{"id":116525,"date":"2025-06-13T12:39:38","date_gmt":"2025-06-13T12:39:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116525"},"modified":"2025-06-13T12:39:38","modified_gmt":"2025-06-13T12:39:38","slug":"trump-kundershtoi-planin-e-netanjahut-per-te-sulmuar-iranin-ne-nje-bisede-telefonike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/13\/trump-kundershtoi-planin-e-netanjahut-per-te-sulmuar-iranin-ne-nje-bisede-telefonike\/","title":{"rendered":"Trump kund\u00ebrshtoi planin e Netanjahut p\u00ebr t\u00eb sulmuar Iranin n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;REL&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj objekteve b\u00ebrthamore iraniane dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Iranin, duke i vrar\u00eb nj\u00eb gjeneral t\u00eb lart\u00eb dhe dy zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ushtarak\u00eb, dhe duke e rritur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme midis dy vendeve rivale n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Irani u p\u00ebrgjigj duke i l\u00ebshuar dhjet\u00ebra dron\u00eb dhe raketa ndaj objekteve izraelite. Ushtria e Jordanis\u00eb tha se ka rr\u00ebzuar disa prej tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vet ajrore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr objektet e goditura n\u00eb Iran ishte edhe nj\u00eb komand\u00eb e Gard\u00ebs Revolucionare Islamike (IRGC) n\u00eb Teheran, sipas televizionit shtet\u00ebror iranian. Sulmi vrau komandantin e IRGC-s\u00eb, gjeneralmajor Hossein Salami, sipas agjencis\u00eb iraniane t\u00eb lajmeve, Tasnim.<\/p>\n<p>Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kreu nj\u00eb operacion ushtarak, synimi i t\u00eb cilit ishte \u201cfrenimi i k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Iranit ndaj vet\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb Izraelit\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se sulmi \u201cdo t\u00eb vazhdoj\u00eb derisa t\u00eb eliminohet ky k\u00ebrc\u00ebnim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe godit\u00ebm n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb Iranit p\u00ebr pasurimin b\u00ebrthamor. N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ishin objekti kryesor i pasurimit t\u00eb uraniumit i Iranit n\u00eb Natanz&#8230; Gjithashtu godit\u00ebm n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb programit iranian t\u00eb raketave balistike\u201d, tha ai n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me video.<\/p>\n<p>Ushtria izraelite tha se rreth 200 avion\u00eb luftarak\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb sulmet masive, dhe televizioni izraelit raportoi se agjencia e inteligjenc\u00ebs, Mossad, mund t\u00eb ket\u00eb ngritur nj\u00eb baz\u00eb sekrete brenda Iranit si pjes\u00eb e k\u00ebtij operacioni.<\/p>\n<p>Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajm\u00ebroi se Izraeli do t\u00eb p\u00ebrballet me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre sulmeve.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebt\u00eb krim, regjimi sionist i ka p\u00ebrgatitur vetes nj\u00eb fat t\u00eb hidhur dhe t\u00eb dhimbsh\u00ebm dhe do ta marr\u00eb at\u00eb pa dyshim\u201d, tha Khamenei n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Objekti b\u00ebrthamor Natanz n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb sulmeve<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Objekti p\u00ebr pasurimin e uraniumit n\u00eb Natanz u godit &#8220;disa her\u00eb&#8221;, raportoi televizioni shtet\u00ebror, duke treguar pamje me tym t\u00eb dendur q\u00eb ngrihej nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>Agjencia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Energjin\u00eb Atomike (IAEA) konfirmoi se Natanz ishte cak i sulmeve, por tha se nuk ka v\u00ebrejtur nivele t\u00eb rritura t\u00eb rrezatimit n\u00eb vend. Dy objekte t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me programin b\u00ebrthamor iranian \u2013 Isfahani dhe Fordow \u2013 nuk jan\u00eb prekur, sipas agjencis\u00eb.<\/p>\n<p>Izraeli gjithashtu sulmoi shkenc\u00ebtar\u00eb b\u00ebrthamor\u00eb iranian\u00eb \u201cq\u00eb punonin p\u00ebr zhvillimin e bomb\u00ebs iraniane\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar izraelit tha se Izraeli goditi dhjet\u00ebra objekte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Iranin, duke e rritur mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb lufte t\u00eb p\u00ebrgjithshme mes dy vendeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb pas sulmeve, Forcat e Mbrojtjes s\u00eb Izraelit (IDF) pohuan se Irani \u00ebsht\u00eb &#8220;af\u00ebr arritjes n\u00eb pik\u00ebn e pakthyeshme&#8221; n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr ta zhvilluar nj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>\u201cRegjimi po prodhon mij\u00ebra kilogram\u00eb uranium t\u00eb pasuruar, krahas objekteve t\u00eb shp\u00ebrndara dhe t\u00eb fortifikuara p\u00ebr pasurim, n\u00eb vende n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb mbrojtura,\u201d thuhej n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Zona t\u00eb banuara n\u00eb Teheran dhe n\u00eb disa qytete t\u00eb tjera u godit\u00ebn gjithashtu, sipas agjencis\u00eb zyrtare t\u00eb lajmeve IRNA, e cila raportoi se sulmet shkaktuan vdekjen e disa njer\u00ebzve, p\u00ebrfshir\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb nj\u00eb kompleks banimi n\u00eb Teheran.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Irani hakmerret p\u00ebrmes sulmeve me dron\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Izraeli tha se Irani nisi rreth 100 dron\u00eb drejt tij si hakmarrje, por nuk tregoi n\u00ebse kishte goditje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta apo d\u00ebme.<\/p>\n<p>\u201cIrani nisi af\u00ebrsisht 100 UAV [dron\u00eb] drejt territorit izraelit, t\u00eb cil\u00ebt jemi duke u p\u00ebrpjekur t\u2019i kapim\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi ushtarak, Effie Defrin, duke shtuar se sulmet e Izraelit ndaj Iranit p\u00ebrfshin\u00eb 200 avion\u00eb luftarak\u00eb q\u00eb godit\u00ebn rreth 100 objektiva n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Iranin.<\/p>\n<p>Disa vende t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme mbyll\u00ebn hap\u00ebsir\u00ebn e tyre ajrore, dhe agjencia shtet\u00ebrore e lajmeve e Jordanis\u00eb raportoi se nj\u00eb num\u00ebr raketash dhe dron\u00ebsh q\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj ajrore u rr\u00ebzuan.<\/p>\n<p>SHBA-ja, aleati m\u00eb i ngusht\u00eb i Izraelit, mbrojti veprimet izraelite, por deklaroi se Uashingtoni nuk u p\u00ebrfshiri n\u00eb sulme.<\/p>\n<p>Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, i cili vet\u00ebm disa or\u00eb para sulmeve kishte b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje diplomatike t\u00eb tensioneve, do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb premtes, njoftoi Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Izraeli nd\u00ebrmori \u201cveprim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm kund\u00ebr Iranit\u201d dhe se Shtetet e Bashkuara nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Izraeli kishte njoftuar Uashingtonin se besonte se sulmet ishin t\u00eb nevojshme p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje, tha Rubio n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb publikuar nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u2019i mbrojtur forcat e tyre dhe kan\u00eb mbajtur kontakt me partner\u00ebt n\u00eb rajon, tha Rubio, duke paralajm\u00ebruar Iranin q\u00eb t\u00eb mos ua m\u00ebsyj\u00eb interesave apo personelit amerikan.<\/p>\n<p>Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, shpalli \u201cgjendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d n\u00eb vend n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb sulmi t\u00eb mundsh\u00ebm hakmarr\u00ebs nga Irani.<\/p>\n<p>\u201cPas sulmit parandalues nga Shteti i Izraelit kund\u00ebr Iranit, pritet n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nj\u00eb sulm me raketa dhe UAV (dron\u00eb) kund\u00ebr Shtetit t\u00eb Izraelit dhe popullat\u00ebs s\u00eb tij civile\u201d, tha Katz n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania ajrore izraelite, El Al, njoftoi se ka pezulluar t\u00eb gjitha fluturimet p\u00ebr dhe nga Izraeli, nd\u00ebrsa media shtet\u00ebrore iraniane raportoi se Irani ka mbyllur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb radh\u00ebs. Edhe Iraku mbylli hap\u00ebsir\u00ebn e tij ajrore dhe pezulloi fluturimet n\u00eb t\u00eb gjitha aeroportet, sipas mediave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Netanyahu e kishte ngritur mund\u00ebsin\u00eb e sulmeve kund\u00ebr Iranit n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Trumpin m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, sipas gazet\u00ebs Wall Street Journal.<\/p>\n<p>Trump tha se i kishte b\u00ebr\u00eb thirrje Netanyahut t\u00eb p\u00ebrmbahej nga veprime t\u00eb tilla tani p\u00ebr tani, derisa administrata e tij po negocionte me Iranin p\u00ebr programin b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa mendoj se ka [mund\u00ebsi p\u00ebr] marr\u00ebveshje, nuk dua q\u00eb ata t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb, sepse mendoj se do t\u00eb prishin pun\u00eb\u201d, tha Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb rrjetin e tij Truth Social, t\u00eb enjten von\u00eb, Trump shkroi se Shtetet e Bashkuara ende d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb me Iranin, megjith\u00ebse paralajm\u00ebroi gjithashtu se nj\u00eb sulm izraelit ndaj Iranit \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNe mbetemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj nj\u00eb zgjidhjeje diplomatike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen b\u00ebrthamore iraniane! E gjith\u00eb administrata ime \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzuar t\u00eb negocioj\u00eb me Iranin\u201d, tha Trump.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Trump shtoi se Teherani \u201cduhet fillimisht t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb plot\u00ebsisht nga shpresat p\u00ebr t\u00eb zhvilluar arm\u00eb b\u00ebrthamore\u201d.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Irani kan\u00eb zhvilluar bisedime p\u00ebr programin b\u00ebrthamor iranian, me synimin p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb zgjidhje diplomatike. Rundi i gjasht\u00eb i bisedimeve \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb nis\u00eb m\u00eb 15 qershor n\u00eb Oman. Irani ka pohuar vazhdimisht se p\u00ebrpjekjet e tij b\u00ebrthamore jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime civile dhe jo ushtarake.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten, Bordi i Guvernator\u00ebve i Agjencis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Energjin\u00eb Atomike (IAEA) e miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb, e cila deklaroi zyrtarisht se Irani i ka shkelur detyrimet e tij p\u00ebr mosp\u00ebrhapjen e arm\u00ebve b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nga viti 2005 q\u00eb kjo agjenci e OKB-s\u00eb e shpall Iranin si shtet q\u00eb nuk respekton obligimet b\u00ebrthamore. Ky vendim \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga Teherani.<\/p>\n<p>Rezoluta u miratua me 19 vota pro, 3 kund\u00ebr dhe 11 abstenime n\u00eb bordin prej 35 an\u00ebtar\u00ebsh. Rezoluta ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e saj evropian\u00eb \u2013 Britania, Franca dhe Gjermania, t\u00eb njohura si E3.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrgjigje, Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se do t\u00eb krijohet nj\u00eb objekt i ri p\u00ebr pasurimin e uraniumit n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb sigurt dhe centrifugat e gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb (IR-1) n\u00eb objektin Fordow do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me makineri t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb gjasht\u00eb (IR-6).<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e kemi deklaruar m\u00eb par\u00eb, Republika Islamike e Iranit nuk ka tjet\u00ebr zgjidhje p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebsaj rezolute politike\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ministris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;REL&#8221; Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj objekteve b\u00ebrthamore iraniane dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Iranin, duke i vrar\u00eb nj\u00eb gjeneral t\u00eb lart\u00eb dhe dy zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ushtarak\u00eb, dhe duke e rritur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme midis dy vendeve rivale n\u00eb Lindjen e Mesme. Irani u p\u00ebrgjigj &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":116526,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-116525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116525"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116525\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116527,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116525\/revisions\/116527"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}