{"id":114347,"date":"2025-05-19T10:21:35","date_gmt":"2025-05-19T10:21:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114347"},"modified":"2025-05-19T10:21:35","modified_gmt":"2025-05-19T10:21:35","slug":"lideri-i-kores-se-veriut-ne-tirane-hija-e-tramp-qe-e-ndjek-dhe-temenate-ndaj-jared-kushnerit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/19\/lideri-i-kores-se-veriut-ne-tirane-hija-e-tramp-qe-e-ndjek-dhe-temenate-ndaj-jared-kushnerit\/","title":{"rendered":"Lideri i Kores s\u00eb Veriut n\u00eb Tiran\u00eb, hija e Tramp q\u00eb e ndjek dhe temenat\u00eb ndaj Jared Kushnerit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Lideri i Kores\u00eb s\u00eb Veriut i grabiti edhe zgjedhjet e fundit parlamentare me nj\u00eb rekord t\u00eb ri n\u00eb prishjen e balanc\u00ebs demokratike. Me 83 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit p\u00ebr regjimin, ai mund ta hedh m\u00eb mir\u00eb vallen e diktatorit, duke b\u00ebr\u00eb ndryshime ligjore deri dhe kushtetuese kur\u00a0 do t\u2019ia k\u00ebrkoj kokrra e qejfit\u00a0 .<\/p>\n<p>Kat\u00ebr rezoluta t\u00eb organizimeve\u00a0 partiake m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore, ku n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb SHBA drejtojn\u00eb qeverit\u00eb t\u00eb cilat ngrit\u00ebn alarmin mbi ngjitjen e tij\u00a0 n\u00eb pushtet n\u00eb rangun e liderit t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb oborrin e Evrop\u00ebs, mbeten realisht t\u00eb sfiduara nga revanshi i diktatorit n\u00eb Tiran\u00eb.. Si n\u00eb t\u00eb gjitha\u00a0 p\u00ebrmbysjet e m\u00ebdha antidemokratike dhe antiligjore, ai po hedh\u00a0 lule\u00a0 dhe po\u00a0 vendosi kurora mbi viktimat e institucioneve demokratike q\u00eb ka krijuar, n\u00ebp\u00ebrmjet Sektorit t\u00eb Propagand\u00ebs gebelsianane.<\/p>\n<p>Dhe tashti, jemi k\u00ebtu ku\u00a0 jemi, tek krijesa e fundit e tij plot\u00ebsisht diktatoriale, zgjedhjet e fundit t\u00eb rr\u00ebmbyera, sipas nj\u00eb spektakli t\u00eb v\u00ebrtet, t\u00eb friksh\u00ebm dhe ogurzi p\u00ebr fatet e demokracis\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl evropian.<\/p>\n<p>Por demon\u00ebt nuk duhet harruar kurr\u00eb, se pushtetin e shijojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme, duke jetuar n\u00eb \u00e7do \u00e7aste me frik\u00ebn e ankthshme p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb\u00a0 b\u00ebr\u00eb dhe krijuar mbi fatet e shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Lideri Kores\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb tashti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj i ngjash\u00ebm me aziatikun, si i till\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjeni i rrall\u00eb i s\u00eb keqes dhe manipulimit, ku\u00a0 shpesh krijon shfaqje dhe role prestigjatori dhe q\u00eb nuk\u00a0 jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb i besojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por e\u00a0 ka problem t\u00eb madh\u00a0 q\u00eb nuk i buz\u00ebqesh Tramp, si\u00e7 i buz\u00ebqesh edhe\u00a0 Makroni, Melon etj, ( ndon\u00ebse Melonit fitorja iu duk e papritur n\u00eb urim), buz\u00ebqeshje k\u00ebto t\u00eb cilat i ka fituar me afera korruptive n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe kjo konsiderohet jo\u00a0 thjesht nj\u00eb ashk\u00ebl n\u00eb dh\u00ebmball\u00ebn\u00a0 e tij\u00a0 q\u00eb mund ta shkul edhe\u00a0 me gjuh\u00ebn e nj\u00eb\u00a0 g\u00ebnjeshtre t\u00eb vetme, kur artikulon akrobacit\u00eb e q\u00ebndrimeve p\u00ebr mes fjal\u00ebve dhe gjesteve, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hal\u00eb n\u00eb gryk\u00ebn e tij\u00a0 q\u00eb edhe mund ta mbyt p\u00ebrfundimisht karrier\u00ebn e tij politike.<\/p>\n<p>Hija e Donald Tramp \u00ebsht\u00eb nj\u00eb makth p\u00ebr t\u00ebr\u00eb qenien e tij ekzistenciale.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb e p\u00ebrndjek s\u00eb bashku me t\u00eb hijen e vet paranojake.<\/p>\n<p>Prandaj udh\u00ebheq\u00ebsi Kores\u00eb s\u00eb Veriut brenda pushtetit t\u00eb tij t\u00eb err\u00ebt me t\u00eb burgosur politik\u00eb\u00a0 , me drog\u00eb, krim, grabitje dhe abuzime t\u00eb shumta , krijon nga\u00a0 k\u00ebto histori t\u00eb st\u00ebrmundimshme\u00a0 imazhi.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit i kishte kalibruar me nj\u00eb p\u00ebrpik\u00ebri\u00a0 t\u00eb sigurt, ku numri i mandateve\u00a0 dhe i sondazheve dukej sikur i kishte projektuar e nj\u00ebjta dor\u00eb q\u00eb kishte prodhuar makina e tij elektorale.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mbi p\u00eblhur\u00ebn e bardh\u00eb q\u00eb ai iu vendos d\u00ebshtimeve dhe krimeve t\u00eb tij si krimet e fundit elektorale investoi tre aktivitete t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nuk e di n\u00eb se Kushner erdhi n\u00eb Tiran\u00eb, apo\u00a0 erdhi me video mesazh virtualisht. Un\u00eb e marr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb si\u00a0 t\u00eb ardhur, duke patur parasysh reklam\u00ebn e madhe q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Kushner duhet t\u00eb qarkulloj si em\u00ebr n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale dhe mediat e pushtetit sepse i duhet diktatorit. T\u00eb gjitha mediat e regjimit duhet ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb\u00a0 detyr\u00eb. Urdhri \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebr.<\/p>\n<p>Duhet theksuar qart\u00eb se Kushner \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur me biznesin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, por lideri Kores s\u00eb Veriut p\u00ebr fat t\u00eb keq po e shfryt\u00ebzon politikisht k\u00ebt\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai\u00a0 \u00ebsht\u00eb korrekt\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij ligjore dhe konkurruese si biznesmen, q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00a0 veprimtari prodhuese, nd\u00ebrtuese, apo zbukuruese, dhe n\u00eb kuptimin korrekt, si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i mir\u00ebpritur p\u00ebr reklam\u00ebn q\u00eb po i b\u00ebhet Shqip\u00ebris\u00eb si dh\u00ebndri i Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Por shembujt\u00a0 e ndrysh\u00ebm na v\u00ebrtetojn\u00eb, se n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime publike dhe madje investime strategjike, q\u00eb kan\u00eb rezultuar n\u00eb t\u00eb ardhura shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe zgjidhje epokale p\u00ebr v\u00ebndin , por askush nga qeveritar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ekspozime sensacionesh me\u00a0 pronar kompanish dhe drejtor bankash si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama me Jared Kushnerin.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb .Gjith\u00e7ka v\u00ebrtitet tek Donald Tramp dhe\u00a0 ka t\u00eb b\u00ebj me influenc\u00ebn e tij t\u00eb sforcuar politike q\u00eb ai po lyp duke shfryt\u00ebzuar postin e kryeministrit dhe duke\u00a0 shpresuar t\u00eb fitoj imunitetin e vendimmarr\u00ebsve t\u00eb m\u00ebdhenj bot\u00ebror\u00a0 si Donald Tramp apo Friedrich Merz.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb mbulohen\u00a0 k\u00ebto zgjedhje t\u00eb rr\u00ebmbyera me zbukurime ?<\/p>\n<p>Samiti i KPE n\u00eb Tiran\u00eb nuk bie fare\u00a0 era natyrshm\u00ebri. \u00cbsht\u00eb\u00a0 nj\u00eb\u00a0 nga ato\u00a0 ngjarjet\u00a0 e shumta\u00a0 t\u00eb k\u00ebrkuara dhe t\u00eb fabrikuar nga makthet e Edi Ram\u00ebs\u00a0 p\u00ebr pushtet dhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar skandalet q\u00eb i ka\u00a0 me radh\u00eb. S\u00eb bashku me aktivitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00e7iklistik dhe sidomos vizit\u00ebn e p\u00ebrfolur t\u00eb\u00a0 Jared Kushnerit n\u00eb Tiran\u00eb. Ato ishin strukturuar\u00a0 t\u00eb gjitha\u00a0 me paramendim q\u00eb t\u00eb davarisnin reagimin e zgjedhjeve t\u00eb manipuluar nga dora\u00a0 e diktatorit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr ato ishin planifikuar q\u00eb t\u00eb bombardonin opinionin publik me superngjarje, ku opinioni publik t\u00eb mos i kushtonte r\u00ebnd\u00ebsi rezultatit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Lideri Kores s\u00eb Veriut me siguri q\u00eb dridhet prej rrufeve t\u00eb Zeusit n\u00eb Olimp dhe nuk po l\u00eb fije\u00a0 lidhjesh pa shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb zbutur sadopak ose p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur sipas parimeve q\u00eb ka m\u00ebndja e tij korruptuese,\u00a0 shuarjen e zem\u00ebrimit t\u00eb Zeusit .P\u00ebr shkakun e v\u00ebrtet t\u00eb dosjeve t\u00eb nxehta korruptive\u00a0 q\u00eb ka n\u00eb organet ligj\u00ebzbatuese amerikane, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura n\u00eb t\u00ebr\u00eb shtypin amerikan ,si\u00a0 nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nje qytetar i huaj, q\u00eb\u00a0 ka problem\u00eb\u00a0 serioze me shkeljen e ligjit nga ku\u00a0 nes\u00ebr\u00a0 mund t\u00eb kthehet n\u00eb subjekt hetimi me imunitet ose pa imunitet\u00a0 diplomatik.<\/p>\n<p>Askujt nuk i ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen ardhja e Jerad Kushnerit p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb trajtuar me respekt dhe dashamir\u00ebsi\u00a0 si \u00e7do investitor i huaj . \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht\u00a0 Edi Rama ai , i cili e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb prezenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00eblar\u00eb ndyr\u00ebsirat q\u00eb ka krijuar goja e tij e lig\u00eb dhe m\u00ebndja e tij magbethiane.<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar miq\u00ebsira t\u00eb stilit alla Mcgonigal\u00a0 rreth familjar\u00ebve t\u00eb Tramp, ai\u00a0 tashti v\u00ebrtitet mbrapa prapanicave t\u00eb tij presidenciale nga frika e nd\u00ebshkimeve reale qe mund ta presin n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Lideri i Kores\u00eb s\u00eb Veriut i grabiti edhe zgjedhjet e fundit parlamentare me nj\u00eb rekord t\u00eb ri n\u00eb prishjen e balanc\u00ebs demokratike. Me 83 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit p\u00ebr regjimin, ai mund ta hedh m\u00eb mir\u00eb vallen e diktatorit, duke b\u00ebr\u00eb ndryshime ligjore deri dhe kushtetuese kur\u00a0 do t\u2019ia k\u00ebrkoj kokrra e qejfit\u00a0 . &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":114117,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-114347","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114347"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114348,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114347\/revisions\/114348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}