{"id":115845,"date":"2025-06-05T09:06:11","date_gmt":"2025-06-05T09:06:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115845"},"modified":"2025-06-05T09:06:11","modified_gmt":"2025-06-05T09:06:11","slug":"dritehijet-e-katapultimit-te-sadushit-ne-gjykaten-e-larte-me-qellim-kapjen-e-kushtetueses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/05\/dritehijet-e-katapultimit-te-sadushit-ne-gjykaten-e-larte-me-qellim-kapjen-e-kushtetueses\/","title":{"rendered":"Drit\u00ebhijet e katapultimit t\u00eb Sadushit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, me q\u00ebllim kapjen e Kushtetueses"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politika ishte mb\u00ebrthyer nga ethet e vitit zgjedhor p\u00ebr Parlamentaret e vitit 2025, diku heshtur, dhe diku publike, po realizohej nj\u00eb tentativ\u00eb q\u00eb, nga m\u00ebnyra, personat e p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebrmasat e saj, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb pu\u00e7 kushtetues.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij skenari \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbimi i mandateve t\u00eb disa prej gjyqtar\u00ebve kushtetues. Fokusi kryesor \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprerja anti-kushtetuese e mandatit t\u00eb gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Personazhi kryesor m\u00eb i duksh\u00ebm i k\u00ebtij pu\u00e7i kushtetues, i cili ka nisur hapat e par\u00eb prej vjesht\u00ebs s\u00eb vitit 2024 dhe po vijon edhe n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb Sokol Sadushi. Natyrisht, Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>Emisioni \u201cPlug\u201d do t\u00eb mundohet t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb skenar, i cili, p\u00ebr nga p\u00ebrmasat dhe efektet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tritol kund\u00ebr Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt krijojn\u00eb bindjen se \u201cdrejt\u00ebsia e re\u201d po krijon nj\u00eb lloj korporatizimi t\u00eb ri dhe shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Nj\u00eb lloj pushteti q\u00eb po e shnd\u00ebrron \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb e Sokol Sadushit\u201d n\u00eb nj\u00eb super-pushtet, t\u00eb kontrolluar nga nj\u00eb grusht i vog\u00ebl personash.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Fillimisht, do t\u00eb shohim se si u ngjit Sokol Sadushi n\u00eb maj\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Sokol Sadushi ishte Drejtor i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2016, kur ai u em\u00ebrua nga miku i tij, Fatmir Xhafaj, si nj\u00eb nga Ekspert\u00ebt e Nivelit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr hartimin e projektit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Projekti fillestar dhe i dakord\u00ebsuar mes pal\u00ebve politike parlamentare parashikonte q\u00eb Ekspert\u00ebt e Nivelit t\u00eb Lart\u00eb nuk do t\u00eb kishin mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb em\u00ebroheshin n\u00eb strukturat e reja gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e minut\u00ebs s\u00eb fundit nga Fatmir Xhafaj, q\u00eb ishte kryetar i Komisionit Parlamentar t\u00eb Reform\u00ebs, e ndryshoi at\u00eb parashikim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit kryesor\u00eb t\u00eb dhurat\u00ebs s\u00eb Fatmir Xhafajt ishte pik\u00ebrisht Sokol Sadushi. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019, kur ishte ende drejtor i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Sadushi aplikoi p\u00ebr nj\u00eb vend vakant n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, i drejtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Naureda Llagami, miratoi kandidatur\u00ebn e tij, pasi realizoi nj\u00eb verifikim sip\u00ebrfaq\u00ebsor mbi pasurin\u00eb, integritetin moral dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Vetingu i kryer nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb paku skarco. Problemet e Sokol Sadushit me pasurin\u00eb ishin t\u00eb theksuara dhe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, n\u00ebse ai do t\u2019i ishte n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit si t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit (KPA).<\/p>\n<p>Problemet e pasuris\u00eb s\u00eb Sadushit ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e dinte m\u00eb s\u00eb miri edhe bashk\u00ebshortja e tij, Edlira Petri, e cila, si gjyqtare n\u00eb Apel, iu n\u00ebnshtrua Vetingut normal.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi parregullsi n\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb blerjes s\u00eb dy apartamenteve, nj\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb dhe tjetri n\u00eb zon\u00ebn bregdetare t\u00eb Qerretit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Edlira Petri k\u00ebrkoi nga trupa e Vetingut q\u00eb ato pasuri jan\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshorti i saj nga nj\u00eb martes\u00eb e par\u00eb dhe nuk duhej t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb procesin e saj t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, do t\u00eb doja t\u00eb sillja edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se veprimet e m\u00ebsip\u00ebrme, t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti im, i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs para martes\u00ebs son\u00eb. Si t\u00eb tilla, pavar\u00ebsisht se, sikurse u shpjegua, ato jan\u00eb t\u00eb ligjshme, vler\u00ebsoj se nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsimit tim\u201d, deklaroi Edlira Petri, bashk\u00ebshortja e Sokol Sadushit, para trup\u00ebs s\u00eb Vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, n\u00eb 17 qershor 2020, e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren Edlira Petri me dy vota pro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja e tret\u00eb shprehu mendimin se ajo duhej shkarkuar nga detyra, pik\u00ebrisht p\u00ebr problemet me pasurit\u00eb e Sokol Sadushit.<\/p>\n<p>Dokumentat zyrtare t\u00eb Vetingut, t\u00eb konsultuara nga \u201cPlug\u201d, tregojn\u00eb qart\u00eb se Sokol Sadushi duhej skualifikuar nga gara p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Naureda Llagami dhe KLGJ-ja i mbyll\u00ebn t\u00eb dy syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb problematikave n\u00eb pasurin\u00eb e tij. N\u00eb 27 shkurt 2020, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i propozon Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs em\u00ebrimin e Sokol Sadushit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 maj t\u00eb atij viti, Presidenti dekreton em\u00ebrimin e tij si an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Pak jav\u00eb m\u00eb pas, ai zgjidhet si zv.kryetar i gjykat\u00ebs me funksionet e kryetarit.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2023, em\u00ebrohet p\u00ebrfundimisht kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pas katapultimit t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi shum\u00eb shpejt nisi betej\u00ebn p\u00ebr uzurpimin e mandateve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2016, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, ndryshuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore m\u00ebnyr\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues. Sipas parashikimeve t\u00eb reja, Gjykata Kushtetuese do t\u00eb vijonte t\u00eb kishte 9 an\u00ebtar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt tre do t\u00eb zgjidheshin nga Presidenti, tre nga Kuvendi dhe tre nga Gjykata e Lart\u00eb, pas nj\u00eb filtrimi paraprak q\u00eb do t\u00eb kryhej nga nj\u00eb struktur\u00eb e re, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, dhe me mandat 9-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kushtetuta, me q\u00ebllim zbutjen e ndikimit politik, m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb maxhoranc\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e miratimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, parashikoi n\u00eb nenin 125, pika 5 t\u00eb saj, z\u00ebvend\u00ebsimin n\u00eb \u00e7do tre vjet t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kjo do t\u00eb thoshte q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimi i plot\u00eb i p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk do t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm gjat\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjeje parlamentare, por gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjeve parlamentare.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kushtetuta, n\u00eb nenin 179, pika 3 e saj, detajonte edhe m\u00ebnyr\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes.<\/p>\n<p>\u201cMe q\u00ebllim p\u00ebrt\u00ebritjen e rregullt t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtari q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin, t\u00eb cilit i mbaron mandati n\u00eb vitin 2017, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2025, dhe gjyqtari i ri, q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin, t\u00eb cilit i mbaron mandati n\u00eb vitin 2020, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2028. Gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese em\u00ebrohen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandatit, sipas ligjit.\u201d<\/p>\n<p>Skema e rip\u00ebrt\u00ebritjes u konsiderua e drejt\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe nga Komisioni i Venecias, n\u00eb nj\u00eb opinion t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy viteve pasuese, n\u00eb 2017-2018, Gjykata Kushtetuese thuajse mbeti bosh, pasi an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb detyr\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit ose u shkarkuan nga procesi i Vetingut.<\/p>\n<p>Procedurat p\u00ebr em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj filluan vet\u00ebm n\u00eb vitin 2019, pasi maxhoranca socialiste bllokoi p\u00ebr gati tre vjet funksionimin e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED).<\/p>\n<p>Procedurat e ndjekura gjat\u00eb vitit 2020 nga KED-i, i drejtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Ardian Dvorani, e \u00e7uan vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb kushtetuese dhe p\u00ebrpasje t\u00eb fort\u00eb ligjore e publike me Presidentin Ilir Meta.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zgjidhur konfliktin nd\u00ebrhyri s\u00ebrish Komisioni i Venecias, me nj\u00eb opinion t\u00eb miratuar n\u00eb qershor 2020. N\u00eb at\u00eb opinion, ekspert\u00ebt e Venecias, krahas vler\u00ebsimit p\u00ebr kompetencat mes institucioneve, preku edhe disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera kushtetuese sa i p\u00ebrket em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Lidhur me rip\u00ebrt\u00ebritjen trevje\u00e7are t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, Venecia vler\u00ebsoi n\u00eb vitin 2020 se ajo skem\u00eb ishte tashm\u00eb e tejkaluar.<\/p>\n<p>\u201cModeli kushtetues i miratuar n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr kompleks dhe, n\u00eb terma afatgjat\u00eb, rekomandohet thjeshtimi i tij, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duke hequr rregullin e rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2026 S\u00eb dyti, duhet t\u00eb hiqen vitet fikse t\u00eb fillimit dhe mbarimit t\u00eb mandateve n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are. Gjyqtar\u00ebt kushtetues duhet t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar, edhe n\u00ebse jan\u00eb zgjedhur me nj\u00ebfar\u00eb vonese ose n\u00ebse marrin nj\u00eb mandat q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb para kohe; ky ndryshim nuk duhet t\u00eb krijoj\u00eb probleme pasi t\u00eb hiqet p\u00ebrt\u00ebritja. Ky ndryshim do ta b\u00ebnte pozicionin e gjyqtarit kushtetues m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr kandidat\u00ebt e kualifikuar, por edhe m\u00eb kuptimplot\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Opinioni i Venecias ishte m\u00eb aktual se kurr\u00eb. N\u00eb vitin 2020, pas vonesave n\u00eb em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj kushtetues, tashm\u00eb skema e p\u00ebrt\u00ebritjes ishte realizuar vet\u00ebvetiu. Gjyqtar\u00ebt kushtetues q\u00eb jan\u00eb n\u00eb detyr\u00eb jan\u00eb zgjedhur n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe, rrjedhimisht, edhe mandatet e tyre i mbarojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas verifikimeve t\u00eb kryera nga \u201cPlug\u201d, kemi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese:<\/p>\n<p>Gjyqtari\u00a0\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Organi i em\u00ebrtes\u00ebs \u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Koha p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb zgjedhur\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Afati<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Marsida Xhaferllari<\/strong>\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Presidenti\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013\u00a0<\/strong>\u00a02019-2028\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u00a0\u2013<\/strong>\u00a0 9 vjet<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Fiona Papajorgji<\/strong>\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Kuvendi\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 2019-2028\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 9 vjet<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Elsa Toska (dor\u00ebhequr)<\/strong>\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Kuvendi\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 2019-2028 \u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 9 vjet<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Sonila Bejtja<\/strong>\u00a0(ka marr\u00eb mandatin e Besnik Mu\u00e7it, i em\u00ebruar n\u00eb tetor 2019, shkarkuar n\u00eb n\u00ebntor 2019)\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Presidenti \u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 2019-2028 \u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 9 vjet<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Sand\u00ebr Beci<\/strong>\u00a0(mandati i pjessh\u00ebm sipas nenit 179\/3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pasi z\u00ebvend\u00ebsoi gjyqtarin Fatmir Hoxha, q\u00eb i p\u00ebrfundonte mandati n\u00eb vitin 2020) \u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Gjykata e Lart\u00eb 2020-2028\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 I em\u00ebruar n\u00eb vitin 2022, p\u00ebrfundon n\u00eb 2028, pra 6 vjet<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Ilir Toska<\/strong>\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Gjykata e Lart\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 2022-2031 \u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 9 vjet<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Gent Ibrahimi\u00a0 \u2013\u00a0\u00a0<\/strong>\u00a0Presidenti\u00a0\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 2022-2031\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 9 vjet<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Marjana Semini<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 Kuvendi \u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 2023-2032\u00a0\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">\u2013<\/strong>\u00a0 9 vjet<\/p>\n<p>Holta Za\u00e7aj (mandati i pjessh\u00ebm sipas nenit 179\/3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pasi z\u00ebvend\u00ebsoi Vitore Tusha, q\u00eb i p\u00ebrfundonte mandati n\u00eb vitin 2017)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Gjykata e Lart\u00eb 2017-2025\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 E em\u00ebruar n\u00eb vitin 2023, p\u00ebrfundon n\u00eb 2025, pra 2 vjet<\/p>\n<p>Pra, prej fillimit t\u00eb vitit 2023, Gjykata Kushtetuese ishte n\u00eb normalitet maksimal. Trupa gjyq\u00ebsore ishte e plot\u00eb me 9 an\u00ebtar\u00eb, koha e zgjedhjes dhe mandatet e tyre nis\u00ebn dhe p\u00ebrfundonin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, dhe q\u00ebllimi i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb 3 mandateve n\u00eb periudh\u00eb 3-vje\u00e7are ra automatikisht.<\/p>\n<p>Kjo rutin\u00eb u prish n\u00eb shtator 2024. Me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb papritur, n\u00eb 19 shtator 2024, gjyqtarja Elsa Toska jep dor\u00ebheqjen me motivacionin \u201cp\u00ebr arsye personale\u201d. Toska ishte zgjedhur nga Parlamenti, pas nj\u00eb gare t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb procesi q\u00eb zgjati p\u00ebr shum\u00eb muaj. Ndaj, dor\u00ebheqja, aq m\u00eb tep\u00ebr nga nj\u00eb pozicion n\u00eb \u00e7atin\u00eb e Shtetit, dukej nj\u00eb veprim i pakuptimt\u00eb. Arsyet personale nuk u sqaruan asnj\u00ebher\u00eb dhe tashm\u00eb Elsa Toska \u00ebsht\u00eb e angazhuar me k\u00ebnaq\u00ebsi si pedagoge n\u00eb fakultet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb dol\u00ebn koh\u00eb m\u00eb von\u00eb krijuan dyshimin se dor\u00ebheqja e Elsa Tosk\u00ebs mund t\u00eb ishte nj\u00eb plan i paramenduar nga t\u00eb tjer\u00eb persona.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, rrodh\u00ebn n\u00eb media disa mesazhe t\u00eb shk\u00ebmbyera n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024. Personat q\u00eb shk\u00ebmbenin k\u00ebto mesazhe thuhet se ishin Naureda Llagami, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunikimeve ishte ende kryetare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit Parlamentar t\u00eb Ligjeve, dhe nj\u00eb person i tret\u00eb. T\u00eb gjitha zonjat njihen p\u00ebr raportet e ngushta me Ajola Xoxan, bashk\u00ebshorten e kryetarit t\u00eb arrestuar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>N\u00eb ato mesazhe, Llagami shprehte d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit si kryetare e KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje se k\u00ebto mesazhe t\u00eb presupozuara jan\u00eb shk\u00ebmbyer n\u00eb janar 2024, rreth 10 muaj p\u00ebrpara se Elsa Toska, gjyqtarja e zgjedhur nga Parlamenti, t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Naureda Llagami e mohoi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre mesazheve. Megjithat\u00eb, Llagami aktualisht \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb shpallur nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Paligjshm\u00ebrit\u00eb e Sokol Sadushit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer mandatin e an\u00ebtares s\u00eb Kushtetueses Sonila Bejtja<\/strong><\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e Elsa Tosk\u00ebs nuk ishte thjesht nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri mes \u201cmiqve t\u00eb pushtetit\u201d. Dor\u00ebheqja e gjyqtares Elsa Toska ishte preludi i l\u00ebvizjeve tektonike, hapi i par\u00eb formal i \u201cpu\u00e7it kushtetues\u201d, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim rr\u00ebmbimin e mandateve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur Sokol Sadushi shfaq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hapur q\u00ebllimet e tij mbi an\u00ebtar\u00ebt e Kushtetueses.<\/p>\n<p>Elsa Toska ishte zgjedhur nga Parlamenti n\u00eb n\u00ebntor 2019 p\u00ebr nj\u00eb mandat 9-vje\u00e7ar. Me dor\u00ebheqjen e saj, Parlamenti, m\u00eb 30 shtator 2024, shpalli thirrjen p\u00ebr kandidat\u00eb q\u00eb do t\u00eb plot\u00ebsonin vakanc\u00ebn e saj t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb njoftim thuhej se: \u201cKuvendi shpall hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr vendin vakant, mandat plot\u00ebsues, p\u00ebr 1 (nj\u00eb) an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs t\u00eb krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb mbarimit p\u00ebrpara afatit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili p\u00ebrfundon m\u00eb dat\u00ebn 14.11.2028, referuar Vendimit t\u00eb Kuvendit nr. 133\/2019 \u2018P\u00ebr zgjedhjen e zonj\u00ebs Elsa Toska, an\u00ebtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u2019.\u201d<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kryeparlamentares Elisa Spiropali, gjyqtari i ri do t\u00eb q\u00ebndronte deri n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit 9-vje\u00e7ar t\u00eb Elsa Tosk\u00ebs, pra deri n\u00eb vitin 2028. Njoftimi i Spiropalit bazohej n\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr zgjedhjen e Tosk\u00ebs nga paraardh\u00ebsi i saj, Gramoz Ru\u00e7i, n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Vendimi i Spiropalit p\u00ebr afatin e an\u00ebtarit t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese krijoi shqet\u00ebsim n\u00eb qarqe t\u00eb caktuara. Shqet\u00ebsimi i personave t\u00eb interesuar, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb dalin m\u00eb von\u00eb me fytyra dhe emra, nuk lidhej edhe aq shum\u00eb me mandatin e Elsa Tosk\u00ebs, q\u00eb tashm\u00eb e kishte liruar nj\u00eb vend n\u00eb Kushtetuese, por me mandatin e nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtareje, Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>K\u00ebto sinjale u dhan\u00eb fillimisht n\u00eb media, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, i cili, nga padija ose besimi i tepruar, organizoi nj\u00eb kronik\u00eb mbi baza t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raportim fillestar, m\u00eb 28 tetor 2024, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb median shqiptare, \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d e p\u00ebrfshiu emrin e Sonila Bejtjas n\u00eb list\u00ebn e gjyqtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes 3-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>P\u00ebr grupin e tre an\u00ebtar\u00ebve, mandati i t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2025, Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb dekretin e 28 dhjetorit 2020, duke em\u00ebruar an\u00ebtaren Sonila Bejtja, p\u00ebrcakton se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vakanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme (vendin e l\u00ebn\u00eb nga an\u00ebtari Sokol Berberi, mandati i t\u00eb cilit kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2016).<\/p>\n<p>Por, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb, \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d reflektoi shum\u00eb shpejt dhe e ndryshoi tekstin, duke raportuar thjesht historikun e mandatit t\u00eb Bejtjas, pa e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes:<\/p>\n<p>Mandati i gjyqtarit Sokol Berberi kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2016. Ai vijoi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe disa muaj, duke dh\u00ebn\u00eb m\u00eb pas dor\u00ebheqjen. N\u00eb vendin e tij, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2019, Presidenti dekretoi an\u00ebtarin e ri Besnik Mu\u00e7i. Por vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb pas, ai u shkarkua nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, ai do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej, p\u00ebr vakanc\u00ebn e p\u00ebrkohshme, nga zonja Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u00eb dukej si lapsus n\u00eb raportin e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, n\u00eb fakt ishte q\u00ebllimi i t\u00eb gjith\u00eb skenarit q\u00eb po luhej pas kuintave p\u00ebr mandatin e gjyqtares s\u00eb dor\u00ebhequr, Elsa Tosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Elsa Toska ishte zgjedhur p\u00ebr nj\u00eb mandat 9-vje\u00e7ar dhe z\u00ebvend\u00ebsuesi i saj duhet t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn e mandatit 9-vje\u00e7ar t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por fijet q\u00eb l\u00ebviznin fillimisht n\u00eb media nga Sokol Sadushi po tentonin q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebnin k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb. Synimi ishte p\u00ebrcaktimi i mandatit t\u00eb Elsa Tosk\u00ebs si \u201ci pjessh\u00ebm\u201d, si pozicion q\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes 3-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Por cili ishte interesi k\u00ebtu? Elsa Toska kishte ikur dhe gjyqtari i ri ende nuk ishte zgjedhur.<\/p>\n<p>Ja ku dalim tek mandati i Sonila Bejtjas.<\/p>\n<p>Kushtetuta, n\u00eb nenin 179, pika 2, parashikon se: \u201cAn\u00ebtari i par\u00eb p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese em\u00ebrohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti em\u00ebrohet nga Gjykata e Lart\u00eb. Kjo radh\u00eb ndiqet p\u00ebr t\u00eb gjitha em\u00ebrimet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji.\u201d<\/p>\n<p>Sonila Bejtja, e em\u00ebruar nga Presidenti, dhe Elsa Toska, e em\u00ebruar nga Kuvendi, ishin zgjedhur t\u00eb dyja p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb 9-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Duke shfryt\u00ebzuar rastin q\u00eb Elsa Toska dha dor\u00ebheqjen dhe nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb reagim prej saj, Sadushi, n\u00ebp\u00ebrmjet levave t\u00eb tij, nisi lobimin mediatik dhe m\u00eb tej edhe institucional p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb procedur\u00ebn e nisur nga Parlamenti p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Elsa Tosk\u00ebs. Synimi ishte t\u00eb p\u00ebrcaktohej mandati i Elsa Tosk\u00ebs si i pjessh\u00ebm, si pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes.<\/p>\n<p>Dhe, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb, do t\u00eb tentohej t\u00eb caktohej si i pjessh\u00ebm mandati edhe i Sonila Bejtjas, duke e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes 3-vje\u00e7are, sipas nenit 179, pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Tentativa e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb procedur\u00ebn e shpallur nga Parlamenti p\u00ebr vakanc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb Elsa Tosk\u00ebs u krye nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, m\u00eb 1 n\u00ebntor 2024.<\/p>\n<p>Kryetari i asaj kohe, an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Ngresi, vart\u00ebs i Sokol Sadushit, thirri nj\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, ku, me iniciativ\u00ebn e tij, vendosi n\u00eb rendin e dit\u00ebs pik\u00ebn: \u201cDiskutim lidhur me njoftimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrcaktimin e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandatit t\u00eb vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga dor\u00ebheqja e gjyqtares Elsa Toska.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, sipas p\u00ebrcaktimeve kushtetuese, ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb kushtet dhe kriteret e kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar apo edhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb opinione mbi procedurat e ndjekura nga organet e em\u00ebrtes\u00ebs, q\u00eb n\u00eb rastin konkret jan\u00eb Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, l\u00ebvizja e Sokol Ngresit, p\u00ebrve\u00e7se ishte t\u00ebr\u00ebsisht joligjore, ishte edhe nj\u00eb hap drejt konfliktit institucional me Parlamentin.<\/p>\n<p>Gjithsesi, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb vijn\u00eb nga radh\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe prokurorive, vendos\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb propozimin e kryetarit Sokol Ngresi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb opinion mbi procedurat e nisura nga Parlamenti p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e vakanc\u00ebs s\u00eb Elsa Tosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij d\u00ebshtimi fillestar, Sokol Sadushi vijon kursin e p\u00ebrplasjes s\u00eb tij me Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 dhjetor 2024, menj\u00ebher\u00eb sapo ishte shortuar edhe si kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, ai shpalli njoftimin p\u00ebr hapjen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga Gjykata e Lart\u00eb, si rrjedhoj\u00eb e p\u00ebrfundimit n\u00eb mars 2025 t\u00eb mandatit t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb gjyqtares dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Holta Za\u00e7aj.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e Sadushit ishte t\u00ebr\u00ebsisht anti-kushtetuese. Kushtetuta parashikon se vakancat shpallen nga vet\u00eb Gjykata Kushtetuese, e cila m\u00eb pas njofton organet e em\u00ebrtes\u00ebs. Pra, Sadushi kishte tejkaluar fazat kushtetuese t\u00ebr\u00ebsisht me q\u00ebllim dhe n\u00eb shkelje t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pas k\u00ebtij konflikti kushtetues, q\u00eb u shoq\u00ebrua edhe me debate t\u00eb forta institucionale, Holta Za\u00e7aj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs, thirri mbledhjen p\u00ebr mandatin e saj. M\u00eb 23 dhjetor 2024, an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb shumic\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 gjyqtares Sonila Bejtja), vendos\u00ebn se mandati i Za\u00e7ajt mbaron n\u00eb 10 mars 2025 dhe jo n\u00eb dhjetor, si\u00e7 ishte b\u00ebr\u00eb interpretimi nga vet\u00eb k\u00ebrkuesja, Holta Za\u00e7aj.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi, Sokol Sadushi shpalli triumfin gjat\u00eb nj\u00eb takimi me median p\u00ebr fundvit, ku deklaroi se \u201cGjykata Kushtetuese e konfirmoi q\u00ebndrimin e tij\u201d, megjith\u00ebse ai kishte vepruar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishin k\u00ebto zhvillime, Sokol Sadushi, p\u00ebr nj\u00eb rast\u00ebsi fatlume, u shortua m\u00eb 2 dhjetor 2025 si an\u00ebtar dhe, rrjedhimisht, edhe kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>Pra, Sokol Sadushi do t\u00eb udh\u00ebhiqte procedurat p\u00ebr verifikimin e kandidaturave p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, t\u00eb krijuar nga dor\u00ebheqja e gjyqtares Elsa Toska dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb kryetares Holta Za\u00e7aj. Por oreksi i tij nuk p\u00ebrfundoi k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Si Sokol Sadushi dhe Bajram Begaj po kryejn\u00eb \u201cpu\u00e7\u201d Kushtetues<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebn ndikimin e fuqish\u00ebm t\u00eb Sokol Sadushit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, m\u00eb 30 janar 2025, Presidenti Bajram Begaj i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me objekt: \u201cDeklarimi i mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtarit kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur Begaj, me d\u00ebshir\u00eb apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme, p\u00ebrfshihet n\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet, as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, si pu\u00e7 kushtetues.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij, Begaj shpreh shqet\u00ebsimin se Gjykata Kushtetuese po pengon skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes me 3 vjet t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, sipas skem\u00ebs s\u00eb parashikuar n\u00eb Ligjin Themeltar, q\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtari i par\u00eb p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese em\u00ebrohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti em\u00ebrohet nga Gjykata e Lart\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, Begaj k\u00ebrkon interpretim mbi mandatet e t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse objekti i k\u00ebrkes\u00ebs ishte \u201cmbarim mandati\u201d, baza ligjore e p\u00ebrmendur nga Presidenti lidhet me \u201ckonfliktin e kompetencave mes institucioneve\u201d. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb shkrese t\u00eb paqart\u00eb, ku objekti i k\u00ebrkes\u00ebs nuk lidhet me baz\u00ebn ligjore, nj\u00eb kolegj prej tre gjyqtar\u00ebsh kushtetues vendosi n\u00eb prill 2025 q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare, mbi baz\u00eb dokumentash.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb shkojm\u00eb tek shqyrtimi i pritsh\u00ebm i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Begajt, duhet t\u00eb ndalemi n\u00eb detajet se p\u00ebrse e gjith\u00eb iniciativa e tij \u00ebsht\u00eb anti-kushtetuese.<\/p>\n<p>Pika e par\u00eb: Presidenti i referohet radh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 179, pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo flet vet\u00ebm p\u00ebr radh\u00ebn e em\u00ebrimeve dhe jo t\u00eb mandateve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pika e dyt\u00eb: Presidenti Begaj, n\u00eb vij\u00ebn e ngritur m\u00eb her\u00ebt nga Sokol Sadushi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ka p\u00ebrmendur specifikisht mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja. Por, a p\u00ebrfshihet mandati i saj n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes?<\/p>\n<p>Kthehemi pak n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij mandati. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2016 p\u00ebrfundon mandati i gjyqtarit kushtetues Sokol Berberi. Megjith\u00ebse Kushtetuta parashikonte q\u00eb ai kishte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb em\u00ebrimin e pasuesit t\u00eb tij, gjyqtari Berberi vendosi t\u00eb largohej n\u00eb shtator t\u00eb atij viti, duke l\u00ebn\u00eb vendin vakant.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb krijimin e institucioneve t\u00eb reja sipas Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta, shpalli m\u00eb 7 shkurt 2018 thirrjen p\u00ebr kandidaturat q\u00eb do t\u00eb konkurronin p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, pra me mandat 9-vje\u00e7ar, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e ish-gjyqtarit Sokol Berberi.<\/p>\n<p>Me vendimin nr. 128, t\u00eb dat\u00ebs 29 shtator 2019, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, i drejtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Ardian Dvorani, i d\u00ebrgoi Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs list\u00ebn e kandidat\u00ebve t\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar mandatin e ish-gjyqtarit kushtetues, Sokol Berberi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e n\u00ebnshkruar nga Dvorani, theksohet q\u00eb n\u00eb titull se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cvakanc\u00eb t\u00eb plot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr kat\u00ebr emrat e kualifikuar, Presidenti Meta em\u00ebroi p\u00ebr gjyqtar kushtetues prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Besnik Mu\u00e7i, me dekretin nr. 11313, dat\u00eb 15 tetor 2019.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrkoh\u00eb, Besnik Mu\u00e7i ishte n\u00eb proces Vetingu, t\u00eb nisur ndaj tij n\u00eb koh\u00ebn kur ishte prokuror. M\u00eb 21 n\u00ebntor 2019, pra vet\u00ebm nj\u00eb muaj pasi ishte em\u00ebruar gjyqtar kushtetues, Besnik Mu\u00e7i shkarkohet nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, shkalla e dyt\u00eb e Vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs u detyrua t\u00eb rishpall\u00eb thirrjen p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendit vakant t\u00eb mbetur nga shkarkimi i gjyqtarit Mu\u00e7i, i cili, si\u00e7 tham\u00eb m\u00eb par\u00eb, ishte em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr mandat 9-vje\u00e7ar, q\u00eb niste n\u00eb vitin 2019 dhe p\u00ebrfundonte n\u00eb 2028.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsuesi i tij do t\u00eb duhej t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebn e pakonsumuar t\u00eb Mu\u00e7it, pra p\u00ebr rreth 8 vjet e 11 muaj.<\/p>\n<p>Pas procedurave t\u00eb reja, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, me vendimin nr. 66, t\u00eb dat\u00ebs 28 dhjetor 2020, i p\u00ebrcolli Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs emrin e Sonila Bejtjas si kandidate q\u00eb plot\u00ebson kriteret p\u00ebr em\u00ebrimin si gjyqtare kushtetuese, n\u00eb vendin vakant t\u00eb krijuar nga Besnik Mu\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs em\u00ebroi Sonila Bejtjan si gjyqtare kushtetuese, me dekretin nr. 11364, dat\u00eb 28 dhjetor 2020.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kronologjia, si edhe dokumentet e procedur\u00ebs, d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00ebsisht se Sonila Bejtja \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr vakanc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb krijuar nga Besnik Mu\u00e7i dhe se mandati p\u00ebrfundon n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dokumente q\u00eb gjenden edhe n\u00eb zyr\u00ebn e Bajram Begajt. Por ai ka vendosur t\u2019i shoh\u00eb ndryshe, duke nxitur nj\u00eb kriz\u00eb kushtetuese t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Besnik Mu\u00e7i, paraardh\u00ebsi i Sonila Bejtjas, \u00ebsht\u00eb i bindur se mandati i saj p\u00ebrfundon n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u201cTask Force\u201d-n e Sonila Me\u00e7os n\u00eb \u201cSyri Televizion\u201d, Mu\u00e7i u shpreh se ai u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb 9-vje\u00e7ar dhe pasardh\u00ebsja e tij, Bejtja, duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb afatit q\u00eb u em\u00ebrua ai, pra n\u00eb fund t\u00eb vitit 2028.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa juristi Marash Logu thot\u00eb se \u201cgjyqtar\u00ebt kushtetues do t\u00eb kryejn\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda kushtetuese dhe penale, n\u00ebse votojn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e mandatit t\u00eb Sonila Bejtjas, dhe ata do t\u00eb p\u00ebrballen me Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, SPAK, p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike e konsideroi presidentin Bajram Begaj nj\u00eb ushtar t\u00eb bindur t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe se po shkon deri n\u00eb hedhjen n\u00eb er\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta qart\u00ebsisht i ka dh\u00ebn\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb 9-vje\u00e7ar, q\u00eb nuk mund t\u00eb cenohet n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. C\u00ebnimi i mandateve n\u00ebnkupton cenimin e vet\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjykat\u00ebs dhe parimeve themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs,\u201d u shpreh Bardhi n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike pas letr\u00ebs q\u00eb presidenti Begaj i d\u00ebrgoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr mandatin e Sonila Bejtjas.<\/p>\n<p>Pika e tret\u00eb konfirmon se iniciativa e presidentit Begaj ndaj gjyqtares Sonila Bejtja \u00ebsht\u00eb antikushtetuese.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bejtja ka kandiduar p\u00ebr vakanc\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke e ditur se ajo ishte nj\u00eb vakanc\u00eb e plot\u00eb. Pse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo?<\/p>\n<p>Gjyqtari kushtetues duhet t\u00eb dij\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandatit t\u00eb tij, pasi afati i q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb theksuar disa vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb marra nd\u00ebr vite. Po citojm\u00eb nj\u00ebrin prej tyre, vendimi nr. 24, dat\u00eb 9 Qershor 2011.<\/p>\n<p>\u201cParimi i pavar\u00ebsis\u00eb n\u00ebnkupton, gjithashtu, se gjyqtari, n\u00eb momentin e em\u00ebrimit, duhet t\u00eb dij\u00eb koh\u00ebzgjatjen e k\u00ebtij mandati, bazuar n\u00eb rregullimet ligjore p\u00ebrkat\u00ebse dhe kjo koh\u00ebzgjatje nuk mund t\u00eb lihet n\u00eb diskrecion t\u00eb organeve q\u00eb e kan\u00eb em\u00ebruar\/zgjedhur at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas atij vendimi:<\/p>\n<p>\u201cGarancia e koh\u00ebzgjatjes dhe paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet. Vet\u00ebm nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur, t\u00eb cil\u00ebs i garantohet paprekshm\u00ebria e mandatit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb administron drejt\u00ebsin\u00eb kushtetuese, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Pse u ndal\u00ebm tek ky vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2011? Ai vendim, ku flitet se gjyqtari kushtetues duhet t\u00eb dij\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandatit t\u00eb tij kur em\u00ebrohet dhe se afati \u00ebsht\u00eb garanci q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nd\u00ebrhyrje nga organet q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur, \u00ebsht\u00eb miratuar\u2026 pik\u00ebrisht nga Sokol Sadushi, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Pra, Sadushi i vitit 2011 fliste p\u00ebr paprekshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, nd\u00ebrsa sot, ai proklamon dhe madje udh\u00ebheq nj\u00eb skenar, q\u00eb synon pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb mbronte vet\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb, duke synuar t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Pika e kat\u00ebrt e shkeljes kushtetuese n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit Bajram Begaj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, presidenti Begaj l\u00eb t\u00eb kuptohet se gjykata po i pengon atij z\u00ebvend\u00ebsimin e gjyqtares Sonila Bejtja, bazuar n\u00eb skem\u00ebn e rotacionit 3-vje\u00e7ar. Dhe, sipas tij, rotacioni \u00ebsht\u00eb detyrim kushtetues.<\/p>\n<p>E rishohim edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrcaktimin kushtetues p\u00ebr rotacionin.<\/p>\n<p>Neni 179, pika 3 e Kushtetut\u00ebs thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cMe q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019\u00eb riturjen e rregullt t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjyqtari q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin, t\u00eb cilit i mbaron mandati n\u00eb vitin 2017, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2025 dhe gjyqtari i ri, q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjyqtarin, t\u00eb cilit i mbaron mandati n\u00eb vitin 2020, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2028. Gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese em\u00ebrohen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandatit, sipas ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Pra, Kushtetuta ka shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike se mandatet e p\u00ebrkohshme jan\u00eb ata q\u00eb lidhen me gjyqtar\u00ebt q\u00eb u kan\u00eb mbaruar mandatet n\u00eb vitin 2017 dhe 2020.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy data lidhen me mandatet e Holta Za\u00e7aj, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi n\u00eb detyr\u00eb ish-gjyqtaren Vitore Tusha dhe q\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb vitin 2025, si edhe me gjyqtarin Sand\u00ebr Beci, i cili z\u00ebvend\u00ebsoi ish-gjyqtarin Fatmir Hoxha, dhe mandati i t\u00eb cilit p\u00ebrfundon n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kushtetuta, po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nen, e thekson se:<\/p>\n<p>\u201c\u2026Gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese em\u00ebrohen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandatit, sipas ligjit\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Sonila Bejtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb si vijuese e mandatit t\u00eb p\u00ebrfunduar nga ish-gjyqtari Sokol Berberi n\u00eb vitin 2016. Duket qart\u00eb q\u00eb ky vit nuk citohet aspak n\u00eb Kushtetut\u00eb. Dhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parimi i njohur n\u00eb jurisprudenc\u00eb,<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb ose nuk ka dashur ta b\u00ebj\u00eb Kushtetuta, nuk e b\u00ebjn\u00eb dot organet e tjera\u201d.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Rr\u00ebmbimi i mandateve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si Sadushi e Begaj fut\u00ebn n\u00eb loj\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pra, at\u00eb q\u00eb nuk e thot\u00eb Kushtetuta, k\u00ebrkojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb Sokol Sadushi dhe Bajram Begaj. Ka shum\u00eb element\u00eb kushtetues, t\u00eb cil\u00ebt tregojn\u00eb qart\u00ebsisht se iniciativa e Sokol Sadushit dhe Bajram Begajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb flagrante p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja. Ata po ndjekin nj\u00eb skenar, q\u00eb i ngjan sakt\u00ebsisht nj\u00eb pu\u00e7i shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Iniciativa e tyre, krahas p\u00ebrplasjes me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt edhe Kuvendin, i cili, deri m\u00eb tani, duket se ka qen\u00eb i vetmi institucion q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr, ka vepruar n\u00eb shinat e kushtetshm\u00ebris\u00eb. Por, edhe k\u00ebto shina kan\u00eb nisur t\u00eb d\u00ebmtohen gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Kthehemi s\u00ebrish tek k\u00ebrkesa e Begajt drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr interpretimin e mandateve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj. Si\u00e7 tham\u00eb, nj\u00eb kolegj prej tre gjyqtar\u00ebsh kushtetues vendosi q\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ta kaloj\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebrfshin mandatet e t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve, Gjykata Kushtetuese i drejtohet p\u00ebr koment institucioneve t\u00eb interesuara: Presidenc\u00ebs, Kuvendit dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 maj 2025, Sokol Sadushi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, i d\u00ebrgon nj\u00eb p\u00ebrgjigje Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb mbushur plot arroganc\u00eb. N\u00eb at\u00eb let\u00ebr, Sadushi i k\u00ebrkon llogari gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se p\u00ebrse e zvarrit \u00e7\u00ebshtjen e nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares Sonila Bejtja, por e shtyn duke e kaluar n\u00eb shqyrtim p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e t\u00eb gjith\u00eb mandateve.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim i Sokol Sadushit ishte t\u00ebr\u00ebsisht personal dhe i pakonsultuar me t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, opinioni i tij ishte komplet i kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb mbajti Presidenca, institucioni q\u00eb ka iniciuar k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Bajram Begaj, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb anti-kushtetuese, duket se e ka kuptuar q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur nga Sokol Sadushi, b\u00ebri nj\u00eb lloj hapi pas. N\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, kreu i Shtetit shprehet se i q\u00ebndron t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs k\u00ebrkes\u00eb\u2014pra shqyrtimit t\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mandateve dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr gjyqtaren Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku, i zoti, pra Presidenca, nuk b\u00ebn z\u00eb, nd\u00ebrsa tellalli, Sadushi, b\u00ebrtet fort.<\/p>\n<p>Lojrat disa-mujore t\u00eb Sadushit duket se kan\u00eb lodhur edhe Parlamentin. Jurist\u00ebt e kryeparlamentares Spiropali, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tyre p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, shprehen se, p\u00ebr sa koh\u00eb kjo gjykat\u00eb do t\u00eb interpretoj\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mandateve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, at\u00ebher\u00eb Kuvendi mund t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht mbylljen e procedurave p\u00ebr vakanc\u00ebn e krijuar nga dor\u00ebheqja e Elsa Tosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim i l\u00ebkundur u shfryt\u00ebzua m\u00eb s\u00eb miri nga Sokol Sadushi, n\u00eb K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje fatale Parlamentit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 maj 2025, kur Presidenca, Parlamenti dhe Gjykata e Lart\u00eb tashm\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb opinionet e tyre mbi seanc\u00ebn e pritshme p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e mandateve t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, n\u00ebn drejtimin e Sokol Sadushit, vendos pezullimin e procedur\u00ebs s\u00eb nisur nga Kuvendi p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e gjyqtares s\u00eb dor\u00ebhequr Elsa Toska.<\/p>\n<p>Pezullimi u argumentua me faktin se \u201cnumri i kandidat\u00ebve n\u00eb gar\u00eb, pas verifikimit t\u00eb kushteve ligjore, ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn tre (3)\u201d. P\u00ebr pozicionin vakant t\u00eb krijuar nga dor\u00ebheqja e gjyqtares Toska aplikuan 10 kandidat\u00eb, por pas verifikimeve t\u00eb kryera nga KED, t\u00eb pakt\u00ebn 8 prej tyre nuk kaluan testin ligjor.<\/p>\n<p>Sadushi mb\u00ebshtet vendimin p\u00ebr pezullimin e procedur\u00ebs n\u00eb vendimin nr. 4, dat\u00eb 11 mars 2019, ku thuhet:<\/p>\n<p>\u201cKur gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procedurave t\u00eb verifikimit, relatori konstaton se numri i kandidat\u00ebve p\u00ebr at\u00eb pozicion vakant n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese zbret n\u00eb m\u00eb pak se tre, njofton menj\u00ebher\u00eb Kryetarin, i cili th\u00ebrret mbledhjen e K\u00ebshillit p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi m\u00ebnyr\u00ebn e procedimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm me at\u00eb pozicion vakant.\u201d<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb rastin konkret, relatori ka konstatuar se p\u00ebr vakanc\u00ebn e Elsa Tosk\u00ebs ka pasur m\u00eb pak se tre kandidat\u00eb dhe ka njoftuar kryetarin e KED-it, Sokol Sadushi.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb organ k\u00ebshillimor i institucioneve q\u00eb em\u00ebrojn\u00eb gjyqtar\u00eb kushtetues dhe si i till\u00eb ka vet\u00ebm hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar kriteret e kandidat\u00ebve dhe t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb institucioneve emrat e kualifikuar.<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse jan\u00eb kualifikuar nj\u00eb, dy apo dhjet\u00eb kandidat\u00eb. KED-i ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb informacionin tek institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. Jan\u00eb k\u00ebto institucione q\u00eb vendosin n\u00ebse procedura e em\u00ebrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve kushtetues do t\u00eb vijoj\u00eb apo jo n\u00ebse numri i kandidat\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se tre.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb thot\u00eb Kushtetuta dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb fryma e t\u00eb gjith\u00eb ligjeve p\u00ebr institucionet e reja t\u00eb gjyq\u00ebsorit. Por, Sokol Sadushi, n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb duket t\u00ebr\u00ebsisht anti-kushtetuese, ka vendosur pezullimin e procedurave t\u00eb ndjekura nga Kuvendi, madje duke urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb rifilloj\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb re, nga e para, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Elsa Tosk\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebtu situata arrin kulmin. Sokol Sadushi dikton Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke i k\u00ebrkuar llogari pse po vonon shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Presidentit; nxit Presidentin q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e mandateve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kreu i shtetit nuk ka aspak k\u00ebt\u00eb tag\u00ebr; dhe, s\u00eb fundmi, ia p\u00ebrplas n\u00eb fytyr\u00eb Parlamentit, duke e urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb procedur\u00ebn p\u00ebr vakanc\u00ebn e Elsa Tosk\u00ebs, pa e pasur aspak k\u00ebt\u00eb tag\u00ebr kushtetues dhe ligjor.<\/p>\n<p>Kemi arritur n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb jemi \u201cn\u00eb shtetin e Sadushit\u201d.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka q\u00eb pam\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij emisioni tregon m\u00eb s\u00eb miri vullnetin e Sokol Sadushit p\u00ebr t\u00eb nxitur konflikte kushtetuese, me nj\u00eb nxitim t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr garat e Formula 1. Por, cila \u00ebsht\u00eb arsyeja e gjith\u00eb k\u00ebsaj iniciative t\u00eb Sadushit, i cili nuk llogarit asnj\u00eb pasoj\u00eb?<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2025. Ka n\u00eb dor\u00eb kandidaturat q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb gjyqtaren e dor\u00ebhequr Elsa Toska, gjyqtaren me mandat t\u00eb p\u00ebrfunduar Holta Za\u00e7aj dhe po b\u00ebn p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anti-kushtetuese mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja.<\/p>\n<p>Pra, ai synon t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dor\u00eb plot tre mandate kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb realizuar at\u00eb q\u00eb duket si nj\u00eb skem\u00eb e past\u00ebr korporatizmi n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Sokol Sadushi e ka me urgjenc\u00eb, pasi mandati i tij n\u00eb krye t\u00eb KED-it p\u00ebrfundon m\u00eb 2 dhjetor 2025. Deri at\u00ebher\u00eb, synon t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cqokat\u201d e radh\u00ebs, duke vendosur n\u00ebn kontroll Gjykat\u00ebn Kushtetuese, n\u00ebp\u00ebrmjet promovimit t\u00eb emrave q\u00eb ai d\u00ebshiron dhe q\u00eb do t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr nder atij em\u00ebrimin n\u00eb gjykat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sistemi gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb ket\u00eb emrin e Sokol Sadushit.<\/p>\n<p>Ja pra, kemi arritur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb kur Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, vet\u00ebm nj\u00eb dekad\u00eb pas miratimit t\u00eb saj, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb kontrollohet nga pak duar. \/<strong> Emisioni \u201cPlug\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politika ishte mb\u00ebrthyer nga ethet e vitit zgjedhor p\u00ebr Parlamentaret e vitit 2025, diku heshtur, dhe diku publike, po realizohej nj\u00eb tentativ\u00eb q\u00eb, nga m\u00ebnyra, personat e p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebrmasat e saj, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb pu\u00e7 kushtetues. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij skenari \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbimi i mandateve t\u00eb disa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115269,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115846,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115845\/revisions\/115846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115269"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}