{"id":116793,"date":"2025-06-18T08:16:06","date_gmt":"2025-06-18T08:16:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116793"},"modified":"2025-06-18T08:16:06","modified_gmt":"2025-06-18T08:16:06","slug":"shuplaka-e-ke-birn-socialistet-qepin-gojen-per-raportet-qe-fundosin-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/18\/shuplaka-e-ke-birn-socialistet-qepin-gojen-per-raportet-qe-fundosin-ramen\/","title":{"rendered":"\u201cShuplaka\u201d e KE\/ BIRN: Socialist\u00ebt \u201cqepin\u201d goj\u00ebn p\u00ebr raportet q\u00eb fundosin Ram\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrmes dy dokumenteve jozyrtare, Komisioni Evropian shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr protestat dhe sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj SPAK pas arrestimit t\u00eb Veliajt, por edhe p\u00ebr moszbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe negociimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb tenderave publik\u00eb.<\/strong><br \/>\n<strong>BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Europian i sheh me shqet\u00ebsim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me pas arrestimit t\u00eb kryebashkiakut\u00a0Erion Veliaj\u00a0n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb mbrohet pavar\u00ebsia e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re nga puna e komisionit \u201cXhafaj\u201d n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ngrihet gjithashtu si problematik\u00eb p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet e Brukselit i jan\u00eb shprehur qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebrmes dy dokumenteve jozyrtare \u00a0n\u00eb mes t\u00eb majit dhe n\u00eb fillim t\u00eb qershorit, si drafte paraprake t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr ecurin\u00eb e reformave n\u00eb kapitujt themelor\u00eb t\u00eb negociatave, ku vendin kryesor e z\u00eb sundimi i ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin paraprak q\u00eb BIRN disponon, BE v\u00eb n\u00eb dukje se pavar\u00ebsisht p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve publik\u00eb ose politikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb padrejt\u00eb dhe presion mbi sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cHetimi dhe arrestimi i nj\u00eb zyrtari t\u00eb zgjedhur, i konfirmuar nga\u00a0Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar\u00a0(SPAK) n\u00eb shkurt 2025, shkaktoi reagime t\u00eb paprecedenta publike nga deg\u00ebt ekzekutive dhe legjislative, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyq\u00ebsore. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz,\u201d thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>BE i referohet dhe dy ankesave t\u00eb SPAK ndaj Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb forcuar sigurin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur stafin e SPAK gjat\u00eb nj\u00eb proteste p\u00ebrpara godin\u00ebs s\u00eb tij kund\u00ebr arrestimit t\u00eb Veliajt si dhe rasteve t\u00eb presionit ndaj prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit, gjasht\u00eb magjistrat\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00ebn mbrojtje \u2013 dy gjyqtar\u00eb dhe kat\u00ebr prokuror\u00eb. Prokuroria e Posa\u00e7me nisi nj\u00eb hetim penal p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr ushtrim presioni ndaj nj\u00eb magjistrati n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrfshinte nj\u00eb deputet,\u201d thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Komisioni Europian ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb skaner t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, funksionimit t\u00eb gjykatave dhe problematikave n\u00eb munges\u00ebn e burimeve njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa sjell n\u00eb v\u00ebmendje dhe shqet\u00ebsimet n\u00ebse propozimet ligjore p\u00ebr t\u00eb rregulluar k\u00ebto problematika nuk jan\u00eb sipas standardeve europiane.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-raportin e rrjedhur n\u00eb media t\u00eb mart\u00ebn flitet gjithashtu p\u00ebr \u2018mang\u00ebsi\u2019 q\u00eb lidhen me pun\u00ebn, metodologjin\u00eb, transparenc\u00ebn dhe gjithp\u00ebrfshirjen e komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm \u2018anti-korrupsion\u2019 i drejtuar nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p>Kuvendi si institucioni m\u00eb i lart\u00eb gjigjv\u00ebn\u00ebs kritikohet p\u00ebr nivel t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb mbik\u00ebqyrjen e ekzekutivit, moszbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe n\u00eb munges\u00ebn e em\u00ebrimeve t\u00eb drejtuesve apo an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb disa institucioneve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj legjislature, mazhoranca socialiste k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb moszbatimin e dy vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ku k\u00ebrkohej d\u00ebrgimi i mandatit t\u00eb deputetet\u00a0Olta Xha\u00e7ka\u00a0p\u00ebr interpretim n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, pasi bashk\u00ebshorti i saj u shpall nga qeveria \u201cinvestitor strategjik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi gjithashtu duhet t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb ende nuk jan\u00eb respektuar,\u201d thuhet n\u00eb vler\u00ebsimin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e kapitujve themelor\u00eb jan\u00eb dhe reformat n\u00eb prokurimet publike, ku BE vijon t\u00eb vendos\u00eb theksin n\u00eb kontratat me negociim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, si nj\u00eb procedur\u00eb jotransparente.<\/p>\n<p>\u201cLigji i ndryshuar p\u00ebr Prokurimin Publik p\u00ebrmban nj\u00eb dispozit\u00eb kalimtare q\u00eb i lejon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb autorizoj\u00eb negociimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb kontratave t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb \u201cfusha me interes strategjik\u201d p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb trevje\u00e7are, \u00e7ka ngre shqet\u00ebsime mbi p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e saj me acquis-n\u00eb e BE-s\u00eb\u201d- v\u00ebrehet n\u00eb dokumentin pararend\u00ebs t\u00eb draftraportit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Qeveria dhe mazhoranca nuk e kan\u00eb komentuar kritikat dhe sugjerimet e BE-s\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e negociatave n\u00eb kapitujt themelor\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb raport final zyrtar pritet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb korrikut.<\/p>\n<p>Ministri i Shtetit p\u00ebr Parlamentin, Taulant Balla dhe n\u00ebnkryetarja socialiste e komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane,\u00a0Etilda Gjonaj, than\u00eb se nuk ishin n\u00eb dijeni sepse nuk kishte akoma nj\u00eb raport zyrtar.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument paraprak q\u00eb i vjen ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe kjo ministri mbledh komentet e gjith\u00eb institucioneve dhe ia d\u00ebrgon BE-s\u00eb dhe pastaj p\u00ebrpunohet dhe b\u00ebhet publik nj\u00eb raport zyrtar p\u00ebr kapitujt themelor\u00eb\u201d, tha Gjonaj duke sqaruar procedur\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes dy dokumenteve jozyrtare, Komisioni Evropian shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr protestat dhe sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj SPAK pas arrestimit t\u00eb Veliajt, por edhe p\u00ebr moszbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe negociimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb tenderave publik\u00eb. BIRN Komisioni Europian i sheh me shqet\u00ebsim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me pas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116794,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116793","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116793"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116793\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116795,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116793\/revisions\/116795"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}