{"id":115854,"date":"2025-06-05T09:35:13","date_gmt":"2025-06-05T09:35:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115854"},"modified":"2025-06-05T10:04:23","modified_gmt":"2025-06-05T10:04:23","slug":"atentatore-te-se-ardhmes-ju-qe-sot-e-quani-kete-nje-fitore-nuk-e-mundet-partine-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/05\/atentatore-te-se-ardhmes-ju-qe-sot-e-quani-kete-nje-fitore-nuk-e-mundet-partine-demokratike\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: N\u00ebse nuk reagojm\u00eb sot nes\u00ebr nuk do t\u00eb kemi m\u00eb as votime, as institucione&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb parlament i cil\u00ebsoi zgjdhjet e 11 majit nj\u00eb teat\u00ebr pushteti. Sipas Gjekmarkajt, PS, partia-shtet dhe kryeministri-shtet, organizuan nj\u00eb gar\u00eb jo reale, duke zgjedhur nj\u00eb process t\u00eb mbyllur e t\u00eb komanduar politikisht nga Rama.<\/p>\n<p>Ai tha se, 11 maji d\u00ebshmoi nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i ngjan nj\u00eb regjimi t\u00eb vjet\u00ebr trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e scialist\u00ebve, sesa nj\u00eb demokracie q\u00eb aspiron standarde europiane.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sot nuk ngrihem p\u00ebr t\u00eb komentuar nj\u00eb rezultat ne kete foltore! Ngrihem p\u00ebr t\u00eb denoncuar nj\u00eb fars\u00eb. Ngrihem p\u00ebr t\u00eb kontribuar me modesti per t\u00eb mjekuar nj\u00eb plag\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnden n\u00eb historin\u00eb bashkohore!<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as t\u00eb lira, as t\u00eb ndershme, as p\u00ebrfaq\u00ebsuese.Ato ishin nj\u00eb proces i kontrolluar, nj\u00eb teat\u00ebr i pushtetit, nj\u00eb simulak\u00ebr demokracie.<\/p>\n<p>Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb organizonin nj\u00eb gar\u00eb reale, zgjodh\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn nj\u00eb proces t\u00eb mbyllur, ku \u00e7do element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtet\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Si ndodhi kjo?<\/p>\n<p>\u2013 Me p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs publike si instrument elektoral, jo si sh\u00ebrbim p\u00ebr qytetar\u00ebt;<\/p>\n<p>\u2013 Me presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga grupe kriminale n\u00eb lagje, n\u00eb bashki, n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr qend\u00ebr bllokimi dhe jo votimi ;<\/p>\n<p>\u2013 Me shkelje t\u00eb hapura t\u00eb Kodit Zgjedhor, p\u00ebrmes bonuseve elektorale, premtimeve t\u00eb rreme dhe gjobave selektive;<\/p>\n<p>\u2013 Me manipulimin e vot\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs, duke u mohuar bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn themelore p\u00ebr t\u00eb votuar lirsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente. K\u00ebto veprime zhvlehsuan at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb gjasm\u00eb i dham\u00eb diaspor\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb ua nxorr\u00ebm p\u00ebr hund\u00ebsh;<\/p>\n<p>\u2013 Dhe me nj\u00eb tutelim selektiv t\u00eb biznesit, ku p\u00ebrfitimet dhe mbrojtja u jepen vet\u00ebm oligarkeve dhe atyre\u00a0 q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb pushtetit, duke nd\u00ebshkuar konkurrenc\u00ebn dhe duke kufizuar lirin\u00eb ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Koleg\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs,<\/p>\n<p>Ju e nis\u00ebt k\u00ebt\u00eb udhetim regresist\u00a0 duke izoluar liderin e opozit\u00ebs, z. Sali Berisha.<\/p>\n<p>Ky akt d\u00ebshmoi nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i ngjan nj\u00eb regjimi t\u00eb vjet\u00ebr trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs fatkeq\u00ebsisht jeni, sesa nj\u00eb demokracie q\u00eb aspiron standarde europiane.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj\u00ebrimin tuaj, d\u00ebshmohet nj\u00eb p\u00ebrpjekje e orkestruar\u00a0 p\u00ebr t\u00eb shpallur opozit\u00ebn t\u00eb panevojshme: p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7muar, p\u00ebr ta futur at\u00eb n\u00ebn presion, p\u00ebr ta tallur p\u00ebr ta shtypur, denigruar asgjesuar.<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, secili prej jush i ka hequr vetes garancit\u00eb sublime q\u00eb pluralizmi i siguron nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb aspirat\u00eb ka standartet demokratike.<\/p>\n<p>Po vraponi drejt s\u00eb panjohur\u00ebs me nj\u00eb naivitet t\u00eb rreziksh\u00ebm.Dhe nuk do t\u00eb keni koh\u00eb t\u00eb pendoheni.<\/p>\n<p>Sot, nuk jeni m\u00eb individ\u00eb me identitet politik. Jeni kthyer n\u00eb numra, n\u00eb pritje t\u00eb urdhrave nga nj\u00eb person i vet\u00ebm, q\u00eb po e shnd\u00ebrron Partin\u00eb Socialiste n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli absolut.<\/p>\n<p>Ju po e vrisni Republik\u00ebn nga frika, jo nga kurajo.<\/p>\n<p>Ju jeni atentator\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj, sepse duke hequr dor\u00eb nga liria juaj dhe nga pluralizmi, po vulosni fatin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb do t\u00eb ngelet e bllokuar n\u00eb dilema ekzistenciale.<\/p>\n<p>Partia Socialiste, ashtu si funksionon sot, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike, por nj\u00eb makineri dhune dhe pushteti q\u00eb po shkat\u00ebrron themelet demokratike t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, keni humbur. Jeni b\u00ebr\u00eb viktima t\u00eb zellit, t\u00eb urdhrit dhe t\u00eb n\u00ebnshtrimit.<\/p>\n<p>Prandaj sot, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, po ju them:<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit nuk i sh\u00ebrbyen demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk i sh\u00ebrbyen qytetarit.<\/p>\n<p>Nuk i sh\u00ebrbyen Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ato i sh\u00ebrbyen vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllimi:<\/p>\n<p>Vazhdimit t\u00eb sundimit t\u00eb pakic\u00ebs mbi shumic\u00ebn, sundimit personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs mbi ju dhe mbi \u00e7do qytetar q\u00eb e pranon sundimin. Sot, sundimi i mazhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tirani ndaj shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot sundimi i shumic\u00ebs qeveris\u00ebse jolegjitime, n\u00eb fakt pakic\u00ebs q\u00eb shtiret si shumic\u00eb me vota t\u00eb rr\u00ebmbyera, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tirani ndaj shumic\u00ebs s\u00eb qytetareve.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs, ju q\u00eb sot e quani k\u00ebt\u00eb nj\u00eb \u201cfitore\u201d, kujtoni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali:<\/p>\n<p>Ju nuk e mund\u00ebt Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ju e mund\u00ebt Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punuar kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, ju e dini vet\u00eb si i th\u00ebrret Historia!<\/p>\n<p>Duke ndalur rrotacionin, nuk keni ruajtur stabilitetin, por keni ndalur qarkullimin e ideve. Keni ndalur besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, keni shkelur garancit\u00eb kushtetuese dhe barazin\u00eb para ligjit.<\/p>\n<p>Keni ndaluar besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, i keni vjedhur atij garancit\u00eb kushtetuese e barazin\u00eb para ligjit!<\/p>\n<p>Dhe po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, i keni mohuar vetes mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jeni njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb. Sepse kur nj\u00eb sistem funksionon vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb drejtim, as ju nuk jeni m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/p>\n<p>Jeni kthyer n\u00eb peng t\u00eb pushtetit q\u00eb mendoni se keni.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb garonit me ide, garuat me presion.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fitonit zemrat e qytetar\u00ebve, fituat frik\u00ebn dhe urrejtjen e tyre.<\/p>\n<p>Por urrejtja nuk nd\u00ebrton paqe. Frika nuk nd\u00ebrton demokraci.<\/p>\n<p>Frika nd\u00ebrton heshtje. Dhe heshtja koleg\u00eb \u00ebsht\u00eb fundi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, rrotacioni \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb sh\u00ebndeti, jo kriz\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse asnj\u00eb pushtet nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb manipulim nuk zgjat pafund.<\/p>\n<p>Dhe asnj\u00eb popull nuk hesht p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk flas sot n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb partie.<\/p>\n<p>Flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre qytetarve q\u00eb votuan dhe nuk pan\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre q\u00eb nuk votuan, sepse nuk besuan m\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb largohen nga vendi, jo sepse Shqip\u00ebria nuk ka bukuri, por sepse nuk ka mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb ndryshuar me vot\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje nuk e konfirmuan demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Ato e zhb\u00ebn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nuk reagojm\u00eb sot, n\u00ebse e pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb normalitet t\u00eb rrem\u00eb, nes\u00ebr nuk do t\u00eb kemi m\u00eb as votime, as opozit\u00eb, as institucione&#8230;<\/p>\n<p>Nuk ka Shqip\u00ebri pa demokraci.<\/p>\n<p>Nuk ka demokraci pa zgjedhje reale.<\/p>\n<p>Dhe nuk ka drejt\u00ebsi, n\u00ebse heshtim p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj maskarade.<\/p>\n<p>Reflektoni dhe reagoni.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb edhe p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Sepse jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt, por edhe socialist\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend demokratik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb parlament i cil\u00ebsoi zgjdhjet e 11 majit nj\u00eb teat\u00ebr pushteti. Sipas Gjekmarkajt, PS, partia-shtet dhe kryeministri-shtet, organizuan nj\u00eb gar\u00eb jo reale, duke zgjedhur nj\u00eb process t\u00eb mbyllur e t\u00eb komanduar politikisht nga Rama. Ai tha se, 11 maji d\u00ebshmoi nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115855,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115854"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":115863,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115854\/revisions\/115863"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}