{"id":114789,"date":"2025-05-24T08:54:56","date_gmt":"2025-05-24T08:54:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114789"},"modified":"2025-05-24T08:54:56","modified_gmt":"2025-05-24T08:54:56","slug":"shtresa-e-mesme-nen-presionin-e-kostove-te-larta-te-jeteses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/24\/shtresa-e-mesme-nen-presionin-e-kostove-te-larta-te-jeteses\/","title":{"rendered":"Shtresa e mesme, n\u00ebn presionin e kostove t\u00eb larta t\u00eb jetes\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div id=\"content\">\n<p><em><strong>Kostot e jetes\u00ebs p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme jan\u00eb rritur vitin e fundit m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb ardhurat, treguan rezultatet e anket\u00ebs s\u00eb \u201cMonitor\u201d me 271 pjes\u00ebmarr\u00ebs, 95% e t\u00eb cil\u00ebve ishin t\u00eb arsimuar me paga t\u00eb larta. 49% pohuan se kostot e jetes\u00ebs ishin p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb krahasim me fillimin e vitit 2024. Rreth 70% pohuan se pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave mujore shkonin p\u00ebr blerjen e ushqimeve, t\u00eb ndjekura nga strehimi dhe sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore. Dypun\u00ebsimi, rritja profesionale, emigrimi, shkurtimi i shpenzimeve p\u00ebr arg\u00ebtim etj., jan\u00eb disa kund\u00ebrp\u00ebrgjigje p\u00ebr shtrenjtimin e jetes\u00ebs. Ulja e taksave dhe rritja e pagave, s\u00eb bashku me p\u00ebrmir\u00ebsimin e arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, sugjerohen si zgjidhje.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Rritja e kostove t\u00eb jetes\u00ebs nga \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ushqimeve, qirave, sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi shtres\u00ebn e mesme, sipas nj\u00eb ankete q\u00eb \u201cMonitor\u201d zhvilloi me 271 persona n\u00eb shkurt-mars 2025, ku 95% e tyre ishin me arsim t\u00eb lart\u00eb dhe studime pasuniversitare.<\/p>\n<p>Rezultatet e anket\u00ebs treguan se personat e arsimuar (58% kishin t\u00eb ardhura familjare mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj) shumic\u00ebn e shpenzimeve mujore i \u00e7ojn\u00eb p\u00ebr ushqime dhe strehim.<\/p>\n<p>Gati 49% pohuan se kostot e jetes\u00ebs ishin p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb krahasim me fillimin e vitit 2024, nd\u00ebrsa 12% pohuan se niveli i tyre i jetes\u00ebs ishte p\u00ebrmir\u00ebsuar, pjesa tjet\u00ebr ishte nj\u00ebsoj. Shumica pohuan se kishin v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbushnim nevojat mujore me ushqime dhe me strehim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e kostove t\u00eb jetes\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe po b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pun\u00eb ose kishin shkurtuar shpenzimet p\u00ebr arg\u00ebtim etj. Shumica vler\u00ebsuan se rritja e pagave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i sh\u00ebrbimeve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore bashk\u00eb me uljen e taksave do t\u2019i ndihmonin.<\/p>\n<p>Ballafaqimi i t\u00eb dh\u00ebnave tregon se kostot e jetes\u00ebs n\u00eb kryeqytet jan\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb ardhurat e shtres\u00ebs s\u00eb mesme nga paga dhe biznesi.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e qirave, banesave, ushqimeve dhe sh\u00ebrbimeve arsimore jan\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb se pagat e tyre. Nga 271 personat q\u00eb plot\u00ebsuan sondazhin, 95% e tyre jetonin n\u00eb Tiran\u00eb dhe 75% e tyre ishin n\u00eb grupmosh\u00ebn 35-54 vje\u00e7. Shumica e pjes\u00ebmarr\u00ebseve, 66%, ishin t\u00eb martuar.<\/p>\n<p>Anketa e \u201cMonitor\u201d ishte me nj\u00eb kampion rast\u00ebsor dhe q\u00eb nuk synoi gjetje shkencore, por ka \u201cfotografuar\u201d gjendjen financiare t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb mirarsimuar dhe me paga mbi mesataren n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pandemis\u00eb Covid-19, \u00e7mimet e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Zhvillimet demografike kan\u00eb rritur trysnin\u00eb n\u00eb kryeqytet dhe nga ana tjet\u00ebr, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj zgjedhin t\u00eb emigrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Bizneset n\u00eb kryeqytet po vuajn\u00eb munges\u00ebn e punonj\u00ebsve n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa po rritet nga prurjet vizitor\u00ebve t\u00eb huaj. K\u00ebto zhvillime kan\u00eb ndihmuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb shpejt se n\u00eb qarqe, por nd\u00ebrkoh\u00eb pagat nuk jan\u00eb rritur n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb kostot n\u00eb rritje, pohuan pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb sondazh.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebrkuar rritje page, por asgj\u00eb. Mundohem t\u00eb mos s\u00ebmurem dhe t\u00eb m\u00eb gatuajn\u00eb prind\u00ebrit. Nj\u00ebsoj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt mundohem t\u00eb mos shpenzoj shum\u00eb, nuk i nxjerr n\u00eb parqe, rrim\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb fundjav\u00eb\u201d, \u2013 tha nj\u00eb i anketuar.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551907\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-1-Cili-eshte-burimi-kryesor-i-te-ardhurave-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-1-Cili-eshte-burimi-kryesor-i-te-ardhurave-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-1-Cili-eshte-burimi-kryesor-i-te-ardhurave-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-1-Cili-eshte-burimi-kryesor-i-te-ardhurave-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551906\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-2-Sa-jane-te-ardhurat-tuaja-mujore-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-2-Sa-jane-te-ardhurat-tuaja-mujore-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-2-Sa-jane-te-ardhurat-tuaja-mujore-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-2-Sa-jane-te-ardhurat-tuaja-mujore-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><br \/>\n<strong>P\u00ebr 70%, shpenzim kryesor mujor \u00ebsht\u00eb ushqimi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrballimi i nevojave mujore p\u00ebr ushqime nuk \u00ebsht\u00eb stres vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb varfrit, por edhe p\u00ebr shtes\u00ebn e mesme me arsim t\u00eb lart\u00eb dhe me paga t\u00eb mira p\u00ebr tregun shqiptar.<\/p>\n<p>Nga 271 pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb sondazh, 70% e tyre pohuan se pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave mujore shkonin p\u00ebr blerjen e ushqimeve.<\/p>\n<p>58% e tyre pohuan se kishin paga mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, nivel m\u00eb i lart\u00eb se paga mesatare n\u00eb rang vendi. Rreth 16% e tyre pohuan se kishin paga nd\u00ebrmjet 80-100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 18% merrnin paga nd\u00ebrmjet 50-80 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 6% kishin paga 40-50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, 2.6%, kishin paga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se paga minimale 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e ushqimeve n\u00eb Shqip\u00ebri gjithnj\u00eb rriten m\u00eb shum\u00eb se mesatarja e p\u00ebrgjithshme. Vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb importues neto dhe konsumi n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mallrave mbulohet nga importet. Vitin e kaluar, inflacioni mesatar n\u00eb vend u rrit me 2.1%, nd\u00ebrsa \u00e7mimet mesatare t\u00eb ushqimeve u rrit\u00ebn me 2.6%.<\/p>\n<p>\u201cKam reduktuar daljet, blej ushqime me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb lira, edhe pse jan\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, kam reduktuar udh\u00ebtimet me makin\u00eb dhe vizitat tek t\u00eb af\u00ebrmit\u201d, komentoi nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb anket\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja e kostove t\u00eb jetes\u00ebs dhe sidomos ushqimeve, po ekspozon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj pasiguris\u00eb ushqimore. P\u00ebr t\u00eb mbajtur kostot n\u00eb kontroll synojn\u00eb blerje t\u00eb lira q\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>N\u00eb shport\u00ebn e mallrave p\u00ebr llogari t\u00eb inflacionit, INSTAT p\u00ebrllogarit se ushqimet z\u00ebn\u00eb 40% t\u00eb shpenzimeve mujore t\u00eb familjeve shqiptare. Mir\u00ebpo anketat e \u201cMonitor\u201d kan\u00eb treguar se ushqimet nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb buxhetet e pensionist\u00ebve dhe atyre me paga minimale.<\/p>\n<p>Madje anketa e fundit tregoi se personat me t\u00eb ardhura mbi mesataren nuk arrinin t\u00eb plot\u00ebsonin t\u00eb gjitha shpenzimet mujore me ushqimet e d\u00ebshiruara p\u00ebr ta, si bananet dhe fruta t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKemi ulur blerjet e panevojshme, fruta ekzotike apo shum\u00eb fruta t\u00eb mos i marrim. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb nuk na duhet, tani nuk e marrim. \u00c7mime t\u00eb frikshme\u201d, tha nj\u00eb tjet\u00ebr i anketuar.<\/p>\n<p>Tani k\u00ebndet e supermarketeve me oferta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb frekuentuarat. Menaxher\u00ebt tregojn\u00eb se m\u00eb par\u00eb, ofertat parap\u00eblqeheshin nga nj\u00eb e kat\u00ebrta e bler\u00ebseve, por tani kjo p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb rritur. Konsumator\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb \u00e7mimet duke ndryshuar shpesh edhe vendin e furnizimit.<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebj magazinimin e ushqimit me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb (kur gjej). Pazarin e fruta perimeve, aty ku ka ulje vet\u00ebm\u201d tha nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Konsumator\u00ebt kan\u00eb ulur sasin\u00eb e blerjeve prej rritjes s\u00eb \u00e7mimeve. P.sh. n\u00ebse m\u00eb par\u00eb furnizimet p\u00ebr artikujt e shport\u00ebs b\u00ebheshin me disa kilogram, tani furnizimet n\u00eb sasi kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie, pohojn\u00eb tregtar\u00ebt e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb shmangur furnizimet q\u00eb bliheshin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti ndryshimi i zakoneve t\u00eb blerjeve po ndodh te shtresa e mesme, pasi mbi k\u00ebt\u00eb nivel, konsumator\u00ebt kan\u00eb mbajtur qasjen t\u00eb pandryshuar.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb anket\u00eb, mbi 44%, pohuan se shpenzonin mbi 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr ushqim, 35% shpenzonin nd\u00ebrmjet 30-50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 20% shpenzonin 10-30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe 0.4%, m\u00eb pak se 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p class=\"caption\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551905\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-3-Perqindja-me-e-madhe-e-te-ardhurave-mujore-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-3-Perqindja-me-e-madhe-e-te-ardhurave-mujore-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-3-Perqindja-me-e-madhe-e-te-ardhurave-mujore-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-3-Perqindja-me-e-madhe-e-te-ardhurave-mujore-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p><strong>Pas ushqimit, strehimi r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr familjet e shtres\u00ebs n\u00eb mesme, n\u00eb vitin 2025, kostot e strehimit, sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimit jan\u00eb duke r\u00ebnduar buxhetet e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 14% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb sondazh pohuan se shpenzimi kryesor mujor i tyre ishte strehimi (kredia ose qiraja), p\u00ebr 4.4% t\u00eb t\u00eb anketuarve, shpenzimi kryesor ishin sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore; p\u00ebr 3.7% ishin sh\u00ebrbimet arsimore, dhe p\u00ebr 5,5% t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve, shpenzimi kryesor mujor lidhej me nevoja t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Rreth 41% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve nuk kishin shpenzime p\u00ebr strehimin t\u00eb tilla si qira apo kredi, por pjesa tjet\u00ebr po p\u00ebrballet me kosto n\u00eb rritje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>27% e t\u00eb anketuarve pohuan se kishin shpenzime mujore mbi 40 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e kredive apo qiras\u00eb mujore, 20% pohuan se shpenzimet p\u00ebr strehimin ishin nd\u00ebrmjet 20-40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 6.6% pohuan se shpenzonin p\u00ebr strehimin nd\u00ebrmjet 10-20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe 5.1%, m\u00eb pak se 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cKam nevoj\u00eb t\u00eb zgjerohem p\u00ebr strehim, por \u00e7mimet jan\u00eb aq t\u00eb larta sa m\u00eb detyrojn\u00eb q\u00eb t\u00eb vijoj t\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb vog\u00ebl banimi, edhe pse me f\u00ebmij\u00eb adoleshent n\u00eb ngarkim\u201d, tha nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb anket\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam 31 vje\u00e7 dhe punoj n\u00eb nj\u00eb departament shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb sektorin bankar. T\u00eb ardhurat i kam mbi 100.000 lek\u00eb. Apartamenti n\u00eb t\u00eb cilin jetoj (2+1, 87 m\u00b2) \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga kursimet e prind\u00ebrve dhe kursimet e mia n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb rritur sot deri me 125% \u00e7mim shitje, por pa nj\u00eb rritje t\u00eb arsyeshme, qoft\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb reale p\u00ebr banesa, si p.sh. n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrreth banes\u00ebs, apo nj\u00eb rritjeje eksponenciale brenda k\u00ebtyre 5 viteve n\u00eb kosto nd\u00ebrtimi (e njoh sepse kam qen\u00eb \u2018head of audit\u2019 n\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi).<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur arsyetimin, mendoj se kjo rritje n\u00eb vler\u00ebn e pron\u00ebs sime \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm cop\u00ebz n\u00eb mozaikun e fllusk\u00ebs s\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, tha nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb anket\u00ebn e \u201cMonitor\u201d.<\/p>\n<p>Rritja e pesh\u00ebs s\u00eb shpenzimeve p\u00ebr arsimin \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dukshme tek t\u00eb anketuarit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551904\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-4-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-strehim-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-4-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-strehim-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-4-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-strehim-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-4-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-strehim-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p><strong>Arsimi dhe sh\u00ebndeti, shpenzimet n\u00eb rritje<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr 8% t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebseve n\u00eb sondazh, arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia z\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn kryesore t\u00eb shpenzimeve mujore.<\/p>\n<p>P\u00ebr 4,4% t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve, sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore ishin shpenzimi kryesor n\u00eb familjet e tyre kurse p\u00ebr 3.7% t\u00eb anketuarve, arsimi. Personat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb familjeve t\u00eb tyre pensionist\u00eb p\u00ebrballen me shpenzime t\u00eb m\u00ebdha mujore p\u00ebr ekzaminime dhe ila\u00e7e.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera tregojn\u00eb se vit pas viti, barra e s\u00ebmundjeve n\u00eb popullat\u00eb po rritet dhe moshat e reja po preken nga s\u00ebmundje jokronike.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtyre zhvillimeve, njer\u00ebzit po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin duke v\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde n\u00eb dispozicion t\u00eb tij. \u201cNj\u00eb pjes\u00eb e veshjeve dhe ila\u00e7eve i blej jasht\u00eb vendit. K\u00ebtu jan\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d tha nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb sondazh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr komentoi se \u201cpo ulim shpenzimet p\u00ebr ushqim e sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, ndodh q\u00eb t\u00eb marrim gjysmat e mjekimeve kur lind nevoja\u201d. Teksa nj\u00eb tjet\u00ebr pohoi se \u201cruhem q\u00eb t\u00eb mos s\u00ebmurem q\u00eb t\u00eb reduktoj shpenzimet p\u00ebr mjekim\u201d.<\/p>\n<p>35% e personave q\u00eb plot\u00ebsuan sondazhin pohuan se shpenzojn\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin (vizita, mjekime, barna) 5-10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 24% shpenzojn\u00eb m\u00eb pak se 5 mij\u00eb lek\u00eb, 22% shpenzojn\u00eb nd\u00ebrmjet 10-20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 10.7% shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe 9.2% nuk shpenzojn\u00eb, sepse nuk kan\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr familjet me f\u00ebmij\u00eb duket se shpenzimet kryesore jan\u00eb ato p\u00ebr arsimim. Sidomos familjet q\u00eb i shkollojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkollat private.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i anketuar tha se \u201ci mbuloj shpenzimet p\u00ebr arsim n\u00ebp\u00ebrmjet financimit me kredi dhe kam hequr dor\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nga arg\u00ebtimi\u201d.<\/p>\n<p>Nga 271 pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb anket\u00eb, 25% pohuan se shpenzojn\u00eb mbi 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr sh\u00ebrbime arsimore; 16% nd\u00ebrmjet 5-10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj; 14% m\u00eb pak se 5 mij\u00eb lek\u00eb dhe 32% pohuan se nuk p\u00ebrballen me shpenzime p\u00ebr arsimin, pasi nuk kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb ose i kan\u00eb mbaruar studimet.<\/p>\n<p>Rritja e tarifave t\u00eb shkollave private n\u00eb Shqip\u00ebri pas pandemis\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesit n\u00eb shkollat private, ve\u00e7an\u00ebrisht ata me p\u00ebrvoj\u00eb dhe kualifikime t\u00eb larta, k\u00ebrkojn\u00eb paga konkurruese, sidomos n\u00eb nj\u00eb treg ku emigrimi i profesionist\u00ebve ka krijuar munges\u00eb specialist\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pas pandemis\u00eb, disa shkolla rrit\u00ebn pagat p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr staf cil\u00ebsor, duke reflektuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb tarifat e shkollimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se tarifat e shkollimit pas pandemis\u00eb jan\u00eb rritur minimalisht me 300 euro n\u00eb vit. Kostoja mujore mesatare p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb private \u00ebsht\u00eb 600 euro \u2013 tarif\u00eb shkolle, ushqim, transport dhe programet pas shkolle.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551903\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-5-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-arsim-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-5-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-arsim-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-5-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-arsim-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-5-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-arsim-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551902\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-6-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-shendetesi-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-6-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-shendetesi-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-6-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-shendetesi-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-6-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-shendetesi-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><strong>Transporti dhe faturat utilitare, ja se shpenzojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimet e larta t\u00eb karburanteve, pagesat n\u00eb tolle, tarifat e parkingjeve dhe sh\u00ebrbimin e makinave (servisin) s\u00eb bashku me faturat e ujit dhe t\u00eb dritave jan\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kostove mujore t\u00eb personave t\u00eb arsimuar q\u00eb jetojn\u00eb kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>45% e t\u00eb anketuarve pohuan se shpenzojn\u00eb 5-12 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr sh\u00ebrbimet e transportit, 20% shpenzojn\u00eb 15-30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. 3,3% shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe 7.4% i kan\u00eb eliminuar shpenzimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb z\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Faturat e energjis\u00eb dhe ujit z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shpenzimeve mujore. Mbi 38% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve pohuan se paguajn\u00eb 10-15 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr uj\u00eb dhe energji, 36% pohuan se paguajn\u00eb nd\u00ebrmjet 5-10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 18.5% pohuan se paguajn\u00eb fatura nd\u00ebrmjet 15-20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 5.5% pohuan se paguajn\u00eb mbi 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe 1.1%.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551901\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/sondazhi-7-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-transport-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/sondazhi-7-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-transport-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/sondazhi-7-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-transport-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/sondazhi-7-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-transport-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p><strong>Shtresa mesme, pak shpenzime p\u00ebr arg\u00ebtimin<\/strong><\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr rritjen e kostove, shkurtimi m\u00eb i madh i shpenzimeve bie mbi arg\u00ebtimin. Nj\u00eb i anketuar tha se \u201c\u00e7do dit\u00eb mundohem t\u00eb kursej dhe t\u00eb ul shpenzimet n\u00eb maksimum, duke hequr dor\u00eb nga ato jo t\u00eb domosdoshme, si arg\u00ebtimi\u201d.<\/p>\n<p>Rreth 66% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve pohuan se shpenzojn\u00eb p\u00ebr arg\u00ebtim m\u00eb pak se 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. 10.3% pohuan se kan\u00eb eliminuar t\u00ebr\u00ebsisht shpenzimet e arg\u00ebtimit pasi nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 15% pohuan se shpenzojn\u00eb nd\u00ebrmjet 10-15 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 11% nd\u00ebrmjet 15-20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe vet\u00ebm 8.5% m\u00eb shum\u00eb se 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551900\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-8-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-argetim-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-8-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-argetim-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-8-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-argetim-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-8-Sa-jane-shpenzimet-mujore-per-argetim-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p><strong>41%, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shtres\u00ebs s\u00eb mesme mbi 41% nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kursejn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat aktuale. 28% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve pohuan se nuk mund t\u00eb kursejn\u00eb nga pamund\u00ebsia, teksa 14% pohuan se jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kursejn\u00eb po jan\u00eb edhe n\u00eb borxhe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme, rreth 17%, pohuan se kursejn\u00eb mbi 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 15% pohuan se kursejn\u00eb nd\u00ebrmjet 10-20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 14% kursejn\u00eb m\u00eb pak se 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, 7% pohuan se kursejn\u00eb nd\u00ebrmjet 25-30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe 4.8%, nd\u00ebrmjet 20-25 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551899\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-10-Sa-kurseni-ose-investoni-ne-muaj-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-10-Sa-kurseni-ose-investoni-ne-muaj-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-10-Sa-kurseni-ose-investoni-ne-muaj-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-10-Sa-kurseni-ose-investoni-ne-muaj-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551898\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-11-A-ndieni-se-te-ardhurat-jane-te-mjaftueshme-per-te-mbuluar-nevojat-baze-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-11-A-ndieni-se-te-ardhurat-jane-te-mjaftueshme-per-te-mbuluar-nevojat-baze-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-11-A-ndieni-se-te-ardhurat-jane-te-mjaftueshme-per-te-mbuluar-nevojat-baze-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-11-A-ndieni-se-te-ardhurat-jane-te-mjaftueshme-per-te-mbuluar-nevojat-baze-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551897\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-9-Shpenzimet-mujore-per-sherbimet-utilitare-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-9-Shpenzimet-mujore-per-sherbimet-utilitare-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-9-Shpenzimet-mujore-per-sherbimet-utilitare-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-9-Shpenzimet-mujore-per-sherbimet-utilitare-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><br \/>\n<strong>P\u00ebr 49%, niveli i jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga 2024 n\u00eb 2025<\/strong><\/p>\n<p>Rreth gjysma e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb anket\u00eb pohuan se, niveli i jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar vitin e fundit, 39% pohuan se ka mbetur nj\u00ebsoj dhe vet\u00ebm 12% pohuan se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Kjo gjetje sugjeron se pasuria nuk po shp\u00ebrndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Teksa ekonomia rritet, p\u00ebrfitimet shp\u00ebrndahen n\u00eb pak persona, teksa t\u00eb tjer\u00ebt r\u00ebndohen m\u00eb tej nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>59% pohuan se t\u00eb ardhurat mujore nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar nevojat baz\u00eb dhe 41% pohuan se ishin t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Rreth 25% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve than\u00eb se kishin v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbushnin t\u00eb gjitha nevojat mujore p\u00ebr ushqime, 25% kishin v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shpenzimet e strehimit, 5% kishin v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballonin arsimin e f\u00ebmij\u00ebve, 5% nevojat sh\u00ebndet\u00ebsore dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr 41% than\u00eb se nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb t\u00eb papriturat, udh\u00ebtimet, arg\u00ebtimet, veshjet, pushimet, blerjet e m\u00ebdha, k\u00ebstet e kredis\u00eb, etj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551896\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-12-Si-e-vleresoni-nivelin-e-jeteses-krahasuar-me-nje-vit-me-pare-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-12-Si-e-vleresoni-nivelin-e-jeteses-krahasuar-me-nje-vit-me-pare-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-12-Si-e-vleresoni-nivelin-e-jeteses-krahasuar-me-nje-vit-me-pare-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-12-Si-e-vleresoni-nivelin-e-jeteses-krahasuar-me-nje-vit-me-pare-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p><strong>Kostot e rritura, si po p\u00ebrballohen<\/strong><\/p>\n<p>Dypun\u00ebsimi, shkurtimi i shpenzimeve p\u00ebr arg\u00ebtim, blerje n\u00eb oferta, rritje profesionale, emigrim etj., jan\u00eb disa nga masat q\u00eb shtresa e mesme e arsimuar ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndaj kostove m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i anketuar komentoi se \u201cnuk kam marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb momentalisht, por po konsideroj nj\u00eb pun\u00eb e tjet\u00ebr apo t\u00eb largohem nga vendi\u201d. Nj\u00eb tjet\u00ebr tha se \u201cnuk mund t\u00eb punoj m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak se dua t\u00eb kaloj m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shumic\u00eb e konsiderueshme pohuan se b\u00ebjn\u00eb nga dy ose tre pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kostot n\u00eb rritje. \u201cB\u00ebj tre pun\u00eb\u201d tha nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb anket\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tha \u201cdypun\u00ebsim dhe shmangie taksash. T\u00eb merr shteti e nuk t\u00eb jep asgj\u00eb mbrapsht. D\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pensionet n\u00eb t\u00eb ardhmen, por ne po vdesim sot. \u00c7\u2019m\u00eb duhet e nes\u00ebrmja, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb \u00e7ojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb, t\u00eb shohin nj\u00eb t\u00eb ardhme\u201d komentoi nj\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr po shkurtojn\u00eb shpenzimet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kostot n\u00eb rritje. \u201cBlej vet\u00ebm gj\u00ebrat e domosdoshme dhe baz\u00eb\u201d \u2013 komentoi nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tha se \u201c\u00e7do dit\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb mundohem t\u00eb kursej dhe t\u00eb ul shpenzimet n\u00eb maksimum, duke hequr dor\u00eb nga shpenzimet jo t\u00eb domosdoshme\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs referoi \u201cduke kursyer te sasia dhe cil\u00ebsia s\u00eb ushqimeve dhe duke ulur vler\u00ebn p\u00ebr arg\u00ebtim\u201d. \u201cDuke mos b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb pushime\u201d komentoi nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr pohoi se po marrin n\u00eb konsiderat\u00eb emigrimin pik\u00ebrisht nga kostot e larta t\u00eb jetes\u00ebs. \u201cJam duke punuar n\u00eb nj\u00eb shtet europian por i riregjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe mendoj t\u00eb transferohem p\u00ebrgjithmon\u00eb nga Shqip\u00ebria\u201d.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551895\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-13-Ne-cilen-kategori-ndieni-me-shume-veshtiresi-financiare-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-13-Ne-cilen-kategori-ndieni-me-shume-veshtiresi-financiare-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-13-Ne-cilen-kategori-ndieni-me-shume-veshtiresi-financiare-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-13-Ne-cilen-kategori-ndieni-me-shume-veshtiresi-financiare-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p><strong>Ulja e taksave dhe rritja e pagave shihen si zgjidhje<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb anket\u00eb pohojn\u00eb se rritja e pagave, ulja e taksave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore leht\u00ebsojn\u00eb barr\u00ebn e kostove t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme t\u00eb arsimuar.<\/p>\n<p>T\u00eb anketuarit dhan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb sugjerim p\u00ebr leht\u00ebsimin e kostove, por 79% (214 persona) mendojn\u00eb se mjeti kryesor \u00ebsht\u00eb rritja e pagave.<\/p>\n<p>Nga 271 t\u00eb anketuar, 150 prej tyre mendojn\u00eb se ulja e taksave \u00ebsht\u00eb mjet efikas, dhe 185 pohuan se p\u00ebrmir\u00ebsimi i sh\u00ebrbimeve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore \u00e7on n\u00eb leht\u00ebsimin e kostove.<\/p>\n<p>82 persona mendojn\u00eb se nj\u00eb nga tre zgjidhjet \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta dhe 62 pjes\u00ebmarr\u00ebs konsiderojn\u00eb si mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm subvencionin e energjis\u00eb elektrike dhe ujit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs sugjeroi se \u201cduhen politika sociale, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mos rriten si ne me stresin se si do ta kalojm\u00eb muajin. Duhet t\u00eb mendohet p\u00ebr t\u00eb ardhmen, hiqni vendet e pun\u00ebs me mik si m\u00ebsuesit, t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rritjen e brezave. Policia duhet t\u00eb jet\u00eb e pakorruptueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr komentoi se \u201cduhet t\u00eb ket\u00eb kontrolle shum\u00eb t\u00eb rrepta p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ushqimeve q\u00eb tregtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos s\u00ebmuren por t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb ulen kostot e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs tjet\u00ebr referoi se \u201clufta ndaj korrupsionit\/informalitetit, kontrolli ndaj normave t\u00eb fitimit p\u00ebr biznesin, bllokimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb nga aktivitete t\u00eb paligjshme jan\u00eb masa q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb kostot e jetes\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr sugjeroi \u201cmb\u00ebshtetje sociale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt (mujore) dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb shtet (koha) me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos shpenzohet tek spitalet private\u201d<\/p>\n<p>\u201cPropozimi i politikave mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr strehimin e familjeve t\u00eb reja n\u00ebp\u00ebrmjet kredive t\u00eb buta, banesave me kosto t\u00eb ul\u00ebt, subvencioneve\u201d tha nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs sugjeroi \u201culjen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet baz\u00eb sepse ndonj\u00ebher\u00eb shkoj edhe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u2019u furnizuar dhe po ju them se jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 20-30% m\u00eb t\u00eb lira se ushqimet k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tha \u201cun\u00eb banoj n\u00eb Tiran\u00eb. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb apartamente \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri. Shteti t\u00eb gjej\u00eb forma p\u00ebr ndaljen e k\u00ebtij ritmi.<\/p>\n<p>Shteti t\u00eb nd\u00ebrmarre nisma q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb (student\u00eb, gjimnazist\u00eb) t\u00eb punojn\u00eb \u2018part time\u2019 n\u00ebp\u00ebrmjet leht\u00ebsive fiskale p\u00ebr bizneset q\u00eb i pun\u00ebsojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1551894\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-14-Cilat-masa-do-te-ndihmonin-me-shume-ne-permiresimin-e-jeteses-suaj-1181-640x441.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-14-Cilat-masa-do-te-ndihmonin-me-shume-ne-permiresimin-e-jeteses-suaj-1181-640x441.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-14-Cilat-masa-do-te-ndihmonin-me-shume-ne-permiresimin-e-jeteses-suaj-1181-750x517.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Sondazhi-14-Cilat-masa-do-te-ndihmonin-me-shume-ne-permiresimin-e-jeteses-suaj-1181.jpg 905w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"441\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<\/div>\n<div><strong>\/<a href=\"https:\/\/monitor.al\/sondazhi-shtresa-e-mesme-nen-presionin-e-kostove-te-larta-te-jeteses\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">MONITOR<\/a><\/strong><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kostot e jetes\u00ebs p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme jan\u00eb rritur vitin e fundit m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb ardhurat, treguan rezultatet e anket\u00ebs s\u00eb \u201cMonitor\u201d me 271 pjes\u00ebmarr\u00ebs, 95% e t\u00eb cil\u00ebve ishin t\u00eb arsimuar me paga t\u00eb larta. 49% pohuan se kostot e jetes\u00ebs ishin p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb krahasim me fillimin e vitit 2024. Rreth 70% pohuan &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":114790,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-114789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114789"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114791,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114789\/revisions\/114791"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}