{"id":115268,"date":"2025-05-29T10:02:36","date_gmt":"2025-05-29T10:02:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115268"},"modified":"2025-05-29T10:02:36","modified_gmt":"2025-05-29T10:02:36","slug":"sokol-sadushi-perplasje-te-drejteperdrejte-me-gjykaten-kushtetuese-cfare-pritet-te-ndodhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/29\/sokol-sadushi-perplasje-te-drejteperdrejte-me-gjykaten-kushtetuese-cfare-pritet-te-ndodhe\/","title":{"rendered":"Sokol Sadushi p\u00ebrplasje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, \u00e7far\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radh\u00ebs n\u00eb skenarin p\u00ebr rr\u00ebmbimin e mandateve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nj\u00eb plan i ideuar prej tij dhe ndonj\u00eb kandidati p\u00ebr deputet nga Partia Socialiste, i cili arriti me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb konfirmohet edhe n\u00eb Parlamentin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrug\u00ebn e p\u00ebrplasjes s\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke e formalizuar konfliktin me nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb mban dat\u00ebn 12 Maj 2025, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi Partia Socialiste e Edi Ram\u00ebs mori nj\u00eb mandat parlamentar t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb shum\u00eb-debatuar.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb shkres\u00eb agresive, t\u00eb publikuar nga \u201cshqiptarja.com\u201d, Sadushi sillet n\u00eb nj\u00eb pozitat e nj\u00eb zyrtari shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se p\u00ebrse Gjykata Kushtetuese nuk po shqyrton me urgjenc\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, sipas nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb her\u00ebt nga Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Bajram Begaj.<\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e dokumentit, me tone t\u00eb acaruara, Sadushi shprehet se \u201cmosveprimi n\u00eb koh\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb deklaruar mandatin e gjyqtarit, em\u00ebrtes\u00eb e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, q\u00eb duhet t\u00eb ishte kryer para dat\u00ebs 25 Prill 2025, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb justifikim ligjor, aq m\u00eb tep\u00ebr kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja q\u00eb ka nxitur reagimin e Sadushit lidhet me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb 25 Janar 2025, me objekt \u201cDeklarim i mandatit t\u00eb gjyqtarit kushtetues\u201d, por me baz\u00eb ligjore dhe shpjegime t\u00eb detajuara q\u00eb lidhen me koh\u00ebzgjatjen e mandateve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb asaj gjykate.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, k\u00ebrkesa e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i referohet mandatit t\u00eb gjyqtares Sonila Bejtja, e cila \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020 nga paraardh\u00ebsi i tij n\u00eb detyr\u00eb, Ilir Meta.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e rr\u00ebmujshme e Begajt e vuri kreun e Shtetit n\u00eb nj\u00eb lloj guri shahu t\u00eb Sadushit. Presidenti k\u00ebrkonte nga Gjykata Kushtetuese intepretimin e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandateve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetuta i ka t\u00eb parashikuara qart\u00ebsisht afatet kohore.<\/p>\n<p>Presidenti Begaj u p\u00ebrfshi me vet\u00ebdije n\u00eb at\u00eb \u201cloj\u00eb anti-kushtetuese\u201d, ku synohej nd\u00ebrprerja e menj\u00ebhershme e mandatit t\u00eb Sonila Bejtjas, megjith\u00ebse kishte n\u00eb zyr\u00ebn e tij dekretin e Presidentit Ilir Meta q\u00eb em\u00ebronte gjyqtare, si plot\u00ebsuese e vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar nga shkarkimi i gjyqtarit Besnik Mu\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjyqtari Mu\u00e7i u em\u00ebrua n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot 9-vje\u00e7ar, nga i cili konsumoi vet\u00ebm nj\u00eb muaj, pasi u shkarkua nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Sonila Bejtja, q\u00eb plot\u00ebsoi vakanc\u00ebn e tij, rrjedhimisht u em\u00ebrua n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn e pa-ezauruar t\u00eb gjyqtarit Mu\u00e7i, pra 8 vjet e 11, deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2028.<\/p>\n<p>Begaj, megjith\u00ebse i kishte n\u00eb zyr\u00ebn e tij k\u00ebto dekrete, s\u00ebrish tentoi t\u00eb krijonte nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm kushtetues, duke k\u00ebrkuar nd\u00ebrprerjen e mandatit t\u00eb gjyqtares Bejtja. Por, i bindur se k\u00ebrkesa e tij ishte anti-kushtetuese, Presidenti tentoi t\u00eb kamuflonte q\u00ebllimin kryesor duke e zgjeruar objektin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb Kushtetuese, duke k\u00ebrkuar verifikimin e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandateve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rastet e k\u00ebrkesave nga organet e em\u00ebrtes\u00ebs (sipas rastit, Presidenc\u00eb, Kuvend, Gjykata e Lart\u00eb) p\u00ebr deklarimin e mandatit t\u00eb gjykat\u00ebs kushtetuese shqyrtohen me p\u00ebrpar\u00ebsi. Por, n\u00eb rastin konkret, baza ligjore e cituar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i referohet interpretimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandateve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, e cila \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb i paraqiten vet\u00ebm mbi baz\u00ebn ligjore t\u00eb k\u00ebrkuesit, vendosi ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb normale.<\/p>\n<p>N\u00eb Prill t\u00eb k\u00ebtij viti, mbledhja e gjyqtar\u00ebve vendosi q\u00eb k\u00ebrkesa e Begajt t\u00eb shqyrtohet n\u00eb seanc\u00eb plenare \u201cmbi baz\u00eb dokumentash\u201d n\u00eb Shtator 2025. N\u00eb vijim, Gjykata Kushtetuese ftoi Presidentin e Republik\u00ebs, si pal\u00eb e interesuar, si edhe Parlamentin dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb si \u201cpal\u00eb t\u00eb interesuara\u201d, q\u00eb t\u00eb shprehin q\u00ebndrimet e tyre mbi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb proceduriale, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, si \u201cpal\u00eb e interesuar\u201d, shprehu q\u00ebndrimet e tij.<\/p>\n<p>Dokumenti i dal\u00eb nga zyra e Sadushit \u00ebsht\u00eb publikuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb (28 maj 2025) tek \u201cshqiptarja.com\u201d.<\/p>\n<p>Duke deklaruar se q\u00ebndrimi i tij \u00ebsht\u00eb nisur nga respektimi i parimeve kushtetuese dhe ligjore, megjithat\u00eb shkresa e Sokol Sadushit p\u00ebrmban disa non-sense logjike.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, dhe m\u00eb e dukshmja, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shfaqet i revoltuar me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn institucioni q\u00eb drejton \u00ebsht\u00eb periferik dhe aktori kryesor \u00ebsht\u00eb Presidenti.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, vet\u00eb Presidenca nuk duket se ka pretendime p\u00ebr shqyrtimin me urgjenc\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj, duke mos ngritur asnj\u00eb pretendim p\u00ebr shqyrtimin e saj n\u00eb Shtator. Burime nga Presidenca deklaruan se \u201cnuk kan\u00eb argumenta shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, duke rikonfirmuar se k\u00ebrkesa e kreut t\u00eb Shtetit lidhet me intepretimin e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe jo p\u00ebr emra specifik\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, terminologjia e p\u00ebrdorur nga Sadushi n\u00eb shkres\u00ebn drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese krijon p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb raporti epror-vart\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetuta i parashikon t\u00ebr\u00ebsisht ndryshe.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, akuzat e Sokol Sadushit kund\u00ebr Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb jo-normale dhe jan\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e shkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb disiplinore, t\u00eb cilat mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen e K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, si\u00e7 konstatohet nga dokumenti i publikuar n\u00eb median e drejtuar nga Carlo Bollino, shkresa \u00ebsht\u00eb e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, pra jo e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Kjo l\u00eb t\u00eb kuptohet se Sokol Sadushi nuk e ka konsultuar q\u00ebndrimin e tij me t\u00eb gjith\u00eb trup\u00ebn gjyq\u00ebsore, si\u00e7 e k\u00ebrkon Kushtetuta dhe ligji.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, referuar element\u00ebve teknik\u00eb t\u00eb shkres\u00ebs s\u00eb publikuar, si edhe vet\u00eb raportimit t\u00eb \u201cshqiptarja.com\u201d, kuptohet se dokumenti ka burim t\u00eb vet\u00ebm zyr\u00ebn e Sadushit, duke shkelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parimin e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb akteve q\u00eb jan\u00eb objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Duke i marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebto detaje q\u00eb krijojn\u00eb iden\u00eb e shkeljeve, pik\u00ebpyetjet kryesore jan\u00eb se p\u00ebrse Sokol Sadushi e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb konflikt me Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe p\u00ebrse ai tregohet kaq i nxituar p\u00ebr ndryshimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb asaj gjykate.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja mund t\u00eb jet\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm tek emri i Sadushit dhe pozita e tij si kryetar deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025 i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimit n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED), struktura q\u00eb shqyrton kandidaturat p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit si kryetar i KED-it, t\u00eb marr\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, Sokol Sadushi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, pas dor\u00ebheqjes n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024 s\u00eb an\u00ebtares s\u00eb em\u00ebruar nga Kuvendi, Elsa Toska.<\/p>\n<p>N\u00eb Dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Sadushi inicioi procedurat p\u00ebr deklarimin e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Holta Za\u00e7aj, e cila ishte em\u00ebruar nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Procedura p\u00ebr largimin e Za\u00e7aj nisi menj\u00ebher\u00eb sapo Sokol Sadushi u shortua p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryetar i KED-t p\u00ebr periudh\u00ebn 1-vje\u00e7are, janar-dhjetor 2025 dhe \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Si n\u00eb dy rastet e m\u00ebparshme, edhe n\u00eb shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, ku synimi duket qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mandati i gjyqtares Sonila Bejtja, shfaqet s\u00ebrish emri dhe roli i Sokol Sadushit.<\/p>\n<p>Shkresa e tij nervoze duket qart\u00eb se fsheh d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe fatin e nj\u00eb mandati t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese ka vendosur t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit Bajram Begaj n\u00eb shtator, duket se Sokol Sadushi e ka humbur shansin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vendimtar n\u00eb at\u00eb proces, rrjedhimisht ka humbur edhe qet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se si do t\u00eb vendos\u00eb Gjykata Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Presidenti mbi verifikimin e afateve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00ebp\u00ebrmjet skem\u00ebs s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes tre-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, Sokol Sadushi ka tentuar prej muajsh q\u00eb t\u00eb orientoj\u00eb vendimmarrjen e gjyqtar\u00ebve kushtetues dhe, nj\u00eb tentativ\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shkresa q\u00eb ai i drejtoi s\u00eb fundmi Gjykat\u00ebs Kuushtetuese. M\u00eb her\u00ebt, ai ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb intepretim publik, n\u00eb t\u00eb cilin e p\u00ebrfshin emrin e gjyqtares Bejtja n\u00eb list\u00ebn e \u201cmandat\u00ebve q\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrihen pas 3 viteve\u201d, me synim final largimin e saj t\u00eb parakohsh\u00ebm nga detyra.<\/p>\n<p>Referuar parashikimeve kushtetuese, mandati i gjyqtares Sonila Bejtja nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb \u201cskem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes\u201d. Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb rastin se gjyqtar\u00ebt vendosin t\u2019i shkurtojn\u00eb mandatin koleges s\u00eb tyre Bejtja n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, s\u00ebrish Sokol Sadushi duket se do ta humbas\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar z\u00ebvend\u00ebsuesin e saj. Procedurat p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakancave k\u00ebrkojn\u00eb disa muaj koh\u00eb, t\u00eb cilat, n\u00eb \u00e7do rast, do t\u00eb tejkalojn\u00eb muajin dhjetor 2025, kur Sokol Sadushi p\u00ebrfundon mandatin e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radh\u00ebs n\u00eb skenarin p\u00ebr rr\u00ebmbimin e mandateve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nj\u00eb plan i ideuar prej tij dhe ndonj\u00eb kandidati p\u00ebr deputet nga Partia Socialiste, i cili arriti me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb konfirmohet edhe n\u00eb Parlamentin e ardhsh\u00ebm. K\u00ebsaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrug\u00ebn e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115269,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115268","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115268"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115268\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115270,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115268\/revisions\/115270"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115269"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}