{"id":116591,"date":"2025-06-14T19:54:05","date_gmt":"2025-06-14T19:54:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116591"},"modified":"2025-06-14T19:54:05","modified_gmt":"2025-06-14T19:54:05","slug":"pakesimi-i-popullsise-eshte-kercenimi-me-i-madh-per-tu-asgjesuar-si-komb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/14\/pakesimi-i-popullsise-eshte-kercenimi-me-i-madh-per-tu-asgjesuar-si-komb\/","title":{"rendered":"Pak\u00ebsimi i popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr t\u2019u asgj\u00ebsuar si komb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver BYTY\u00c7!<\/strong><\/p>\n<p>Mundet q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pushtohet edhe nga nj\u00eb pushtues i eg\u00ebr. Mjafton q\u00eb ai pushtues t\u00eb mos i d\u00ebboj\u00eb vendasit p\u00ebr ta kolonizuar territorin dhe n\u00eb fund vjen \u00e7lirimi. Mundet q\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb sundohet nga nj\u00eb vend tjet\u00ebr, si\u00e7 ka ndodhur me sundimin e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Por vjen nj\u00eb dit\u00eb dhe \u00e7lirohesh nga ai sundues, si\u00e7 ndodhi me Kosov\u00ebn m\u00eb 12 qershor 1999. Mundet q\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjenocid, s\u00ebrishmi si\u00e7 b\u00ebri Serbia n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shekull, si dhe n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999. Por shpresa mund t\u00eb mos humb dhe kombi mbahet e nuk zhduket. Mundet q\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb djeg\u00eb e t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb gjith\u00e7ka, sht\u00ebpit\u00eb, objektet e biznesit, madje edhe bag\u00ebtit\u00eb dhe t\u00eb korrat, ushqimin e nj\u00eb populli. Si\u00e7 ndodhi edhe kjo n\u00eb Kosov\u00eb, kur forcat ushtarake dhe policore t\u00eb Serbis\u00eb shkat\u00ebrruan e dogj\u00ebn gjith\u00e7ka. Por vjen nj\u00eb moment dhe ringjallesh, e rikthen jet\u00ebn dhe \u00e7do gj\u00eb vjen n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>Gazeta e madhe gjermane \u201cFrankfurter Rundschau\u201d shkruante n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999 se Peja (n\u00eb shqip), ose Pe\u00e7 (n\u00eb serbisht) nuk ekziston m\u00eb. \u00c7do gj\u00eb aty \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkrumb e hi. Sot Peja \u00ebsht\u00eb Hiroshima e Evrop\u00ebs\u201d, thuhej n\u00eb at\u00eb artikull! Fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb k\u00ebto shkruhen n\u00eb at\u00eb gazet\u00eb. E kam par\u00eb edhe vet\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs, kur vizitova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosov\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Pej\u00ebn. Pas 26 vitesh prej asaj kohe, Peja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb e bukur sesa ishte para se ajo t\u00eb digjej e t\u00eb shkat\u00ebrrohej, pra para se t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb Hiroshim\u00eb evropiane, nga ana e militar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb. Gati-gati jan\u00eb harruar ato pamje t\u00eb tmerrshme t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Por edhe mundet q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shkat\u00ebrrohet prej fatkeq\u00ebsive natyrore e s\u00ebrishmi t\u00eb gjej\u00eb forca e t\u00eb rivendos\u00eb gjendjen e para asaj katastrofe. Sa e sa her\u00eb ndodhin t\u00ebrmete, p\u00ebrmbytje, ciklone, rr\u00ebshqitje t\u00eb tok\u00ebs dhe bashk\u00eb me to edhe shkat\u00ebrrime dhe humbje t\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore. Megjithat\u00eb njer\u00ebzit solidarizohen midis tyre dhe nuk e humbin shpres\u00ebn!<\/p>\n<p>Pse i p\u00ebrmenda t\u00eb gjitha k\u00ebto? P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se gjith\u00e7ka ka qajre, por vet\u00ebm shpopullimi nuk ka. Gjith\u00e7ka mund t\u00eb riparohet, shpopullimi nuk riparohet. Gjith\u00e7ka q\u00eb i ndodh njeriut mund t\u00eb zgjidhet, shpopullimi ka pasoja t\u00eb pazgjidhshme. Vdekja nuk ka zgjidhje e alternativ\u00eb. Dhe shpopullimi \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vdekje, por jo e nj\u00eb individi, e nj\u00eb kombi dhe populli. Nj\u00eb popull q\u00eb pak\u00ebsohet, ai popull k\u00ebrc\u00ebnohet t\u00eb zhduket. Nj\u00eb komb q\u00eb nuk lufton p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tij, ai komb \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb shuhet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria k\u00ebrc\u00ebnohet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nga pak\u00ebsimi i popullsis\u00eb s\u00eb saj, pra nga shpopullimi. Nuk e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me ekzistenc\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme Londineze as pushtuesit shekullor\u00eb e as ata kalimtar\u00eb. Nuk e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar aq shum\u00eb as diktatura e eg\u00ebr komuniste dhe as luft\u00ebrat e shumta, ndon\u00ebse gjithmon\u00eb lokale. Nuk e kan\u00eb d\u00ebmtuar Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00ebrmetet e as p\u00ebrmbytjet e shumta, sa po e d\u00ebmton shpopullimi n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme i k\u00ebtyre 12 viteve. Por kjo epidemi rrezikon edhe Kosov\u00ebn, shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ata t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Shpopullimi, ose pak\u00ebsimi i popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb baras zhdukje fizike dhe asgj\u00ebsim i elementit etnik shqiptar. \u00cbsht\u00eb identik ajo q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte Serbia dhe makineria e saj ushtarake, policore, akademike dhe sinodiane me shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Por shqiptar\u00ebt rezistuan m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull dhe fituan. E dini pse? Sepse nuk lejuan q\u00eb t\u00eb pak\u00ebsohet popullsia. Sepse ruajt\u00ebn tradit\u00ebn e shtimit t\u00eb popullsis\u00eb, si masa e vetme p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar humbjet e m\u00ebdha nga vrasjet dhe masakrat serbe kund\u00ebr tyre. N\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb kishte pak\u00ebsim t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare, sot nuk do t\u00eb kishim jo m\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb pavarur, por as edhe nj\u00eb Kosov\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Shqip\u00ebria e Rilindjes e k\u00ebtyre 12 viteve \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar. Numri i banor\u00ebve t\u00eb saj ulet vazhdimisht. Lindjet jan\u00eb m\u00eb keq se n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb Evrop\u00ebs e t\u00eb bot\u00ebs. Dhe kjo vjen, sepse n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pensionist\u00eb, sesa njer\u00ebz t\u00eb moshave aktive p\u00ebr pun\u00eb. Sepse rinia e Shqip\u00ebris\u00eb ik\u00ebn \u00e7do dit\u00eb masivisht prej vendlindjes dhe k\u00ebrkon nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim. Sepse n\u00ebnt\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb student\u00eb t\u00eb thon\u00eb, se \u201csapo t\u00eb mbaroj studimet do t\u00eb iki jasht\u00eb\u201d! Sepse qeveria dhe qeverisja nuk japin asnj\u00eb shpres\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 makiazhit dhe fasad\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e frikshme! Ky \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh q\u00eb i kanoset Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, rrezik i cili nuk ishte njohur m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb Kosova duhet t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00ebsimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi p\u00ebr shtetin demokratik t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe nd\u00ebrtimin e forcimin e institucioneve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq rrezikun e pak\u00ebsimit t\u00eb popullsis\u00eb, pra t\u00eb shpopullimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, e rrit n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme fakti se qeveritar\u00ebt dalin e thon\u00eb \u201cNuk kemi shpopullim, por kemi emigrim\u201d! \u201cKjo q\u00eb na ndodh ne ka ndodhur dhe ndodh edhe n\u00eb vendet e tjera\u201d! E t\u00eb tjera justifikime, t\u00eb cilat flasin p\u00ebr nj\u00eb perspektiv\u00eb shum\u00eb t\u00eb zymt\u00eb. N\u00eb fushat\u00eb elektorale premtojn\u00eb kthimin e shqiptar\u00ebve nga emigrimi p\u00ebr t\u00eb investuar dhe jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Sapo mbaron fushata, luten q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ikin prej k\u00ebtu. E shohin shpopullimin dhe emigrimin si valvul t\u00eb shkarkimit t\u00eb zem\u00ebrimit dhe revolt\u00ebs kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie antipopullore dhe antikomb\u00ebtare. Aq e tmerrshme \u00ebsht\u00eb plaga e shpopullimit, aq i friksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb\u00a0fenomeni i pak\u00ebsimit t\u00eb banor\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, sa duhet marr\u00eb shum\u00eb seriozisht mund\u00ebsia e asgj\u00ebsimit ton\u00eb si komb e si popull! N\u00ebse kemi K\u00ebshill t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, ky k\u00ebshill k\u00ebt\u00eb plag\u00eb duhet ta ket\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs \u00e7do dit\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver BYTY\u00c7! Mundet q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pushtohet edhe nga nj\u00eb pushtues i eg\u00ebr. Mjafton q\u00eb ai pushtues t\u00eb mos i d\u00ebboj\u00eb vendasit p\u00ebr ta kolonizuar territorin dhe n\u00eb fund vjen \u00e7lirimi. Mundet q\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb sundohet nga nj\u00eb vend tjet\u00ebr, si\u00e7 ka ndodhur me sundimin e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Por vjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-116591","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116591"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116591\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116592,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116591\/revisions\/116592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}