{"id":115506,"date":"2025-05-31T17:29:18","date_gmt":"2025-05-31T17:29:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115506"},"modified":"2025-05-31T17:29:18","modified_gmt":"2025-05-31T17:29:18","slug":"vokshi-ne-asamblene-e-idc-cdi-ne-farsen-e-11-majit-demokracia-u-rrezua-nga-krimi-dhe-dhuna","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/31\/vokshi-ne-asamblene-e-idc-cdi-ne-farsen-e-11-majit-demokracia-u-rrezua-nga-krimi-dhe-dhuna\/","title":{"rendered":"Vokshi n\u00eb asamblen\u00eb e IDC-CDI: N\u00eb fars\u00ebn e 11 majit demokracia u rr\u00ebzua nga krimi dhe dhuna!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi, n\u00eb fjal\u00ebn e saj para Asambles\u00eb s\u00eb IDC-CDI denoncoi me fakte rr\u00ebzimin e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Ajo i cil\u00ebsoi ato si nj\u00eb \u201cfars\u00eb elektorale\u201d t\u00eb orkestruar nga nj\u00eb parti-shtet e lidhur ngusht\u00eb me kartelet e drog\u00ebs dhe krimin e organizuar, duke paralajm\u00ebruar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot n\u00ebn kontrollin e nj\u00eb regjimi autoritar q\u00eb ka kapur \u00e7do institucion dhe ka zhb\u00ebr\u00eb lirin\u00eb e vot\u00ebs. Vokshi k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr rikthimin e demokracis\u00eb p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme n\u00ebn nj\u00eb qeveri teknike.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Albana Vokshit n\u00eb asamblen\u00eb e IDC-CDI:<\/strong><\/p>\n<p>Pa vot\u00eb, nuk ka demokraci<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj z. President Pastrana, sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm Antoni, z. Brok, i cili ka qen\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb nesh, edhe n\u00eb dit\u00ebt e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (dit\u00eblindjet).<\/p>\n<p>l dashur Luis, Teresa, Mary, Jessica, ministrja Objulend nga Kroacia, dhe t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb na mb\u00ebshtet\u00ebn para dhe gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve-ju faleminderit.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk arrit\u00ebm t\u00eb fitojm\u00eb. P\u00ebrball\u00eb nuk kishim nj\u00eb parti politike-kishim nj\u00eb Parti-Shtet. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb lidhur me kartelet e drog\u00ebs dhe grupet kriminale m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Amerika tashm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Sot q\u00ebndroj p\u00ebrpara jush si nj\u00eb d\u00ebshmitare e rr\u00ebzimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vendin tim. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me ju historin\u00eb time, q\u00eb t\u00eb kuptoni se \u00e7far\u00eb ka ndodhur atje gjat\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 maj 2025, n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt\u00ebn ato q\u00eb u quajt\u00ebn \u2018zgjedhje.\u2019 Por ato nuk ishin as t\u00eb lira, as t\u00eb ndershme, as demokratike. N\u00eb fakt, nuk ishin zgjedhje fare. Shqiptar\u00ebve nuk iu dha mund\u00ebsia t\u00eb zgjedhin, ata u detyruan t\u00eb votojn\u00eb. M\u00eb vjen keq ta them: zgjedhjet ishin nj\u00eb fars\u00eb, nj\u00eb operacion i orkestruar nga nj\u00eb narco-shtet.<\/p>\n<p>Kriteret e Kopenhagenit: demokracia, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb drejtat e njeriut dhe stabiliteti institucional, jo vet\u00ebm q\u00eb u injoruan, ato u shtyp\u00ebn.<\/p>\n<p>Por un\u00eb nuk flas vet\u00ebm me letra, flas nga p\u00ebrvoja. Dua t\u00eb ndaj me ju at\u00eb q\u00eb kam p\u00ebrjetuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Vor\u00eb, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminel\u00eb: t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje dhe trafik droge n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vende t\u00eb tjera europiane. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve kriminale mbanin distinktiv\u00eb fallco dhe k\u00ebrc\u00ebnonin hapur votuesit. Njer\u00ebz t\u00eb armatosur bashk\u00ebpunonin me ministra dhe zyrtar\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Un\u00eb u fyeva, u intimidova dhe u k\u00ebrc\u00ebnova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u k\u00ebrc\u00ebnuan nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona q\u00eb un\u00eb i kisha raportuar te mekanizmi u posa\u00e7\u00ebm i ngritur p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhun\u00ebn, krimin elektoral. Por jo vet\u00ebm q\u00eb ata nuk arrit\u00ebn t\u00eb m\u00eb mbrojn\u00eb mua dhe familjen time, ata nuk arrit\u00ebn t\u00eb parandalojn\u00eb asnj\u00eb krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drog\u00ebs ishin ata q\u00eb vendosnin p\u00ebr vot\u00ebn. Policia nuk b\u00ebri asgj\u00eb. SPAK nuk b\u00ebri asgj\u00eb. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve b\u00ebri sikur nuk pa asgj\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo demokracia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim? A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb vend gati p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Europ\u00eb?<\/p>\n<p>Votuesit u blen\u00eb me bonuse pensionesh prej 100 euro dhe para t\u00eb p\u00ebrfituara nga 138 licenca kanabisi. Drog\u00eb p\u00ebr vota.<\/p>\n<p>500 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e taksapaguesve, t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb tendera dhe prokurime t\u00eb paligjshme, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota.<\/p>\n<p>30 kandidat\u00eb, n\u00eb 10 qarqe, n\u00eb mbi 20 bashki u mb\u00ebshtet\u00ebn nga kartelet e drog\u00ebs dhe organizatat kriminale. M\u00eb shum\u00eb se 20 deputet\u00eb do t\u00eb ulen tani n\u00eb Parlament fal\u00eb parave t\u00eb mafias dhe karteleve. Ata do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat e krimit, jo t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebpun\u00ebsit publik\u00eb u shantazhuan p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb patronazhit. Shteti, partia dhe mafia u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ja e v\u00ebrteta e dhimbshme: n\u00ebse nj\u00eb qytetar nuk mund t\u00eb votoj\u00eb i lir\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. \u00c7do liri tjet\u00ebr b\u00ebhet iluzion.<\/p>\n<p>Prandaj duhet t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin! Si\u00e7 than\u00eb presidenti dhe sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm: heshtja tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opsion!<\/p>\n<p>N\u00ebse lejojm\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb qeveri t\u00eb mb\u00ebshtetur nga kartelet e drog\u00ebs t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebher\u00eb i hapim der\u00ebn autokracis\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>Shikoni rrug\u00ebt e trafikut t\u00eb drog\u00ebs nga Amerika Latine drejt porteve europiane, ato kontrollohen nga t\u00eb nj\u00ebjtat rrjete kriminale q\u00eb Edi Rama i ka mb\u00ebshtetur dhe fuqizuar b\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta ndihmojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet.<\/p>\n<p>Prandaj i b\u00ebj thirrje k\u00ebsaj Asambleje q\u00eb t\u00eb:<\/p>\n<p>\ud83d\udc49 Mb\u00ebshtes\u00eb rezolut\u00ebn ton\u00eb<\/p>\n<p>\ud83d\udc49 D\u00ebnoj\u00eb zgjedhjet e 11 majit si t\u00eb manipuluara dhe t\u00eb pavlefshme<\/p>\n<p>\ud83d\udc49 Kusht\u00ebzoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE me rikthimin e demokracis\u00eb<\/p>\n<p>\ud83d\udc49 Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mision verifikimi t\u00eb CDI n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar, dokumentuar dhe p\u00ebrballur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/p>\n<p>Ne nuk po k\u00ebrkojm\u00eb m\u00ebshir\u00eb, po k\u00ebrkojm\u00eb solidaritet.<\/p>\n<p>Le t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb s\u00eb bashku, na ndihmoni t\u00eb rikthejm\u00eb demokracin\u00eb p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, t\u00eb organizuara nga nj\u00eb qeveri e re teknike.<\/p>\n<p>Populli shqiptar nuk meriton m\u00eb pak se kaq.<\/p>\n<p>Faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi, n\u00eb fjal\u00ebn e saj para Asambles\u00eb s\u00eb IDC-CDI denoncoi me fakte rr\u00ebzimin e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Ajo i cil\u00ebsoi ato si nj\u00eb \u201cfars\u00eb elektorale\u201d t\u00eb orkestruar nga nj\u00eb parti-shtet e lidhur ngusht\u00eb me kartelet e drog\u00ebs dhe krimin e organizuar, duke paralajm\u00ebruar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115507,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115506","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115506"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115506\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115508,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115506\/revisions\/115508"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}