{"id":116378,"date":"2025-06-12T08:30:39","date_gmt":"2025-06-12T08:30:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116378"},"modified":"2025-06-12T08:31:05","modified_gmt":"2025-06-12T08:31:05","slug":"shqiperia-hapa-pas-ne-arritjen-e-standardeve-te-be-penalizohet-nga-infrastruktura-e-dobet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/12\/shqiperia-hapa-pas-ne-arritjen-e-standardeve-te-be-penalizohet-nga-infrastruktura-e-dobet\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria hapa pas n\u00eb arritjen e standardeve t\u00eb BE! Penalizohet nga infrastruktura e dob\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria renditet e treta nd\u00ebr ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb lidhje me p\u00ebrparimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndaj Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka p\u00ebsuar r\u00ebnie, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs n\u00eb sektorin e Mjedisit t\u00eb Biznesit, i cili pasqyron nj\u00eb p\u00ebrparim m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb krahasim me BE-n\u00eb. Nd\u00ebrsa sektori q\u00eb na penalizon m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i intrastruktur\u00ebs, ku Shqip\u00ebria renditet e fundit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb rajon, m\u00eb e avancuar n\u00eb konvergjenc\u00ebn drejt BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqip\u00ebris\u00eb vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnj\u00eb Hercegovina dhe e fundit \u00ebsht\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i OECD-s\u00eb \u201cTreguesi i Konvergjenc\u00ebs Ekonomike p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor 2025\u201d gjeti se gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb moderuar n\u00eb ngushtimin e hendekut t\u00eb t\u00eb ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: n\u00eb vitin 2023, Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto p\u00ebr frym\u00eb (i matur me fuqin\u00eb bler\u00ebse) arriti vet\u00ebm n\u00eb 40% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti analizon arsyet pse ky proces ec\u00ebn ngadal\u00eb dhe thekson fushat e politikave ku nd\u00ebrhyrja mund t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb konvergjenc\u00ebn. Duke ofruar nj\u00eb korniz\u00eb objektive t\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, ky tregues sh\u00ebrben si nj\u00eb mjet praktik p\u00ebr t\u00eb ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar se cilat ekonomi po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb preksh\u00ebm drejt ngushtimit t\u00eb hendekut ekonomik me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb klaster\u00eb t\u00eb politikave:<\/p>\n<ul>\n<li>Infrastruktura dhe lidhshm\u00ebria<\/li>\n<li>Aft\u00ebsit\u00eb<\/li>\n<li>Mjedisi i biznesit<\/li>\n<li>Transformimi digjital<\/li>\n<li>Ekonomia e gjelb\u00ebr<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Shqip\u00ebria penalizohet nga infrastruktura e dob\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Klasteri m\u00eb i dob\u00ebt i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i Infrastruktur\u00ebs dhe Lidhshm\u00ebris\u00eb, si p\u00ebr sa i p\u00ebrket pik\u00ebve ashtu edhe p\u00ebr renditjen, duke qen\u00eb e fundit n\u00eb rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten t\u00eb pazhvilluara, me rrug\u00eb dhe hekurudha t\u00eb kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten t\u00eb pamjaftueshme, duke reflektuar shpejt\u00ebsit\u00eb e ul\u00ebta t\u00eb internetit n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Klasteri i Aft\u00ebsive \u00ebsht\u00eb zona e dyt\u00eb m\u00eb e avancuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb krahasim me BE-n\u00eb, megjithat\u00eb ajo renditet e dyta m\u00eb e fundit n\u00eb rajon. Ekonomia ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb rritjen e shkall\u00ebs s\u00eb pun\u00ebsimit \u2013 m\u00eb e larta n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e arritjeve arsimore t\u00eb forc\u00ebs pun\u00ebtore. Megjithat\u00eb, performanca mbetet e dob\u00ebt n\u00eb fusha ky\u00e7e si m\u00ebsimi gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs dhe shpenzimet p\u00ebr k\u00ebrkimin dhe zhvillimin (R&amp;D).<\/p>\n<p>Klasteri i Mjedisit t\u00eb Biznesit p\u00ebrballet me sfida, ku Shqip\u00ebria renditet m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb rajon dhe ka ndryshime t\u00eb m\u00ebdha me BE-n\u00eb. Investimet private dhe aksesimi i financave p\u00ebr bizneset kan\u00eb dob\u00ebsuar me kalimin e koh\u00ebs, nd\u00ebrsa niveli i lart\u00eb i pun\u00ebsimit informal vazhdon t\u00eb minoj\u00eb mjedisin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Transformimi Digjital \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb relativisht e dob\u00ebt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, me nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb renditet e dyta m\u00eb e fundit n\u00eb rajon. P\u00ebrdorimi i internetit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset \u00ebsht\u00eb relativisht i lart\u00eb, por aft\u00ebsit\u00eb digjitale t\u00eb popullat\u00ebs mbeten t\u00eb kufizuara dhe angazhimi me sh\u00ebrbimet publike digjitale \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt. Gjithashtu, sektori i ICT \u00ebsht\u00eb relativisht m\u00eb pak i zhvilluar n\u00eb krahasim me rajonin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria tejkalon mesataren e BE-s\u00eb n\u00eb klasterin e \u201cGjelb\u00ebr\u201d, fal\u00eb emetimeve t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb karbonit dhe produktivitetit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb. Kjo performanc\u00eb mb\u00ebshtetet nga kapacitetet e avancuara t\u00eb energjis\u00eb rinovueshme t\u00eb ekonomis\u00eb \u2013 kryesisht energjia hidroelektrike \u2013 dhe struktura e orientuar n\u00eb sh\u00ebrbime e ekonomis\u00eb s\u00eb saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak intensive n\u00eb energji. Ndryshe nga ekonomit\u00eb e tjera t\u00eb rajonit, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrmir\u00ebsuar gjithashtu performanc\u00ebn e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb klaster q\u00eb nga periudha 2014-2016, kryesisht fal\u00eb p\u00ebrparimeve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb produktivitetin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rekomandimet<\/strong><\/p>\n<p>Raporti evidenton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fushash prioritare p\u00ebr veprim politik n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zgjerimin e bizneseve dhe p\u00ebr t\u00eb rritur integrimin n\u00eb treg, k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb investim n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe transport, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave t\u00eb transportuara p\u00ebr kilomet\u00ebr hekurudhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb aktualisht pak mbi 4% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndihmuar bizneset dhe qytetar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga teknologjit\u00eb digjitale dhe ato n\u00eb zhvillim, dhe p\u00ebr t\u00eb adresuar munges\u00ebn e aft\u00ebsive digjitale, k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb investim n\u00eb arsim dhe programe formimi p\u00ebr t\u00eb rriturit, si dhe nxitje t\u00eb shtuara p\u00ebr k\u00ebrkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vet\u00ebm 34% e popullsis\u00eb s\u00eb rritur n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor zot\u00ebron t\u00eb pakt\u00ebn aft\u00ebsi baz\u00eb digjitale, krahasuar me 56% n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur objektivat mjedisor\u00eb t\u00eb rajonit, politikat duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin p\u00ebrdorimin m\u00eb efikas t\u00eb burimeve dhe investime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb teknologjit\u00eb e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve t\u00eb gjeneruara p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb PBB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje dhe menaxhimi i tyre p\u00ebrb\u00ebn sfid\u00eb \u2013 mbi 83% e mbetjeve bashkiake p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb landfille, krahasuar me vet\u00ebm 23% n\u00eb BE.\/<strong><a href=\"https:\/\/monitor.al\/shqiperia-ben-hapa-pas-ne-arritjen-e-standardeve-te-be-se-penalizohet-nga-infrastruktura-e-dobet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">MONITOR<\/a><\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1560559\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/de.jpg\" alt=\"\" width=\"614\" height=\"698\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria renditet e treta nd\u00ebr ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb lidhje me p\u00ebrparimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndaj Bashkimit Europian. Q\u00eb nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka p\u00ebsuar r\u00ebnie, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs n\u00eb sektorin e Mjedisit t\u00eb Biznesit, i cili pasqyron nj\u00eb p\u00ebrparim m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb krahasim me BE-n\u00eb. Nd\u00ebrsa sektori &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116379,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116378"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116381,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116378\/revisions\/116381"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116379"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}