{"id":115140,"date":"2025-05-28T09:11:49","date_gmt":"2025-05-28T09:11:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115140"},"modified":"2025-05-28T10:08:06","modified_gmt":"2025-05-28T10:08:06","slug":"pse-shqiptaret-nuk-i-preferojne-ilacet-e-tregut-vendas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/28\/pse-shqiptaret-nuk-i-preferojne-ilacet-e-tregut-vendas\/","title":{"rendered":"Ila\u00e7et n\u00eb Shqip\u00ebri pa cil\u00ebsi dhe pa kontroll, pacient\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb medikamente nga jasht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zinxhiri i k\u00ebputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Industria prej qindramilion\u00eb euro e farmaceutik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit institucional, duke i shtyr\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pacient\u00ebt shqiptar\u00eb drejt k\u00ebrkimit t\u00eb medikamenteve nga jasht\u00eb shtetit.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Si shum\u00eb pensioniste t\u00eb brezit t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri, Sanija, 72 vje\u00e7, jeton larg t\u00eb birit q\u00eb ka emigruar prej vitesh n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Por emigrimi e ka pasur nj\u00eb an\u00eb pozitive, pasi djali i saj kujdeset p\u00ebr t\u00eb gjitha\u00a0medikamentet\u00a0q\u00eb i nevojiten asaj p\u00ebr t\u00eb kuruar tensionin, aritmin\u00eb dhe osteoporoz\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimi i ila\u00e7eve q\u00eb m\u00eb vijn\u00eb nga Amerika \u00ebsht\u00eb si nata me dit\u00ebn me k\u00ebto n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d thot\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje gruaja nga Tirana. \u201cN\u00ebse p\u00ebrdor ila\u00e7et e tensionit q\u00eb i marr me rimbursim, m\u00eb duhet nj\u00eb muaj p\u00ebr ta stabilizuar [tensionin], kur p\u00ebrdor k\u00ebto q\u00eb m\u00eb vijn\u00eb nga Amerika, tensioni m\u00eb stabilizohet p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>E moshuara nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ndan mendimin popullor se medikamentet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb eficente. Nj\u00eb grup pacient\u00ebsh, mjek\u00ebsh dhe ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs i than\u00eb BIRN n\u00eb intervista t\u00eb ve\u00e7anta se nuk kan\u00eb besim te\u00a0tregu farmaceutik\u00a0shqiptar, i cili vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e cil\u00ebsis\u00eb dhe efikasitetit t\u00eb medikamenteve mbetet nj\u00eb tem\u00eb e diskutuar prej t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dekade, q\u00eb kur Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ndryshoi ligjin dhe vendosi q\u00eb ta hapte tregun ndaj medikamenteve t\u00eb lira gjenerike, q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht mbartin garancin\u00eb e konsumit nga qytetar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb besueshme apo transparenc\u00ebs, gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb po zgjedhin q\u00eb t\u2019i blejn\u00eb medikamentet e tyre jasht\u00eb shtetit si garanci p\u00ebr efikasitetin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cJo gjithmon\u00eb gj\u00ebja e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Dhe k\u00ebtu po flasim p\u00ebr sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, ku kostoja nuk matet dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm lek\u00eb,\u201d thot\u00eb\u00a0Florian Toti, shefi i sh\u00ebrbimit t\u00eb Endokrinologjis\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor ia faturojn\u00eb munges\u00ebn e besimit nj\u00eb institucioni \u2013 Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore, e cila nuk arrin t\u00eb analizoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb medikamenteve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cPjesa d\u00ebrrmuese e barnave q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb nuk testohen, ato bazohen vet\u00ebm n\u00eb dosjen q\u00eb dor\u00ebzon kompania. Ato (barnat) mund t\u00eb jen\u00eb edhe cil\u00ebsore, por p\u00ebrderisa nuk testohen ne nuk kemi nga ta dim\u00eb\u201d, ngre pik\u00ebpyetje\u00a0Ilir Pecnikaj, profesor i Kimis\u00eb Organike pran\u00eb departamentit t\u00eb Farmacis\u00eb n\u00eb Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore, AKBPM, i zhvler\u00ebson shqet\u00ebsimet p\u00ebr munges\u00ebn e kontrollit t\u00eb ila\u00e7eve dhe thekson se \u201cbarnat q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmbushin kriteret e cil\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTheksojm\u00eb se nuk ka parashikim ligjor t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike t\u00eb \u00e7do bari (*molekule) q\u00eb vendoset n\u00eb treg n\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d tha AKBPM n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr BIRN, duke e cil\u00ebsuar pun\u00ebn e saj n\u00eb linj\u00eb me praktikat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>\u201cRegres i madh\u201d<\/strong><\/h4>\n<figure id=\"attachment_1553548\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1553548\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1553548\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Farmaciiii-640x377.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Farmaciiii-640x377.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Farmaciiii-750x442.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Farmaciiii.jpg 800w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"377\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1553548\" class=\"wp-caption-text\"><em>Medikamente mjekesore ne nje farmaci<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama ndryshoi ligjin \u201cP\u00ebr barnat dhe sh\u00ebrbimin farmaceutik\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb reforme p\u00ebr reduktimin e kostove. Ligji asociohet me emrin e ministrit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb,\u00a0Ilir Beqaj, dhe efektin kryesor e pati te zgjerimi i vendeve t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb medikamenteve p\u00ebrtej Bashkimit Europian, Shteteve t\u00eb Bashkuara apo vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u tregtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb medikament tashm\u00eb nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i certifikuar nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve \u2013 EMA- por mjafton q\u00eb t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00eb nj\u00ebrin nga vendet e Ballkanit apo shtete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ndryshimi i ligjit solli nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor n\u00eb struktur\u00ebn e tregut farmaceutik shqiptar me nj\u00eb qarkullim total prej 25.4 miliard\u00eb lek\u00ebsh [259 milion\u00eb euro].<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga Doganat, edhe pse Gjermania apo Italia vazhdojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr importuesit kryesor\u00eb t\u00eb medikamenteve, ato po konkurrohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga Turqia, Serbia, Bullgaria apo Qipro. Dhe kjo p\u00ebr ekspert\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Shefi i sh\u00ebrbimit t\u00eb Endokrinologjis\u00eb, Florian Toti thot\u00eb se pas ndryshimeve ligjore, cil\u00ebsia dhe siguria e medikamenteve ka p\u00ebsuar \u201cnj\u00eb regres t\u00eb madh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMe iden\u00eb q\u00eb duke ulur \u00e7mimin ulim edhe koston p\u00ebr pacient, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ulur cil\u00ebsia,\u201d tha Toti, i cili e lidh k\u00ebt\u00eb me largimin e mjaft medikamenteve patent\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre me gjenerik\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe mjeku\u00a0Erion Dasho, i cili e ushtron prej vitesh profesionin n\u00eb Gjermani, mendon se ndryshimi i ligjit nuk ofron m\u00eb garanci p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb pacient\u00ebt t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak besim,\u201d tha Dasho p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Edhe Diana Toma, ish-drejtuese e Urdhrit t\u00eb Farmacistit, e sheh me shqet\u00ebsim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb medikamenteve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi pushtuar nga Turqia, por edhe n\u00ebse e pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, a mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb: p\u00ebrse erdhi Turqia? Erdhi se u preferua nga qytetari shqiptar apo se u boshatis q\u00ebllimisht tregu nga molekula t\u00eb tjera dhe kjo ishte forma m\u00eb komode,\u201d pyet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retorike ajo.<\/p>\n<p>Pacient\u00ebt jan\u00eb gjithashtu t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe po i k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhjet p\u00ebr s\u00ebmundjet e tyre jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Mira kurohet prej vitesh nga hipertensioni dhe p\u00ebsoi s\u00eb fundmi nj\u00eb goditje ishemike t\u00eb damar\u00ebve t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs. Efikasiteti i nj\u00eb kure q\u00eb bleu n\u00eb Itali i ka rritur dyshimet p\u00ebr medikamentet q\u00eb ka p\u00ebrdorur prej vitesh.<\/p>\n<p>\u201cU habita sa shpejt m\u00eb dhan\u00eb efekt,\u201d thot\u00eb e moshuara 75-vje\u00e7are. \u201cNe me pension jetojm\u00eb, por m\u00eb mir\u00eb i marr me lek\u00eb jasht\u00eb, se sa i marr falas,\u201d shtoi ajo me bindjen se ila\u00e7et e blera n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cnuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shqet\u00ebsimeve, mjeku Florian Toti b\u00ebn thirrje q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb mos ekzagjerohen dhe jo t\u00eb gjith\u00eb duhen futur n\u00eb nj\u00eb thes. Sipas tij, ndonj\u00ebher\u00eb ka barna shum\u00eb cil\u00ebsore nga Turqia apo India, por ka edhe shum\u00eb barna t\u00eb tjera q\u00eb nuk u dihet origjina.<\/p>\n<h4><strong>Kontrolli i munguar<\/strong><\/h4>\n<figure id=\"attachment_1553549\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1553549\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1553549\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/laboratory-2815641_1280-640x427.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/laboratory-2815641_1280-640x427.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/laboratory-2815641_1280-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/laboratory-2815641_1280-750x500.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/laboratory-2815641_1280-1140x760.jpg 1140w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/laboratory-2815641_1280.jpg 1280w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1553549\" class=\"wp-caption-text\"><em>Foto ilustruese nga Pixabay.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Kontrollit t\u00eb Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore, AKBPM, u krijua n\u00eb vitin 1965 dhe \u00ebsht\u00eb institucioni i vet\u00ebm shtet\u00ebror p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vendosjen n\u00eb treg, eksportin, tregtimin dhe p\u00ebrdorimin e barnave dhe pajisjeve mjek\u00ebsore. N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb misionit t\u00eb Agjencis\u00eb q\u00ebndron laboratori i kontrollit t\u00eb barnave, si e vetmja struktur\u00eb e kontrollit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pasi marrin autorizimin p\u00ebr tregtim nga AKBPM, kompanit\u00eb prodhuese jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb mostra t\u00eb barnave n\u00eb laboratorin e kontrollit. Por shumica e k\u00ebtyre mostrave nuk testohen.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se laboratori i AKBPM ka kapacitete t\u00eb limituara dhe kryen nga 230 deri n\u00eb 270 analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike n\u00eb vit \u2013 nj\u00eb shif\u00ebr kjo e pap\u00ebrfillshme n\u00eb raport me medikamentet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb auditi t\u00eb vitit 2024 t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, liberalizimi i tregut t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb medikamenteve dhe kapacitetet e limituara t\u00eb kontrollit i kan\u00eb ekspozuar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb ndaj barnave q\u00eb \u201cnuk kan\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLaboratori i kontrollit t\u00eb analizave pran\u00eb AKBPM nuk funksionon me kapacitet t\u00eb plot\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pothuajse inekzistent, fakt i cili nuk jep siguri p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjitha barnave q\u00eb importohen\u201d, thuhet n\u00eb raportin e KLSH.<\/p>\n<p>Kapacitetet e limituara laboratorike d\u00ebshmohen edhe nga numri i pakt\u00eb i analizave. Gjat\u00eb viteve 2020-2023, AKBPM ka pajisur me autorizime dhe riautorizime 3624 medikamente, por ka kryer vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl analizash p\u00ebr vet\u00ebm 644 prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cKjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb alarmante,\u201d thot\u00eb\u00a0Taulant Muka, nj\u00eb shkenc\u00ebtar i fush\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, i angazhuar me tregun farmaceutik jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cAnalizat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rregullta, sistematike dhe t\u00eb bazuara n\u00eb p\u00ebrzgjedhje t\u00eb rast\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb garantuar kontrollin real t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb,\u201d shtoi ai, duke e v\u00ebn\u00eb theksin te barnat q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb certifikuara nga agjenci t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb si EMA\/FDA.<\/p>\n<p>Kapacitetet e reduktuara e k\u00ebtij laboratori jan\u00eb nj\u00eb sekret q\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rast se u duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb verifikime t\u00eb medikamenteve, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb personalisht nuk kam pasur rast, por ka pasur disa mjek\u00eb q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhen analizat e disa tabletave q\u00eb nuk kan\u00eb pasur as em\u00ebr as asgj\u00eb tjet\u00ebr dhe kemi k\u00ebrkuar t\u00eb dim\u00eb p.sh a \u00ebsht\u00eb leverotoksin\u00eb kjo apo jo dhe jan\u00eb \u00e7uar jasht\u00eb,\u201d tha Toti nga sh\u00ebrbimi i Endokrinologjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTeorikisht \u00e7do medikament q\u00eb futet duhet t\u00eb jet\u00eb aprovuar dhe i kontrolluar nga qendra e kontrollit t\u00eb barnave, praktikisht agjecia nuk ka asnj\u00eb lloj laboratori p\u00ebr t\u00eb verifikuar barnat,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Vet\u00eb AKBPM thot\u00eb se ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr kryerjen e analizavre dhe prej 31 janarit 2025, dy laborator\u00ebt testues, ai fiziko-kimik dhe mikrobiologjik jan\u00eb akredituar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Akreditimit, \u201cduke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur akreditimin p\u00ebr 105 indekse si laborator testues\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAkreditimi me ISO 17025:2017 tregon se nj\u00eb laborator funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kompetente dhe gjeneron rezultate t\u00eb sakta, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar besimin n\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb ai ofron,\u201d tha AKBPM, duke shtuar se ky akreditim vendos \u201cnj\u00eb standard t\u00eb munguar\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ekspert\u00ebt e shohin me dyshim faktin se akreditimi do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ndikim real n\u00eb situat\u00ebn e medikamenteve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk vuajm\u00eb nga fakti \u00ebsht\u00eb i akredituar apo jo, ne vuajm\u00eb se sa reale jan\u00eb p\u00ebrgjigjet e analizave q\u00eb dalin,\u201d tha Diana Toma, duke shtuar se laboratori duhej t\u00eb ishte aprori i akredituar.<\/p>\n<p>Toma \u00ebsht\u00eb kritike ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb marr\u00ebveshjes CEFTA n\u00eb tregun farmaceutik, nd\u00ebrsa thekson se problemi kryesor i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb sot \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb tregtia po prevalon mbi cil\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTregun farmaceutik ti e sheh vet\u00ebm si tregti, pra nuk prevalon siguria e barit, por prevalon efektoi financiar,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb nj\u00eb medikament regjistrohet p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb Shqip\u00ebri, kompania prodhuese apo firma farmaceutike duhet t\u00eb sjell\u00eb certifikat\u00ebn e origjin\u00ebs, por p\u00ebr ekspert\u00ebt AKBPM ka detyrimin ligjor t\u00eb b\u00ebj\u00eb verifikimin e \u00e7do medikamenti dhe jo ti besoj\u00eb vet\u00ebm dosjes.<\/p>\n<p>Profesori Ilir Pecnikaj thot\u00eb se n\u00eb tregun shqiptar qarkullojn\u00eb rreth 244 molekula, nd\u00ebrkoh\u00eb akreditimi p\u00ebr 105 indekse tregon p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb minimale t\u00eb ekzaminimeve q\u00eb mund t\u00eb kryhen.<\/p>\n<p>\u201cKontrolli filestar duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do regjsitrim bari, por ne sot b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm kontrollin e dosjes, dhe jo analiza laboratorike,\u201d tha Pecnikaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 principit aktiv duhet t\u00eb analizohen edhe mbush\u00ebsit, por t\u00eb pakt\u00ebn sasin\u00eb e l\u00ebnd\u00ebve aktive \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr \u00e7do medikament, por nuk b\u00ebhet,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<h4><strong>Zinxhiri i k\u00ebputur<\/strong><\/h4>\n<p>Nj\u00eb nga mekanzimat q\u00eb Agjencia e Barnave ka n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb monitoruar cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e medikamenteve \u00ebsht\u00eb farmakovigjilenca, nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb synon t\u00eb mbledh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb raportimet p\u00ebr efekte t\u00eb pad\u00ebshiruara t\u00eb medikamenteve apo problematika t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe ky mekaniz\u00ebm nuk funksionon si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb farmaciste n\u00eb zon\u00ebn e Astirit thot\u00eb se nuk i ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb njoftohet nga Agjencia p\u00ebr probleme me ndonj\u00eb medikament, gj\u00eb q\u00eb sipas saj e b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb kompanit\u00eb prodhuese.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebher\u00eb kam tentuar me farmakovigjilenc\u00ebn, nj\u00eb blister q\u00eb e bleu pacienti n\u00eb farmacin\u00eb time i doli i mykur dhe menj\u00ebher\u00eb njoftova agjencin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet farmakovigjilenc\u00ebs, por nuk m\u2019u p\u00ebrgjigj\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb,\u201d thot\u00eb farmacistja.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i besoj shtetit tim, dhe besoj se shteti e ka kontrolluar, por mua m\u00eb del produkti jo n\u00eb rregull dhe askush se vuri ujin n\u00eb zjarr edhe pas njoftimit,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse AKBPM e konsideron farmakovigjilenc\u00ebn si nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat kryesore, n\u00eb fakt njoftimet p\u00ebr problemet me medikamentetet, q\u00eb merren direkt nga EMA, jan\u00eb jo vet\u00ebm shum\u00eb t\u00eb pakta, por me disa jav\u00eb e deri n\u00eb disa muaj vones\u00eb.<\/p>\n<p>BIRN verifikoi disa prej njoftimeve n\u00eb faqen e AKBPM dhe rezulton se ato datojn\u00eb 1 deri n\u00eb 3 muaj vones\u00eb n\u00eb raport me EMA. Nj\u00eb vones\u00eb e till\u00eb p\u00ebr probleme q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja serioze te konsumator\u00ebt konsiderohet e papranueshme nga ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAgjencia e barnave duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb alert n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb imediate me t\u00eb gjitha instituconet e tjera, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk i vjen njoftimi, por nuk b\u00ebn implemtimin dhe lidhjen me sistemin e alertit n\u00eb koh\u00eb. Agjencia e barnave \u00ebsht\u00eb inekzistente n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, pasi nuk funksionon i gjith\u00eb zinxhiri,\u201d thot\u00eb pedagogu Pecnikaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr Diana Tom\u00ebn, fakti q\u00eb nuk ka pasur denoncime tek farmakovigilenca nuk tregon munges\u00ebn e problemeve, por munges\u00ebn e besimit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026sa koh\u00eb q\u00eb n\u00eb faqen zyrtare nuk kemi informacion, sa koh\u00eb q\u00eb akreditimi i instituconit \u00ebsht\u00eb i von\u00ebt krahasuar me historikun e tij, p\u00ebr sa koh\u00eb ne kemi pushtim t\u00eb tregut nga barna q\u00eb origjin\u00ebn e kan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb p\u00eblqyer se sa barnat q\u00eb tregtohen n\u00eb komunitetit evropian, sigurisht q\u00eb besimi i pacient\u00ebve do t\u00eb l\u00ebkundet,\u201d theksoi Toma.<\/p>\n<p>Shefi i sh\u00ebrbimit t\u00eb Endokrinologjis\u00eb, Florian Toti thot\u00eb se origjina nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi problem me barnat n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat sipas tij nuk ruhen dhe transportohen si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Toti merr si shembull insulinat, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ruhen n\u00eb 2-8 grad\u00eb ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt siguria e tyre \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb. Por sipas tij mungon sistemi i gjurmimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dogan\u00eb kamioni pret 1-5 dit\u00eb dhe askush nuk t\u00eb garanton m\u00eb a \u00ebsht\u00eb respektuar ky protokoll. Medikamentet transportohen n\u00eb cepat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs energjia mungon p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Pastaj konsumatori e mban 5- 6 or\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00eb, pra zinxhiri \u00ebsht\u00eb i pamonitoruar,\u201d thekson ai.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin se mungesa e transparenc\u00ebs d\u00ebmton drejtp\u00ebrdrejt qytetar\u00ebt dhe krijon nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor me dy nivele: nj\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebyra dhe t\u00eb trajtohe me medikamnete q\u00eb i marrin jasht\u00eb vendit dhe nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb mbesin pas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, nuk mungojn\u00eb edhe sugjerimet p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cRishikimi i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb licencimit t\u00eb farmacive, vendosja e standardeve p\u00ebr shitjen e barnave, dhe mbi t\u00eb gjitha, forcimi i kapaciteteve t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Barnave,\u201d thot\u00eb eksperti Muka p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb se sistemi aktual nuk funksionon si duhet,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><strong>Esmeralda Keta\/ <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/28\/zinxhiri-i-keputur-i-kontrollit-minon-besimin-te-tregu-farmaceutik-shqiptar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zinxhiri i k\u00ebputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar Industria prej qindramilion\u00eb euro e farmaceutik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit institucional, duke i shtyr\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pacient\u00ebt shqiptar\u00eb drejt k\u00ebrkimit t\u00eb medikamenteve nga jasht\u00eb shtetit. Si shum\u00eb pensioniste t\u00eb brezit t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri, Sanija, 72 vje\u00e7, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115140"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115145,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115140\/revisions\/115145"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}