{"id":116481,"date":"2025-06-13T10:04:17","date_gmt":"2025-06-13T10:04:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116481"},"modified":"2025-06-13T10:04:41","modified_gmt":"2025-06-13T10:04:41","slug":"400-mln-euro-ne-vit-per-rruget-e-florinjta-por-shqiperia-renditet-e-fundit-ne-rajon-per-infrastrukturen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/13\/400-mln-euro-ne-vit-per-rruget-e-florinjta-por-shqiperia-renditet-e-fundit-ne-rajon-per-infrastrukturen\/","title":{"rendered":"400 milion euro n\u00eb vit p\u00ebr \u201crrug\u00ebt e florinjta\u201d, por Shqip\u00ebria renditet e fundit n\u00eb rajon p\u00ebr infrastruktur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Buxheti i shtetit ka shpenzuar rreth 40 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit (400 milion\u00eb euro) p\u00ebr infrastruktur\u00ebn rrugore n\u00eb 2024-n dhe rreth 38 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2023, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Ministria e Financave. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sh\u00ebrbimet dixhitale (e-qeverisjen) n\u00eb vitin 2024 ishte i programuar nj\u00eb buxhet prej 14 miliard\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Shqip\u00ebria renditet e fundit nd\u00ebr gjasht\u00eb ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor sa i p\u00ebrket infrastruktur\u00ebs dhe lidhshm\u00ebris\u00eb, sipas raportit t\u00eb OECD-s\u00eb \u201cTreguesi i Konvergjenc\u00ebs Ekonomike p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor 2025\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht disa investimeve t\u00eb kryera n\u00eb rrjetin rrugor dhe sektorin energjetik, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore e vendit vazhdon t\u00eb mbetet e pazhvilluar dhe joefikase n\u00eb krahasim me standardet rajonale.<\/p>\n<p>Sipas raportit, Shqip\u00ebria ka treguesit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb lidhje me transportin hekurudhor, nj\u00eb sektor pothuajse jasht\u00eb funksioni, si dhe me shpejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrhapjen e internetit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat jasht\u00eb qendrave urbane. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mungesa e nj\u00eb strategjie t\u00eb q\u00ebndrueshme investimi dhe kapacitetet e kufizuara institucionale p\u00ebr t\u00eb menaxhuar projektet e infrastruktur\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrmendur si pengesa ky\u00e7e n\u00eb p\u00ebrparimin e vendit.<\/p>\n<p><strong>Pse Shqip\u00ebria renditet dob\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Transporti hekurudhor \u00ebsht\u00eb thuajse jasht\u00eb funksioni, me investime t\u00eb pakta dhe p\u00ebrdorim minimal.<\/li>\n<li>Rrjetet rrugore kan\u00eb mbetur prapa standardeve t\u00eb rajonit, sidomos n\u00eb zonat rurale.<\/li>\n<li>Cil\u00ebsia e infrastruktur\u00ebs digjitale \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb ndikon negativisht n\u00eb lidhjen teknologjike dhe qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime moderne.<\/li>\n<li>Mungesa e koordinimit t\u00eb projekteve t\u00eb m\u00ebdha dhe kapaciteti i kufizuar institucional p\u00ebr t\u00eb menaxhuar fonde e projekte investimi ka ngadal\u00ebsuar p\u00ebrparimin.<\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb kontrast, Serbia dhe Mali i Zi jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb raport p\u00ebr investimet strategjike n\u00eb rrjetet hekurudhore dhe rrugore, duke arritur p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb ndjeshme n\u00eb lidhjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb logjistik\u00ebn e brendshme. Serbia ve\u00e7an\u00ebrisht ka p\u00ebrfituar nga p\u00ebrfshirja n\u00eb korridoret evropiane dhe nd\u00ebrtimi i autostradave moderne.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut renditet n\u00eb pozicion t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, me progres t\u00eb kufizuar n\u00eb hekurudha dhe lidhje nd\u00ebrkufitare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ndajn\u00eb fundin e klasifikimit me Shqip\u00ebrin\u00eb, por kan\u00eb treguar p\u00ebrmir\u00ebsime m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb rrjetin rrugor dhe n\u00eb efikasitetin e transportit.<\/p>\n<p>Sipas OECD-s\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimi i ndjesh\u00ebm i infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxitur zhvillimin ekonomik, p\u00ebr t\u00eb rritur integrimin tregtar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar afrimin e Shqip\u00ebris\u00eb me standardet e BE-s\u00eb. Rekomandohet nj\u00eb qasje m\u00eb e koordinuar n\u00eb planifikim, m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb transportin hekurudhor dhe zgjidhje p\u00ebr boshll\u00ebqet digjitale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve.<\/p>\n<p><strong>Infrastruktura e dob\u00ebt pengon arritjen e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i OECD-s\u00eb e renditi Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb tret\u00ebn nd\u00ebr ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb lidhje me p\u00ebrparimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndaj Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb klaster\u00eb t\u00eb politikave: Infrastruktura dhe lidhshm\u00ebria; Aft\u00ebsit\u00eb; Mjedisi i biznesit; Transformimi digjital; Ekonomia e gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Raporti thekson se klasteri m\u00eb i dob\u00ebt i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i Infrastruktur\u00ebs dhe Lidhshm\u00ebris\u00eb, si p\u00ebr sa i p\u00ebrket pik\u00ebve ashtu edhe p\u00ebr renditjen, duke qen\u00eb e fundit n\u00eb rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten t\u00eb pazhvilluara, me rrug\u00eb dhe hekurudha t\u00eb kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten t\u00eb pamjaftueshme, duke reflektuar shpejt\u00ebsit\u00eb e ul\u00ebta t\u00eb internetit n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Raporti rekomandon se p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zgjerimin e bizneseve dhe p\u00ebr t\u00eb rritur integrimin n\u00eb treg, k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb investim n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe transport, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave t\u00eb transportuara p\u00ebr kilomet\u00ebr hekurudhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb aktualisht pak mbi 4% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb.\/ MONITOR<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Buxheti i shtetit ka shpenzuar rreth 40 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit (400 milion\u00eb euro) p\u00ebr infrastruktur\u00ebn rrugore n\u00eb 2024-n dhe rreth 38 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2023, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Ministria e Financave. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sh\u00ebrbimet dixhitale (e-qeverisjen) n\u00eb vitin 2024 ishte i programuar nj\u00eb buxhet prej 14 miliard\u00eb lek\u00ebsh. Megjithat\u00eb Shqip\u00ebria renditet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116482,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116481"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116484,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116481\/revisions\/116484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}