{"id":116777,"date":"2025-06-17T19:43:46","date_gmt":"2025-06-17T19:43:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116777"},"modified":"2025-06-17T19:43:46","modified_gmt":"2025-06-17T19:43:46","slug":"dhune-shtazarake-e-banditeve-me-uniforme-ndaj-dy-qytetareve-nje-prej-tyre-femer-denoncimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/17\/dhune-shtazarake-e-banditeve-me-uniforme-ndaj-dy-qytetareve-nje-prej-tyre-femer-denoncimi\/","title":{"rendered":"Dhun\u00eb shtazarake e bandit\u00ebve me uniform\u00eb ndaj dy qytetar\u00ebve, nj\u00eb prej tyre fem\u00ebr, denoncimi&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore vendosi pezullimin nga detyra t\u00eb tre efektiv\u00ebve t\u00eb forcave \u201cShqiponja\u201d t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb drejtuar nga Alban La\u00e7i, pasi dhunuan nj\u00eb qytetar gjat\u00eb momentit t\u00eb shoq\u00ebrimit n\u00eb komisariatin nr.2 t\u00eb kryeqytetit, duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr spital.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr efektiv\u00ebt:<\/p>\n<p>Inspektor\u00a0Egzon Toskaj,\u00a0me detyr\u00eb Trup\u00eb Sh\u00ebrbimi, Seksioni \u201cShigjeta\u201d, n\u00eb sektorin e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Shqiponja.<br \/>\nInspektor\u00a0Denis G\u00ebrdeci,\u00a0me detyr\u00eb Trup\u00eb Sh\u00ebrbimi, Seksioni \u201cShigjeta\u201d, n\u00eb sektorin e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Shqiponja.<br \/>\nInspektor Elis Noto, me detyr\u00eb Trup\u00eb Sh\u00ebrbimi, Seksioni \u201cShigjeta\u201d, n\u00eb sektorin e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Shqiponja.<\/p>\n<p>Ata akuzohen p\u00ebr kryerjen e vepres penale \u201cKryerja e veprimeve arbitrare\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim. Boldnews.al ka siguruar vendimin e gjyqtarit Taulant Banushi, i cili vendosi pezullimin e tyre nga detyra, teksa rezulton se qytetari i dhunuar \u00ebsht\u00eb shtetasi\u00a0Rigert Zagor\u00e7ani.<\/p>\n<p>Ky i fundit ka p\u00ebrfunduar n\u00eb spitalin e Traum\u00ebs p\u00ebr mjekim, pasi kishte shenja dhune n\u00eb kok\u00eb, fytyr\u00eb dhe trup nga dhunimi i efektiv\u00ebve t\u00eb \u201cShqiponjave\u201d.<\/p>\n<p>Ngjarja ka ndodhur mbr\u00ebmjen e t\u00eb enjtes s\u00eb 8 Majit, rreth or\u00ebs 19:30, tek \u201cRruga e Kosovar\u00ebve\u201d, ku Rigert Zagor\u00e7ani ndodhej me automjetin e tij, Mercedes Benz, ngjyr\u00eb e bardh\u00eb, s\u00eb bashku me vjerr\u00ebn e tij, Brunilda Balliu, e cila po ashtu ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr dhun\u00ebn e ushtruar ndaj dh\u00ebnderit t\u00eb saj, por edhe ndaj saj nga punonj\u00ebsit e Policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>D\u00cbSHMIT\u00cb E DY KALL\u00cbZUESVE<\/strong><\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive t\u00eb dy kall\u00ebzuesve, 4 efektiv\u00eb t\u00eb \u201cShqiponja\u201d me motora u kan\u00eb bllokuar rrug\u00ebn, teksa ata po dilnin nga nj\u00eb karburant.<\/p>\n<p>Fillimisht Rigert Zagor\u00e7ani ka ikur, nd\u00ebrkoh\u00eb efektiv\u00ebt m\u00eb pas i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me shenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar dhe sipas Brunilda Balliut, i kan\u00eb k\u00ebrkuar \u201cllogari\u201d se pse u kishte reaguar me arroganc\u00eb. M\u00eb pas ata i kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u2019i ushtruar kontroll me pretendimin se ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rigert Zagor\u00e7ani ka k\u00ebrkuar q\u00eb kontrrollin t\u2019ia b\u00ebnin n\u00eb komisariat.<\/p>\n<p>Brunilda Balliu ka deklaruar se gjat\u00eb shoq\u00ebrimit n\u00eb komisariat, dh\u00ebndrin e saj e kan\u00eb goditur vazhdimisht n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit duke i nxir\u00eb syrin, teksa shton se punonj\u00ebsi i policis\u00eb q\u00eb ishte ulur mbrapa e ka goditur edhe at\u00eb n\u00eb shpatul\u00ebn e majt\u00eb. Pasi ajo ka b\u00ebrtitur, e kan\u00eb nxjerr\u00eb nga automjeti.<\/p>\n<p>\u201cShtetasja Brunilda Balliu,n\u00eb ka l\u00ebzimin e saj ka sqaruar se m\u00eb dat\u00eb 08.05.2025 rreth or\u00ebs 19:30 minuta ka qen\u00eb duke udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me dh\u00ebndrin e saj Rigert Zagor\u00e7ani, me mjetin e tij tip Mercedes Benz ngjyr\u00eb e bardh\u00eb me targa \u201cAA086HP\u201d dhe kan\u00eb ndaluar tek karburant \u201cKastrati\u201d pran\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb \u201cKosovar\u00ebve\u201d, n\u00eb at\u00eb moment kan\u00eb ardhur dy motomjete me kat\u00ebr punonj\u00ebs policie me uniform\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe duke i ndaluar motorat pran\u00eb automjetit dhe duke bllokuar rrug\u00ebn. Ajo sqaron se kur Rigerti i ka b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen pak pasi mjeti nuk mund t\u00eb kalonte, nj\u00ebri nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalonte dhe se Rigerti ka kaluar karburantin dhe ka ndaluar 10 metra m\u00eb posht\u00eb. Nj\u00ebri nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb afruar dhe i ka th\u00ebn\u00eb Rigertit, \u201cpse na flet keq dhe me at\u00eb l\u00ebvizjen me dor\u00eb, me at\u00eb arroganc\u00eb\u201d, Rigerti ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb kishe bllokuar rrug\u00ebn dhe t\u00eb thash\u00eb vet\u00ebm shtyu pak. Ajo sqaron se punonj\u00ebsit e policis\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar dokumentat e mjetit duke i th\u00ebn\u00eb se \u201cngaq\u00eb ti je p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike pasi t\u00eb kemi kapur edhe her\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kontroll\u201d.<\/p>\n<p>Kur Rigerti u ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb mos i b\u00ebjn\u00eb kontroll n\u00eb rrug\u00eb por n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb, ata e kan\u00eb kapur dhe e kan\u00eb mb\u00ebshtetuar pas makin\u00ebs p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb kontrollin. Shtetasja sqaron se ata e kan\u00eb futur Rigertin, n\u00eb sedilen e pasme nga ana e shoferit nd\u00ebrsa shtetasen nuk e kan\u00eb lejuar t\u00eb shkonte me ta n\u00eb Komisariat duke e zbritur nga automjeti dhe kur jan\u00eb nisur pas rreth 20 metra ata kan\u00eb p\u00ebrplasur mjetin e Rigertit me nj\u00eb mjet tjet\u00ebr, dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shtetasja tregon q\u00eb ka vajtur dhe \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb sediljen e par\u00eb t\u00eb mjetit sepse ka d\u00ebgjuar Rigertin q\u00eb b\u00ebrtise pasi punonj\u00ebsit e policis\u00eb po e godisnin, dhe ai u k\u00ebrkonte q\u00eb ta \u00e7onin n\u00eb Komisariat me mjet policie.<\/p>\n<p>Shtetasja n\u00eb kall\u00ebzimin e saj \u00ebsht\u00eb shprehur se gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb, q\u00eb t\u00eb dy punonj\u00ebsit e policis\u00eb q\u00eb ishin shoferi dhe ai q\u00eb ishte ulur mbrapa me Rigertin, e kan\u00eb goditur vazhdimisht n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit duke i nxir\u00eb syrin, ajo sqaron se punonj\u00ebsi i policis\u00eb q\u00eb ishte ulur mbrapa ka goditur edhe shtetasen n\u00eb shpatul\u00ebn e majt\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment ajo ka b\u00ebrtitur shum\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb bllokim rruge i \u00ebsht\u00eb afruar tek xhami nj\u00eb person me k\u00ebmish\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb prezantuar si punonj\u00ebs policie duke i nxjerrr\u00eb dokumentin dhe e ka zbritur at\u00eb nga mjeti ku ndodhej dhe ka njoftuar nj\u00eb patrul\u00eb policie e cila e ka shoq\u00ebruar m\u00eb pas shtetasen n\u00eb Komisariatin e policis\u00eb.\u201d\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs referuar, kall\u00ebzimit t\u00eb Brunilda Balliut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, oficer\u00ebt e AMP-s\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb spitalin e Traum\u00ebs edhe t\u00eb dhunuarit Rigert Zagor\u00e7ani, i cili ka treguar versionin e tij t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se gjat\u00eb kontrollit fizik, e kan\u00eb kontrolluar edhe n\u00eb pjes\u00ebt intime, teksa u ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta shoq\u00ebronin n\u00eb komisariat p\u00ebr t\u00eb kryer kontrollin, por jo me mjetin e tij, por me nj\u00eb automjet t\u00eb Policis\u00eb dhe makin\u00ebn e tij ta sillnin me karrotrec. Gjithsesi, kjo k\u00ebrkes\u00eb e tij nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar dhe se e kan\u00eb futur n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb automjetit t\u00eb tij, \u201cMercedes Benz\u201d, ku personi q\u00eb ka filluar ta godas\u00eb i pari ka qen\u00eb efektivi i \u201cShqiponjave\u201d Egzon Toskaj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas e ka dhunuar edhe efektivi tjet\u00ebr, i cili ndodhej n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb automjetit, duke e goditur pa pushim n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb fytyr\u00eb dhe n\u00eb trup. Rigert Zagor\u00e7ani thot\u00eb se edhe efektivi q\u00eb ishte n\u00eb drejtimin e automjetit, kthehej mbrapa dhe e godiste me nj\u00eb hekur gjithmon\u00eb q\u00eb ndalonte n\u00eb trafik.<\/p>\n<p>Po ashtu, i dhunuari pretendon se ia kan\u00eb p\u00ebrplasur disa her\u00eb edhe automjetin, teksa dhunimi i tij ka ndodhur n\u00eb prani t\u00eb vjehrr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb zbritur m\u00eb pas. Rigert Zagor\u00e7ani thot\u00eb se efektiv\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb dhunuar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb arrestuar edhe dy muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi Rigert Zagor\u00e7ani, ka ka l\u00ebzuar se: M\u00eb dat\u00eb 08.05.2025, rreth or\u00ebs 19:30, ka qen\u00eb tek karburant \u201cKastrati\u201d, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMarko Bo\u00e7ari\u201d, duke furnizuar automjetin e tij me targ\u00eb AB086PH, mercedes ngjyr\u00eb e bardh\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr tu larguar, kan\u00eb ndaluar pran\u00eb tij dy motorra t\u00eb policis\u00eb me nga dy punonj\u00ebs policie sip\u00ebr t\u00eb veshur me jelek\u00eb t\u00eb kuq t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndaluar motorr\u00ebt duke b lokuar rrug\u00ebn e klimit t\u00eb mjetit t\u00eb shtetasit. Ai sqaron se i ka th\u00ebn\u00eb vjerr\u00ebs s\u00eb tij shtetases Brunilda Ba liu, e cila udh\u00ebtonte s\u00eb bashku me t\u00eb n\u00eb sedilen e par\u00eb q\u00eb: \u201cShiko si i l\u00ebn\u00eb motorrat k\u00ebta\u201d, dhe ka vazhduar rrug\u00ebn ku ka ndaluar pas disa metrash tek supermarket \u201cBig Market\u201d, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb paket\u00eb cigare. Ai sqaron se kur ka zbritur nga mjeti i tij ka par\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb q\u00eb po shkonin drejt tij, dhe n\u00eb at\u00eb moment ai u ka th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk kam pun\u00eb me ju, boll m\u00eb keni r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb\u201d, por nj\u00ebri nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb shtetasit \u201cprit prit dhe mb\u00ebshtetu tek makina se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kontroll\u201d, dhe i \u00ebsht\u00eb drejtuar koleg\u00ebve t\u00eb tij duke i th\u00ebn\u00eb se \u201cKy \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kemi kapur para disa koh\u00ebsh\u201d. M\u00eb pas ata i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb vendos\u00eb duart nga pas dhe t\u00eb kthehet nga mjeti i tij dhe kan\u00eb nisur ti b\u00ebjn\u00eb kontrll duke e kontrolluar edhe n\u00eb vende intime. Shtetasi sqaron se u ka k\u00ebrkuar atyre q\u00eb ta d\u00ebrgonin n\u00eb Komisariatin e policis\u00eb p\u00ebr kontroll mos ma b\u00ebnin aty n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, n\u00eb vijim ata i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do ta shoq\u00ebrojn\u00eb n\u00eb komisariat dhe e kan\u00eb hipur n\u00eb der\u00ebn e pasme t\u00eb mjetit t\u00eb tij. Ai u ka k\u00ebrkuar atyre q\u00eb t\u00eb njoftojn\u00eb nj\u00eb mjet policie p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimin dhe t\u00eb mos e merrnin ata mjetin e tij, por at\u00eb t\u00eb vinte dhe ta merrte nj\u00eb karroatrec p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Komisariat.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb tij shtetasi Rigert Zagon\u00e7ari \u00ebsht\u00eb shprehur se n\u00eb sediljen e pasme t\u00eb mjetit s\u00eb bashku me shtetasin, ka hipur edhe nj\u00eb punonj\u00ebs policie q\u00eb koleg\u00ebt e th\u00ebrrisnin Egzon, i cili e ka kapur shtetasin nga qafa dhe ka nisur ta godas\u00eb, dhe n\u00eb koh\u00ebn kur shtetasi (pranon), se i ka shar\u00eb ai dhe kolegu i tij q\u00eb ishte ulur n\u00eb sedilen e shoferit po e godisnin t\u00eb dy papushim, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs kok\u00ebs dhe trupit. N\u00eb vijim shtetasi ka sqaruar se pasi jan\u00eb nisur punonj\u00ebsi i policis\u00eb i cili kishte marr\u00eb drejtimin e mjetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur m\u00eb nj\u00eb automjet tjet\u00ebr, duke d\u00ebmtuar mjetin e shtetasit, dhe n\u00eb koh\u00ebn kur ai ka reaguar dhe i ka t\u00ebhn\u00eb \u201cndaloni mjetin tim mos i jepni ju\u201d, ata kan\u00eb vazhduar ta godisnin p\u00ebrs\u00ebri, veprime p\u00ebr t\u00eb cilat ai shprehet se kan\u00eb ndodhur n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb vjerr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas punonj\u00ebsit e policis\u00eb e kjan\u00eb zbritur nga mjeti. Shtetasi Rigert Zagor\u00e7ani, n\u00eb kall\u00ebzimin e tij ka sqaruar se k\u00ebta punonj\u00ebs police kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb ndaluar dhe arrestuar at\u00eb p\u00ebrpara dy muajsh. Ai shprehet se ai q\u00eb ndodhej n\u00eb sediljen e par\u00eb kthehej dhe e godiste at\u00eb me nj\u00eb send hekuri, veprim p\u00ebr t\u00eb cilin e b\u00ebnte vazhdimisht sa her\u00eb q\u00eb ndalonte n\u00eb trafik dhe deri n\u00eb komisariatin e kan\u00eb goditur q\u00eb t\u00eb dy punonj\u00ebsit.\u201d\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs referuar d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Rigert Zagor\u00e7anit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7FAR\u00cb U KONSTATUA N\u00cb TRUPIN E T\u00cb DHUNUARIT<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendim theksohet se nga kqyrja e jashtme, Rigert Zagor\u00e7ani ka patur n\u00eb pjes\u00ebn rreth syri t\u00eb djatht\u00eb nj\u00eb mavijosje t\u00eb theksuar m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb pje\u00eb e posht\u00ebme t\u00eb tij, si dhe vihet re skuqje e pjes\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb syrit. Po ashtu, edh\u00eb n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb syrit n\u00eb pjes\u00ebn e qaf\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb mavijosje, e cila fillonte nga pjesa pas veshit deri lart n\u00eb pjes\u00ebn e ballit.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e posht\u00ebme t\u00eb veshit t\u00eb djatht\u00eb gjithashtu jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re njolla t\u00eb kuqe si ato t\u00eb gjakut,\u00a0 si dhe posht\u00eb saj nj\u00eb mavijosje e st\u00ebrgjatur n\u00eb form\u00ebn Z. N\u00eb ky\u00e7in e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb ka patur nj\u00eb g\u00ebrvishtje me gjat\u00ebsi rreth 2 cm, nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e e majt\u00eb t\u00eb qaf\u00ebs nj\u00eb skuqje t\u00eb leht\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e shpin\u00ebs jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re g\u00ebrvishtje t\u00eb p\u00ebrmasave dhe formave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga akti i ekspertimit mjeko ligjor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar d\u00ebmtimet n\u00eb trupin e Rigert Zagorcanit ka rezultuar se:<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb ekzaminimin fizik t\u00eb shtetasit Rigert Zagorcani si edhe n\u00eb shqyrtimin e dokumentacionit mjek\u00ebsor, i konstatua shembje e indeve t\u00eb buta t\u00eb kok\u00ebs, fytyr\u00ebs dhe trupit, d\u00ebrmishje, ekimoza, hematoma si dhe grumbullim gjaku i lir\u00eb n\u00eb skler\u00ebn e syrit t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb gjitha sa u p\u00ebrmend\u00ebn me lokalizim dhe karakteristikat e p\u00ebrshkruara m\u00eb lart.<br \/>\nK\u00ebto d\u00ebmtime jan\u00eb shkaktuar me mjet t\u00eb fort\u00eb mbret\u00ebs.<br \/>\nD\u00ebmtimet e m\u00ebsip\u00ebrme nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rrezikshm\u00ebri reale p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb momentin e shkaktimit t\u00eb tyre dhe si t\u00eb tilla hyjn\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e d\u00ebmtimeve t\u00eb cilat sjellin si pasoj\u00eb humbje aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb mas\u00ebn mbi n\u00ebnt\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KQYRJA E PAMJEVE T\u00cb KAMERVA ET\u00cb SIGURIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Grupi i hetimit ka administruar edhe pamjet filmike t\u00eb p\u00ebrftuara nga kamerat e siguris\u00eb t\u00eb instaluara n\u00eb vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kqyrja e tyre ka rezultuar se efektiv\u00ebt e \u201cShqiponjave\u201d e kan\u00eb futur me forc\u00eb n\u00eb automjet, teksa edhe vjerr\u00ebs s\u00eb tij, Brunilda Balliut kan\u00eb tentuar t\u2019i marrin telefonin me t\u00eb cilin po filmonte.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb or\u00ebn 19:53:23 n\u00eb rrug\u00eb ndalon nj\u00eb automjet ngjyr\u00eb e bardh\u00eb, i mark\u00ebs Mercedes Benz, ku nga dera e p\u00ebrparme e an\u00ebs s\u00eb majt\u00eb del nj\u00eb shtetas, i veshur me bluz\u00eb t\u00eb zez\u00eb, (i identifikuar m\u00eb pas me gjeneralitetet Rigert Zagor\u00e7ani). Pas disa sekondash afrohen tre shtetas t\u00eb veshur me uniform\u00eb t\u00eb kuqe si ato t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit n\u00eb pamje v\u00ebrehet se ka komunikime mes tyre dhe shtetasit q\u00eb zbriti nga automjeti. Pas disa \u00e7astesh dy shtetasit e veshur me uniform\u00eb si ato t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit, me flok\u00eb t\u00eb shkurtra kapin nga krahu shtetasin Rigert Zagor\u00e7ani dhe tentojn\u00eb ta fusin n\u00eb makin\u00eb. Ky veprim nuk kryhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dhe mes tyre vazhdon t\u00eb ket\u00eb komunikime. M\u00eb pas drejtuesi i mjetit hip\u00ebn vet\u00eb n\u00eb automjet, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment afrohet nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr me uniform\u00eb si ato t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa nga dera e p\u00ebrparme e an\u00ebs s\u00eb djath\u00eb ka dal\u00eb nj\u00eb shtetase e veshur me rroba me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shtetasi Rigert Zagor\u00e7ani del p\u00ebs\u00ebri nga automjeti dhe drejtohet s\u00eb bashku me punonj\u00ebsit e policis\u00eb n\u00eb an\u00ebn e trotuarit, nd\u00ebrkoh\u00eb shtetasja q\u00eb ishte pasagjere evidentohet me telefon n\u00eb dor\u00eb t\u00eb cilin tenton tja heq\u00eb nga dora nj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr policie, por ky veprim refuzohet nga shtetasja. N\u00eb vijim nj\u00eb punonj\u00ebs policie hap bagazhin e mjetit ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe pasi e mbylin p\u00ebrs\u00ebri pas disa sekondash, ata tentojn\u00eb t\u00eb neutralizojn\u00eb shtetasin Rigert Zagor\u00e7ani, ku evidentohen duart e tij q\u00eb mbahen n\u00eb pjes\u00ebn e pasme nga efektiv\u00ebt e policis\u00eb dhe tre prej tyre tentojn\u00eb ta fusin me forc\u00eb n\u00eb der\u00ebn e pasme t\u00eb an\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. Pasi e fusin, nga dera e pasme e an\u00ebs s\u00eb djath\u00eb futet nj\u00eb punonj\u00ebs policie. M\u00eb pas nj\u00eb punonj\u00ebs policie hyn n\u00eb an\u00ebn e shoferit nd\u00ebrkoh\u00eb shtetasja q\u00eb ndodhej n\u00eb automjet me Rigert Zagor\u00e7anin tenton t\u00eb hip\u00eb n\u00eb vendin e pare t\u00eb pasagjerit por nuk lejohet nga efektiv\u00ebt. M\u00eb pas automjeti filon l\u00ebvizjen dhe n\u00eb nj\u00eb moment v\u00ebrehet q\u00eb shtetasja e cila u la jasht\u00eb mjetit t\u00eb l\u00ebviz me nxitim n\u00eb drejtim t\u00eb automjetit, i cili q\u00ebndron n\u00eb rrug\u00eb n\u00eb kthes\u00ebn e an\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe pasi ka q\u00ebndruar p\u00ebr disa \u00e7aste mjeti vazhdon l\u00ebvizjen dhe largohet.\u201d\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs referuar administrimit t\u00eb pamjeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, edhe pse tre efektiv\u00eb Policie kan\u00eb dhunuar brutalisht nj\u00eb qytetar, AMP dhe Gjykata jan\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me pezullimin e tyre nga detyra dhe asnj\u00eb tjet\u00ebr mas\u00eb sigurie.<\/p>\n<p>Forcat \u201cShqiponja\u201d t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb drejtuar nga Alban La\u00e7i njihet si nj\u00eb sektor problematik n\u00eb radh\u00ebt e uniformave blu, ku jo pak her\u00eb kan\u00eb ushtruar dhun\u00eb ndaj qytetar\u00ebve.\/ boldnews\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore vendosi pezullimin nga detyra t\u00eb tre efektiv\u00ebve t\u00eb forcave \u201cShqiponja\u201d t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb drejtuar nga Alban La\u00e7i, pasi dhunuan nj\u00eb qytetar gjat\u00eb momentit t\u00eb shoq\u00ebrimit n\u00eb komisariatin nr.2 t\u00eb kryeqytetit, duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr spital. M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr efektiv\u00ebt: Inspektor\u00a0Egzon Toskaj,\u00a0me detyr\u00eb Trup\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":116778,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116777","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116777"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116777\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116779,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116777\/revisions\/116779"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116778"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}