{"id":11471,"date":"2022-05-07T09:31:16","date_gmt":"2022-05-07T09:31:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=11471"},"modified":"2022-05-07T09:31:16","modified_gmt":"2022-05-07T09:31:16","slug":"johnny-depp-vs-amber-heard","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/07\/johnny-depp-vs-amber-heard\/","title":{"rendered":"Johnny Depp vs Amber Heard"},"content":{"rendered":"<p><strong>Akuza p\u00ebr dhun\u00eb, abuzime reciproke, k\u00ebrkesa ekonomike hiperbolike. P\u00ebrmbledhja e kauz\u00ebs ligjore q\u00eb po shkat\u00ebrron jet\u00eb dhe karriera. Si dhe po p\u00ebr\u00e7an Hollywood.<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i shpifjes milioner q\u00eb ka p\u00ebr protagonist\u00eb Johnny Depp dhe Amber Heard ka filluar m\u00eb 11 prill. Pas ka ngritur nj\u00eb padi p\u00ebr 50 milion dollar\u00eb ndaj Heard pasi q\u00eb ajo n\u00eb 2018 kishte shkruar nj\u00eb editorial mbi p\u00ebrvoj\u00ebn e saj t\u00eb supozuar si e mbijetuar ndaj dhun\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebrgjigja e Heard ka qen\u00eb nj\u00eb padi prej 100 milion dollar\u00ebsh. Marr\u00ebdh\u00ebnia, e zgjatur nja 10 vjet, p\u00ebrfshi \u00e7\u00ebshtje ligjore, ka p\u00ebrshkuar disa etapa klasike t\u00eb \u00e7ifteve hollywoodiane: takimi par\u00eb n\u00eb nj\u00eb shesh xhirimi, r\u00ebnia, divorci. N\u00eb 2018 Heard deklaron se ka qen\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs sht\u00ebpijake dhe Depp i ngre padi p\u00ebr shpifje britanikes <em>The Sun <\/em>p\u00ebr nj\u00eb titull q\u00eb lexonte pakashum\u00eb k\u00ebshtu: <em>\u00c7menduri! Si mundet J. K. Rowling t\u00eb jet\u00eb \u00abv\u00ebrtet e lumtur\u00bb se ka shkruar godit\u00ebsin e grave Johnny Depp p\u00ebr filmin e ri <\/em>Kafsh\u00eb fantastike<em>? <\/em>N\u00eb gjykat\u00eb, Heard konfirmon nofk\u00ebn e \u00abrrah\u00ebsit t\u00eb grave\u00bb, procesi p\u00ebrfundon n\u00eb faqet e para t\u00eb shtypit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Depp humbet (megjith\u00ebse autori dhe legal\u00ebt e tij vazhdojn\u00eb t\u00eb theksojn\u00eb se akuzat p\u00ebr dhun\u00eb sht\u00ebpijake t\u00eb Heard jan\u00eb nj\u00eb mashtrim).<\/p>\n<p>Prillin e kaluar Depp dhe Heard jan\u00eb gjetur n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shtetit Virginia: padia e dyt\u00eb p\u00ebr shpifje. \u00abDepp ishte ndoshta i bindur se vepronte p\u00ebr t\u00eb mbrojtur reputacionin e tij, por aksionet e tij kan\u00eb prodhuar rezultatin e kund\u00ebrt\u00bb, thot\u00eb Evan Nierman, themelues i kompanis\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve publike Red Banyan. Megjithat\u00eb, Depp dhe enturazhi i tij e shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb padi si nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb rilindjeje: \u00abHeqja dor\u00eb nga mund\u00ebsia p\u00ebr ta ripastruar emrin dhe mund\u00ebsuar dikujt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga sistemi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb pa pasoja do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm\u00bb, ka deklaruar p\u00ebr <em>Vanity Fair <\/em>nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i autorit. Edhe ekipi i Heard \u00ebsht\u00eb dakord n\u00eb konsiderimin se procesi do t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb, ama p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb kund\u00ebrta: \u00abBesojm\u00eb se juria do t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha provat \u2013 m\u00eb konsistente se ato t\u00eb paraqitura n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuara \u2013 dhe do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin konkluzion si gjykata britanike, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb Depp i ka shkaktuar dhun\u00eb Amber, nganj\u00ebher\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e saj. Nj\u00eb verdikt kund\u00ebr Johnny do t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh miliona grave q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb dhun\u00eb nga partner\u00ebt e tyre, do t\u2019u thot\u00eb atyre q\u00eb mund ta kthejn\u00eb faqen leht\u00ebsisht dhe do t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb edhe Amber q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb\u00bb, ka deklaruar nj\u00eb burim i af\u00ebrt me legal\u00ebt e Heard.<\/p>\n<p>Depp dhe Heard jan\u00eb takuar n\u00eb xhirimin e <em>Kronika t\u00eb nj\u00eb pasionit <\/em>n\u00eb 2009. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ajo ishte 20 vje\u00e7e dhe ai 40 dhe qen\u00eb t\u00eb dy t\u00eb impenjuar, ajo me artisten Tasya van Ree dhe ai me Vanessa Paradis (nga e cila ka pasur dy f\u00ebmij\u00eb). N\u00eb vitin 2012, t\u00eb dy t\u00eb ndar\u00eb, fillojn\u00eb t\u00eb frekuentohen dhe n\u00eb 2015 martohen me nj\u00eb ceremoni private n\u00eb Los Angeles. Pas pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, Heard k\u00ebrkon divorcin dhe siguron nj\u00eb urdh\u00ebr shtr\u00ebngimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, duke e akuzuar Depp se e ka sulmuar. Nga ana e tij, n\u00ebp\u00ebrmjet avokatit t\u00eb tij, Depp e akuzon se \u00abdenonocon nj\u00eb abuzim p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb zgjidhje financiare t\u00eb parakohshme\u00bb (Heard ja ka kthyer akuzat se ka g\u00ebnjyer, ashtu si Depp ato se e ka sulmuar ishin e tij). E zgjidhur \u00e7\u00ebshtja, l\u00ebshojn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u00abMarr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb ka qen\u00eb intensive dhe e apasionuar, nganj\u00ebher\u00eb e paq\u00ebndrueshme, por gjithmon\u00eb e ngritur mbi dashurin\u00eb. Asnj\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk ka l\u00ebshuar akuza false p\u00ebr nj\u00eb fitim financiar. Nuk ka pasur kurr\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shkaktohen d\u00ebme fizike apo psikologjike\u00bb.<\/p>\n<p>Pasi ka t\u00ebrhequr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb 50000 dollar\u00ebshe n\u00eb muaj p\u00ebr mbajtje, Heard siguron 7 milion dollar\u00eb t\u00eb sanksionuar nga nj\u00eb marr\u00ebveshje ndar\u00ebse. N\u00eb gushtin e 2016, b\u00ebn me dije se synon t\u00eb dhuroj\u00eb 7 milion n\u00eb bamir\u00ebsi p\u00ebr Children\u2019s Hospital t\u00eb Los Angeles dhe p\u00ebr American Civil Liberties Union. Avokat\u00ebt e Depp kishin ngritur dyshime me k\u00ebt gjat\u00eb rekursit n\u00eb apel (t\u00eb humbur) n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe k\u00ebto dyshime, sipas nj\u00eb burimi t\u00eb af\u00ebrt me Depp, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb element i strategjis\u00eb ligjore n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me informacione t\u00eb reja lidhur me dhurimet. N\u00eb 2016, Depp fillon t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Adam Waldman, nj\u00eb avokat nga Uashingtoni q\u00eb ka punuar si lobist p\u00ebr Oleg Deripaskan, nj\u00eb manjat rus i metaleve i konsideruar nj\u00eb i \u00abfavorizuar\u00bb i Vladimir Putinit dhe i af\u00ebrt edhe me Julian Assange, q\u00eb thot\u00eb se ka pasur midis klient\u00ebve t\u00eb tij edhe Angelina Jolie dhe Cher. T\u00eb nj\u00ebjtin vit Depp ndahet nga agjenti Tracey Jacobs nga Utah, me t\u00eb cil\u00ebn ishte i lidhur prej mbi tre dekadash, dhe firmos me CAA. N\u00eb janarin e 2017, citon n\u00eb gjykim The Management Group dhe krer\u00ebt Joel dhe Robert Mandel p\u00ebr 25 milion dollar\u00eb, duke i akuzuar ish menaxher\u00ebt e tij ve\u00e7 t\u00eb tjerash, p\u00ebr neglizhenc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe se nuk kan\u00eb paguar taksat e tij. M\u00eb von\u00eb i ngre padi Jake Bloom, avokatit t\u00eb tij t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebr 50 milion dollar\u00eb, duke e akuzuar p\u00ebr neglizhenc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre padive, bota njihet me shpenzimet madh\u00ebshtore t\u00eb Depp. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur nj\u00eb, sipas The Management Group, Depp shpenzonte 30000 dollar\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr ver\u00eb, nj\u00eb fraksion i shpenzimeve t\u00eb tij t\u00eb supozuara prej rreth 2 milion dollar\u00ebsh, ndodhi prej t\u00eb cilave pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb m\u00eb pas dakord n\u00eb rrug\u00eb private. Por nd\u00ebrsa k\u00ebto raste mbylleshin, fillonin padit\u00eb q\u00eb shikonin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Heard. Pas asaj kund\u00ebr <em>The Sun<\/em>, n\u00eb 2019, Depp b\u00ebn denoncim p\u00ebr shpifje ndaj Heard p\u00ebr nj\u00eb editorial t\u00eb shfaqur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb <em>Washington Post <\/em>n\u00eb t\u00eb cilin gruaja shkruan se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e mbijetuar e abuzimeve sht\u00ebpijake. T\u00eb dyja aksionet ligjore kan\u00eb p\u00ebsuar vonesa t\u00eb lidhura me pandemin\u00eb, por n\u00eb fund procesi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb ver\u00ebn e 2020. P\u00ebr t\u00eb fituar, <em>The Sun <\/em>i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb demonstroj\u00eb se p\u00ebrkufizimi \u00abrrah\u00ebs i grave\u00bb ishte n\u00eb thelb i v\u00ebrtet\u00eb dhe se Heard i ishte referuar 14 episodeve t\u00eb abuzimeve t\u00eb supozuara fizike. P\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb k\u00ebmbyer akuza p\u00ebrdorimi drogash dhe dhunash fizike t\u00eb p\u00ebrfunduara menj\u00ebher\u00eb tek gazetat. Nj\u00eb seri fotosh ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese tregonte maj\u00ebn e gishtit t\u00eb kafshuar nga Depp dhe fjal\u00ebt e shkruam me gjak n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb. Depp ka treguar edhe se, i kthyer n\u00eb sht\u00ebpi pas nj\u00eb mbledhjeje ku rezultonte se kishte humbur 650 milion dollar\u00eb, q\u00eb shkonin p\u00ebr t\u2019ju shtuar 100 milion\u00ebve taksa t\u00eb prapambetura, Heard ishte grindur, duke arritur t\u00eb defekonte (ajo apo nj\u00eb prej miqve t\u00eb saj) n\u00eb shtratin e tyre. n\u00eb vijim, ajo e ka hedhur posht\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, duke theksuar se ishte \u00abndjenja e humorit ta paturp\u00bb e ish t\u00eb shoqit.<\/p>\n<p>Depp e humbet rastin n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe, p\u00ebrpara se t\u00eb paraqes\u00eb rekursin, Warner Bros. E p\u00ebrjashton nga kapitulli i tret\u00eb i seris\u00eb <em>Kafsh\u00eb fantastike<\/em>, ku interpretonte \u00abmagjistarin e err\u00ebt\u00bb Gellert Grindelwald. Sipas Nierman, ka mund\u00ebsi karriera e Depp do t\u00eb kishte mundur ta kalonte furtun\u00ebn sikur t\u00eb kishte shmangur ta \u00e7onte kund\u00ebrshtin\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb: \u00abYjet mund ta marrin veten edhe pse jan\u00eb kaq shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb duan suksesin e tyre. Studiot, regjisor\u00ebt, publicitar\u00ebt, shum\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga fakti q\u00eb celebritetet jan\u00eb n\u00eb gjendje ta rivendosin reputacionin e tyre\u00bb. Legal\u00ebt e Depp kan\u00eb paraqitur rekurs n\u00eb apel mbi baz\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00eb provave t\u00eb reja: Heard nuk do ta dor\u00ebzonte t\u00eb gjith\u00eb marr\u00ebveshjen e divorcit n\u00eb bamir\u00ebsi si\u00e7 kishte premtuar. Nj\u00ebri prej avokat\u00ebve, Andrew Caldecott, ka theksuar se premtimi i dhurimit t\u00eb Heard ishte nj\u00eb \u00abg\u00ebnjesht\u00ebr e kalkuluar q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb luhatet qysh nga fillimi gjilp\u00ebra e peshores n\u00eb disfavor t\u00eb zotit Depp\u00bb. Gjykat\u00ebsit e apelit e kan\u00eb refuzuar k\u00ebt\u00eb interpretim. Vitin e kaluar ekipi i Heard \u00ebsht\u00eb deklaruar se klienti i kish dhuruar tashm\u00eb mbi 1 milion dollar\u00eb secilit prej p\u00ebrfituesve, duke informuar se parat\u00eb do t\u00eb arrinin n\u00eb 10 vjet.<\/p>\n<p>Midis procesit amerikan dhe atij t\u00eb zhvilluar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar ka diferenca t\u00eb qarta. E para \u00ebsht\u00eb se Depp tani po e padit direkt Heard, jo m\u00eb gazet\u00ebn q\u00eb ka botuar artikullin. Por legal\u00ebt e Depp duhet t\u00eb tejkalojn\u00eb pengesat e m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb fituar. N\u00ebse <em>The Sun <\/em>i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb demonstroj\u00eb se termi \u00abrrah\u00ebs i grave\u00bb referuar Depp mund t\u00eb konsiderohej n\u00eb thelb i v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb Shtetet e Bashkuara i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb demonstroj\u00eb se Heard ka g\u00ebnjyer duke e ditur se po g\u00ebnjente kur ka pohuar se kishte p\u00ebsuar dhun\u00eb sht\u00ebpijake. Sipas fjalve t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, duhet ta demonstroj\u00eb edhe me \u00abd\u00ebshmi bind\u00ebse\u00bb. N\u00eb rast mund t\u00eb thirret t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb edhe Elon Musk, pasi q\u00eb avokat\u00ebt e Depp kan\u00eb lexuar n\u00eb sall\u00eb mesazhet midis Musk dhe Heard lidhur me akuzat kund\u00ebr Depp. Ata q\u00eb trashin list\u00ebn e d\u00ebshmitar\u00ebve jan\u00eb edhe James Franco dhe Paul Bettany. Mesazhet midis Bettany dhe Depp, ku t\u00eb dy qeshnin sesi do ta vriste Heard, jan\u00eb paraqitur si prov\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuara. Burimi i af\u00ebrt me Depp ka b\u00ebr\u00eb me dije se jan\u00eb deri 30 d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Virginia p\u00ebr t\u00eb deponuar n\u00eb favorin e tij. Disa jan\u00eb \u00abekspert\u00eb\u00bb t\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar fotot dhe prova t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Burimi i af\u00ebrt me ekipin e Heard ka th\u00ebn\u00eb se \u00abdo t\u00eb ket\u00eb d\u00ebshmi mbi abuzimet sht\u00ebpijake dhe rolin e q\u00eb i detyrohet drogave, alkolit dhe paranoj\u00ebs\u00bb. Sido q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb, trash\u00ebgimia e k\u00ebtij rasti nuk do t\u00eb jet\u00eb ligjor, por nj\u00eb d\u00ebm ndaj reputacionit. Nj\u00eb humbje p\u00ebr Heard rrezikon ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs sht\u00ebpijake q\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara. Edhe n\u00eb rast fitoreje, p\u00ebrvoja e saj mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si paralajm\u00ebrim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb vendoste t\u00eb fliste: duke konsideruar rrezikun e kalimit t\u00eb viteve t\u00eb jet\u00ebs ton p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrpunuar situata dramatike dhe t\u00eb dhimbshme t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. P\u00ebr Depp, sipas shum\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve publike, ndjekja e strategjis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs s\u00eb djegur e 5 viteve t\u00eb fundit nuk do ta ndihmoj\u00eb ta rind\u00ebrtoj\u00eb imazhin e tij. \u00ab\u00cbsht\u00eb si th\u00ebnia e vjet\u00ebr e pokerit: mos harxo para t\u00eb tjera aty ke hedhur tashm\u00eb t\u00eb tjera\u00bb, komenton Larry Kopp, themelues i agjencis\u00eb TASC. \u00abKa humbur n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe n\u00eb gjykat\u00ebn e opinionit publik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, strategjia \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: hidhet fshir\u00ebsja. Jepi mandat legal\u00ebve t\u00eb tu t\u00eb negociojn\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e akuzave reciproke. Pastaj zhduku\u00bb. Lajmet e fundit kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pohimet e psikologes ligjore Shannon Curry mbi shqet\u00ebsimin histrionik t\u00eb personalitetit t\u00eb Heard. Midis akuzash p\u00ebr shkelje reciproke, procesi vazhdon.<\/p>\n<p>(nga <em>Vanity Fair<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akuza p\u00ebr dhun\u00eb, abuzime reciproke, k\u00ebrkesa ekonomike hiperbolike. P\u00ebrmbledhja e kauz\u00ebs ligjore q\u00eb po shkat\u00ebrron jet\u00eb dhe karriera. Si dhe po p\u00ebr\u00e7an Hollywood. Procesi i shpifjes milioner q\u00eb ka p\u00ebr protagonist\u00eb Johnny Depp dhe Amber Heard ka filluar m\u00eb 11 prill. Pas ka ngritur nj\u00eb padi p\u00ebr 50 milion dollar\u00eb ndaj Heard pasi q\u00eb ajo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11472,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-11471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}