{"id":114777,"date":"2025-05-24T08:24:44","date_gmt":"2025-05-24T08:24:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114777"},"modified":"2025-05-24T08:24:44","modified_gmt":"2025-05-24T08:24:44","slug":"shqiperine-do-e-ngulfate-heshtja-e-frikacakeve-qe-duhet-te-flasin-dhe-zhurma-e-interesxhinjve-pa-dinjitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/24\/shqiperine-do-e-ngulfate-heshtja-e-frikacakeve-qe-duhet-te-flasin-dhe-zhurma-e-interesxhinjve-pa-dinjitet\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebrin\u00eb do e ngulfat\u00eb heshtja e frikacak\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb flasin dhe zhurma e interesxhinjve pa dinjitet!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Kim MEHMETI<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hesht edhe kur ia rr\u00ebnojn\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar\u00eb dhe mb\u00ebmendjen shqiptare, si\u00e7 hesht edhe kur fatin e drejtuesve t\u00eb saj nuk e p\u00ebrcaktojn\u00eb zgjedhjet e lira dhe demokratike, por \u2018votimi\u2019.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hesht edhe kur kryetarin e Akademis\u00eb dhe drejtuesit e institucioneve kulturore e shkencore ia em\u00ebron Kryeministri i vendit, si\u00e7 hesht edhe kur kryeredaktor i vet\u00ebm i gjitha mediave \u00ebsht\u00eb Piktori.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hesht edhe kur e din\u00eb se thuajse t\u00eb gjith\u00eb elitat dhe institucionet e saj i financon dhe i kontrollon krimi, si\u00e7 hesht edhe kur n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs kidnapohet e merret zvarr\u00eb nga policia ish presidenti i vendit dhe nj\u00ebri nga drejtuesit e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hesht edhe kur e sheh qart\u00eb se politikan\u00ebt s\u2019merren me fatin\u00eb e saj dhe t\u00eb popullit, por vet\u00ebm me mir\u00ebqenien e familjar\u00ebve t\u00eb vet, si\u00e7 hesht edhe kur grupet kriminale i caktojn\u00eb listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebgjohet vet\u00ebm zhurma e debatuesve t\u00eb paguar p\u00ebr ta mbuluar t\u00eb v\u00ebrteton se administrata shtet\u00ebrore paguhet vet\u00ebm p\u00ebr ta votuar Piktorin, pra zhurma e atyre q\u00eb paguhen t\u00eb mos flasin p\u00ebr at\u00eb n\u00ebse zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb t\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb metat e opozit\u00ebs?!<\/p>\n<p>Pra n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe b\u00ebrtasin e dalin n\u00ebp\u00ebr ekranet televizive ata q\u00eb duhet ta mbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se t\u00eb huajt i pranojn\u00eb zgjedhjet \u2018alla shqiptar\u00e7e\u2019 ngaq\u00eb e din\u00eb se Shqip\u00ebria nuk ka student\u00eb q\u00eb do u hipnin bi\u00e7ikletave q\u00eb t\u00eb shkonin deri n\u00eb Bruksel, ku do rr\u00ebfenin p\u00ebr profesor\u00ebt e tyre q\u00eb i p\u00ebrkulen vet\u00ebm partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Po, Shqip\u00ebria i hesht t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb duhet t\u2019i thot\u00eb z\u00ebsh\u00ebm dhe i b\u00ebrtet g\u00ebnjeshtrat q\u00eb e mbulojn\u00eb t\u00eb keqen e quajtur \u2018aleanca e qelb\u00ebsirave\u2019 me n\u00eb krye Piktorin.<\/p>\n<p>Andaj n\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri edhe m\u00eb tej nuk do d\u00ebgjohet z\u00ebri i guximit qytetar\u00eb dhe n\u00ebse n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe nuk do e mbyllin goj\u00ebn ata q\u00eb duhet t\u00eb turp\u00ebrohen kur flasin, at\u00ebher\u00eb at\u00eb do e ngulfat\u00eb heshtja e frikacak\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb flasim dhe zhurma e interesxhinje pa dinjitet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Kim MEHMETI Shqip\u00ebria hesht edhe kur ia rr\u00ebnojn\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar\u00eb dhe mb\u00ebmendjen shqiptare, si\u00e7 hesht edhe kur fatin e drejtuesve t\u00eb saj nuk e p\u00ebrcaktojn\u00eb zgjedhjet e lira dhe demokratike, por \u2018votimi\u2019. Shqip\u00ebria hesht edhe kur kryetarin e Akademis\u00eb dhe drejtuesit e institucioneve kulturore e shkencore ia em\u00ebron Kryeministri i vendit, si\u00e7 hesht edhe kur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31380,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-114777","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114777"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114777\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114778,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114777\/revisions\/114778"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}