{"id":114071,"date":"2025-05-15T22:11:34","date_gmt":"2025-05-15T22:11:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114071"},"modified":"2025-05-15T22:11:34","modified_gmt":"2025-05-15T22:11:34","slug":"a-eshte-vene-ne-pikepyetje-projekti-i-kushner-ne-beograd-pas-arrestimeve-per-falsifikim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/15\/a-eshte-vene-ne-pikepyetje-projekti-i-kushner-ne-beograd-pas-arrestimeve-per-falsifikim\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje projekti i Kushner n\u00eb Beograd pas arrestimeve p\u00ebr falsifikim?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;REL&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Dy dit\u00eb pas arrestimit t\u00eb kreut t\u00eb Institutit Republikan p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve n\u00eb Serbi, publiku u informua p\u00ebr nj\u00eb pranim faj\u00ebsie q\u00eb po nd\u00ebrlikon planet e dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr investime n\u00eb kryeqytetin serb.<\/p>\n<p>Goran Vasiq, ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb institucionit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, ka pranuar se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024 ka falsifikuar nj\u00eb n\u00ebnshkrim n\u00eb dokumentacionin me t\u00eb cilin Qeveria e Serbis\u00eb hoqi statusin e mbrojtjes kulturore nga nd\u00ebrtesa e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb si p\u00ebr rr\u00ebnojat e godin\u00ebs q\u00eb u bombardua dy her\u00eb nga Organizata e Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO) n\u00eb vitin 1999, ashtu edhe p\u00ebr pjes\u00ebt e pad\u00ebmtuara t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb falsifikuar, u krijua baza ligjore p\u00ebr t&#8217;ia shitur objektin kompanis\u00eb s\u00eb Jared Kushnerit.<\/p>\n<p>Si drejtues i kompanis\u00eb private amerikane Affinity Global Development, Kushner njoftoi, pas blerjes, planet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli luksoz dhe t\u00eb nj\u00eb kompleksi banesor afarist n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Kompania ka plane t\u00eb ngjashme edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu Ballkanin ky\u00e7 n\u00eb strategjin\u00eb e saj t\u00eb investimeve.s\u00eb presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq para 13 vjet\u00ebsh, pamja e Beogradit, sidomos n\u00eb qend\u00ebr, ka ndryshuar ndjesh\u00ebm. Rrokaqiejt e shumt\u00eb, kryesisht nga kompani t\u00eb huaja, kan\u00eb ngushtuar infrastruktur\u00ebn rrugore, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm qarkullimin urban dhe jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Si\u00e7 pritej, aktivist\u00ebt dhe nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit profesional reaguan kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi ish-nd\u00ebrtes\u00ebn e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb festuar\u201d, tha arkitekti Milan Salata, an\u00ebtar i grupit t\u00eb ekspert\u00ebve p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb presioni t\u00eb madh publik \u2013 nga ekspert\u00ebt, institucionet q\u00eb refuzuan t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb, deri te student\u00ebt q\u00eb nis\u00ebn protesta dhe tribuna publike\u201d, tha Salata p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Kompania e Kushnerit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it n\u00ebse arrestimi i Vasiqit ndikon n\u00eb projektin e tyre, ndon\u00ebse ideja p\u00ebr kompleksin \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare.<\/p>\n<p>Kompania i tha gazet\u00ebs amerikane The New York Times se ishte njoftuar p\u00ebr arrestimin p\u00ebrmes mediave, dhe se fati i projektit \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb i pasigurt.<\/p>\n<p>Nga kompania than\u00eb se do ta analizojn\u00eb situat\u00ebn dhe do t\u00eb marrin vendime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>As Qeveria e Serbis\u00eb nuk ka reaguar, sikurse as presidenti Vu\u00e7iq, i cili n\u00eb dy muajt e fundit ka pritur n\u00eb Beograd djalin e Donald Trumpit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pse u arrestua Goran Vasiq?<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria p\u00ebr Krimin e Organizuar e Serbis\u00eb njoftoi m\u00eb 14 maj se e ka marr\u00eb n\u00eb pyetje t\u00eb dyshuarin Goran Vasiq, i cili e ka pranuar faj\u00ebsin\u00eb. Sipas prokuroris\u00eb, Vasiq kishte hartuar nj\u00eb propozim t\u00eb falsifikuar, pa p\u00ebrfshirjen e ekspert\u00ebve t\u00eb konservimit, dhe ia kishte p\u00ebrcjell\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebrmes Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 n\u00ebntor 2024, Qeveria serbe vendosi t\u00eb heq\u00eb statusin e mbrojtjes kulturore p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave dhe at\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, duke i fshir\u00eb nga regjistri i monumenteve. Sipas prokuroris\u00eb, kjo solli d\u00ebm p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb Vasiq ishte i obliguar ta mbronte.<\/p>\n<p>Ai u em\u00ebrua drejtor n\u00eb fund t\u00eb qershorit 2024, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Dubravka Gjukanoviqit, e cila kishte refuzuar t&#8217;ia hiqte mbrojtjen kompleksit. Edhe drejtoresha e Institutit p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve t\u00eb Beogradit, Ollivera Vu\u00e7koviq, b\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Qeveria hoqi nd\u00ebrtesat nga regjistri. Punonj\u00ebsit e Institutit d\u00ebrguan nj\u00eb let\u00ebr proteste, duke theksuar se vendimi ishte marr\u00eb jasht\u00eb \u00e7do procedure ligjore. Arkitekti Salata shpjegon se objekti \u00ebsht\u00eb vepra e vetme n\u00eb Serbi e arkitektit modernist, Nikola Dobroviq, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb kujtim i bombardimeve t\u00eb vitit 1999 \u2013 prandaj vendimi p\u00ebr fshirjen e mbrojtjes \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hapja e procedurave dhe nd\u00ebrlikimi me projektin e Kushnerit<\/strong><\/p>\n<p>Organizata Evropa Nostra Serbia k\u00ebrkoi nga Qeveria ta anuloj\u00eb vendimin p\u00ebr heqjen e statusit t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pas zhvillimeve t\u00eb fundit dhe dyshimeve p\u00ebr falsifikim.<\/p>\n<p>Instituti RERI (Instituti Rregullator p\u00ebr Energji t\u00eb Q\u00ebndrueshme dhe Mjedis) e ka \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ndaras nga procesi penal kund\u00ebr Vasiqit.<\/p>\n<p>Avokati Jovan Rajiq deklaroi p\u00ebr REL-in se kan\u00eb marr\u00eb konfirmim nga vet\u00eb institucioni q\u00eb nuk e kan\u00eb hartuar dokumentin mbi t\u00eb cilin bazohej vendimi i Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb ndalen negociatat me investitorin dhe t\u00eb pritet vendimi p\u00ebrfundimtar nga autoritetet kompetente\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm nd\u00ebr shtat\u00eb monumentet m\u00eb t\u00eb rrezikuara n\u00eb Evrop\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2025, organizata Evropa Nostra e p\u00ebrfshiu kompleksin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave n\u00eb list\u00ebn e shtat\u00eb monumenteve m\u00eb t\u00eb rrezikuara n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Vizita e par\u00eb zyrtare e nj\u00eb misioni ekspert\u00ebsh pritet n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb qershorit, ku do t\u00eb zhvillohen takime me institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr fatin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese, tha Vesna Marjanoviq nga dega serbe e organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjithashtu: Manastiri Arakelots n\u00eb Armeni, Kalaja e Niborgut n\u00eb Danimark\u00eb, Kalaja Monemvazia n\u00eb Greqi, Sinagoga e Madhe n\u00eb Orla (Poloni), pishina Valhala n\u00eb G\u00ebteborg (Suedi) dhe Victoria Tower Garden n\u00eb Lond\u00ebr (Britani).<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kush e n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen?<\/strong><\/p>\n<p>Arkitekti Milan Salata vler\u00ebson se n\u00eb procesin q\u00eb po zhvillohet kund\u00ebr drejtorit t\u00eb Institutit Republikan p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve n\u00eb Serbi, duhet t\u00eb hetohen edhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u2013 para s\u00eb gjithash nga pushteti ekzekutiv. Megjithat\u00eb, ai shton se gjith\u00e7ka po duket sikur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me nj\u00eb \u201ckurban\u201d nga vet\u00eb fusha profesionale.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt persona q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata me investitorin amerikan \u2013 para s\u00eb gjithash kam parasysh ish-ministrin e Nd\u00ebrtimtaris\u00eb, Transportit dhe Infrastruktur\u00ebs, Goran Vesiq. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb edhe ish-ministri i Kultur\u00ebs, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb jet\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00ebse v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia dhe anulohet vendimi p\u00ebr heqjen e mbrojtjes ndaj nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: kush brenda Qeveris\u00eb kishte kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb ligjor\u201d, shprehet Salata.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr revitalizimin e kompleksit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm u n\u00ebnshkrua n\u00eb mes t\u00eb majit 2024 nga at\u00ebher\u00eb ministri i Nd\u00ebrtimtaris\u00eb, Transportit dhe Infrastruktur\u00ebs n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Goran Vesiq, me kompanin\u00eb e Kushnerit, Affinity Global Development.<\/p>\n<p>Sipas asaj kontrate, e cila ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, Serbia ia jep me qira p\u00ebr 99 vjet truallin e kompleksit. M\u00eb 18 mars, The New York Times raportoi se vlera e investimit \u00ebsht\u00eb 500 milion\u00eb dollar\u00eb dhe se, sipas propozimit t\u00eb kontrat\u00ebs, shteti serb do t\u00eb p\u00ebrfitonte 22 p\u00ebr qind t\u00eb fitimit.<\/p>\n<p>Vesiq, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se investitori, sipas marr\u00ebveshjes, ka detyrimin t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb edhe nj\u00eb kompleks memorial n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn parcel\u00eb, kushtuar t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Goran Vesiq nuk iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga skena publike pas n\u00ebntorit t\u00eb kaluar, kur u ndalua dhe m\u00eb pas u lirua shkurt pas nj\u00eb tragjedie n\u00eb Novi Sad, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 16 persona pas shembjes s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7atis\u00eb n\u00eb Stacionin Hekurudhor t\u00eb sapo rinovuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb atij projekti, q\u00eb u realizua nga nj\u00eb investitor kinez, Vesiq ishte minist\u00ebr i Nd\u00ebrtimtaris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;REL&#8221; Dy dit\u00eb pas arrestimit t\u00eb kreut t\u00eb Institutit Republikan p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve n\u00eb Serbi, publiku u informua p\u00ebr nj\u00eb pranim faj\u00ebsie q\u00eb po nd\u00ebrlikon planet e dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr investime n\u00eb kryeqytetin serb. Goran Vasiq, ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb institucionit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, ka pranuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":114072,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-114071","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114071"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114071\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114073,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114071\/revisions\/114073"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}