{"id":114250,"date":"2025-05-17T16:45:23","date_gmt":"2025-05-17T16:45:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114250"},"modified":"2025-05-17T18:05:44","modified_gmt":"2025-05-17T18:05:44","slug":"gazetarja-rezultati-i-zgjedhjeve-nuk-pasqyron-vullnetin-e-zgjedhjeve-krimi-i-organizuar-ne-proces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/17\/gazetarja-rezultati-i-zgjedhjeve-nuk-pasqyron-vullnetin-e-zgjedhjeve-krimi-i-organizuar-ne-proces\/","title":{"rendered":"Gazetarja: Rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyron vullnetin e zgjedh\u00ebsve, krimi i organizuar n\u00eb proces"},"content":{"rendered":"<p><strong>-Si kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto dit\u00eb pas zgjedhjeve?<\/strong><\/p>\n<p>Intensiv sa i p\u00ebrket angazhimit t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebve, sigurisht Ne\u00ebs24 n\u00eb ve\u00e7anti, sepse ne jemi Tv informativ dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs duhen t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohen t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb jesh gjithmon\u00eb aty ku ndodh lajmi i fundit, sidomos kur ka konflikte apo debate dhe ku ka interes publiku, kan\u00eb interes edhe forcat politike dhe pal\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre je gjithnj\u00eb duke rendur dhe k\u00ebrkuar lajmin e fundit. Kan\u00eb qen\u00eb zgjedhje pa nerv, n\u00ebse mund ta them k\u00ebshtu. Kjo sepse p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka nj\u00eb lloj tensioni kur ka zgjedhje, nuk ishte ajo \u201clufta\u201d q\u00eb prisje. Sa i p\u00ebrket fushat\u00ebs, nga nj\u00ebra an\u00eb Kryeministri q\u00eb b\u00ebri, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, me terma fyes, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, opozita u p\u00ebrpoq me tez\u00ebn e saj se ndodhemi n\u00ebn nj\u00eb regjim e t\u00eb tjera me radh\u00eb, por nuk u ngrit debati n\u00eb at\u00eb nivelin, q\u00eb un\u00eb jo si gazetare, por si qytetare, do t\u00eb duhet t\u00eb prisja. Jam e keqardhur p\u00ebr disa emra nga lista preferenciale q\u00eb kan\u00eb mbetur jasht\u00eb Kuvendit, teksa kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Parlament njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb asnj\u00eb kontribut dhe as formimin e duhur p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsuar ne. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi personale, pastaj si gazetare jam treguar etike dhe profesionale p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale gj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb qak si Fieri, por edhe n\u00eb Tiran\u00eb, ku natyrisht duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur. Ju e dini q\u00eb e b\u00ebj me pasion k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, p\u00ebrpiqem t\u2019i d\u00ebrgoj publikut t\u00eb gjitha ato nuanca q\u00eb mungojn\u00eb. Nuk dua t\u00eb jem nj\u00eb gazetare statike, n\u00ebse publiku nuk e merr t\u00eb gjith\u00eb \u201cngjyrimin\u201d, kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb nuk e merr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>-Ju kemi par\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb konferencat apo intervistat, t\u00eb shohim q\u00eb nuk t\u00eb ik\u00ebn personi pa i b\u00ebr\u00eb pyetje, si psh ata q\u00eb dalin nga SPAK\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Po te SPAK \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb meraku tani\u2026Ndoshta edhe eksperienca ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb, por edhe njohuria p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar. N\u00ebse je n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, e ka t\u00eb qart\u00eb se si mund ta kap\u00eb mat politikanin, biznesmenin, pal\u00ebn tjet\u00ebr, zyrtarin e lart\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb SPAK, etj. Pra mjafton sesa i informuar je, p\u00ebr t\u00eb ditur se ku i dhemb, p\u00ebr ta thumbur pik\u00ebrisht aty. Sa her\u00eb marrim \u201cshuplaka\u201d nga k\u00ebta, po aq marrim dashuri nga publiku. Distancohem nga dhuna gjithnj\u00eb dhe nga gjuha vulgare, sidomos n\u00eb adres\u00eb t\u00eb gazetar\u00ebve. Do t\u00eb preferoja q\u00eb gazetari n\u00eb vitin 2025 t\u00eb mos ishte thjesht nj\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebs lajmi, por t\u00eb kishte mendim dhe qasje ndaj fenomeneve, si pozitive, ashtu edhe negative. T\u00eb shkonte p\u00ebrtej lajmit, t\u00eb informonte publikun drejt\u00eb dhe qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Mbetemi te procesi zgjedhor\u2026nuk e kishte tensionin e fushatave t\u00eb tjera, madje kemi pasur edhe fatalitete m\u00eb par\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Po, p\u00ebr fat t\u00eb keq m\u00eb her\u00ebt kemi pasur vrasje. K\u00ebsaj radhe nuk kemi patur raste t\u00eb tilla. N\u00eb qakun e Fierit kemi pasur disa bllokime n\u00eb qendra t\u00eb votimit, pati edhe disa patrionazhist\u00eb q\u00eb u kap\u00ebn me lista, dmth kishte nj\u00eb lloj tensioni, por sporadik\u00eb. Pat\u00ebm edhe n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrplasje, ku Flamur Noka u tensionua me Xhabaft\u00ebt n\u00eb Vor\u00eb, nj\u00eb rast i cili duhet hetuar nga SPAK, sepse kush jan\u00eb Xhabaft\u00ebt e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sidomos ne gazetar\u00ebt e kronik\u00ebs, p\u00ebr rekordet kriminale q\u00eb ata kan\u00eb dhe sigurisht ata personalzhe duhet t\u00eb rrin\u00eb larg fushat\u00ebs dhe larg qendrave t\u00eb votimit, aq m\u00eb keq pastaj t\u00eb akreditohen dhe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb ambiente ku votohet dhe ku num\u00ebrohet, sepse ka nj\u00eb lloj presioni q\u00eb vjen indirekt. Pat\u00ebm edhe nj\u00eb incident n\u00eb Kashar, t\u00eb cilin un\u00eb e ndoqa nga af\u00ebr. Personalisht arrita t\u00eb filmoja nj\u00eb \u00e7ant\u00eb me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash, nj\u00eb incident q\u00eb ndodhi mes v\u00ebzhguesve t\u00eb Ornaldo Rakipit, kandidatit n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb PS, teksa do t\u00eb pritet t\u00eb num\u00ebrohen votat e Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, teksa ka nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr me kandidatin tjet\u00ebr socialist Xhemal Qefalia. V\u00ebzhguesit e Rakipit godit\u00ebn sekretarin e KZAZ-s\u00eb, nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk duhej t\u00eb ndodhte, sepse num\u00ebruesit duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qet\u00eb pun\u00ebn e tyre. Realisht, nuk do ta b\u00ebja kurr\u00eb pun\u00ebn e nj\u00eb num\u00ebruesi, sepse nuk e keni iden\u00eb se \u00e7far\u00eb presioni ka, se \u00e7far\u00eb lodhje fizike ka.<\/p>\n<p><strong>-Q\u00ebndrojm\u00eb pak te Fieri\u2026 \u00c7far\u00eb pe p\u00ebrtej asaj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb apo raportuar?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, situat\u00eb e qet\u00eb. N\u00eb qytet thuaj hapur se PS do t\u00eb merrte e sigurt\u00eb 11 mandate. Personalisht nuk m\u00eb bindte, sepse m\u00eb par\u00eb drejtues i k\u00ebtij qarku kishte qen\u00eb Gramoz Ru\u00e7i dhe kurr\u00eb nuk e kishte arritur at\u00eb rezultat. Presioni, jo vet\u00ebm n\u00eb Fier, por edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, ka qen\u00eb \u201cunderground\u201d. Isha n\u00eb Roskovec, dit\u00ebn e zgjedhje gjith\u00e7ka e qet\u00eb, njer\u00ebz duke b\u00ebr\u00eb pazare. Nuk shkoi askush t\u00eb votonte deri af\u00ebr or\u00ebs 14:00. Nj\u00eb tjet\u00ebr rast n\u00eb Fier, ku nj\u00eb burr\u00eb shoq\u00ebronte n\u00ebn\u00ebn e tij 101-vje\u00e7are, por nuk e gjente emrin n\u00eb list\u00eb. Personalisht, si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, privatisht jam interesuar n\u00eb t\u00eb gjitha instancat q\u00eb ajo t\u00eb votonte, pasi donte t\u00eb hynte n\u00eb histori si gruaja m\u00eb e vjet\u00ebr q\u00eb kishte votuar.<\/p>\n<p><strong>-Dua t\u00eb ndalem pak te krimi zgjedhor\u2026SPAK u fut me nj\u00eb task forc\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, e realizoi misionin e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Kam pasur pritshm\u00ebri shum\u00eb t\u00eb larta. Jan\u00eb 39 \u00e7\u00ebshtje penale q\u00eb po hetohen, kryesisht p\u00ebr korrupsion n\u00eb zgjedhje, ka pasur kontrolle n\u00eb disa qarqe. N\u00eb Fier u arrestua babai i nj\u00eb kandidateje t\u00eb PSD-s\u00eb. N\u00eb Shkod\u00ebr u sekuestrua celulari i kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. Rama dhe Doshi n\u00eb fushat\u00eb i t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen kryetarit t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. SPAK ka dyshime t\u00eb forta q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb favor t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb PSD-s\u00eb. Por ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje, deri m\u00eb tani nuk ka \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me PS. Ne duhet t\u2019i p\u00ebrcjellim publikut t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi par\u00eb, pasi realisht e gjith\u00eb administrata ishte e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, duke punuar p\u00ebr PS. Po ashtu, jeni p\u00ebrdorur asetet publike. Ka patur edhe njer\u00ebz t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zgjedhje, n\u00eb Durr\u00ebs, Shkod\u00ebr, por edhe Elbasani e Fieri. Nuk ka ndikuar n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dhe nuk jan\u00eb identifikuar, por kan\u00eb gjetur forma. N\u00eb Durr\u00ebs, Arkend Balla ishte kandidati i PS m\u00eb i votuari, teksa n\u00eb 2021 nuk kishte marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2 mij\u00eb vota. Tani, 4 vjet m\u00eb von\u00eb, ai rezulton m\u00eb i votuari edhe se vet\u00eb Kryeministri kur ishte n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 2021. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyshim i fort\u00eb p\u00ebr krim zgjedhor. SPAK kishte b\u00ebri kontrolle edhe n\u00eb disa lokale p\u00ebr kandidatin tjet\u00ebr Ani Dyrmishi, pasi kishte dyshime se bota e krimit kishte lidhje me shtabin elektoral. Duhet t\u00eb presim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb zbardhet. N\u00eb Elbasan, kemi Sara Milan, q\u00eb mori rreth 20 mij\u00eb vota. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb ose e bler\u00eb ose e ndikuar nga krimi i organizuar, pasi ka nj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk e them un\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb zonj\u00eb pa asnj\u00eb kontribut publik, pa asnj\u00eb kontribut n\u00eb PS, befas merr m\u00eb shum\u00eb vota se \u00e7do kandidat tjet\u00ebr. Fakti ul\u00ebret shum\u00eb fort. Ne kemi nj\u00eb doktor t\u00eb nderuar, me nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn publike, por edhe n\u00eb at\u00eb politike tashm\u00eb, nuk shkon n\u00eb Parlament, nd\u00ebrsa kemi Zeqin\u00eb n\u00eb Roskovec, q\u00eb gjuh\u00eb vulgare do jet\u00eb n\u00eb Kuvend. Uroj q\u00eb 39 dosjet e SPAK t\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe realitetin.<\/p>\n<p><strong>-A ke marr\u00eb denoncime direkte me prova dhe fakte nga qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur raste dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe m\u00eb kan\u00eb bindur. Thjesht i kam orientuar ku duhet t\u00eb denoncojn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm detyr\u00eb e opozit\u00ebs t\u00eb denoncoj\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr, nuk jan\u00eb gazetar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr humbjen e opozit\u00ebs. SPAK nuk mund ta shikojm\u00eb si shp\u00ebtimtarin e vet\u00ebm. Duhet t\u00eb ishte policia m\u00eb shum\u00eb aktive dhe SHISH gjithashtu. Gjithsesi, shpresoj q\u00eb Prokuroria t\u00eb ket\u00eb prova bind\u00ebse, pasi personalisht nuk besoj se ishte vullneti i shqiptar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rezultat zgjedhor.<\/p>\n<p>Ndikimi i element\u00ebve kriminal\u00eb n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb rritur, por ndryshe nga her\u00ebt e tjera, \u00ebsht\u00eb sofistikuar shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb zbulimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-Si kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto dit\u00eb pas zgjedhjeve? Intensiv sa i p\u00ebrket angazhimit t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebve, sigurisht Ne\u00ebs24 n\u00eb ve\u00e7anti, sepse ne jemi Tv informativ dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs duhen t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohen t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb jesh gjithmon\u00eb aty ku ndodh lajmi i fundit, sidomos kur ka konflikte apo debate dhe ku ka interes publiku, kan\u00eb interes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":114254,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-114250","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114250","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114250"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114250\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114261,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114250\/revisions\/114261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}