{"id":115266,"date":"2025-05-29T09:29:00","date_gmt":"2025-05-29T09:29:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115266"},"modified":"2025-05-29T09:29:00","modified_gmt":"2025-05-29T09:29:00","slug":"pd-i-kerkon-kas-te-shpalle-te-pavlefshme-zgjedhjet-ne-tirane-rezultati-u-paracaktua-nga-partia-shtet-me-grupet-kriminale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/29\/pd-i-kerkon-kas-te-shpalle-te-pavlefshme-zgjedhjet-ne-tirane-rezultati-u-paracaktua-nga-partia-shtet-me-grupet-kriminale\/","title":{"rendered":"PD i k\u00ebrkon KAS t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb pavlefshme zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb: Rezultati u paracaktua nga partia shtet me grupet kriminale"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike dhe Aleanca Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore\u00a0ankimuan n\u00eb KAS rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs. PD k\u00ebrkon shpalljen e pavlefshme t\u00eb rezultatit dhe p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha zonat zgjedhore t\u00eb k\u00ebtij qarku.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 29 maj 2025.<\/p>\n<p>Sipas PD-s\u00eb, procesi \u00ebsht\u00eb deformuar r\u00ebnd\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh dhe parregullsish q\u00eb kan\u00eb komprometuar seriozisht standardin e zgjedhjeve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb ankes\u00ebs jan\u00eb k\u00ebto\u00a0akuza kryesore:<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi masiv i administrat\u00ebs publike<\/strong>\u00a0dhe institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb PS, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe drejtues bashkish e punonj\u00ebs publik\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb marr\u00eb leje p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fushat\u00eb intensive dhe e organizuar p\u00ebr regjistrimin e diaspor\u00ebs<\/strong>, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb publik\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit, duke abuzuar me detyr\u00ebn dhe duke cenuar ndarjen e shtetit nga partia.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi i bonuseve financiare ndaj pensionist\u00ebve (<\/strong>700,000 p\u00ebrfitues me 100 euro secili) pak jav\u00eb para zgjedhjeve, q\u00eb PD e cil\u00ebson si \u201cpipul\u00eb elektorale\u201d dhe blerje t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vendimi p\u00ebr falje detyrimesh financiare (amnisti)<\/strong>\u00a0vet\u00ebm dy dit\u00eb para zgjedhjeve, i ndaluar shprehimisht nga rregullorja e KQZ-s\u00eb, por i zbatuar nga qeveria pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga institucionet mbik\u00ebqyr\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi i buxhetit t\u00eb shtetit dhe burimeve publike p\u00ebr fushat\u00ebn e PS,<\/strong>\u00a0duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe akses t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb media, nd\u00ebrsa opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me censur\u00eb, bllokim rrjetesh dhe munges\u00eb fondesh.<\/p>\n<p>PD e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb proces si nj\u00eb fars\u00eb zgjedhore t\u00eb orkestruar.<\/p>\n<p><em>&#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb m\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues i demokracis\u00eb, por nj\u00eb Farse Elektorale ku rezultati parap\u00ebrcaktohet nga instrumentet e Shtetit dhe pushtetit, i cili here pas here mbeshtetet edhe tek grupet kriminale&#8221; thuhet n\u00eb ankimimin e PD-s\u00eb\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Pjese nga anmikimi<\/strong><\/p>\n<p><em>Koalicioni PD-ASHM, ka ardhur n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve, indicieve dhe ka siguruar prova t\u00eb mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb procesit zgjedhor t\u00eb ndodhura n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha Q\u00ebndrat e votimit t\u00eb Qarkut Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Qarkun Tiran\u00eb, p\u00ebrdorimi masiv i administrat\u00ebs publike dhe i strukturave shtet\u00ebrore, perfshire dhenia e bonuseve apo avantazheve ne natyre ndaj shtresave te ndryshme sociale, n\u00eb funksion t\u00eb interesave elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste ne pushtet prej 12 vitesh tashme, ka qen\u00eb i p\u00ebrhapur kudo, duke krijuar nj\u00eb mjedis totalisht ne favor te partise ne pushtet, duke deformuar garen zgjedhore ne nje ndeshje krjtesisht t\u00eb pabarabart\u00eb, jo-transparente dhe diskriminuese ndaj opozit\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>eto institucione, sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, duhet t\u00eb ruajn\u00eb neutralitetin politik, p\u00ebrfshir\u00eb shpesh here administrat\u00ebn e bashkive, agjencit\u00eb shtet\u00ebrore, entet publike dhe nd\u00ebrmarrjet jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/em><\/p>\n<p><em>Praktikisht, thuajse t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e Qarkut drejtohen nga PS, dhe keto te fundit, s\u00eb bashku me kryetar\u00ebt e tyre dhe administratat p\u00ebrkat\u00ebse, jan\u00eb angazhuar gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs parazgjedhore dhe asaj zgjedhore n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Veprimtaria e strukturave publike ne fakt, nisi heret kete vit, q\u00eb n\u00eb muajin Janar, n\u00ebn thirrjen per regjistrimin e emigranteve, ne &#8220;fushat\u00ebs p\u00ebr regjistrimin e Diaspor\u00ebs&#8221; qe filloi ne 11 Janar 2025 me hapjen e PER nga QKZ. Jo se nuk kishte aktivitet edhe perpara kesaj date, por me 11 janarin kulmoi edhe puna ne terren dhe jashte vendit e tyre. Kjo p\u00ebrfshiu organizimin e takimeve intensive jo vet\u00ebm brenda vendit, por edhe n\u00eb Itali, Greqi, SHBA, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, France, Belgjike, Kanada por edhe ne vende t\u00eb tjera ku jetojn\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb. Partia Demokratike ka denoncuar n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rastesh ku funksionar\u00eb publik t\u00eb Qarkut Tiran\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb personalisht n\u00eb procesin e regjistrimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb platform\u00ebn PER, duke abuzuar me detyr\u00ebn dhe duke shkelur \u00e7do norm\u00eb t\u00eb ndarjes s\u00eb administrat\u00ebs nga perfshirja e saj aktivisht ne fushata politike, propagande, mbledhje votash etj.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto kushte, pjesa m\u00eb e madhe e administrat\u00ebs vendore dhe qendrore, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushte detyrimet e saj funksionale ndaj qytetar\u00ebve, u p\u00ebrfshi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb aktivitetet elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>Zyrtar\u00ebt lokal\u00eb kishin objektiva t\u00eb qarta dhe synime t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr numrin e votuesve q\u00eb duhej t\u00eb mobilizonin apo garantonin personalisht, duke e kthyer Shtetin n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb mazhoranc\u00ebs. Si pasoj\u00eb, qytetar\u00ebt e Qarkut Tiran\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimet publike t\u00eb nevojshme gjate kesaj periudhe, sepse p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj (nga Janari gjer ne Maj), administrata ishte zhvendosur dhe fokusuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb funksion t\u00eb axhend\u00ebs elektorale te partise-Shtet, te shefave apo drejtoreve te tyre, nje pjese e mire e te cileve ishin edhe kandidate per deputete si ne Tirane, apo edhe ne qarqe te tjera. Te shumte jane rastet ku jo vetem drejtoret, por edhe specialiste te thjeshte rezultojne se kane marre lejen vjetore mbi 3-4 jave ne kete faze, jo per pushime dimri apo pranvere, jo per \u00e7&#8217;lodhje apo udhetime, por pikerisht per te qene aktiv ne zgjedhje dhe per t&#8217;u angazhuar teresisht ne fushate zgjedhore.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo situat\u00eb ka shuar praktikisht \u00e7do kufi mes interesit publik dhe interesit partiak, duke minuar themelet e konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme dhe t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces qe duhet te ishte demokratik. N\u00eb nj\u00eb realitet ku Partia-Shtet (PS) p\u00ebrdor t\u00eb gjith\u00eb aparatin administrativ publik si makineri elektorale, opozita nuk p\u00ebrballet m\u00eb me nj\u00eb kund\u00ebrshtar politik te organizuar si parti politike, por konfrontohet me nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb e kthen gar\u00ebn n\u00eb nj\u00eb fars\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme mbeten thjesht iluzion.<\/em><\/p>\n<p><em>Farsa elektorale q\u00eb ne duam t\u00eb denoncojm\u00eb publikisht \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo:<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Shqip\u00ebri opozita nuk hyn n\u00eb gar\u00eb me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme, por p\u00ebrballet me nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb g\u00ebzon t\u00eb gjitha\u00a0<\/em><br \/>\n<em>resurset shtet\u00ebrore apo publike, si dhe mund te angazhoje edhe resurse private pa limit ne dispozicion sa here i nevojitet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb partia n\u00eb pushtet ka n\u00eb dispozicion buxhetin e Shtetit, buxhetet e gati 90% te bashkive ne rang vendi, rrjetin e administrat\u00ebs jashtezakonisht te fryr\u00eb, (duke mbajtur shpesh here vende pune fiktive si ne ujesjellesa apo sherbime mbeshtetese etj), si dhe duke perdorur strukturat policore etj., si instrumente trysnie, nderkohe qe subjektet opozitare operojn\u00eb me fondet e tyre t\u00eb kufizuara dhe pa akses. Edhe ne media, aksesi i opozites eshte mjaft i kufizuar, shtuar kjo edhe censura, autocensura, mbyllja e rrjeteve sociale si ai TikTok vetem 60-dite para zgjedhjeve. Madje, raporti i OSBE-ODIHR eshte tejet kritik ndaj kontrollit, censures se medias apo auto-censures se saj. Kjo krijon nj\u00eb disproporcion t\u00eb skajsh\u00ebm n\u00eb kapacitet, dukshm\u00ebri dhe aft\u00ebsi mobilizimi te Opozit\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb m\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues i demokracis\u00eb, por nj\u00eb Farse Elektorale ku rezultati parap\u00ebrcaktohet nga instrumentet e Shtetit dhe pushtetit, i cili here pas here mbeshtetet edhe tek grupet kriminale.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, dh\u00ebnia e bonuesit te mbi 700.000 mije pensionisteve shqiptare nga Qeveria, miratuar me akt ne Janar 2025, por qe zbatimi i tij u shtri nga muaji Mars deri ne Prill 2025, ishte nje pipule e shtrenjte elektorale, e cila, duke akorduar mesatarisht deri ne 100 Euro per pensioniste pak jave para zgjedhjeve, ne kushtet kur pensioni mesatar ne vend nuk e tejkalon shifren e 300 Euro ne muaj, perbente padyshim nje incentive jashtezakonisht te forte ne favor te Partise-Shtet (PS), e cila u perkthye me pas edhe ne mbeshtetje elektorale dhe ne vote nga nje pjese jo e vogel pensionistesh, te cilet duhet thene jane ne meshire te fatit dhe te braktisur nga Shteti, dhe qe mbijetojne shumica nga remitancat e femijeve apo te afermve te tyre ne emigracion. Lemosha qe hedh Qeveria cdo 2 vite tashme, sa here ka zgjedhje, sherben si opium qe pergjum kete shtrese vulnerabel te shoqerise tone, me qellimin qe te harrojne vuajtjet dhe veshtiresite e jeteses te paperballueshme ne Shqiperi.<\/em><\/p>\n<p><em>Nderkohe Opozita e ka denoncuar kete fakt ne KQZ dhe jo vetem, por institucionet ligjzbatuese nuk kane marre asnje mase kunder kesaj nisme e cila qartazi perdoret si nje leve e fuqishme elektorale nga Partia-Shtet.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, Falja e borxheve, amnistia e nje game te gjere detyrimesh me VKM-ne e dates 9 Maj 2025, vetem 2 dite nga zgjedhjet, e kryer nga Qeveria Shqiptare, nje akt ky totalisht ne kundershtim me Aktin Rregullator te Vitit 2020 te KQZ i cili ndalon kategorikisht 4 muaj para zgjedhjeve deri ne diten e zgjedhjeve, propozimin e apo marrjen e vendimeve per amnisti apo falje detyrimesh financiare ndaj shtresave te popullsise, si dhe me keq akoma, mos marrja e masave urgjente per pezullimin \/ bllokimin e kesaj nisme nga KQZ (edhe pse u vu ne levizje me ankimim urgjent nga PD- ASHM brenda dates 09.05.2025), deshmon per nje kapje totale te Shtetit, nje nivel sigurie absolute qe shkelja e ligjit me te dy kembet nga vete Qeveria por edhe nga KQZ, nuk do t&#8217;i kushtoje asgje ne raport me ligjin, por vetem do t&#8217;i sillte Partise-Shtet benefite dhe avantazhe politike dhe elektorale te jashtezakonshme, te paperllogaritshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Pa cekur ketu faktin se keto nisma ishin nje nga premtimet kryesore te Opozites ne Fushate dhe rrjedhimisht kompjimi i tyre demtonte drejteperdrejte edhe PD- ASHM<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike dhe Aleanca Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore\u00a0ankimuan n\u00eb KAS rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs. PD k\u00ebrkon shpalljen e pavlefshme t\u00eb rezultatit dhe p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha zonat zgjedhore t\u00eb k\u00ebtij qarku. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 29 maj 2025. Sipas PD-s\u00eb, procesi \u00ebsht\u00eb deformuar r\u00ebnd\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":89408,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115266","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115266"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115266\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115267,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115266\/revisions\/115267"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}