00eb denocuar me profesionaliz\u00ebm t\u00eb madh, edhe v\u00ebzhguesit e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p><strong>Syri Tv: Me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit, drejtuesit e partive politike mor\u00ebt nj\u00eb lloj garancie, \u00e7far\u00eb garancie i dhan\u00eb ata Sali Berish\u00ebs sa i takon k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Ata mb\u00ebshtesin plot\u00ebsisht 100% p\u00ebrpjekjet q\u00eb po b\u00ebn PD dhe opozita shqiptare p\u00ebr rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, dhe d\u00ebnojn\u00eb fars\u00ebn elektorale t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ne u jemi pafund\u00ebsit mir\u00ebnjoh\u00ebs IDU-s\u00eb, PPE-s\u00eb dhe CDI-s\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb folur n\u00eb rezoluta t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb gjuh t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ndaj narkoshtetit shqiptar dhe shnd\u00ebrrimit t\u00eb procesit zgjedhor n\u00eb nj\u00eb fars\u00eb elektorale nga Edi Rama, narkodiktatori q\u00eb ka p\u00ebrqendruar n\u00eb duart e tij t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>\n<p><strong>Syri Tv: Ekipit t\u00eb PD, edhe sa koh\u00eb i duhen p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar k\u00ebto prova tek p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e PPE-s\u00eb, PE, KE, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e IDU-s\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar provat e fars\u00ebs elektorale, si\u00e7 e quani ju, dhe atyre q\u00eb ju keni denoncuar nga selia blu gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, pas 11 majit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Ne, \u00e7do gj\u00eb e kemi gati n\u00eb koh\u00eb reale, e kemi t\u00eb pregatitur, por natyrisht, finalizohet me finalizimin e procesit zgjedhor dhe shqyrtimit t\u00eb ankesave. Pas k\u00ebsaj, ne raportin e kemi gati. Ne kemi punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb serioze. Ne kemi parashikuar \u00ebto zhvillime. Dhe pik\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb trend, ne kemi dokumentuar shum\u00ebsin\u00eb e pafundme t\u00eb parregullsive, t\u00eb dhunimeve, t\u00eb manipulimeve, t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, fundi i procesit ka pothuaj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrfundimi i raportit t\u00eb cilin ne do ta paraqesim n\u00eb t\u00eb gjitha organizatat e m\u00ebdha, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjitha kancelarit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs, n\u00eb Uashington, n\u00eb kancelarin\u00eb gjermane, britanike, n\u00eb Franc\u00eb. Kudo, do paraqesim dokumentacionin e fars\u00ebs elektorale t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Syri Tv: Zoti Berisha, jeni pyetur edhe m\u00eb her\u00ebt, ku \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis 2001 dhe 2025, dhe k\u00ebto prova, duke par\u00eb edhe zhvillimin e teknologjis\u00eb tashm\u00eb, ju keni m\u00eb shum\u00eb besim tek provat q\u00eb keni mbledhur tani, apo tek ato duke b\u00ebr\u00eb krahasimin me 2001?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00eb karakteri t\u00eb ndrysh\u00ebm. Pse kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00eb karakteri t\u00eb ndrysh\u00ebm?<br \/>\nN\u00eb 2001, qeveria angazhoi kryesisht policin\u00eb. Kurse, k\u00ebsaj here, angazhimi ishte shteti i t\u00ebr\u00eb. K\u00ebsaj here, Edi Rama publikisht bleu vota, shp\u00ebrndau 70 milion\u00eb euro n\u00eb fushat\u00eb elektorale p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota, duke i dh\u00ebn\u00eb 100 euro 48% t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb pensionist\u00ebt sot. Bleu vota duke fal 200 milion\u00eb euro kamata dh gjoba t\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arit. Bleu euro duke autorizuar mbjelljen e miliona-miliona rr\u00ebnjve kanabis, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb kanabis sjell t\u00eb ardhura 1000 euro.<\/p>\n<p>Bleu vota, duke pun\u00ebsuar me dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb. Po k\u00ebto ishin publike. Bota e krimit, si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, u angazhua me t\u00eb gjitha qindra, miliona mos miliarda euro n\u00eb blerje votash n\u00eb urdhra dhe sjell n\u00eb parlament rreth 28 kandidat\u00eb t\u00eb financuar, t\u00eb mb\u00ebshtetur, t\u00eb garantuar prej organizatave kriminale.<\/p>\n<p><strong>Syri Tv: Ju keni mbajtur dy d\u00ebgjesa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, dy d\u00ebgjesa i keni mbajtur m\u00eb her\u00ebt. Mendoni se nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb n\u00eb Kongresin Amerikan ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, duke par\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb? \u00c7far\u00eb po b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nga ana e PD, por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj, po edhe nga vet ju, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb zhvillim n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr sa i takon \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zgjedhjeve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Ne vijm\u00eb p\u00ebr t\u2019ja paraqitur gjith\u00e7ka ligjv\u00ebn\u00ebsve, administrtat\u00ebs s\u00eb SHBA-ve t\u00eb gjitha faktet flagrante q\u00eb kemi, t\u00eb cilat rr\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fars\u00eb elektorale dhe d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i instaluar narkoshteti.<\/p>\n<p>Ne, po p\u00ebrpiqemi dhe jam optimist. Natyrisht, agjenda e Kongresit Amerikan dhe e senateve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agjend\u00eb shum\u00eb e ngjeshur. Por, un\u00eb kam shum\u00eb besim q\u00eb do arrijm\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb paraqesim kauz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Syri Tv: Z.Berisha, parlamenti i vjet\u00ebr, po e quaj k\u00ebshtu, pasi parlamenti i ri ka dal\u00eb nga zgjedhjet e 11 majit, do t\u00eb rikthehet s\u00ebrish n\u00eb seanc\u00eb plenare. Si do t\u00eb shkoj\u00eb opozita tashm\u00eb n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb? do t\u00eb vijoj\u00eb edhe betej\u00ebn e saj p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb, si\u00e7 e keni quajtur ju n\u00eb parlament? Ka nj\u00eb agjend\u00eb p\u00ebr sa i takon k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Opozita do t\u00eb hartoj\u00eb agjend\u00ebn e saj, por Opozita do t\u00eb vazhdoj\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha format.<\/p>\n<p><strong>Syri Tv: Ka nj\u00eb vendim nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb mos t\u00eb lejohet protesta e njoftuar nga ana e Opozit\u00ebs dit\u00ebn e nes\u00ebrme n\u00eb ora 17:00, keni nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit dhe keni nj\u00eb skenar t\u00eb dyt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Opozita nuk njeh asnj\u00eb vendim antikushtetues. Gjykata Kushtetuese e republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tubimeve. Po, ne e deklarojm\u00eb publikisht se tubimi i opozit\u00ebs nuk k\u00ebrc\u00ebnon dhe nuk do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb sigurin\u00eb e mysafir\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ndodhet n\u00eb Bruksel ku po merr pjes\u00eb n\u00eb forumin e IDU-s\u00eb (Aleanca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb). Gjat\u00eb k\u00ebtij forumi, Berisha ka zhvilluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr SYRI TV, kreu i PD, Sali Berisha shprehet se, denoncimet e Partis\u00eb Demokratike dhe opozit\u00ebs shqiptare kan\u00eb gjetur vend. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":114047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-114046","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114046"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114046\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114051,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114046\/revisions\/114051"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}