{"id":116584,"date":"2025-06-14T16:36:00","date_gmt":"2025-06-14T16:36:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116584"},"modified":"2025-06-14T16:36:00","modified_gmt":"2025-06-14T16:36:00","slug":"shqiptaret-te-zhytyr-ne-varferi-produktet-baze-kushtojne-me-shume-se-ne-europe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/14\/shqiptaret-te-zhytyr-ne-varferi-produktet-baze-kushtojne-me-shume-se-ne-europe\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt t\u00eb zhytyr n\u00eb varf\u00ebri, produktet baz\u00eb kushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb Europ\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nj\u00eb analiz\u00eb krahasuese e \u00e7mimeve e zhvilluar nga \u201cMonitor\u201d n\u00eb 52 produkte ushqimore, t\u00eb kujdesit personal dhe produkteve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb rrjetin e supermarketeve \u201cPenny\u201d n\u00eb Gjermani me ato n\u00eb Shqip\u00ebri nxjerr n\u00eb pah disbalanca t\u00eb forta. T\u00eb dh\u00ebnat krahasuese treguan se \u00e7mimet n\u00eb Gjermani jan\u00eb mesatarisht 25.6% m\u00eb t\u00eb lira se n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr 52 artikujt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tabel\u00eb (p\u00ebrjashtohen frutat dhe perimet e fresk\u00ebta). Produktet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe detergjent\u00ebt shiten n\u00eb marketet tona me \u00e7mime dyfish m\u00eb t\u00eb larta. Arsyet pas k\u00ebtyre diferencave lidhen me nivelin e lart\u00eb t\u00eb taksave p\u00ebr mallrat e shport\u00ebs, sidomos TVSH, kostot e larta t\u00eb transportit, logjistik\u00ebs jo shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, spekulimeve dhe munges\u00ebs s\u00eb konkurrenc\u00ebs.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Lona, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, ka ardhur nga Gjermania te t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Teksa shkoi n\u00eb supermarket p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb produktet e nevojshme p\u00ebr vajz\u00ebn e vog\u00ebl 7 muajshe, ajo mbeti e habitur nga \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Qum\u00ebshti pluhur q\u00eb ajo n\u00eb Baden, qytetin ku jeton, e blen 18.99 euro, nuk e gjeti m\u00eb lir\u00eb se 2800 lek\u00eb. Panolinat q\u00eb kushtojn\u00eb nga 5-8 euro, n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb mbi 2 mij\u00eb lek\u00eb (mesatarisht 25 euro).<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me nj\u00eb blerje shpenzoi 10 mij\u00eb lek\u00eb (100 euro). \u201cN\u00eb Baden, me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb do t\u00eb kisha bler\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr produkte, jo vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, por edhe p\u00ebr veten. Edhe \u00e7mimet e ushqimeve n\u00eb supermarkete jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtrenjta\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Lona dhe bashk\u00ebshorti po shqyrtonin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, por e shohin t\u00eb pamundur jetes\u00ebn me k\u00ebto \u00e7mime. \u201cN\u00eb Gjermani marrim 1200 euro kompensim n\u00eb muaj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, nga 600 p\u00ebr secilin deri sa ata t\u00eb mbushin 18 vje\u00e7\u201d.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet p\u00ebr \u00e7mimet e larta kryesisht t\u00eb artikujve industrial\u00eb n\u00eb marketet shqiptare n\u00eb krahasim me vendet e zhvilluara t\u00eb rajonit dhe Europ\u00ebs jan\u00eb rritur shum\u00eb, sidomos me inflacionin t\u00eb lart\u00eb pas pandemis\u00eb dhe luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb krahasuese e \u00e7mimeve e zhvilluar nga \u201cMonitor\u201d n\u00eb 52 produkte ushqimore, t\u00eb kujdesit personal dhe produkteve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb rrjetin e supermarketeve \u201cPenny\u201d n\u00eb Gjermani me ato n\u00eb Shqip\u00ebri nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb disbalanc\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb koston e jetes\u00ebs. Shum\u00eb artikuj kan\u00eb diferenc\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb disfavor t\u00eb konsumatorit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr artikujt e pastrimit, detergjent\u00ebt, shampot etj., dhe produktet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb u krahasuan \u00e7mimet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb rrjetin e marketeve \u201cPenny\u201d n\u00eb Gjermani dhe marketet e nivelit mesatar n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa p\u00ebr disa artikuj ushqimor\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb bulmetrat, u mor\u00ebn \u00e7mimet mesatare t\u00eb INSTAT dhe u krahasuan me \u00e7mimet n\u00eb marketet gjermane \u201cPenny\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat krahasuese treguan se \u00e7mimet n\u00eb Gjermani jan\u00eb mesatarisht 25.6% m\u00eb t\u00eb lira se n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr 52 artikujt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tabel\u00eb. (\u00e7mimet n\u00eb Shqip\u00ebri u konvertuan n\u00eb Euro me kursin zyrtar t\u00eb BSH, 98.4 lek\u00eb).<\/p>\n<p>Arsyet pas k\u00ebtyre diferencave lidhen me nivelin e lart\u00eb t\u00eb taksave p\u00ebr mallrat e shport\u00ebs, sidomos TVSH-s\u00eb, kostove t\u00eb larta t\u00eb transportit, logjistik\u00ebs jo shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme etj.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi norma t\u00eb larta t\u00eb taksave, sidomos TVSH-s\u00eb p\u00ebr shport\u00ebn e ushqimeve, teksa kostot e transportit jan\u00eb mbi 100 euro p\u00ebr ton\u201d tha Eleni Babameto, zot\u00ebruese e kompanis\u00eb \u201cTeuta\u201d, nj\u00eb nga importuesit kryesor\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se pijet joalkoolike, produktet e pastrimit dhe kujdesit personal, bulmetrat, dhe produktet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta aktualisht se n\u00eb Gjermani, me diferenca q\u00eb kalojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60%.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb Gjermani jan\u00eb rreth 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Shqip\u00ebri, shum\u00eb produkte jetike dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm rezultojn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb tregun ton\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto diferenca tregojn\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbi konsumatorin shqiptar dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr politika m\u00eb t\u00eb qarta dhe efikase n\u00eb fush\u00ebn e konkurrenc\u00ebs dhe mbrojtjes s\u00eb konsumatorit.<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Arben Malaj, tha se \u00e7mimet e larta t\u00eb ushqimeve kan\u00eb rritur t\u00eb ardhurat buxhetore. K\u00ebto t\u00eb ardhura duhen t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb kompensuar me mb\u00ebshtetje financiare shtresat e varfra t\u00eb vendit, tha ai.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e pakta n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nuk aplikon leht\u00ebsi fiskale p\u00ebr shport\u00ebn e ushqimeve dhe nd\u00ebrkoh\u00eb ka subvencione shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb nxitur prodhimin vendas me kosto m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e larta t\u00eb ushqimeve jan\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore pse shqiptar\u00ebt \u00e7ojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40% t\u00eb t\u00eb ardhurave mujore p\u00ebr blerjen e tyre, niveli m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ushqimet baz\u00eb, ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb<\/strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F06%2F14%2Fshqiptaret-te-zhytyr-ne-varferi-pse-produktet-baze-kushtojne-me-shume-se-ne-europe%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2Fpage%2F2%2F&amp;cb=9258b1751c\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat rezulton se sheqeri \u00ebsht\u00eb 39% m\u00eb i shtrenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, 0.97 euro p\u00ebr kilogram krahasuar me Gjermanin\u00eb, 0.70 euro p\u00ebr kg.<\/p>\n<p>Edhe vaji i lulediellit ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb ndjeshme, me 1.50 euro p\u00ebr lit\u00ebr n\u00eb Gjermani kundrejt 1.99 euro n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb diferenc\u00eb 24%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, produktet si patatet, qep\u00ebt dhe orizi kushtojn\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb lir\u00eb n\u00eb Gjermani \u2013 deri n\u00eb 40% m\u00eb pak.<\/p>\n<p><strong>Produktet e mishit, Shqip\u00ebria m\u00eb e lir\u00eb, por me diferenca t\u00eb vogla<\/strong><\/p>\n<p>Produktet e mishit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Gjermani, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i mishit t\u00eb vi\u00e7it, q\u00eb ksuhton 12.29 euro p\u00ebr kilogram Shqip\u00ebri (\u00e7mimi mesatar INSTAT, janar 2025) ndaj 31.00 euro p\u00ebr kilogram n\u00eb Gjermani, apo filetos s\u00eb pul\u00ebs (6.05 euro\/kg n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 7.00 euro p\u00ebr kg n\u00eb Gjermani).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, diferenca nuk \u00ebsht\u00eb drastike dhe p\u00ebr disa produkte si kremvi\u00e7et dhe peshku i fresk\u00ebt, diferenca arrin n\u00eb mbi 3 euro\/kg.<\/p>\n<p><strong>Bulmeti, Shqip\u00ebria me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimi i djathit t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 9.62 euro\/kg, kundrejt 13.00 euro n\u00eb Gjermani, por ka\u00e7kavalli \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb n\u00eb Gjermani (9.90 euro) se sa n\u00eb Shqip\u00ebri (12.43 euro).<\/p>\n<p>Qum\u00ebshti dhe kosi jan\u00eb gjithashtu duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb tregun gjerman me 31 dhe 24% m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Vez\u00ebt kushtojn\u00eb af\u00ebrsisht nj\u00ebsoj n\u00eb t\u00eb dyja vendet, nd\u00ebrsa gjalpi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb me 6 euro\/kg n\u00eb Gjermani, nj\u00eb diferenc\u00eb prej 55% nga tregu yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Uji, pijet dhe alkooli \u2013 Gjermania m\u00eb lir\u00eb, sidomos p\u00ebr ujin dhe birr\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimi i ujit mineral n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 0.50 euro p\u00ebr lit\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb Gjermani, vet\u00ebm 0.20 euro. Edhe birra rezulton duksh\u00ebm m\u00eb e lir\u00eb n\u00eb Gjermani me 1.79 euro kundrejt 0.70 euro n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb shishe 0.5 lit\u00ebr.<\/p>\n<p>L\u00ebngjet e futave jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb lir\u00eb n\u00eb Gjermani me mbi 50%.<\/p>\n<p><strong>Artikujt e pastrimit dhe higjien\u00ebs \u2013 Shqip\u00ebria shum\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kategoria me diferenc\u00ebn m\u00eb ekstreme \u00ebsht\u00eb ajo e detergjent\u00ebve dhe produkteve t\u00eb kujdesit personal. P\u00ebr shembull, nj\u00eb pako \u201cFinish\u201d me 42 tableta p\u00ebr lar\u00ebse en\u00ebsh kushton 16.16 euro n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vet\u00ebm 9.95 euro n\u00eb Gjermani, nj\u00eb diferenc\u00eb prej 6.21 euro apo 38% m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe produktet e p\u00ebrditshme si \u201cCif\u201d, \u201cMastro Lindo\u201d, \u201cLenor\u201d, apo pasta e dh\u00ebmb\u00ebve rezultojn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Shqip\u00ebri, me diferenca q\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 54%.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull shampo \u201cHead &amp; Shoulders\u201d shitet p\u00ebr 5.08 euro n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vet\u00ebm 1.79 euro n\u00eb Gjermani, nj\u00eb diferenc\u00eb prej 3.29 eurosh apo gati 65%. Gjithashtu nj\u00eb krem \u201cNivea\u201d me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi n\u00eb Gjermani ishte 80% m\u00eb lir\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb t\u00eb krahasimit m\u00eb 29 maj 2025.<\/p>\n<p><strong>Produkte p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u2013 Shqip\u00ebria dyfish m\u00eb shum\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimi i pelenave \u201cPampers\u201d p\u00ebr pesha 11-22 kilogram\u00eb me 22 cop\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb rezulton 27.34 euro n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vet\u00ebm 8.70 euro n\u00eb Gjermani ose 68% m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta tendenc\u00eb v\u00ebrehet edhe p\u00ebr produktet kozmetike p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, si kremrat apo shampot, ku diferencat variojn\u00eb nga 30% deri n\u00eb 60% (shiko tabel\u00ebn).<\/p>\n<p>Ushqimet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht m\u00eb t\u00eb shtrenjta. P\u00ebr shembull produkti \u201cAptamil Organic 1 Bio 800 gr\u201d kushton n\u00eb tregun ton\u00eb rreth 28 mij\u00eb lek\u00eb (29 euro) nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb supermarketin \u201cPenny\u201d n\u00eb Gjermani kushtoi 18 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb PBB p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rreth 8 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb Gjermani, rreth 53 mij\u00eb euro. Nga gjithsej 52 produkte t\u00eb analizuara n\u00eb tabel\u00eb, 42 prej tyre rezultojn\u00eb m\u00eb t\u00eb lira n\u00eb Gjermani sesa n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga analiza rezulton se vet\u00ebm 9 produkte jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Gjermani sesa n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>TVSH e lart\u00eb p\u00ebr ushqimet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Tatimi mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH) p\u00ebr produktet ushqimore \u00ebsht\u00eb 20%, nj\u00eb nga normat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrast, vendet fqinje aplikojn\u00eb norma m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta Maqedonia e Veriut 5%, Mali i Zi 7%, Kosova 8%, Serbia 10%, nd\u00ebrsa mesatarja europiane p\u00ebr ushqimet \u00ebsht\u00eb rreth 9%.<\/p>\n<p>Kjo barr\u00eb fiskale e lart\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve p\u00ebr konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Babameto tha se Shqip\u00ebria ka taksa t\u00eb larta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb se rajoni dhe TVSH t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ushqimet, si nj\u00eb arsye e fort\u00eb p\u00ebr diferencat e larta. Niveli i lart\u00eb i TVSH-s\u00eb ishte arsye p\u00ebr \u00e7mimet e larta edhe sipas p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb kompanis\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb importeve t\u00eb ushqimeve \u201cKosmonte Foods\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga \u201cTaxfoundation\u201d dhe \u201cEurofast\u201d, disa vende si Spanja dhe Portugalia kan\u00eb ulje t\u00eb p\u00ebrkohshme deri n\u00eb 0% p\u00ebr ushqimet baz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar inflacionin.<\/p>\n<p>Vendet e Bashkimit Europian aplikojn\u00eb gjer\u00ebsisht norma t\u00eb reduktuara t\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar barr\u00ebn fiskale mbi konsumator\u00ebt. N\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr shembull, nd\u00ebrsa norma standarde \u00ebsht\u00eb 20%, TVSH p\u00ebr ushqime \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 5.5%.<\/p>\n<p>Gjermania aplikon nj\u00eb norm\u00eb standarde prej 19%, por vet\u00ebm 7% p\u00ebr ushqimet. Po ashtu, Austria 10%, Belgjika 6%, Italia 4% dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera ndjekin t\u00eb nj\u00ebjtin model favorizues p\u00ebr produktet baz\u00eb t\u00eb konsumit.<\/p>\n<p>Rast interesant \u00ebsht\u00eb Suedia, me norm\u00eb standarde t\u00eb lart\u00eb 25%, por me vet\u00ebm 2.6% TVSH p\u00ebr ushqime, nd\u00ebrsa Irlanda aplikon zero TVSH p\u00ebr produktet ushqimore.<\/p>\n<p>Disa shtete, si Holanda dhe Luksemburgu, kan\u00eb zgjedhur norma t\u00eb moderuara t\u00eb reduktuara, p\u00ebrkat\u00ebsisht 9% dhe 3%.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Bashkimi Europian, ku Shqip\u00ebria synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet, vendi yn\u00eb dallohet p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb skeme q\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb koston e jetes\u00ebs, sidomos p\u00ebr shtresat m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb vetmet vende q\u00eb nuk aplikon norm\u00eb t\u00eb reduktuar p\u00ebr ushqimet, duke ndikuar negativisht n\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ka pasur shpesh propozime p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb TVSH-je t\u00eb reduktuar p\u00ebr produktet ushqimore baz\u00eb, por argumenti kryesor kund\u00ebr ka qen\u00eb r\u00ebnia e t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhet dhe frika nga abuzimet n\u00eb zinxhirin e furnizimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se nj\u00eb sistem me dy norma (standarde dhe e reduktuar) jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm, por edhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar drejt\u00ebsi sociale dhe mbrojtje t\u00eb konsumatorit.<\/p>\n<p><strong>Var\u00ebsi e lart\u00eb nga importet<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimet e larta t\u00eb ushqimeve n\u00eb vendin ton\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti diktohen nga baza e ul\u00ebt e prodhimit dhe var\u00ebsia nga importet. N\u00eb vitin 2024 importet e ushqimeve ishin 2.7 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se eksportet.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e prodhimit n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe n\u00eb tjetr\u00ebn rritja e numrit t\u00eb konsumator\u00ebve nga turist\u00ebt po rizgjojn\u00eb kanalet e importit t\u00eb ushqimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, importet e ushqimeve n\u00eb sasi sh\u00ebnuan rritje me 13%, nd\u00ebrsa n\u00eb vler\u00eb, me 6.6.%<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojn\u00eb se nga viti 2006 deri n\u00eb 2024, Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb dukshme t\u00eb importeve t\u00eb ushqimeve n\u00eb vler\u00eb monetare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sasia n\u00eb ton sh\u00ebnoi rritje m\u00eb t\u00eb moderuar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb qart\u00eb drejt rritjes s\u00eb kostos s\u00eb importeve ushqimore, duke reflektuar ndryshime n\u00eb \u00e7mime. Importet e ushqimeve n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb pasur rritje t\u00eb fort\u00eb, sidomos pas pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, importet e ushqimeve arrit\u00ebn pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike, mbi 1.300.000 ton\u00eb, duke treguar rritje t\u00eb qart\u00eb pas stabilitetit shum\u00ebvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vlera e importeve ushqimore shfaq nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb nga viti 2006, kur ishte n\u00ebn 50 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2021, ajo arrin mbi 100 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024 kap\u00ebrcen kufirin e 160 miliard\u00eb lek\u00ebve, mbi 3.5 her\u00eb krahasuar me 2006.<\/p>\n<p>Kjo ecuri tregon se, edhe pse v\u00ebllimi n\u00eb sasi nuk ka ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtin trend, shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ushqimet q\u00eb importohen, edhe pse forcimi i Lekut nuk e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>N\u00eb tre vitet e fundit, Leku \u00ebsht\u00eb forcuar me rreth 20% ndaj Euros, gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kishte ndikuar edhe n\u00eb uljen e vler\u00ebs s\u00eb importeve.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se vendi yn\u00eb po importon sasi t\u00eb ngjashme, por me kosto gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kostot e larta t\u00eb transportit dhe logjistika, nj\u00eb tjet\u00ebr arsye<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet e larta t\u00eb ushqimeve n\u00eb Shqip\u00ebri disfavorizohen nga kostot e larta t\u00eb transportit dhe logjistika e p\u00ebrshtatshme. Kostot e transportit p\u00ebr 1 ton ushqime jan\u00eb rreth 100 euro\u201d, \u2013 tha zonja Babameto. Aktualisht, \u00e7mimi i naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00ebt n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lit\u00ebr naft\u00eb kushton 1.76 euro, duksh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, ku \u00e7mimet e karburantit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta s\u00eb paku 30%.<\/p>\n<p>N\u00eb Bashkimit Europian, \u00e7mimet e naft\u00ebs variojn\u00eb, por mesatarja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se ajo n\u00eb Shqip\u00ebri. Qeveria jon\u00eb aplikon taksa m\u00eb t\u00eb larta mbi karburantet, t\u00eb cilat rrisin \u00e7mimin final p\u00ebr konsumatorin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka gjithashtu deficit n\u00eb logjistik\u00eb. Nuk ka hekurudha funksionale. Tregu dominohet nga kompani t\u00eb vogla transporti dhe ka kapacitete t\u00eb dob\u00ebta magazinimi profesional.<\/p>\n<p>Ekonomist\u00ebt p\u00ebrllogarisin se kostot e transportit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb deri n\u00eb 15\u201325% t\u00eb \u00e7mimit final t\u00eb disa produkteve ushqimore, sidomos t\u00eb frutave, perimeve, mishit dhe produkteve t\u00eb fresk\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Treg i vog\u00ebl dhe spekulim i lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb treg i vog\u00ebl, shum\u00eb kategori produktesh importohen dhe shp\u00ebrndahen nga pak kompani, \u00e7ka krijon monopole ose oligopole q\u00eb vendosin \u00e7mime t\u00eb larta. Supermarketet e m\u00ebdha shpesh nuk kan\u00eb presion konkurrues t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ulur \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria importon rreth 80-90% t\u00eb produkteve ushqimore t\u00eb p\u00ebrpunuara, ndryshe nga vendet me bujq\u00ebsi t\u00eb zhvilluar. Kjo sjell kosto m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shkak t\u00eb transportit, taksave doganore etj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudhave t\u00eb kriz\u00ebs, si pandemia e COVID-19 dhe lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb rritje e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve baz\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me ritme mbi 13% p\u00ebr ushqimet.<\/p>\n<p>Fondi Monetar v\u00ebrejti se n\u00eb vendet e rajonit dhe sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri kishte elemente t\u00eb spekulimit me \u00e7mimet e ushqimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb mekanizmave efektiv\u00eb t\u00eb kontrollit dhe monitorimit nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse, \u00e7mimet e larta mbahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spekulative.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb importuar nga jasht\u00eb rreth 1,3 milion\u00eb kilogram ushqim me vler\u00eb 156 miliard\u00eb lek\u00eb. Nj\u00eb kilogram nga grupi \u201cushqim, pije, duhan\u201d kushtoi 120.8 lek\u00eb n\u00eb vitin 2024 nga 129.8 lek\u00eb n\u00eb vitin 2023, me r\u00ebnie rreth 7%.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me vitin 2022, \u00e7mimi i nj\u00eb kilogrami ushqim dhe pije ka ran\u00eb mesatarisht me 17%.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb vitin 2024, inflacioni i grupit ushqim, pije, duhan sh\u00ebnoi rritje me 2.7%. Importet jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi kryesor i inflacionit, pasi Shqip\u00ebria e ka t\u00eb bazuar konsumin n\u00eb import.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo tregu vendas me pakic\u00eb nuk po tregohet elastik ndaj ndryshimeve t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke mos p\u00ebrcjell\u00eb uljen e \u00e7mimeve dhe fitimet nga kursi i k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>Importuesit dhe distributor\u00ebt e ushqimeve kan\u00eb pohuar, se po p\u00ebrballen me rritjen e kostove t\u00eb brendshme p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore q\u00eb i ka detyruar t\u00eb rrisin pagat.<\/p>\n<p><strong>\u00c7mimet e larta t\u00eb ushqimeve, marrin 40% t\u00eb buxhetit t\u00eb familjeve<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, p\u00ebr vitin 2023, nj\u00eb familje shqiptare me mesatarisht 3.7 an\u00ebtar\u00eb shpenzoi rreth 91,675 lek\u00eb n\u00eb muaj, nga t\u00eb cilat 36,349 lek\u00eb (39.6%) ishin p\u00ebr ushqime dhe pije joalkoolike.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Europ\u00eb, duke reflektuar se shqiptar\u00ebt \u00e7ojn\u00eb gjysm\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre p\u00ebr ushqim. N\u00eb BE familjet shpenzojn\u00eb rreth 13% t\u00eb buxhetit p\u00ebr ushqime.<\/p>\n<p>Shpenzimet e larta p\u00ebr ushqime gjithashtu lidhen me t\u00eb ardhurat e ul\u00ebta. Shqip\u00ebria ka fuqi bler\u00ebse sa 34% e BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa pagat jan\u00eb rreth 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se Rajoni.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb ardhurat jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb e madhe e tyre shkon p\u00ebr mallra baz\u00eb, si ushqimet, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr mbijetes\u00eb. N\u00eb vendet me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta, familjet kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shpenzojn\u00eb p\u00ebr arg\u00ebtim, edukim, udh\u00ebtime etj., duke ulur p\u00ebrqindjen q\u00eb z\u00eb ushqimi n\u00eb totalin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka qen\u00eb nd\u00ebr vendet me inflacion m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr produktet ushqimore pas krizave globale (COVID-19, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb), duke rritur m\u00eb tej pesh\u00ebn e tyre n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ndihma ekonomike dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb raport me PBB kan\u00eb p\u00ebsuar ulje vitet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, fondet p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr ndihm\u00ebn ekonomike arrit\u00ebn vet\u00ebm 1,1% e PBB-s\u00eb, duksh\u00ebm m\u00eb pak se 1.6% n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e vazhdueshme e shpenzimeve buxhetore n\u00eb raport me PBB-n\u00eb p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kostot e jetes\u00ebs, t\u00eb tilla si \u00e7mimet e ushqimeve, qiras\u00eb, transportit etj., jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm, duke goditur m\u00eb fort shtresat n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Shqip\u00ebria ka zyrtarisht 42% t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb varf\u00ebris\u00eb.\/ Marr\u00eb nga\u00a0<a href=\"https:\/\/monitor.al\/pse-produktet-baze-kushtojne-me-shume-se-ne-europe\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Monitor<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb analiz\u00eb krahasuese e \u00e7mimeve e zhvilluar nga \u201cMonitor\u201d n\u00eb 52 produkte ushqimore, t\u00eb kujdesit personal dhe produkteve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb rrjetin e supermarketeve \u201cPenny\u201d n\u00eb Gjermani me ato n\u00eb Shqip\u00ebri nxjerr n\u00eb pah disbalanca t\u00eb forta. T\u00eb dh\u00ebnat krahasuese treguan se \u00e7mimet n\u00eb Gjermani jan\u00eb mesatarisht 25.6% m\u00eb t\u00eb lira se n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115124,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-116584","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116585,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116584\/revisions\/116585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}