{"id":115651,"date":"2025-06-03T07:10:32","date_gmt":"2025-06-03T07:10:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115651"},"modified":"2025-06-03T07:12:35","modified_gmt":"2025-06-03T07:12:35","slug":"rrefimi-i-rralle-i-liri-berishes-si-e-priti-ftesen-e-nene-terezes-dhe-takimi-i-shumepritur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/03\/rrefimi-i-rralle-i-liri-berishes-si-e-priti-ftesen-e-nene-terezes-dhe-takimi-i-shumepritur\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i rrall\u00eb i Liri Berish\u00ebs, si e priti ftes\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe takimi i shum\u00ebpritur"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebn\u00eb Tereza fitoi \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe n\u00eb vitin 1979. Lajmi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mb\u00ebrriti edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe pse vendi yn\u00eb ishte n\u00ebn regjimin komunist.<\/p>\n<p>Liri Berisha, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin Opinion, rr\u00ebfeu njohjen e familjes s\u00eb saj me familjen e Gonxhe Bojaxhiut (N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs) n\u00eb vitet 1962-1963.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb vitin \u201979, kur N\u00ebn\u00eb Tereza fitoi Nobelin, Liri Berisha m\u00ebsoi q\u00eb ajo ishte vajza e n\u00ebn\u00ebs Drane.<\/p>\n<p>\u201cShoh n\u00eb televizor q\u00eb nj\u00eb shqiptare merr Nobel p\u00ebr Paqe, duke marr\u00eb\u00a0\u00e7mim Nobel u thot\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb me gjak jam shqiptare. Jo vet\u00ebm m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje, asnj\u00eb nuk e mendonte q\u00eb nj\u00eb grua kaq e vog\u00ebl t\u00eb marri \u00e7mimin e Paqes.<\/p>\n<p>Po e shikoja me \u00e7udi t\u00eb madhe si ka mund\u00ebsi. Vjen mamaja dhe m\u00eb thot\u00eb e di kush \u00ebsht\u00eb kjo? Kjo \u00ebsht\u00eb vajza e n\u00ebn\u00ebs Drane, Gonxhja, m\u00eb thot\u00eb. I them si ka mund\u00ebsi? Pata nj\u00eb lloj krenarie, nj\u00eb lloj k\u00ebnaq\u00ebsie. Pastaj m\u2019u duk shum\u00eb e dhimbshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb kaq kulmore, censura ishte e plot\u00eb dhe ishte shum\u00eb e dhimbshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po jepej ky lajm n\u00eb televizor, m\u00eb kujtohej q\u00eb n\u00eb ambiente t\u00eb ngushta flitej p\u00ebr nj\u00eb grua shqiptare cila ndihmonte t\u00eb varf\u00ebrit jasht\u00eb, kaq ishte. Por duhet ta kuptoje q\u00eb nuk duhej th\u00ebn\u00eb as ajo, q\u00eb nj\u00eb grua shqiptare.. k\u00ebto ishin para viteve \u201979\u201d.<\/p>\n<p>Liri Berisha tregon se prej atij momenti, d\u00ebshira ishte p\u00ebr t\u00eb takuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, por kjo ishte e pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb regjimit q\u00eb sundonte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, takimi i shum\u00ebpritur ndodhi n\u00eb vitin 1991. Liri Berisha ka rr\u00ebfyer k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p>\u201cQysh kur e pash\u00eb q\u00eb mori \u00c7mimin Nobel, kisha d\u00ebshir\u00eb ta takoja, por ishte d\u00ebshir\u00eb utopike, Shqip\u00ebria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte totalisht e mbyllur.\u00a0E kam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit \u201991, ishte prag Krishtlindjesh dhe na thon\u00eb q\u00eb keni ftes\u00eb nga N\u00ebn\u00eb Tereza, dhe ju pret p\u00ebr vizit\u00eb kur t\u00eb doni. Kjo ishte vizit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Mezi kam pritur dit\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkonim atje, ishte dit\u00eb e ftoht\u00eb dimri. Shkuam, der\u00ebn na e hapi nj\u00eb nga motrat dhe pata frik\u00eb se mos po e ngat\u00ebrroja. Ajo na shoq\u00ebroi, na \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb dhe n\u00eb mes t\u00eb dhom\u00ebs ishin ulur n\u00eb gjunj\u00eb 4 motra, kishin nj\u00eb kov\u00eb dhe shtup\u00eb e lanin dyshemen\u00eb. Nj\u00eb nga motrat i trokiti n\u00eb sup nj\u00ebr\u00ebs, ajo u ngrit dhe me duart hapur u ngrit. Ishte vet\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza, m\u2019u duk e pabesueshme, si ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo nobeliste t\u00eb ulet t\u00eb laj\u00eb parketin\u201d?<\/p>\n<p><strong>N\u00ebn\u00eb Tereza udh\u00ebtonte me pasaport\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Teksa shum\u00eb gj\u00ebra mbeten t\u00eb panjohura p\u00ebr jet\u00ebn e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje t\u00eb cilat nxjerrin n\u00eb pah dashurin\u00eb q\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza kishte p\u00ebr atdheun dhe \u00e7do element t\u00eb saj.<\/p>\n<p>E ftuar n\u00eb studion e emisionit \u201cOpinion\u201d n\u00eb Tv Klan, Berisha shprehet se N\u00ebn\u00eb Tereza, edhe pse ishte e pajisur me pasaport\u00eb indiane, ajo udh\u00ebtonte kudo me mjet identifikimi shqiptar. Nuk dihet se ku e gjeti pasaport\u00ebn shqiptare, por e sigurt mbetet se N\u00ebn\u00eb Tereza udh\u00ebtonte me mjet identifikimi kuq e zi, gj\u00eb q\u00eb padyshim tregon dashurin\u00eb q\u00eb ajo kishte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe e shfaqte hapur kudo.<\/p>\n<p>\u201cAjo kudo q\u00eb udh\u00ebtonte, udh\u00ebtonte me pasaport\u00eb shqiptare. Nuk e di t\u00eb them se ku e gjeti dhe si e gjeti. Udh\u00ebtonte me pasaport\u00eb shqiptare\u201d,\u00a0tha ajo.<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe gjuh\u00ebn shqipe e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs vinte dhe p\u00ebrmes faljes dhe lutjes. K\u00ebto t\u00eb fundit b\u00ebheshin nga N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb gjuh\u00ebn shqip\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb ngrinte kuriozitet p\u00ebr motrat e tjera pasi nuk kuptonin faljen dhe lutjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Budapest. Isha e ftuar nga zonja e par\u00eb hungareze, p\u00ebr t\u00eb inauguruar nj\u00eb bust t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs edhe nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe kur shkoj aty takoj e motrat e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Ato m\u00eb ftuan qe t\u2019i vizitoj sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Kur shkoj t\u00eb vizitoj sht\u00ebpin\u00eb, nj\u00eb prej motrave m\u00eb thot\u00eb: N\u00ebn\u00eb Tereza lutej e falej n\u00eb k\u00ebt\u00eb cep t\u00eb dhom\u00ebs. Ne kemi ruajtur disa gj\u00ebra t\u00eb saj, stilolapsa, gj\u00ebra t\u00eb vogla, kryqe. Kur ajo lutej e falej, n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb ne nuk e kuptonim. Kemi pyetur mot\u00ebr Nirvan\u00ebn, e cila ishte motra q\u00eb e shoq\u00ebronte, q\u00eb ne nuk e kuptojm\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn \u00e7far\u00eb flet kur fal\u00ebt. Nuk e kuptoni se ajo falet dhe flet n\u00eb gjuh\u00ebn e saj. Kjo m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje\u201d,\u00a0tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn\u00eb Tereza fitoi \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe n\u00eb vitin 1979. Lajmi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mb\u00ebrriti edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe pse vendi yn\u00eb ishte n\u00ebn regjimin komunist. Liri Berisha, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin Opinion, rr\u00ebfeu njohjen e familjes s\u00eb saj me familjen e Gonxhe Bojaxhiut (N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs) n\u00eb vitet 1962-1963. M\u00eb pas n\u00eb vitin \u201979, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115654,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115651","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115651"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115651\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115653,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115651\/revisions\/115653"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}