{"id":115589,"date":"2025-06-02T10:38:01","date_gmt":"2025-06-02T10:38:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115589"},"modified":"2025-06-02T10:38:01","modified_gmt":"2025-06-02T10:38:01","slug":"zhupa-perplaset-me-deputeten-e-ps-keni-marre-pergjegjesi-me-koke-para-suel-celes-troplineve-bajrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/02\/zhupa-perplaset-me-deputeten-e-ps-keni-marre-pergjegjesi-me-koke-para-suel-celes-troplineve-bajrave\/","title":{"rendered":"Zhupa p\u00ebrplaset me deputeten e PS: Keni marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi me kok\u00eb para Suel \u00c7el\u00ebs, Troplin\u00ebve, Bajrave!"},"content":{"rendered":"<p>Debate n\u00eb Komisioni p\u00ebr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i mbledhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-s\u00eb, Ina Zhupa denoncoi fars\u00ebn elektorale q\u00eb i dha mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Replik\u00ebs s\u00eb deputetes socialiste, Evis Kushi se ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe t\u00eb fitosh mandatin qeveris\u00ebs me 83 deputet\u00eb, Zhupa iu p\u00ebrgjigj se kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe para Suel \u00c7el\u00ebs, Troplin\u00ebve, Bajrave. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi me kok\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>Ina Zhupa:<\/strong>\u00a0Jemi unik si e b\u00ebjm\u00eb farsat zgjedhore. Jemi unik\u00eb si mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shtohet numri i atyre q\u00eb kapen me vjedhje dhe shkojn\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr korrupsion, aq m\u00eb shum\u00eb i shtohen votat e nj\u00eb maxhorance. Sa m\u00eb shum\u00eb shtohen tenderat e vjedhura aq m\u00eb shum\u00eb ju b\u00ebhen votat. Sa m\u00eb shum\u00eb shtohen tokat publike q\u00eb rr\u00ebmbehen e b\u00ebhen toka p\u00ebr oligark\u00ebt aq m\u00eb shum\u00eb ju shtohen votat. Sa m\u00eb shum\u00eb helmoni f\u00ebmij\u00ebt me ushqim t\u00eb pakontrolluar dhe krijoni stres popullat\u00ebs aq m\u00eb shum\u00eb ju shtohen votat. K\u00ebt\u00eb ekuacion\u00a0 nuk ka pitagor\u00eb q\u00eb e zgjidh vec nj\u00eb farse elektorale, ku vendoset nga treni bullgar, grupet kriminale e manipulimi i vot\u00ebs e fondet lum\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, sic e keni zakon.<\/p>\n<p>Nuk ka formul\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb si mund t\u00eb votoj\u00eb nj\u00eb qytetar Zeqinen\u00eb e t\u00eb mos hyj\u00eb Lindita Buxheli. Nuk ka formul\u00eb n\u00eb bot\u00eb logjike si t\u00eb dal\u00eb m\u00eb i votuar Arkend\u00a0Balla q\u00eb e kemi pasur 4 vite n\u00eb parlament e nuk e kemi d\u00ebgjuar kurr\u00eb por e ka d\u00ebgjuar elektorati sa i mir\u00eb qenka n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb tyre, kur ska folur ndonj\u00ebher\u00eb. Jo vet\u00ebm i rriten votat por tejkalon dhe vot\u00ebn e kryeministrit kur kandidonte n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tju thuash juve?!<br \/>\nNe kemi detyr\u00eb ta denoncojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fars\u00eb elektorale n\u00eb cdo institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb garant se nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqemi e do t\u00eb jemi si makth i madh sado q\u00eb vidhni e shkat\u00ebrroni.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq se nga 27 koleg\u00eb vet\u00ebm 5 do t\u00eb kthehemi. Shpesh jua kam th\u00ebn\u00eb mos u p\u00ebrdorni, mos u b\u00ebni vegla e ushtar\u00eb. Ashtu ndodhi. Kaluat ligje me porosi e koncesione kund\u00ebr interesit publik.<\/p>\n<p>Iku Blerina, madje e ndaluan t\u00eb ankohej se ishte paracaktuar ta merrte Olta e investimeve strategjike q\u00eb nuk e fitoi dot k\u00ebtu Tiran\u00ebn por i erdh\u00ebn me thas\u00eb nga diaspora p\u00ebr t\u00eb vendosur at\u00eb q\u00eb donte lideri juaj global.<\/p>\n<p><strong>Evis Kushi:<\/strong>\u00a0Pasi humbni n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb reflektoni akuzoni fituesit se ju vodh\u00ebn zgjedhjet. Nuk e k\u00ebrkoni tek vetja. Ne edhe kur fitojm\u00eb reflektojm\u00eb. P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjjegj\u00ebsi e madhe 83 mandate q\u00eb na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Sa i takon Elbasanit dua ti fal\u00ebnderoj qytetar\u00ebt q\u00eb dha fitore 10 me yll nd\u00ebrsa opozita pati 4 mandate. Sa i takon shqet\u00ebsimeve p\u00ebr deputet\u00ebt q\u00eb nuk do jen\u00eb n\u00eb mandatin e ardhsh\u00ebm dhe paragjykimet q\u00eb keni p\u00ebr deputet\u00ebt e rinj, po them q\u00eb fati yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne do jemi n\u00eb qeverisje. E sigurisht duke qen\u00eb n\u00eb qeverisje kemi kaq shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut.<\/p>\n<p><strong>Ina Zhupa<\/strong>: Vjedhje si kjo nuk ka par\u00eb historia. Nuk ka logjik\u00eb as matematike as formale. Mjafton q\u00eb t\u00eb kujton Sara Milen q\u00eb rrezik do e kemi dhe an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij komisioni. Nuk pres ndonj\u00eb mrekulli. Ke shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Keni marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe para Suel \u00c7el\u00ebs, Troplin\u00ebve, Bajrave. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi me kok\u00eb ajo. Jam shum\u00eb dakord me ju. Meraku juaj \u00ebsht\u00eb si ta b\u00ebni opozit\u00ebn sic e doni vet\u00eb. Ne e dim\u00eb vet\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb, e \u00e7far\u00eb duan qytetar\u00ebt. Ne kemi garancin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb nuk shiten e nuk blihen kurr\u00eb dhe nuk t\u00ebrhiqen pr\u00eb hunde nga band\u00eb apo kriminel\u00eb. M\u00eb \u00a0mir\u00eb t\u00eb jemi njer\u00ebz q\u00eb nuk shitemi e blihemi sesa t\u00eb jemi njer\u00ebz q\u00eb nuk na njohin me emrin ton\u00eb por me mbiemrin e band\u00ebs q\u00eb e kontrollojn\u00eb. Jo 10 mandate por ju mund t\u00eb merrnit dhe 14 mandate me m\u00ebnyr\u00ebn si mbush\u00ebt thas\u00ebt dhe vut\u00eb krimin n\u00eb funksion t\u00eb zgjedhjeve. ju pak keni dal\u00eb. Rezultati flet vet\u00eb, ashtu sic flet pak\u00ebnaq\u00ebsia e shpopullimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debate n\u00eb Komisioni p\u00ebr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i mbledhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-s\u00eb, Ina Zhupa denoncoi fars\u00ebn elektorale q\u00eb i dha mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00eb Rama. Replik\u00ebs s\u00eb deputetes socialiste, Evis Kushi se ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe t\u00eb fitosh mandatin qeveris\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94446,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115589"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115589\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115590,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115589\/revisions\/115590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}