{"id":114088,"date":"2025-05-16T08:21:28","date_gmt":"2025-05-16T08:21:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114088"},"modified":"2025-05-16T09:52:42","modified_gmt":"2025-05-16T09:52:42","slug":"me-gjeni-nje-tjeter-si-berisha-80-vjec-ben-15-takime-ne-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/16\/me-gjeni-nje-tjeter-si-berisha-80-vjec-ben-15-takime-ne-dite\/","title":{"rendered":"M\u00eb gjeni nj\u00eb tjet\u00ebr si Berisha! 80 vje\u00e7 b\u00ebn 15 takime n\u00eb dit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Eduard HALIMI<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-7604\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/halimi-1-300x182.jpg\" alt=\"\" width=\"265\" height=\"161\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/halimi-1-300x182.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/halimi-1.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/p>\n<p>NEXUS YN\u00cb: Rruga p\u00ebr m\u00eb tej! Zgjedhjet qe nuk zgjidhen asgj\u00eb<\/p>\n[\u2705] Koha p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb formul\u00ebn vrastare te sistemin elektoral qe na mohon demokracin\u00eb.<\/p>\n[\u274c] Diaspora nj\u00eb teat\u00ebr i dirigjuar dhe d\u00ebshtimi yn\u00eb!<\/p>\n<p>Parath\u00ebnie<\/p>\n<p>Ky shkrim i drejtohet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes son\u00eb politike. Ai nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb m\u00eb tej zemrat dhe shpirtrat e demokrat\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr protagoniz\u00ebm dhe nuk duhet t\u00eb krijoj\u00eb. asnj\u00eb iluzion p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebllim personal. Si gjithmon\u00eb, nuk i kam gjuajtur kurr\u00eb me gur\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sime dhe kam shp\u00ebrfillur hapur ata q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. \u00c7atia e sht\u00ebpis\u00eb rregullohet n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u2013 thot\u00eb Jack Ma \u2013 dhe tani kur koha \u00ebsht\u00eb e keqe, e kemi k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Por kemi rrug\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ndaj zgjodha ta ndaj k\u00ebt\u00eb reflektim n\u00eb nj\u00eb moment kritik, kur Partia Demokratike po p\u00ebrballet me dhimbjen, tronditjen dhe betej\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb nga krijimi. Rrezikun e opozit\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet. E zgjodha jo pa q\u00ebllim k\u00ebt\u00eb titull t\u00eb Y. Hararit, nj\u00eb nyje drejt nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb ri, dhe huazova qasjen e tij ndaj popullzimit dhe pushtetit. Edhe mund t\u00eb heshtja dhe q\u00ebndroja n\u00eb zon\u00ebn e komfortit, por mendova t\u00eb shkruaj. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr heshtje. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb folur hapur dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar ndershm\u00ebrisht.<\/p>\n<p>\u2e3b<\/p>\n<ul>\n<li>11 dhe 12 maj \u2013 nj\u00eb tronditje me tre val\u00eb<\/li>\n<\/ul>\n<p>Mbr\u00ebmja e 11 dhe m\u00ebngjesi i 12 majit 2025 ishin si nj\u00eb shp\u00ebrthim me tre val\u00eb godit\u00ebse p\u00ebr \u00e7do demokrat:<\/p>\n<ol>\n<li>Val\u00eb e par\u00eb: vala godit\u00ebse, hapja e kutive, tronditja e par\u00eb e p\u00ebrballjes me realitetin brutal t\u00eb abuzimit q\u00eb gjendej brenda kutive.<\/li>\n<li>Val\u00eb e dyt\u00eb e \u00e7do shp\u00ebrthimi \u00ebsht\u00eb zjarri, flak\u00ebt q\u00eb dogj\u00ebn shpresat, besimin dhe pritshm\u00ebrit\u00eb, num\u00ebrimi.<\/li>\n<li>Val\u00eb e tret\u00eb: \u00ebsht\u00eb tymi i m\u00ebrzis\u00eb, propagand\u00ebs, medias s\u00eb kapur pas \u00e7do projekti qeveritar, q\u00eb verbon \u00e7do qart\u00ebsi, shfaq mosbesim, akuza dhe p\u00ebr\u00e7arje. Emisionet e mbr\u00ebmjes q\u00eb helmojn\u00eb publikun me analiza toksike, faj\u00ebsojn\u00eb opozit\u00ebn, drejtuesit, k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebshkim, nga an\u00ebtari m\u00eb i thjesht\u00eb deri te lidershipi kryesor, k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim, p\u00ebrmbysje shprese!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Po. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr reflektim. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtor\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Fajtor\u00ebt brenda nesh, faktor\u00ebt q\u00eb shkuam, apo t\u00eb n\u00ebnkuptojm\u00eb se si kund\u00ebrshtari nxori k\u00ebt\u00eb rezultat. Ky \u00ebsht\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb ndaluar dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar kush \u00ebsht\u00eb armiku i v\u00ebrtet\u00eb: \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari me mjetet e panum\u00ebrta, e vodhi, bleu, shantazhoi, p\u00ebrdori krimin, b\u00ebri kontrat\u00eb s\u00ebrish me krimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin \u2013 apo ka dhe m\u00eb? Kaq e shohim dhe e pam\u00eb n\u00eb val\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb godit\u00ebse, nga goditja dhe zjarri \u2013 por, nd\u00ebrsa tymi po p\u00ebrhapet, lexoj numrat, p\u00ebrqindjet: 52% t\u00eb votave q\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb 83\/140 mandate; nj\u00eb mandat q\u00eb diku \u00ebsht\u00eb 9.000 vota dhe diku 35.000 vota. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vras\u00ebs i demokracis\u00eb dhe votave tona: sistemi zgjedhor, q\u00eb ka vrar\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin, shpres\u00ebn dhe funnksionimin normal t\u00eb nj\u00eb opozite. \u00cbsht\u00eb sistemi q\u00eb pranuam n\u00eb k\u00ebto 12 vjet me naivitet dhe paaft\u00ebsi politike p\u00ebr t\u00eb par\u00eb loj\u00ebn e ekipit tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb siguruar k\u00ebt\u00eb fitore. Verb\u00ebria q\u00eb nuk pam\u00eb loj\u00ebn djall\u00ebzore t\u00eb ekipit kund\u00ebrshtar teksa ndryshonte rregullat e loj\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb b\u00ebrtisni: gjuajeni topin. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ishim kaq t\u00eb verb\u00ebr?!<\/p>\n<p>Do t\u2019i kthehem m\u00eb posht\u00eb k\u00ebtij argumenti, por le t\u00eb them di\u00e7ka shkurt rreth asaj q\u00eb i p\u00ebrket &#8220;tymit&#8221; dhe propagand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur sot direkt dik\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojm\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>An\u00ebtar\u00ebt e thjesht\u00eb dhe organizat\u00ebn?<\/li>\n<\/ol>\n<p>As n\u00ebp\u00ebr mend. Po e them q\u00eb n\u00eb fillim se ata q\u00eb nuk jan\u00eb fajtor\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, nuk jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e thjesht\u00eb, kryetar\u00ebt e seksioneve, komisioner\u00ebt, an\u00ebtar\u00ebt e komisioneve, pun\u00ebtor\u00ebt e ndersh\u00ebm t\u00eb supermarketit, q\u00eb 12 vjet n\u00eb opozit\u00eb nuk arrit\u00ebn dot t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb shtet, t\u00eb merrnin disa t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb mira se privati, nuk arrit\u00ebn t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb biznes t\u00eb ndersh\u00ebm, se konkurrenca e parave t\u00eb krimit e lidhur ngusht\u00eb me qeverin\u00eb, ata q\u00eb u detyruan t\u00eb largoheshin nga malet e deti, nga prind\u00ebrit e tyre, t\u00eb linin Shqip\u00ebrin\u00eb, sigurisht p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Jo baza jon\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, njer\u00ebzit tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, njer\u00ebzit tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb 12 or\u00eb, 16 or\u00eb, punojn\u00eb n\u00eb karburante, supermarkete, punojn\u00eb pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb zakonshme, nuk jan\u00eb deputet\u00eb, nuk kan\u00eb rroba t\u00eb mira dhe sht\u00ebpi luksoze, nuk i \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb shtetit me shkoll\u00eb. Sigurisht q\u00eb simboli mund t\u00eb gjej shum\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb, komisioner\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt fajtor\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00ebn e kurr\u00ebs. N\u00ebse ka faj, e kemi ne.<\/p>\n<ol>\n<li>Drejtuesit politik\u00eb q\u00eb fushat\u00eb quanin prezantimin e kandidat\u00ebve duke shp\u00ebrndar\u00eb flet\u00ebpalosje? Q\u00eb postonin si Kryeministri i ardhsh\u00ebm apo kryetari i ardhsh\u00ebm i partis\u00eb pak dit\u00eb para zgjedhjeve? Q\u00eb thonin se SB nuk do jet\u00eb Kryeminist\u00ebr?<\/li>\n<li>Kryetarin e partis\u00eb q\u00eb udh\u00ebhoqi fushat\u00ebn?<\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrgjigjja ime e shkurt\u00ebr paraprake \u00ebsht\u00eb: M\u00eb gjeni nj\u00eb si Sali Berisha.<\/p>\n<p>Kam pasur fatin ta njoh Sali Berish\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ri. E mbaj mend kur festoi 60 vjetorin me nj\u00eb ekip t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb 2004. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb sapo kisha mbushur 30. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vite kam qen\u00eb me t\u00eb. Ishte ai q\u00eb m\u00eb ftoi t\u2019i bashkohesha dhe ka qen\u00eb fat t\u00eb m\u00ebsoj nga njeriu q\u00eb m\u00eb krijoi nj\u00eb disiplin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, t\u00eb mos fik telefonin, t\u00eb p\u00ebrgjigjem 24\/7 \u2013 por q\u00eb kurr\u00eb nuk arrita t\u00eb vij as deri te \u00e7ereku i p\u00ebrkushtimit dhe forc\u00ebs n\u00eb pun\u00eb. Kemi fituar dhe kemi humbur beteja me t\u00eb. Kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje 8 vjet m\u00eb par\u00eb, pa mir\u00ebkuptimin e tij, p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos u t\u00ebrhequr zvarr\u00eb nga marr\u00ebveshjet jo t\u00eb dobishme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dhe iu riktheva pun\u00ebs q\u00eb kam pasion dhe ku do t\u00eb vijoj pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs \u2013 por vijova miq\u00ebsin\u00eb me t\u00eb. Dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk kam harruar t\u00eb njoh pun\u00ebn, p\u00ebrkushtimin dhe sakrific\u00ebn q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti.<\/p>\n<p>M\u00eb gjeni nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are \u00e7ohet n\u00eb 6 t\u00eb m\u00ebngjesit, b\u00ebn 15 takime n\u00eb dit\u00eb, fle n\u00eb 1 t\u00eb nat\u00ebs, ka 30 vjet n\u00eb pun\u00eb shtet\u00ebrore dhe jeton n\u00eb nj\u00eb apartament modest, dhe do jem i pari q\u00eb do ta votoj. Kur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ri q\u00eb i afrohet, ta votojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Por derisa t\u00eb ndodh\u00eb kjo, derisa mos e largojm\u00eb at\u00eb q\u00eb na ka mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr 3 dekada k\u00ebt\u00eb familje politike, t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Koha nuk na pret dhe at\u00eb nuk e ndalim dot. Do t\u2019i kthehem s\u00ebrish k\u00ebtij argumenti n\u00eb fund t\u00eb shkrimit.<\/p>\n<ul>\n<li>Zgjedhjet jan\u00eb numra, jo moral. Populli a ka faj?<\/li>\n<\/ul>\n<p>Kur populli nuk voton p\u00ebr ne, ne nuk duhet ta shajm\u00eb at\u00eb. A ka faj ai? Populli nuk \u00ebsht\u00eb psikopat dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u urryer. Ai voton edhe kur i vjedhin ujin p\u00ebr t\u2019ia \u00e7uar miqve, kur i premtojn\u00eb legalizime falas dhe i shp\u00ebrblejn\u00eb me tritol, kur i mashtron me sh\u00ebndet\u00ebsi falas dhe i jep 100 milion\u00eb euro Check-Up-it privat, kur em\u00ebron ministra e kryebashkiak\u00eb me lidhje kriminale, kur tall f\u00ebmij\u00ebt autik\u00eb apo i quan burrat \u201c\u00e7yryk\u00eb&#8221;. Populli nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb naiv, por sepse \u00ebsht\u00eb i lodhur, i zhg\u00ebnjyer dhe i bllokuar n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb e ka vjedhur jo vet\u00ebm n\u00eb xhep, por edhe n\u00eb nd\u00ebrgjegje. Kur mungon drejt\u00ebsia, kur opozita nuk e prek dot, kur vota e tij nuk ka pesh\u00eb reale, ai nuk voton nga bindja, por nga dor\u00ebzimi. Jo p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs, por sepse nuk sheh asnj\u00eb q\u00eb e respekton mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr ta bindur. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka d\u00ebshtuar \u2014 por ne q\u00eb s\u2019e kemi fituar.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e urrej popullin, as at\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe as at\u00eb komunist.<\/p>\n<p>Un\u00eb hyj te ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt e shajn\u00eb popullin! Populli nuk shahet, nuk e ka fajin populli, nuk i v\u00eb fajin popullit, nuk e shikoj fajin te publiku, nuk e shoh fajin te tendenca.<\/p>\n<p>Dikur, kur isha f\u00ebmij\u00eb, i urreja komunist\u00ebt. Kur isha rreth 10 vje\u00e7, i urreja p\u00ebr arsye personale. I urreja sepse kishin vrar\u00eb n\u00eb \u201944 v\u00ebllain e gjyshes, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ballit, Zalo Vercunin. E vran\u00eb dhe e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr t\u2019ia treguar t\u00eb gjith\u00ebve, dhe gjyshja ime qante \u00e7do dit\u00eb derisa vdiq. I urreja komunist\u00ebt sepse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, refuzuan t\u2019i jepnin shkoll\u00ebn e lart\u00eb edhe pse kishin mesatare shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, v\u00ebllait dhe motr\u00ebs sime. I urreja q\u00eb v\u00ebllai punonte n\u00eb mosh\u00ebn 19-vje\u00e7are n\u00eb bujq\u00ebsi, pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, pasi kishte k\u00ebt\u00eb biografi t\u00eb keqe. I urreja komunist\u00ebt q\u00eb internuan hall\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb dhe pa logjik\u00eb, vet\u00ebm se kunati i saj u arratis p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. I urreja komunist\u00ebt sepse, kur isha 14 vje\u00e7, nuk m\u00eb lejonin t\u00eb m\u00eb jepnin gjimnazin, por m\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb profesionale, sa m\u00eb detyruan t\u00eb shkoja vet\u00eb 14 vje\u00e7, t\u00eb rrija nj\u00eb jav\u00eb para komitetit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar llogari, pasi ata njer\u00ebz komunist\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb fshatin tim nuk ma jepnin mua shkoll\u00ebn, sepse pretendonin q\u00eb un\u00eb do ta laja gjakun e luft\u00ebs q\u00eb ishte derdhur at\u00ebher\u00eb, 40 vjet m\u00eb par\u00eb per shkak t\u00eb biografise se keqe sipas tyre. U p\u00ebrpoqa dhe ia arrita n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shkova n\u00eb gjimnaz deri n\u00eb 1990, dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte Sali Berisha q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzonte komunizmin, nuk e di ku do t\u00eb isha. Me rr\u00ebzimin e komunizmit, m\u00eb n\u00eb fund shkova n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe pastaj pjes\u00ebn tjet\u00ebr e dini n\u00eb \u00cbikipedia. Po, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i kam urryer, por m\u00eb pas u \u00e7lirova. U \u00e7lirua tek un\u00eb \u00e7do mendje q\u00eb urreja. Sigurisht, kur isha 18-19 vje\u00e7, kisha shok\u00eb t\u00eb majt\u00eb n\u00eb fakultet, n\u00eb jet\u00eb, dhe ishin njer\u00ebz normal\u00eb, nga ata q\u00eb shohim n\u00eb zgjedhje. E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb prezantim t\u00eb gjat\u00eb jo vet\u00ebm se nuk kam folur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk i urrej m\u00eb as komunist\u00ebt dhe as t\u00eb majt\u00ebt. Nuk m\u00eb duan dhe as i dua, por nuk i urrej. Ndaj nuk i urrej ata q\u00eb nuk na votuan n\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Harari thot\u00eb se pushteti fitohet nga numrat, nuk fitohet me moral, por me kontroll mbi informacionin dhe mekanizmat. Populli nuk \u00ebsht\u00eb as i verb\u00ebr, as i paditur. Nuk \u00ebsht\u00eb dele, as budalla. Ai reagon ndaj asaj q\u00eb sheh, q\u00eb ndjen dhe q\u00eb preket. Kur sheh nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb pafuqishme, nj\u00eb sistem t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe nj\u00eb pushtet q\u00eb e sfidon \u00e7do dit\u00eb, ai largohet, frik\u00ebsohet ose mbyllet n\u00eb vete.<\/p>\n<p>Nuk ishin psikopat\u00eb gjerman\u00ebt q\u00eb votuan Hitlerin, as rus\u00ebt q\u00eb votuan Stalinin, as shqiptar\u00ebt q\u00eb votuan Enverin p\u00ebr 45 vjet. Ata u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb realitet t\u00eb shtremb\u00ebruar nga pushteti. Kjo ndodh edhe sot.<\/p>\n<ul>\n<li>Sistemi i numrave: pengesa e madhe p\u00ebr ne!<\/li>\n<\/ul>\n<p>Nga viti 2005 deri m\u00eb sot, Partia Demokratike ka pasur af\u00ebrsisht t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr votash q\u00eb kan\u00eb variuar bashk\u00eb me aleat\u00eb respektiv\u00eb nd\u00ebr vite 600\u2013650 mij\u00eb. Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb 2005 prodhonim 70 mandate, sot me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vot\u00eb prodhojm\u00eb vet\u00ebm 50 mandate.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb sistemi proporcional rajonal me lista t\u00eb mbyllura, i cili nuk mat drejt vot\u00ebn, por e deformon. Ky sistem \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb kosh, ku fituesi merr t\u00eb gjitha e humb\u00ebsi nuk p\u00ebrfaq\u00ebsohet. Dhe ky sistem \u00ebsht\u00eb firmosur nga ne, me duart tona, pa kuptuar se po n\u00ebnshkruanim d\u00ebshtimin ton\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<ul>\n<li>Mashtrimi i mandateve \u2013 Si deformohet vullneti i qytetar\u00ebve p\u00ebrmes matematik\u00ebs zgjedhore<\/li>\n<\/ul>\n<p>Shembull real: Zgjedhjet e vitit 2025<\/p>\n<ul>\n<li>Partia Socialiste mori 730,000 vota dhe fitoi 83 mandate \u2192 1 deputet p\u00ebr \u00e7do 8,800 vota<\/li>\n<li>Partit\u00eb e tjera te vogla mor\u00ebn 175,000 vota dhe fituan vet\u00ebm 5 mandate \u2192 1 deputet p\u00ebr \u00e7do 35,000 vota<\/li>\n<\/ul>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrfishim i pabarazis\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb demokraci. Kjo \u00ebsht\u00eb vjedhje e organizuar dhe e legalizuar nga mendje te djall\u00ebzuara t\u00eb pal\u00ebs socialiste dhe t\u00eb pranuara me naivitet nga PD.<\/p>\n<p>N\u00ebse Partia Demokratike d\u00ebshiron t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht, s\u00eb pari duhet t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur: \u2013 \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb e mban n\u00eb pushtet te majt\u00ebn. Dhe ky sistem \u00ebsht\u00eb hartuar me fines\u00eb t\u00eb djall\u00ebzuar p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb humbjen t\u00eb detyrueshme.<\/p>\n<p>Grafik\u00ebt nuk g\u00ebnjejn\u00eb. (Shihi grafiket)<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr pes\u00eb qarqet kryesore \u2013 Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Elbasan, Fier dhe Shkod\u00ebr \u2013 rezultatet jan\u00eb t\u00eb qarta dhe trondit\u00ebse:<\/p>\n<ul>\n<li>Vota p\u00ebr PD q\u00ebndron konstante ose me luhatje minimale nga 2005 deri n\u00eb 2025.<\/li>\n<li>PS ka rritje graduale, por jo aq sa p\u00ebr t\u00eb justifikuar rritjen dramatike t\u00eb mandateve q\u00eb merr.<\/li>\n<li>Mandatet nuk pasqyrojn\u00eb vot\u00ebn popullore, por shtremb\u00ebrimin q\u00eb sistemi b\u00ebn mbi vot\u00ebn.<\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb Tiran\u00eb, vota e PS \u00ebsht\u00eb rritur me numra nd\u00ebr vite, por numri i mandateve q\u00eb fiton \u00ebsht\u00eb rritur me mbi 40%. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb demokraci. Kjo \u00ebsht\u00eb aritmetik\u00eb e paracaktuar politike.<\/p>\n<p>Pse ndodh kjo?<\/p>\n<p>Sepse kemi nj\u00eb sistem proporcional rajonal me lista t\u00eb mbyllura, ku:<\/p>\n<ul>\n<li>Mandatet ndahen sipas qarqeve, jo sipas totalit komb\u00ebtar t\u00eb votave.<\/li>\n<li>Lista e mbyllur favorizon vet\u00ebm kryetar\u00ebt dhe t\u00eb em\u00ebruarit, jo kandidat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb besim real nga qytetar\u00ebt.<\/li>\n<li>Partia q\u00eb del e para n\u00eb nj\u00eb qark, merr disproporcionalisht m\u00eb shum\u00eb mandate, duke e kthyer gjith\u00eb sistemin n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb, pa frym\u00eb dhe pa alternativ\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i projektuar me q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Dhe ne, p\u00ebr fat t\u00eb keq, jemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebfajtor\u00eb me vot\u00ebn, heshtjen ose kompromisin.<\/p>\n<p>Ky sistem \u00ebsht\u00eb ilegjitim n\u00eb frym\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>Sistemi vrastar \u00ebsht\u00eb arkitekt i humbjes, jo votuesi.<\/p>\n<p>Kodi zgjedhor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kurth i n\u00ebnshkruar nga vet\u00eb ne:<\/p>\n<p>Sistem i pabarabart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe penalizim t\u00eb koalicioneve, q\u00eb i kthen votat tona n\u00eb mandate t\u00eb humbura. Ne kemi gabuar kur kemi pranuar nj\u00eb Kod Zgjedhor q\u00eb na d\u00ebmton n\u00eb themel. Ky kod nuk \u00ebsht\u00eb thjesht i padrejt\u00eb \u2014 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrues p\u00ebr opozit\u00ebn. Politika \u00ebsht\u00eb numra, jo moral. Moraliteti pa mekaniz\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb i padobish\u00ebm. Prandaj, ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb teknike \u2014 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht p\u00ebr mbijetes\u00eb politike.<\/p>\n<ul>\n<li>Diaspora, nj\u00eb teat\u00ebr i dirigjuar nga kund\u00ebrshtari, d\u00ebshtimi i madh i sistemit dhe organizimit tone.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Ka qen\u00eb 4 vjet m\u00eb par\u00eb momenti kur kam njohur djemt\u00eb e diaspor\u00ebs, Florianin. Nuk e njihja, ma solli PD n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb 2021, kur Lul\u00ebzim Basha dhe Sali Berisha k\u00ebrkuan t\u00eb gjenim \u00e7do shkelje t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb kontestuar zgjedhjet (puna e \u00e7do opozite, kjo \u00ebsht\u00eb), dhe k\u00ebt\u00eb proces e nis\u00ebm me koleg\u00ebt e mi, Marashin, nj\u00eb nga djemt\u00eb e talentuar q\u00eb kisha aty. Ishte dhe nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ligjore se si Partia Socialiste p\u00ebrdori mekanizmin e pandemis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar emigrant\u00ebt t\u00eb votonin nj\u00eb jav\u00eb para zgjedhjeve, duke i th\u00ebn\u00eb se: &#8220;N\u00ebse vini, do q\u00ebndroni n\u00eb karantin\u00eb dhe nuk do keni mund\u00ebsi t\u00eb votoni.&#8221; \u00c7\u00ebshtje fantastike p\u00ebr librin e zi dhe fush\u00ebn time, t\u00eb drejtat e njeriut \u2014 shkelje e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje fantastike e t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb jam i pasionuar. Megjithat\u00eb, kisha dilemat e mia. Dilemat e mia, sigurisht, q\u00eb q\u00ebllimi kryesor ishte t\u00eb b\u00ebja faqen e zez\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Ky ishte q\u00ebllimi kryesor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngarkova Marashin t\u00eb b\u00ebnte padin\u00eb. U kujdes\u00ebm bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb padi sa m\u00eb solide, bashk\u00eb me ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke marr\u00eb t\u00eb gjitha vendimet e gjykatave s\u00eb bot\u00ebs \u2014 institucioni q\u00eb un\u00eb respektoj m\u00eb shum\u00eb mbi tok\u00eb. Pun\u00ebn e b\u00ebra falas dhe e publikova n\u00eb rrjete sociale. Por mjaftoi nj\u00eb konferenc\u00eb online p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb nuk isha shum\u00eb i informuar, pasi kisha pasur nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngarkuar n\u00eb pun\u00ebn time. Kur u futa p\u00ebr pak minuta, m\u00eb k\u00ebrkuan n\u00ebse un\u00eb do t\u2019i mb\u00ebshtesja ata q\u00eb, n\u00ebse do ta fitonin gjyqin, t\u00eb shkonin ta ekzekutonin vendimin, t\u2019i mb\u00ebshtesja n\u00ebp\u00ebrmjet Partis\u00eb Demokratike. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb i thash\u00eb q\u00eb nuk investohem me k\u00ebt\u00eb, sepse kjo i p\u00ebrkiste partis\u00eb dhe nj\u00eb debati absurd t\u00eb koh\u00ebs: kush do t\u00eb mbaj\u00eb godin\u00ebn, kush do t\u00eb mbaj\u00eb selin\u00eb, dhe nuk dija si mund t\u00eb kem hap\u00ebsira, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kishte ende Lulzim Basha selin\u00eb dhe numrin e deputet\u00ebve p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur. I thash\u00eb q\u00eb do p\u00ebrpiqem t\u00eb flas me t\u00eb dhe fola, por i thash\u00eb q\u00eb si politikan nuk jam i bindur q\u00eb kjo do na b\u00ebj\u00eb mir\u00eb si parti politike. Nuk jam i bindur se diaspora do e mb\u00ebshtes\u00eb Partin\u00eb Demokratike, sepse ne kemi d\u00ebshtuar historikisht me diaspor\u00ebn nd\u00ebr vite. Dikush prezent q\u00eb nuk e njihja b\u00ebri nj\u00eb shkrim q\u00eb un\u00eb po punoja kund\u00ebr PD. U p\u00ebrpoqa ta kontaktoja n\u00eb FB dhe thash\u00eb q\u00eb nuk e ka fajin diaspora q\u00eb nuk e mb\u00ebshtet opozit\u00ebn, por fajin e kemi ne. Ne kemi d\u00ebshtuar n\u00eb 2013, kemi d\u00ebshtuar n\u00eb 2017, kemi d\u00ebshtuar n\u00eb 2021, dhe kjo gj\u00eb nuk dihet q\u00eb do b\u00ebj\u00eb mir\u00eb. T\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb vendos\u00eb garanci q\u00eb procesi, vota, mekanizmat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, u provuan ndryshimet e duhura ligjore. Dhe k\u00ebshtu muajt ik\u00ebn. Opozita, e z\u00ebn\u00eb me sherret e veta, u kujtua pak jav\u00eb para Kodit Zgjedhor. Me naivitet nuk ju vu v\u00ebmendja as n\u00eb mekanizmat se si do silleshin votat, si do b\u00ebhej postimi, si do mbrohej vota dhe sigurisht edhe ekzekutimi, si\u00e7 ne te Partia Demokratike na ka karakterizuar q\u00eb zbatimin e vendimeve e kemi tmerr\u00ebsisht t\u00eb gabuar. Sidomos n\u00eb 10 vitet e fundit. Marrja e vendimeve t\u00eb forta ndoshta nuk ka qen\u00eb strategji e gabuar, por zbatimi i tyre ka qen\u00eb llahtarisht i gabuar, q\u00eb soll\u00ebn edhe armiq\u00ebsin\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb 8 vitet e fundit. Dhe k\u00ebshtu shkoi dhe diaspora.<\/p>\n<ul>\n<li>Dob\u00ebsi n\u00eb mbrojtjen e vot\u00ebs:<\/li>\n<\/ul>\n<p>Pa struktur\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb vot\u00ebs, pa v\u00ebzhgues t\u00eb trajnuar, pa logjistik\u00eb, \u00e7do betej\u00eb zgjedhore humbet q\u00eb n\u00eb nisje. Por jo vet\u00ebm kaq. Ne d\u00ebshtuam t\u2019i takojm\u00eb, t\u2019u flasim. P\u00ebrve\u00e7 4-5 takimeve t\u00eb SB, pjesa tjet\u00ebr kan\u00eb ekskursione, asnj\u00eb matric\u00eb numerike, asnj\u00eb kontakt. Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb me ekipin mbrojt\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar \u00e7do shqiptar. Un\u00eb jam nj\u00ebri q\u00eb e dashuroj vendin tim, e dashuroj kushtetut\u00ebn, i dua njer\u00ebzit, shqiptar\u00ebt e mi edhe kur ata jan\u00eb t\u00eb majt\u00eb, edhe kur ata jan\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, kur jan\u00eb me ngjyr\u00eb, kur jan\u00eb pa ngjyr\u00eb. Ky jam un\u00eb, Eduard Halimi, avokat, jurist, dhe p\u00ebr mua \u00e7do qytetar shqiptar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb natyrale p\u00ebr t\u00eb votuar dhe p\u00ebr t\u00eb zgjedhur k\u00eb t\u00eb doj\u00eb ai. N\u00eb qoft\u00eb se nuk e do aq shum\u00eb Sali Berish\u00ebn, le t\u00eb votoj\u00eb k\u00eb t\u00eb doj\u00eb, votuesin politik. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u2019ia ndaloj\u00eb nj\u00eb personi. Po pse nuk voton ai Sali Berish\u00ebn, por voton Edi Ram\u00ebn? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk e ka fajin as kushtetuta. Fajin e kemi ne. Fajin e kemi ne, se nuk u mor\u00ebm t\u00eb vinin sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb takonim emigrant\u00ebt, por b\u00ebm\u00eb sh\u00ebtitje n\u00eb Evrop\u00eb. Kam 295 kush\u00ebri, motra, v\u00ebllez\u00ebr, emigrant\u00eb dhe i kam marr\u00eb n\u00eb telefon q\u00eb nga Australia, Greqia, Italia, Gjermania, Amerika, Austria, dhe i kam th\u00ebn\u00eb: A ju ka marr\u00eb kush n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb votuar nga PD? A ju kontaktoi kush p\u00ebr t\u2019ju ftuar n\u00eb takime? Askush. Disa her\u00eb ja kam shp\u00ebrndar\u00eb dhe d\u00ebrguar emrat dhe kontaktet Flamur Nok\u00ebs, disa her\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb Spahos, disa, askush nuk merrte. P\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr diaspor\u00ebn ishin d\u00ebshtim. D\u00ebshtim n\u00eb prurje, rritje t\u00eb numrit t\u00eb votuesve. \u00cbsht\u00eb rritja t\u00eb cil\u00ebn ti nuk e kthen dot m\u00eb, sepse p\u00ebrton, sepse je dembel, sepse nuk arrin dot, nuk e sheh. Sikur t\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb nj\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur vet\u00ebm votat e diaspor\u00ebs, do e shikonin edhe m\u00eb qart\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nuk kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb sulmoj ask\u00ebnd, sepse q\u00ebllimi im \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb analiz\u00eb ende e p\u00ebrcipt\u00eb dhe k\u00ebrkoj ndjes\u00eb n\u00ebse l\u00ebndoj ndok\u00ebnd. Por ne e sabotuam mekanizmin e diaspor\u00ebs. Ne q\u00eb shpall\u00ebm vitin e diaspor\u00ebs, sabotuam mbrojtjen efektive t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre. Jo me dashje, por me p\u00ebrtese dhe ndoshta paaft\u00ebsi.<\/p>\n<ul>\n<li>Nexus yn\u00eb i PD<\/li>\n<\/ul>\n<p>PD-ja dje ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb midis konfrontimit dhe reformimit. Por ne e dim\u00eb q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb parti q\u00eb ka ndershm\u00ebri me vetveten, guxim p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me gabimet dhe nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb ardhmen, mund t\u00eb rikthehet si shpres\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti NEXUS \u2013 pika ku lidhim gjurm\u00ebt e s\u00eb shkuar\u00ebs me vizionin e s\u00eb ardhmes. Dhe kjo ndodh vet\u00ebm n\u00ebse ne vet\u00eb b\u00ebhemi ndryshe, jo vet\u00ebm flasim p\u00ebr ndryshim. Un\u00eb jam plot\u00ebsisht dakord me konfrontimin p\u00ebr zbulimin e \u00e7do abuzimi me vot\u00ebn, \u00e7do vjedhje, shantazh, manipulim, por paralelisht ta nisim nga vetja: t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00ebsimin e mekanizmit vrastar t\u00eb zgjedhjeve \u2013 Kodin Zgjedhor. Me k\u00ebt\u00eb Kod Zgjedhor, nuk ka m\u00eb zgjedhje. K\u00ebrkohet sistem i ri komb\u00ebtar. Vota e diaspor\u00ebs t\u00eb jet\u00eb kushtetuese dhe efektive. Nj\u00eb grup, nj\u00eb ekip me njer\u00ebz t\u00eb zgjuar, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zgjuar edhe se ne, edhe se ata t\u00eb pal\u00ebs kund\u00ebrshtare, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb qart\u00eb q\u00eb njeh barazin\u00eb e vot\u00ebs me nj\u00eb sistem q\u00eb eliminon ep\u00ebrsin\u00eb kriminale t\u00eb kund\u00ebrshtarit q\u00eb me 52% t\u00eb votave merr 83 mandate (75% t\u00eb parlamentit). T\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb falje demokrat\u00ebve q\u00eb ram\u00eb dakord dhe t\u2019u premtojm\u00eb atyre q\u00eb jo vet\u00ebm nuk e njohim, por kurr\u00eb nuk do biem m\u00eb pre e k\u00ebtij manipulimi. Dhe ky ekip i ri, jasht\u00eb apo brenda partis\u00eb, t\u00eb na krijoj\u00eb nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit si Nexus. Kjo do t\u00eb ishte sfid\u00eb e kuptueshme p\u00ebr partit\u00eb tona partnere \u2013 p\u00ebr njohjen ose jo dhe p\u00ebr zgjedhjet e tjera. T\u00eb hysh apo jo n\u00eb zgjedhje me Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr, edhe ngjit edhe jo, por t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb hysh me rregulla loje t\u00eb barabarta, absolutisht po.<\/p>\n<p>T\u00eb ngrem\u00eb ekipe numerike t\u00eb PD me t\u00eb rinj anemban\u00eb vendit, t\u00eb ngrem\u00eb frym\u00ebn e ndryshimit, t\u00eb ngrem\u00eb ekipe q\u00eb do t\u00eb shembin urat e kalbura t\u00eb pallatit t\u00eb kund\u00ebrshtarit politik me denoncime ditore e javore.<\/p>\n<ul>\n<li>Lidership i ri?<\/li>\n<\/ul>\n<p>Un\u00eb e di q\u00eb nuk e kemi tani nj\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm si Sali Berisha. Un\u00eb nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb servil, as jam, as kam mbajtur pran\u00eb servil\u00eb. Por kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpamja ime. Por filloni dhe krijoni dik\u00eb, q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn sa gjysma e tij, t\u00eb ngrihet n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb 6 e t\u00eb flej\u00eb n\u00eb 2 t\u00eb nat\u00ebs duke menduar p\u00ebr partin\u00eb, q\u00eb mos b\u00ebj\u00eb kompromis me kund\u00ebrshtarin, q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb disiplin\u00eb partin\u00eb dhe grupin parlamentar; q\u00eb t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb hapin zyra n\u00eb \u00e7do zon\u00eb dhe t\u00eb raportojn\u00eb \u00e7do t\u00eb premte mbi takimet, jo t\u2019i takojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhje votuesit; q\u00eb mos lejoj\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromise personale dhe t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb forta n\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb; q\u00eb t\u00eb disiplinoj\u00eb n\u00eb denoncime dhe p\u00ebrballje me kund\u00ebrshtarin n\u00eb TV \u2013 t\u00eb jet\u00eb rregull javor dhe kush neglizhon, largohet; se fjalimet n\u00eb parlament, n\u00ebse do t\u00eb shkojn\u00eb, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb narrative dhe kush nuk pranon, t\u2019i l\u00ebr\u00eb vendin tjetrit; se meritokracia nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mosh\u00ebn, por me intelektin; se ambicia nuk varet nga pazaret e vogla; se \u201cxhaketa t\u00eb vjetra e t\u00eb reja\u201d \u00ebsht\u00eb term komunist; se vlera varet nga guximi dhe p\u00ebrkushtimi; se drejtues politik dhe deputet duhet t\u00eb b\u00ebhesh dhe jo t\u00eb em\u00ebrohesh; se partia nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm grupi parlamentar, por nj\u00eb familje e madhe me nj\u00eb oborr t\u00eb mbushur me ekipe p\u00ebrfaq\u00ebsuese n\u00eb godin\u00ebn e bukur buz\u00eb Lan\u00ebs; se drejtuesi i forumit t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 25 vje\u00e7 dhe t\u00eb punoj\u00eb 24h p\u00ebr PD, etj., etj.<\/p>\n<p>Dhe kur t\u00eb kemi filluar t\u00eb rregullojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe t\u00eb identifikojm\u00eb dik\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb si Sali Berisha, t\u00eb ngrihet n\u00eb 5-6 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe t\u00eb flej\u00eb n\u00eb or\u00ebn 1 t\u00eb nat\u00ebs duke menduar p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, jam gati t\u00eb vij ta votoj pa m\u00ebdyshje n\u00eb or\u00ebn 1 t\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb Nexus yn\u00eb!<\/p>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Feduard.halimi%2Fposts%2Fpfbid02Ppru1GcFBuQR9y9y2C8SNqKydsgdzBhRwgqdwiQsdpG9rtCKZdsSYnf1ivMJ4sCml&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"709\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard HALIMI NEXUS YN\u00cb: Rruga p\u00ebr m\u00eb tej! Zgjedhjet qe nuk zgjidhen asgj\u00eb [\u2705] Koha p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb formul\u00ebn vrastare te sistemin elektoral qe na mohon demokracin\u00eb. [\u274c] Diaspora nj\u00eb teat\u00ebr i dirigjuar dhe d\u00ebshtimi yn\u00eb! Parath\u00ebnie Ky shkrim i drejtohet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes son\u00eb politike. Ai nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":114096,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-114088","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114088"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114104,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114088\/revisions\/114104"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}