{"id":114575,"date":"2025-05-22T07:39:29","date_gmt":"2025-05-22T07:39:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114575"},"modified":"2025-05-22T07:45:02","modified_gmt":"2025-05-22T07:45:02","slug":"varferi-arrati-roberi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/22\/varferi-arrati-roberi\/","title":{"rendered":"Varf\u00ebri, arrati, rob\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Artan HOXHA<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-77928\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artan-hoxha-300x158.jpg\" alt=\"\" width=\"262\" height=\"138\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artan-hoxha-300x158.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artan-hoxha-768x404.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artan-hoxha-310x165.jpg 310w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artan-hoxha.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 262px) 100vw, 262px\" \/><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00e7do dit\u00eb dalin fakte e prova p\u00ebr manipulime t\u00eb shum\u00ebllojshme, t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta a t\u00eb t\u00ebrthorta, mbi kutit\u00eb vendase apo mbi votat nga emigracioni, rezultati me diferenc\u00eb t\u00eb thell\u00eb mes subjektit monist PS dhe koalicionit pluralist PD, prej afro 20% nga afro 2% n\u00eb vitin 2021, ka vet\u00ebm dy shpjegime: i) ose PD ka gabuar plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrcaktimin e natyr\u00ebs s\u00eb regjimit \u2013 si regjim antidemokrat, narko-shtet, neo-diktatur\u00eb \u2013 p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shumica e votuesve nuk e ndoqi n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim; ii) ose regjimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebtill\u00eb dhe ka fituar me mjetet e shumta dhe fuqin\u00eb e dhunshme t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. P\u00ebrgjigja mbi natyr\u00ebn e regjimit p\u00ebrcakton edhe m\u00ebnyr\u00ebn e shpjegimit t\u00eb rezultatit t\u00eb votave 2025.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb e jam i mendimit, gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrforcuar, se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb regjim hibrid i cili, n\u00eb ecurin\u00eb e tij k\u00ebto 12 vite, e kaloi vij\u00ebn imagjinare 50:50 fill pas zgjedhjeve 2021 duke anuar sot fort e duksh\u00ebm, n\u00eb an\u00ebn jo-demokratike drejt asaj diktatoriale t\u00eb spektrit (gatuar edhe p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes politike t\u00eb PD n\u00eb zgjedhjet 2017 dhe pas tyre), ndihmuar qoft\u00eb nga faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm qoft\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, si\u00e7 ai i administrat\u00ebs Biden dhe i Europ\u00ebs politike neo-liberale. Q\u00eb n\u00eb pik\u00ebnisjen e vet m\u00eb 2013 e n\u00eb vijim ky regjim u mb\u00ebshtet edhe nga pjesa d\u00ebrrmuese e krimit t\u00eb organizuar, n\u00eb rritje e fuqizim, si dhe nga pjesa d\u00ebrrmuese e elit\u00ebs vendase, t\u00eb kooptuar e t\u00eb korruptuar. Natyrisht q\u00eb regjimi nuk llogaritet nga niveli zero, ai e g\u00ebzon vijuesh\u00ebm mb\u00ebshtetjen historiko-inerciale t\u00eb lidhur me PPSH\/PS, prej m\u00eb shume se 30% t\u00eb elektoratit, nd\u00ebrsa faktor\u00ebt e tjer\u00eb n\u00ebn analiz\u00eb i mbivendosen k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr t\u00eb arritur shumic\u00ebn komode qeveris\u00ebse moniste \u2013 i gjith\u00eb pushteti n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn qeverisjen e k\u00ebtij regjimi Shqip\u00ebria mbeti ose ra rishtazi n\u00eb fundin e tabel\u00ebs s\u00eb klasifikimit europian lidhur me t\u00eb ardhurat, pagat, pensionet, ndihm\u00ebn sociale, si dhe mbeti apo u ngrit rishtazi n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij klasifikimi lidhur me pabarazin\u00eb, varferin\u00eb, padrejt\u00ebsin\u00eb, prapambetjen. Edhe sipas t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Eurostat, 42% e shqiptar\u00ebve p\u00ebrjetojn\u00eb disa forma p\u00ebrjashtimi q\u00eb i klasifikojn\u00eb si t\u00eb varf\u00ebr apo n\u00eb rrezik varf\u00ebrie, kur ky tregues p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor l\u00ebviz n\u00eb intervalin 30-34%, p\u00ebr Rumanin\u00eb \u00ebsht\u00eb 32% (tregusi m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb BE) nd\u00ebrsa mesatarja e BE \u00ebsht\u00eb as 22%.<\/p>\n<p>Varf\u00ebria shum\u00ebdimensionale dhe pasiguria e lart\u00eb jan\u00eb forca shtyt\u00ebse p\u00ebr emigracion. Por, nd\u00ebrsa forcat t\u00ebrheq\u00ebse emigratore, t\u00eb tilla si ulja e barrierave hyr\u00ebse n\u00eb tregun europian apo amerikan t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore, veprojn\u00eb simetrikisht lidhur me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb apo preferenc\u00ebn politike t\u00eb emigrant\u00ebve tan\u00eb, forcat shtyt\u00ebse t\u00eb brend\u00ebshme veprojn\u00eb asimetrikisht, pra m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb fort mbi ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e tjetr\u00ebn, me opozit\u00ebn. Kjo shkakton emigracion asimetrik duke pak\u00ebsuar baz\u00ebn elektorale t\u00eb opozit\u00ebs demokrate. Kjo asimetri duket \u00ebsht\u00eb forcuar k\u00ebto kat\u00ebr vite, si rrjedhoj\u00eb e humbjes s\u00eb shpres\u00ebs n\u00eb elektoratin opozitar, vite gjat\u00eb t\u00eb cilave opozita politike ka qen\u00eb n\u00ebn goditjet e forta, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetit edhe t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, kryesisht amerikan\u00ebve neo-liberale.<\/p>\n<p>E dh\u00ebna m\u00eb e fundit demografike, lindjet n\u00eb tremujorin e par\u00eb 2025, me r\u00ebnie vjetore mbi 14% n\u00eb raport me tremujorin e par\u00eb 2024 (p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr lindjet ndjesh\u00ebm m\u00eb pak se vdekjet) \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. R\u00ebnia sistematike e lindjeve n\u00eb dekad\u00ebn rilindase krahasimisht dekad\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, por edhe luhatshm\u00ebria e lart\u00eb e \u2018kapricioze\u2019 e k\u00ebtij treguesi vit pas viti \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e mir\u00eb se edhe emigracioni (n\u00eb form\u00eb val\u00ebsh) ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb krahasimisht me at\u00eb q\u00eb u rrek t\u00eb na bindte INSTAT me Censin 2023 edhe se ai ka vijuar edhe n\u00eb 2024 e vijon edhe sot. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pjesa d\u00ebrrmuese e 200 mij\u00eb votave m\u00eb pak n\u00eb kutit\u00eb vendase \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga kjo \u2018arrati\u2019 emigratore edhe k\u00ebto kat\u00ebr vitet e fundit nd\u00ebrsa pabarazia n\u00eb mir\u00ebq\u00ebnie\/varf\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit politik provon se shumica d\u00ebrrmuese e k\u00ebtyre votave t\u00eb munguara jan\u00eb nga votuesit opozitar\u00eb 2021 t\u00eb emigruar k\u00ebto kat\u00ebr vitet e fundit.<\/p>\n<p>Q\u00eb krimi i organizuar ka mb\u00ebshtetur regjimin edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje kjo tashm\u00eb duket ashiqare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, regjimi i fuqizuar s\u00eb fundmi, krimin e organizuar e ka tashm\u00eb m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor se partner e, interesante, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ju caktoi edhe disa personazhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb mblidhnin vota e mbi k\u00ebt\u00eb num\u00ebr votash do matej asfare performanca e kandidatit anonim por performanca e band\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Elita vendase &#8211; administrative, ekonomike, akademike, profesionale, artistike, sportive &#8211; , qoft\u00eb pjesa e adult\u00ebve t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb socializmit (e koh\u00ebs kur zvordhi ideologjia dhe lul\u00ebzoi vesi), qoft\u00eb ajo lindur e rritur n\u00eb post-socializ\u00ebm \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar ekonomikisht e kulturalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb ashp\u00ebr me evazion t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, korrupsion t\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrhapur dhe dhun\u00eb t\u00eb fort\u00eb, dhun\u00eb kjo sa e individit ndaj individit, sa e individit ndaj shtetit dhe sa e shtetit ndaj individit. E form\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebto rrethana kjo elit\u00eb nuk ka moralin dhe motivin e duhur p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr popullin drejt regjimit me m\u00eb shum\u00eb demokraci, ligj, drejt\u00ebsi e barazi ndaj, n\u00eb shumic\u00ebn e saj, kooptohet dhe korruptohet leht\u00ebsisht nga ky regjim anti-demokratik duke u v\u00ebn\u00eb, me hir a pahir, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e regjimit q\u00eb varf\u00ebron dhe\/ose diskriminon, arratia emigratore duket m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar edhe varf\u00ebris\u00eb edhe rob\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij regjimi. Kush mbetet k\u00ebtu i duhet t\u00eb zgjedh\u00eb rob\u00ebrin\u00eb e shp\u00ebrblyer ose kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb me pasoja &#8211; af\u00ebrmend\u00ebsh q\u00eb shumica zgjedhin t\u00eb par\u00ebn.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr emigrant\u00ebt q\u00eb votuan, n\u00eb at\u00eb pak p\u00ebrqindje q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb (me pak se 200 mij\u00eb nga 1.7 milion gjithsej me t\u00eb drejt\u00eb vote), rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjesa m\u00eb militante e emigracionit votues n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, aq m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse konsiderojm\u00eb edhe fuqin\u00eb mobilizuese m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb regjimit p\u00ebr militant\u00ebt e vet edhe fuqin\u00eb e tij shp\u00ebrblyese apo k\u00ebrc\u00ebnuese, t\u00eb atyre drejtp\u00ebrdrejt apo t\u00eb familjar\u00ebve k\u00ebtu, edhe mund\u00ebsin\u00eb manipuluese t\u00eb regjimit, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vota e tyre jo vet\u00ebm nuk mundte e nuk solli ndryshim, p\u00ebrkundrazi do i sh\u00ebrbente si\u00e7 i sh\u00ebrbeu regjimit anti-demokratik.<\/p>\n<p>Ndaj, kush rreket t\u00eb jap\u00eb rekomandime se \u00e7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb PD-ja lodhet kot, askush q\u00eb beson se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb regjim antidemokratik nuk ka as arsye as nge t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb ata q\u00eb thon\u00eb se PD humbi zgjedhjet p\u00ebr fajet e veta ndon\u00ebse garoi n\u00eb kushte mjaftueshm\u00ebrisht demokracie, barazie e ndershm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Arsye e nge ka vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb regjim si anti-demokratik e nuk pajtohen me t\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb mes nesh, tani e n\u00eb vijim &#8211; p\u00ebrballja me regjimin n\u00eb konsolidim do jet\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, rr\u00ebzimi i tij gjithnj\u00eb e m\u00eb i komplikuar, gjithsesi jo i pamundur ne kushtet e nj\u00eb PD-je q\u00eb ruajti p\u00ebrmasat e partis\u00eb s\u00eb madhe opozitare (nuk u cop\u00ebzua n\u00eb 7-8 pjes\u00eb) dhe me nj\u00eb raport t\u00eb ri, miq\u00ebsor e bashk\u00ebpunues, me administrat\u00ebn amerikane Trump dhe partit\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb europiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Artan HOXHA Nd\u00ebrsa \u00e7do dit\u00eb dalin fakte e prova p\u00ebr manipulime t\u00eb shum\u00ebllojshme, t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta a t\u00eb t\u00ebrthorta, mbi kutit\u00eb vendase apo mbi votat nga emigracioni, rezultati me diferenc\u00eb t\u00eb thell\u00eb mes subjektit monist PS dhe koalicionit pluralist PD, prej afro 20% nga afro 2% n\u00eb vitin 2021, ka vet\u00ebm dy shpjegime: i) ose PD &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93872,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-114575","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114575"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114580,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114575\/revisions\/114580"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}