{"id":116796,"date":"2025-06-18T08:19:19","date_gmt":"2025-06-18T08:19:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116796"},"modified":"2025-06-18T08:19:19","modified_gmt":"2025-06-18T08:19:19","slug":"izraeli-irani-ne-dhe-bota-jone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/18\/izraeli-irani-ne-dhe-bota-jone\/","title":{"rendered":"Izraeli, Irani, ne dhe bota jon\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb debatin shqiptar mbi konfliktin e armatosur midis Izraelit e Iranit ka qen\u00eb i pranish\u00ebm koncepti se Izraeli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci, ku pushteti kufizohet e \u00ebsht\u00eb llogaridh\u00ebn\u00ebs para popullit e t\u00eb zgjedhurve t\u00eb tij, nd\u00ebrsa Irani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teokraci ku lideri suprem dhe kasta rreth tij sundon plot\u00ebsisht mbi shtetasit dhe sistematikisht i keqtrajton ata; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krahun e izraelit. V\u00ebrtet Shqip\u00ebria u pozicionua n\u00eb favor t\u00eb Izraelit duke p\u00ebrs\u00ebritur formul\u00ebn e BE t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sulmit izraelit (e premte, 13.06) se Irani nuk mund t\u00eb ket\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore, se Izraeli ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebmbrojtjes dhe se preferohet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrmes diplomacis\u00eb.<\/p>\n<p>Por u vu re se ky prononcim i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve qeveritar\u00eb erdhi me shum\u00eb vones\u00eb: dit\u00ebn e kat\u00ebrt nga fillimit i konfliktit dhe mbasi u prononcua opozita, si dhe qeverit\u00eb n\u00eb rajon si psh., Prishtina e Shkupi. Por t\u00eb kthehemi te motivet pse p\u00ebrkrahet Izraeli: \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur se Evropa (dhe Per\u00ebndimi) jan\u00eb tok me Izraelin n\u00eb nj\u00eb komunitet vlerash si demokracia, shteti ligjor e respekti p\u00ebr lirit\u00eb e t\u00eb drejtat e njeriut (n\u00eb zhargonin e BE njihen si Kriteret e Kopenhagenit). K\u00ebto ngjashm\u00ebri p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe solidaritetin e p\u00ebrkrahjen p\u00ebr Izraelin n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kritik. N\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, shumica e demokracive jan\u00eb n\u00eb krahun e Izraelit, por ka edhe p\u00ebrjashtime. Po k\u00ebshtu, regjimet autoritare e satrapike jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me Iranin, por jo pa p\u00ebrjashtime. P\u00ebr t\u00eb ven\u00eb gjerat n\u00eb perspektiv\u00eb lipset t\u00eb konsiderojm\u00eb edhe kriterin e interesit shtet\u00ebror dhe at\u00eb t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Interesi shtet\u00ebror n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ai i siguris\u00eb (interesi ekonomik meriton nj\u00eb shqyrtim ve\u00e7as). Q\u00eb me ardhjen n\u00eb fuqi t\u00eb Ajatollah Komenit pra 46 vjet\u00ebsh, Irani deklaron gati p\u00ebrdit\u00eb se synon t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb Izraelin. Pasi t\u00eb mbaroj\u00eb pun\u00eb me Shejtanin e Vog\u00ebl, si\u00e7 e quajn\u00eb Izraelin udh\u00ebheq\u00ebsit e ajatullah\u00ebve, thon\u00eb se do t\u00eb merren me Shejtanin e Madh, ose Amerik\u00ebn. P\u00ebr Evrop\u00ebn nuk flasin hapur me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, por kuptohet se e konsiderojn\u00eb nj\u00eb shejtan t\u00eb mes\u00ebm. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, lideri suprem Khamenei tha para 5 vitesh se jan\u00eb nj\u00eb popull i mbrapsht\u00eb. Ky regjim prej 30 vitesh synon t\u00eb prodhoj\u00eb bomb\u00ebn b\u00ebrthamore. K\u00eb do t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb me bomb\u00eb b\u00ebrthamore? Kuptohet, t\u00eb parin shejtanin e vog\u00ebl, Izraelin; pastaj si t\u2019i volis\u00eb: Evrop\u00ebn, Amerik\u00ebn, rival\u00ebt arab\u00eb si Saudia, Irakun, apo edhe Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk i asgj\u00ebson, at\u00ebher\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnon e shantazhon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i nevojitet bomba b\u00ebrthamore. Prej nj\u00ebzet vjet\u00ebsh bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa p\u00ebrjashtim, Evropa, Amerika, madje edhe Rusia, Kina n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast tentojn\u00eb q\u00eb ta pengojn\u00eb armatosjen b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit. Her\u00eb me sanksione, her\u00eb me marr\u00ebveshje e kontrolle, e her\u00eb duke e ryshfetuar me miliarda dollar\u00eb. Dhe kan\u00eb d\u00ebshtuar gjithmon\u00eb. Amerika, Evropa, Izraeli dhe s\u00eb fundmi Agjencia Atomike e OKB thon\u00eb se Teherani \u00ebsht\u00eb \u00e7erek hapi larg prodhimit t\u00eb bomb\u00ebs. Maksimumi dy jav\u00eb i duhen. Raketat p\u00ebr ta l\u00ebshuar bomb\u00ebn atomike drejt Tel-Avivit apo Evrop\u00ebs i ka b\u00eb gati me koh\u00eb. Sulmi parandalues i Izraelit synon t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim kapital.<\/p>\n<p>Duke eliminuar p\u00ebrve\u00e7 komandant\u00ebve t\u00eb gard\u00ebs s\u00eb ajatollah\u00ebve, edhe teknik\u00ebt b\u00ebrthamor\u00eb terrorist\u00eb, si dhe centrifugat ku prodhohet bomba atomike. Izraeli po heq k\u00ebt\u00eb s\u00ebpat\u00eb varur mbi kok\u00ebn e popullit izraelit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Por edhe t\u00eb popujve n\u00eb Lindjen e Mesme dhe Evrop\u00eb. Si\u00e7 u shpreh sot kancelari gjerman: \u201cIzraeli po b\u00ebn \u2018pun\u00ebn e pis\u00ebt\u2019 p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb kolektive\u201d. Ky sulm ka edhe risqe. Ajatullah\u00ebt mund t\u00eb mbyllin Ngushtic\u00ebn e Hormuzit e t\u00eb bllokojn\u00eb 25% t\u00eb furnizimit bot\u00ebror me naft\u00eb; apo t\u00eb nxisin terrorizmin n\u00eb Evrop\u00eb. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb tentojn\u00eb ata, alternativa ndaj mosveprimit \u00ebsht\u00eb Teherani me pultin e bomb\u00ebs atomike n\u00eb dor\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht alternativa m\u00eb e keqe, por nj\u00eb makth ekzistencial.<\/p>\n<p>Respekti p\u00ebr ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kriter p\u00ebr t\u00eb gjetur se n\u00eb cilin krah q\u00ebndron e drejta n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt. Irani ka shkelur vazhdimisht Traktatin e Mosp\u00ebrhapjes s\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore, ku \u00ebsht\u00eb pal\u00eb q\u00eb nga viti 1970. S\u00eb fundmi, ishte Agjencia Atomike e OKB (IAEA) q\u00eb konkludoi se programi b\u00ebrthamor iranian nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime civile.<\/p>\n<p>Gjithashtu Irani ka instaluar, armatosur e trajnuar milici n\u00eb rajon (Irak, Jemen, Siri, Liban, Gaza) p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar e sulmuar \u00e7do shtet rival n\u00eb Lindjen e Mesme, madje p\u00ebrmes Huth\u00ebve n\u00eb Jemen p\u00ebr disa muaj bllokoi korridorin detar t\u00eb Detit t\u00eb Kuq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb arterie vitale p\u00ebr ekonomin\u00eb evropiane (40% e mallrave). K\u00ebto e t\u00eb tjera e b\u00ebjn\u00eb Iranin shkel\u00ebs sistemik e t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nga ana tjet\u00ebr, ka z\u00ebra n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb edhe pse e shohin sulmin izraelit t\u00eb 13 qershorit si n\u00eb thelb t\u00eb justifikuar, insistojn\u00eb se duke goditur i pari, Izraeli shkeli ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb fakt, agresioni nd\u00ebrshtet\u00ebror apo edhe k\u00ebrc\u00ebnimi me t\u00eb \u00ebsht\u00eb ndaluar nga konventat e OKB mbas L2B. Shkel\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj norme n\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb Rusia me agresionin ndaj Ukrain\u00ebs, apo Serbia e Vu\u00e7i\u00e7it me k\u00ebrc\u00ebnimin e p\u00ebrs\u00ebritur ushtarak ndaj Kosov\u00ebs. Por, n\u00eb rastin e Izraelit, kemi nj\u00eb goditje parandaluese t\u00eb nj\u00eb agresioni madhor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast atomik. \u00cbsht\u00eb \u201crregulli Caroline\u201d i formuluar n\u00eb shekullin e 19 dhe i riafirmuar mbas L2B, q\u00eb lejon t\u00eb godas\u00ebsh fort i pari kur je duksh\u00ebm i k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Skenari ideal n\u00eb Iran do t\u00eb ishte p\u00ebrmbysja e regjimit t\u00eb ajatollah\u00ebve dhe vendosja e nj\u00eb sistemi demokratik e miq\u00ebsor me fqinj\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb me kultur\u00eb t\u00eb lasht\u00eb e t\u00eb pasur q\u00eb ne e njohim nga Omar Kajami, Firdusi e t\u00eb tjer\u00eb. Iranian\u00ebt meritojn\u00eb \u00e7lirimin nga nj\u00eb regjim gjakatar, q\u00eb vret e burgos grat\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shamin\u00eb e kok\u00ebs. Skenari pozitiv do t\u00eb ishte eliminimi t\u00ebr\u00ebsor i potencialit b\u00ebrthamor n\u00eb Iranin e ajatullah\u00ebve me hir apo me pahir. Dhe me verifikim nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb terren. Ndoshta liria e demokracia do t\u00eb duhet t\u00eb presin ende, por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb kemi paqe pa nj\u00eb Hiroshima n\u00eb shekullin 21.<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo &#8211; President i l\u00ebvizjes Paneuropa Shqip\u00ebri, Ish-minist\u00ebr e deputet<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO N\u00eb debatin shqiptar mbi konfliktin e armatosur midis Izraelit e Iranit ka qen\u00eb i pranish\u00ebm koncepti se Izraeli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci, ku pushteti kufizohet e \u00ebsht\u00eb llogaridh\u00ebn\u00ebs para popullit e t\u00eb zgjedhurve t\u00eb tij, nd\u00ebrsa Irani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teokraci ku lideri suprem dhe kasta rreth tij sundon plot\u00ebsisht mbi shtetasit dhe sistematikisht i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-116796","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116797,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116796\/revisions\/116797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}