{"id":115998,"date":"2025-06-07T17:10:04","date_gmt":"2025-06-07T17:10:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=115998"},"modified":"2025-06-07T18:01:33","modified_gmt":"2025-06-07T18:01:33","slug":"farsa-elektorale-paloka-te-gjithe-kemi-pergjegjesi-berisha-e-nxori-pd-nga-humnera-ku-ndodhej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/07\/farsa-elektorale-paloka-te-gjithe-kemi-pergjegjesi-berisha-e-nxori-pd-nga-humnera-ku-ndodhej\/","title":{"rendered":"Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ram\u00ebs, nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, deputet aktual dhe i rizgjedhur n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit, Edi Paloka, ka deklaruar se pa nj\u00eb qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Paloka tha n\u00eb News24 se kryeministri Edi Rama duhet t\u00eb dakord\u00ebsohet p\u00ebr formimin e nj\u00eb qeverie teknike n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej demokrati tha se pavar\u00ebsisht \u00e7do gj\u00ebje, PD mori nj\u00eb frym\u00eb shprese p\u00ebr zgjedhjet e 11 Majit, p\u00ebr disa faktor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebn\u00eb demokrat\u00ebt t\u00eb besonin n\u00eb fitore.<\/p>\n<p>Paloka tha se rikthimi dhe bashkimi i PD, marrja e simboleve, fitorja e Trump n\u00eb SHBA dhe afrimi me administrat\u00ebn e tij krijuan nj\u00eb frym\u00eb q\u00eb dhan\u00eb shpres\u00eb te PD p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gazetarja<\/strong>: \u00c7far\u00eb soll\u00ebn zgjedhjet e 11 majit?<\/p>\n<p>Edi Paloka: Zgjedhjet e 11 majit soll\u00ebn nj\u00eb konfirmim t\u00eb asaj q\u00eb po ndodh prej 12 vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn qeverisjen Rama, q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar prej nesh dhe jo vet\u00ebm prej nesh, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dy deklarata t\u00eb partive popullore dhe atyre t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb evropiane q\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve, q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shkeljeve q\u00eb kishin ndodhur paraprakisht. Pra, praktikisht nuk ka ndodhur gj\u00eb e re. E kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs dhe jo vet\u00ebm un\u00eb, q\u00eb me Ram\u00ebn zgjedhje nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja<\/strong>: Po, por ju that\u00eb para zgjedhjeve q\u00eb PD do t\u00eb jet\u00eb fituese?<\/p>\n<p>Edi Paloka: Nuk ndodh kurr\u00eb q\u00eb do hysh n\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb thuash do humb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr militant\u00ebt, por ishin disa faktor\u00eb q\u00eb na dhan\u00eb shpres\u00eb, faktor\u00eb q\u00eb nuk lidhej me at\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte Rama. Vet\u00ebm qeveri teknike pa Ram\u00ebn mund t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo \u00e7far\u00eb ndryshoi ishte situata e brendshme te PD, sepse erdh\u00ebm nga nj\u00eb situat\u00eb para shkat\u00ebrrimit. Rikthimi dhe bashkimi i PD, marrja e simboleve, fitorja e Trump n\u00eb SHBA dhe afrimi me administrat\u00ebn e tij krijuan nj\u00eb frym\u00eb q\u00eb dhan\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja<\/strong>: Po ju e kishit iden\u00eb q\u00eb qeveria teknike nuk do krijohej, t\u00eb pakt\u00ebn me at\u00eb q\u00eb shihej qart\u00eb?<\/p>\n<p>Edi Paloka: Ne e k\u00ebrkuam k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur zgjedhje t\u00eb lira dhe n\u00eb kushte t\u00eb barabarta, sesa arrihet \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb. \u00cbsht\u00eb Rama ai q\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzohet ose m\u00eb mir\u00eb l\u00ebshoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb qeveri teknike. Por ai nuk \u00ebsht\u00eb nga ata burra q\u00eb pranon t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb si i barabart\u00eb, nuk ka hyr\u00eb kurr\u00eb, gjithmon\u00eb ka fituar pasi e ka par\u00eb kund\u00ebrshtarin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tapet. Ajo q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb dhe e themi prap\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb pa nj\u00eb qeveri teknike dhe pa kryeminist\u00ebr Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja<\/strong>: Ju e shihni rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit vet\u00ebm si faji i Ram\u00ebs, sa p\u00ebrgjegj\u00ebsi ka vet\u00eb PD?<\/p>\n<p>Edi Paloka: Kjo flitet shpesh, por un\u00eb kam qen\u00eb koherent n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, edhe kur ishte Lulzim Basha kryetar. P\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet. Kjo pyetje nuk m\u00eb p\u00eblqen. Sepse q\u00eb Rama do i vjedhi zgjedhjet, dihet, \u00ebsht\u00eb opinion kudo. Nj\u00eb popull q\u00eb \u00ebsht\u00eb 40% n\u00eb varf\u00ebri ekstreme, natyrisht q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb jep lek\u00ebt se do t\u00eb haj buk\u00eb. Ky realitet njihet n\u00eb Shqip\u00ebri. Pa p\u00ebrmendur pjes\u00ebn e padukshme, k\u00ebto q\u00eb them jan\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i shohin dhe i konstatojn\u00eb. Paqja fiskale, ku p\u00ebrfituan 150 mij\u00eb njer\u00ebz, pavar\u00ebsisht se del dhe i mohon m\u00eb pas. \u00cbsht\u00eb blerje direkte publike. Po 100 euro q\u00eb dha p\u00ebr pensionist\u00ebt. Pastaj ajo e kanabisit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb skandali m\u00eb i madh, q\u00eb ka shkelur vet\u00eb ligjin q\u00eb ka miratuar, ka dh\u00ebn\u00eb mij\u00ebra hektar\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa parashikuar vet\u00eb n\u00eb ligj. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb publike, shkelje me ligjin, shkelje me kodin. \u00cbsht\u00eb blerje publike e vot\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, deputet aktual dhe i rizgjedhur n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit, Edi Paloka, ka deklaruar se pa nj\u00eb qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira n\u00eb Shqip\u00ebri. Paloka tha n\u00eb News24 se kryeministri Edi Rama duhet t\u00eb dakord\u00ebsohet p\u00ebr formimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":84399,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-115998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115998"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116012,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115998\/revisions\/116012"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}