{"id":114887,"date":"2025-05-26T06:54:25","date_gmt":"2025-05-26T06:54:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=114887"},"modified":"2025-05-26T06:54:25","modified_gmt":"2025-05-26T06:54:25","slug":"eshte-regjimi-o-cyryk-jo-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/26\/eshte-regjimi-o-cyryk-jo-opozita\/","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb regjimi, o \u00e7yryk, jo opozita!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Agim NESHO<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin nj\u00eb maskarad\u00eb elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ram\u00ebs mbrojti fasad\u00ebn e nj\u00eb demokracie elektorale p\u00ebr t\u00eb legjitimuar pushtetin e tij autokratik. Richard Haass thot\u00eb se \u201celektoralizmi jo domosdoshm\u00ebrisht tregon nj\u00eb sistem demokratik.\u201d P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet vihet n\u00eb p\u00ebrdorim makineria e fuqishme e shtetit, presioni dhe frika ndaj administrat\u00ebs publike, patronazhist\u00ebt dhe blerja e vot\u00ebs. Kur zgjedhjet nuk zhvillohen n\u00eb kushte t\u00eb barabarta dhe n\u00ebn presion, ato nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Duke qen\u00eb t\u00eb tilla, thjesht p\u00ebr t\u00eb justifikuar procesin elektoral, tregojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, por nj\u00eb autokraci elektorale p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin nga nj\u00eb klik\u00eb e korruptuar. Pra diskutimi fillon k\u00ebtu. Putinizmi dhe regjimet e ngjashme me t\u00eb nuk diskutohen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb si t\u00eb demokracive per\u00ebndimore.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Merruni me regjimin e Ram\u00ebs dhe mos devijoni diskutimin te Opozita<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Megjith\u00ebse zgjedhjet ishin nj\u00eb masak\u00ebr zgjedhore e p\u00ebrmasave t\u00eb frikshme, diskutimi post-zgjedhor \u00ebsht\u00eb orientuar drejt opozit\u00ebs. Dhe kjo ndodh se regjimi i Ram\u00ebs ka kapur t\u00eb gjitha institucionet e shtetit, median e madhe q\u00eb e kontrollon dhe organet e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb evidentojn\u00eb lidhjen e krimit me politik\u00ebn. N\u00eb qoft\u00eb se regjimi i Ram\u00ebs n\u00eb 2013 erdhi n\u00eb pushtet me aleanc\u00ebn e qelb\u00ebsirave dhe mbushi parlamentin me element\u00eb t\u00eb inkriminuar, sot \u00ebsht\u00eb krimi i organizuar q\u00eb dikton bashk\u00ebpunimin e politik\u00ebs me t\u00eb. Vet\u00ebm deformimi i vot\u00ebs dhe grumbullimi i saj n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb panjohur t\u00eb mb\u00ebshtetur nga krimi i organizuar (80 mij\u00eb vota p\u00ebr 4 p\u00ebrfaq\u00ebsues) b\u00ebn q\u00eb ky parlament t\u00eb jet\u00eb i palegjitimuar. P\u00ebrpara k\u00ebsaj farse zgjedhore, intimidimit t\u00eb votuesve, blerje masive t\u00eb votave, dh\u00ebnie projektesh dhe fondeve qeveritare n\u00eb periudh\u00ebn zgjedhore, diskutimi i opinionit publik orientohet nga regjimi drejt opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Opozita e masakruar dhe e demonizuar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, pa t\u00eb drejtat baz\u00eb dhe me procese gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb funksionuar, me arreste sht\u00ebpie dhe procese e akuza qesharake p\u00ebr liderin e saj, arriti t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet si nj\u00eb alternativ\u00eb serioze dhe e besueshme p\u00ebr cka i duhet Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb europiane n\u00eb t\u00eb ardhmen. Programi i saj ishte i mir\u00eb-p\u00ebrgatitur dhe shprehte interesat e shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb mbajtur n\u00eb varf\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ruajtur interesat e pushtetit. Skenari p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shfaqjes p\u00ebr t\u00eb instaluar regjimin diktatorial t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>A ishin mesazhet e fushat\u00ebs ato q\u00eb orientuan vot\u00ebn n\u00eb 11 Maj?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Shum\u00eb analist\u00eb naiv\u00eb (p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb paparagjykuesh\u00ebm n\u00eb integritetin e tyre), mendojn\u00eb se mesazhi i Ram\u00ebs p\u00ebr integrimin europian ishte mesazhi i duhur q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur fitoren e zgjedhjeve. Ideja e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb flamurin e integrimit Europian ishte fabula p\u00ebr t\u00eb justifikuar marrjen e mandatit t\u00eb kat\u00ebrt pas nj\u00eb qeverisje skandaloze, t\u00eb korruptuar duke keqp\u00ebrdorur pronat dhe financat publike. Ai besonte tek Europa e Bashkuar aq sa kishte besuar tek partneriteti politik e strategjik me Turqin\u00eb neo-otomane t\u00eb Erdoganit, apo Ballkanin e Hapur t\u00eb themeluar me nacionalistin Vucic, t\u00eb cilat i ridimensionoi gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tij. Atij i duhej Europa si nj\u00eb fabul p\u00ebr popullin, duke ditur mir\u00eb q\u00eb integrimi n\u00eb t\u00eb do t\u00eb ishte vdekje p\u00ebr Perandorin\u00eb e tij t\u00eb krimit dhe suksesin e narko-shtetit. Ata, q\u00eb ndoq\u00ebn me kujdes retorik\u00ebn e tij gjat\u00eb zgjedhjeve, pan\u00eb se projekti i tij europian ishte aq i pav\u00ebrtet\u00eb sa u hodh posht\u00eb vet\u00ebm nga logjika e analistit Sejamini dhe deklaratat e ish-emisarit t\u00eb tij Mazi, q\u00eb vet\u00eb ai i kishte besuar procesin e integrimit. Rama p\u00ebrdori Europ\u00ebn jo p\u00ebr ta futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, por p\u00ebr tu kujtuar lider\u00ebve europian\u00eb klientelizmin e servilizmin e tij, i cili duhej p\u00ebrkrahur se gjithmon\u00eb ajo do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr monstra pa karakter q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb vendin e tyre p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm. Ai zgjodhi Europ\u00ebn q\u00eb aleat\u00ebt e tij t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb bler\u00eb ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb argumentin p\u00ebr ta mbrojtur, duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn nj\u00eb populli p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>Projekti europian i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 2030, pastaj rroft\u00eb \u2026diktatura. Pa mbaruar mir\u00eb propaganda elektorale, Rama shprehet se do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si ur\u00eb lidh\u00ebse midis Europ\u00ebs dhe Lindjes s\u00eb Mesme. Sigurisht q\u00eb ai i ka par\u00eb hajrin si investimeve t\u00eb sheik\u00ebve arab\u00eb ashtu edhe sistemit autokratik t\u00eb tyre. Rama \u00ebsht\u00eb po aq pro-europian sa Vucic, q\u00eb k\u00ebrkon Europ\u00ebn duke aderuar n\u00eb sistemin rus t\u00eb Euro-Azis\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>A duhen pranuar zgjedhjet e 11 Majit?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Absolutisht jo. K\u00ebto zgjedhje nuk ishin vet\u00ebm nj\u00eb fars\u00eb elektorale, por dhe nj\u00eb prov\u00eb force e diktatur\u00ebs s\u00eb re q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb aq mandate sa mund ta ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn kur t\u00eb doj\u00eb dhe si t\u00eb doj\u00eb Autokrati. Dhe Autokracia e Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autokraci q\u00eb abuzon me pushtetin dhe mund t\u00eb kontrollohet nga institucionet kushtetuese. Ai i ka kapur t\u00eb gjitha. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i narko-shtetit t\u00eb krijuar prej tij dhe vepron n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb tij. Deklarata e ish-numrit 2 t\u00eb regjimit, Arben Ahmetaj, se \u201cai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kreu i organizat\u00ebs kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, duhet t\u00eb na b\u00ebnte t\u00eb besonim q\u00eb nuk mund t\u00eb kishim zgjedhje t\u00eb lira n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjith\u00ebse lideri i opozit\u00ebs e shprehu qart\u00eb se nuk ka zgjedhje me regjimin e Edi Ram\u00ebs, hyrja n\u00eb zgjedhje ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb akt i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe respektimi i sistemit demokratik, por edhe mos i linte vend q\u00eb opozita t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga pseudo-opozita q\u00eb pranojn\u00eb Ram\u00ebn dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sot p\u00ebr opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb beteja e fundit e saj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb dhe mos kthimin e nj\u00eb diktature t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur t\u00eb realizohet ky objektiv, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb flasim edhe p\u00ebr opozit\u00ebn dhe alternativat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qeverisje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Agim NESHO Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin nj\u00eb maskarad\u00eb elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ram\u00ebs mbrojti fasad\u00ebn e nj\u00eb demokracie elektorale p\u00ebr t\u00eb legjitimuar pushtetin e tij autokratik. Richard Haass thot\u00eb se \u201celektoralizmi jo domosdoshm\u00ebrisht tregon nj\u00eb sistem demokratik.\u201d P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet vihet n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":114079,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-114887","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114887"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":114888,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114887\/revisions\/114888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}