{"id":115521,"date":"2025-05-31T18:41:28","date_gmt":"2025-05-31T18:41:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115521"},"modified":"2025-05-31T18:41:57","modified_gmt":"2025-05-31T18:41:57","slug":"per-te-paren-here-ne-12-vite-nderkombetaret-i-rrezojne-rames-farsat-elektorale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/31\/per-te-paren-here-ne-12-vite-nderkombetaret-i-rrezojne-rames-farsat-elektorale\/","title":{"rendered":"P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb 12 vite nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i rrezojn\u00eb Ram\u00ebs fars\u00ebn elektorale"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb 12 vite Rama nuk ka fituar asnj\u00ebher\u00eb zgjedhjet. Ai i ka manipuluar ato duke bler\u00eb votat, me k\u00ebrc\u00ebnimet e kriminel\u00ebve dhe skemat e patronazhimit t\u00eb votuesve si dhe ngritjen e Partis\u00eb-Shtet. Ndryshimi vjen nga 11 maji. Farsa elektorale \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dje me nj\u00eb rezolut\u00eb nga Unioni i Demokrat\u00ebve t\u00eb Qendr\u00ebs dhe Internacionalja Demokrate e Qendr\u00ebs. Jan\u00eb 108 parti q\u00eb flasin me nj\u00eb z\u00eb dhe denoncojn\u00eb Ram\u00ebn si kryemanipuluesin e zgjedhjeve.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rezolut\u00eb mbi Zgjedhjet Parlamentare t\u00eb vitit 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Unioni i Demokrat\u00ebve t\u00eb Qendr\u00ebs dhe Internacionalja Demokrate e Qendr\u00ebs (IDC-CDI),<\/p>\n<p>Duke riafirmuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme p\u00ebr qeverisjen demokratike dhe p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE,<\/p>\n<p>Duke rikujtuar rezolutat e m\u00ebparshme t\u00eb PPE-s\u00eb, IDU-s\u00eb dhe IDC-CDI-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr prapakthimin demokratik dhe keqp\u00ebrdorimin e institucioneve nga Partia Socialiste (PS) n\u00eb pushtet,<\/p>\n<p>T\u00eb alarmuar nga gjetjet e misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb v\u00ebzhgimit (OSBE\/ODIHR, OSBE PA, APKE, Parlamenti Evropian) lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025,<\/p>\n<p>Shprehin shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb se k\u00ebto zgjedhje ishin nj\u00eb fars\u00eb politike, q\u00eb nuk p\u00ebrmbush\u00ebn standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shkel\u00ebn kriteret e Kopenhagenit, duke p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Lirin\u00eb e votuesve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur (paragrafi 7.7 i Kopenhagenit):<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Votuesit iu n\u00ebnshtruan presionit sistematik, survejimit, frik\u00ebsimit dhe blerjes masive t\u00eb vot\u00ebs. Qeveria shp\u00ebrndau bonuse prej 100 euro p\u00ebr 760.000 pensionist\u00eb pak para zgjedhjeve; fali gjoba dhe borxhe mbi 200 milion\u00eb euro nga periudha 2015\u20132025 vet\u00ebm dy dit\u00eb para votimeve. U shpenzuan rreth gjysm\u00eb miliard euro p\u00ebr tendera, prokurime dhe koncesione n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, t\u00eb gjitha me q\u00ebllim sigurimin e mb\u00ebshtetjes elektorale. Vota e fsheht\u00eb nuk u respektua n\u00eb shum\u00eb qendra votimi, dhe klima u karakterizua nga frik\u00eb dhe presion, duke u mohuar qytetar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Lirin\u00eb e shprehjes dhe aksesin n\u00eb informacion (paragrafi 7.8 i Kopenhagenit):<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Kontrolli i partis\u00eb n\u00eb pushtet mbi median, censura editoriale dhe ndalimi me motiv politik i platform\u00ebs TikTok d\u00ebmtuan r\u00ebnd\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e votuesve p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb informacion t\u00eb balancuar dhe t\u00eb larmish\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Ndarja e partis\u00eb nga shteti (paragrafi 5.4):<\/strong><\/p>\n<p>Partia Socialiste n\u00eb pushtet i ka fshir\u00eb kufijt\u00eb midis shtetit dhe partis\u00eb, duke p\u00ebrdorur institucionet publike dhe burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr p\u00ebrfitim partiak, n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin q\u00eb \u2018shteti duhet t\u00eb jet\u00eb i ndar\u00eb nga partia n\u00eb pushtet\u2019.<\/p>\n<p>Keqp\u00ebrdorimi i burimeve publike: Qindra mij\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs publike u vun\u00eb n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb \u2018rrjeti patronazhist\u2019 t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, duke minuar konkurrenc\u00ebn demokratike.<\/p>\n<p>Liria e votuesve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur (paragrafi 7.7): Votuesit u p\u00ebrball\u00ebn me presion, survejim, frik\u00ebsim, k\u00ebrc\u00ebnime, blerje vote dhe munges\u00eb t\u00eb sekretit t\u00eb vot\u00ebs;<\/p>\n<p>Pand\u00ebshkueshm\u00ebria institucionale: Rreth 200 kall\u00ebzime formale p\u00ebr krime zgjedhore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe qindra denoncime n\u00eb KQZ mbet\u00ebn pa ndonj\u00eb reagim apo ndjekje penale.<\/p>\n<p><strong>IDC-CDI d\u00ebnon manipulimin e procesit zgjedhor p\u00ebrmes:<\/strong><\/p>\n<p>Kapjes s\u00eb shtetit dhe bashk\u00ebpunimit kriminal n\u00eb frik\u00ebsimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve;<\/p>\n<p>P\u00ebrndjekjes gjyq\u00ebsore ndaj lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Sali Berish\u00ebn, Ilir Met\u00ebn, Fatmir Mediun, Ervin Salianjin dhe Fredi Belerin;<\/p>\n<p>Pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb institucionale, me mbi 30 kall\u00ebzime formale p\u00ebr krime zgjedhore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe qindra denoncime n\u00eb KQZ, pa ndonj\u00eb ndjekje ligjore.<\/p>\n<p><strong>IDC-CDI u b\u00ebn thirrje autoriteteve shqiptare q\u00eb t\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Zbatojn\u00eb urgjentisht rekomandimet prioritare t\u00eb OSBE\/ODIHR, p\u00ebrfshir\u00eb ato mbi barazin\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, mediat dhe institucionet e paanshme;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrpresin p\u00ebrndjekjen politike dhe t\u00eb rikthejn\u00eb t\u00eb drejtat e plota p\u00ebr lider\u00ebt e opozit\u00ebs;<\/p>\n<p>T\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb qeveri teknike (kujdestare) p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur reformat drejt BE-s\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur zgjedhje t\u00eb reja;<\/p>\n<p>Sigurojn\u00eb pluraliz\u00ebm real mediatik dhe akses t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb media p\u00ebr t\u00eb gjitha forcat politike.<\/p>\n<p><strong>CDI- IDC:<\/strong><\/p>\n<p>Shpreh solidaritet t\u00eb fuqish\u00ebm me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (PD-ASHM) dhe t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt civil\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb demokracin\u00eb;<\/p>\n<p>U b\u00ebn thirrje an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb CDI-s\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb mision p\u00ebr verifikim faktesh dhe v\u00ebzhgimi n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ecurin\u00eb e zgjedhjeve, p\u00ebr t\u2019u takuar me aktor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb pavarur mbi p\u00ebrputhjen me normat demokratike;<\/p>\n<p>I b\u00ebn thirrje BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike;<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebron se konsolidimi autoritar dhe ndikimi kriminal n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik serioz p\u00ebr demokracin\u00eb e brendshme dhe p\u00ebr stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Asambleja e P\u00ebrgjithshme, Abixhan, 30.05. 2025.<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e shihni pra, populli opozitar n\u00eb Shqip\u00ebri ka marr\u00eb dje me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb fuqishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kauz\u00ebn e vet t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rezolut\u00eb e 108 forcave politike, m\u00eb e madhja n\u00eb bot\u00eb, denoncon fars\u00ebn e 11 Majit si nj\u00eb fars\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, ku u shkel\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb parimet themelore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb forum bot\u00ebror kan\u00eb gjetur mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb k\u00ebrkesat e PD-s\u00eb p\u00ebr qeveri teknike dhe zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, rezoluta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim madhor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb e konsiderojn\u00eb Edi Ram\u00ebn nj\u00eb armik t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb papajtuesh\u00ebm me vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb e konsiderojn\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb, themelin e nj\u00eb sistemi demokratik dhe kushtin e t\u00eb gjitha kushteve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ndaj presidentit Pastrana, z\u00ebvend\u00ebspresident\u00ebve dhe kryesis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb edhe presidenti i PPE, Manfred Veber dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb 108 partive politike q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb krah t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje madhore, e cila regjistrohet pa u thar\u00eb boja mir\u00eb n\u00eb procesverbalet e fars\u00ebs m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar elektorale t\u00eb 32 viteve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apel, nj\u00eb kushtrim p\u00ebr popullin opozitar p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe sakrifikuar, p\u00ebr t\u00eb paguar \u00e7do \u00e7mim p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb, duke i garantuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm, por jan\u00eb s\u00eb bashku me mbar\u00eb partit\u00eb e qendr\u00ebs dhe qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rezolut\u00eb i jep goditje fatale narkoqeveris\u00eb shqiptare, Edi Ram\u00ebs, altoparlant\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb media, t\u00eb cilat si mercenar\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, p\u00ebrpiqen t\u2019u shesin shqiptar\u00ebve fars\u00ebn p\u00ebr proces zgjedhor.<\/p>\n<p>P\u00ebrpiqen t\u00eb justifikojn\u00eb, p\u00ebrpiqen t\u00eb mashtrojn\u00eb dhe t\u00eb dezinformojn\u00eb shqiptar\u00ebt me t\u00eb nj\u00ebjtin pasion patologjik q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale dhe para saj.<\/p>\n<p>Kjo rezolut\u00eb denoncon me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe Skapin e partis\u00eb, k\u00ebt\u00eb organ politik t\u00eb narkodiktatur\u00ebs, e cila me urdh\u00ebr politik persekuton lider\u00ebt e opozit\u00ebs shqiptare dhe refuzon t\u00eb hetoj\u00eb krimet monstruoze elektorale, pra, ka vendosur pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rezolut\u00eb denoncon policin\u00eb dhe t\u00eb gjitha institucionet e k\u00ebtij shteti, q\u00eb n\u00eb dhunim flagrant t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, u rreshtuan si institucionet e partis\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebve, partner\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre dje n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn e tyre t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 12 vite Rama nuk ka fituar asnj\u00ebher\u00eb zgjedhjet. Ai i ka manipuluar ato duke bler\u00eb votat, me k\u00ebrc\u00ebnimet e kriminel\u00ebve dhe skemat e patronazhimit t\u00eb votuesve si dhe ngritjen e Partis\u00eb-Shtet. Ndryshimi vjen nga 11 maji. Farsa elektorale \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dje me nj\u00eb rezolut\u00eb nga Unioni i Demokrat\u00ebve t\u00eb Qendr\u00ebs dhe Internacionalja Demokrate e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":115524,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115521"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115526,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115521\/revisions\/115526"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115524"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}