{"id":116820,"date":"2025-06-18T17:10:08","date_gmt":"2025-06-18T17:10:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116820"},"modified":"2025-06-18T17:33:47","modified_gmt":"2025-06-18T17:33:47","slug":"bardhi-ne-11-maj-nuk-kishte-zgjedhje-shqiperia-beri-regres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/18\/bardhi-ne-11-maj-nuk-kishte-zgjedhje-shqiperia-beri-regres\/","title":{"rendered":"Bardhi n\u00eb Strasburg: N\u00eb 11 maj nuk kishte zgjedhje, Shqip\u00ebria b\u00ebri regres!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur n\u00eb Komitetin Parlamentar t\u00eb stabilizim Asociimit n\u00eb Strasburg\u00a0shqet\u00ebsimin p\u00ebr fars\u00ebn elektorale t\u00eb 11 Majit.<\/p>\n<p>Bardhi theksoi se, zgjedhjet u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku prej 12 vjet\u00ebsh nuk reflektohet asnj\u00eb nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR, nd\u00ebrsa ka regres dhe cenim t\u00eb parimit themelor t\u00eb zgjedhjeve; liris\u00eb dhe barazis\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Gazment Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hapi negociatat, ne nj\u00eb proces qe b\u00ebn bashke mazhorancen dhe opozit\u00ebn. Ajo qe na ndan\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ky proces do jete nj\u00eb proces qe e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb si Europa, apo do te mbyllim syt\u00eb ku Shqip\u00ebria b\u00ebn hapa pas ne standardet minimale te nj\u00eb shteti demokratik.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 Maj Shqip\u00ebria mbajti zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme parlamentare, n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku prej 12 vjet\u00ebsh nuk reflektohet asnj\u00eb nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo b\u00ebn q\u00eb nga nj\u00eb proces zgjedhor n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm hapa pas.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk do t\u00eb flas sot k\u00ebtu si d\u00ebshmitar i atij procesi. Nuk do t\u00eb flas me gjuh\u00ebn e opozit\u00ebs, por me gjetjet, gjuh\u00ebn dhe konstatimet e raportit paraprak t\u00eb OSBE-ODIHR. Nuk ka progres, nuk ka standarde, ka regres dhe c\u00ebnim t\u00eb parimit themelor t\u00eb zgjedhjeve; liris\u00eb dhe barazis\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR thekson:<\/p>\n<ol>\n<li>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025 u mbajt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mjedis tejet t\u00eb politizuar, ku garuesit nuk g\u00ebzuan mund\u00ebsi t\u00eb barabarta. Mund\u00ebsit\u00eb e garimit nuk ishin t\u00eb barabarta. Partia n\u00eb pushtet p\u00ebrfitoi nga p\u00ebrdorimi i gj\u00ebr\u00eb i burimeve shtet\u00ebrore dhe kapaciteteve institucionale, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe b\u00ebrjen publike vet\u00ebm pak koh\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb faljes s\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh gjobash, dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb qeveritar\u00eb u angazhuan n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh aktivitetesh zyrtare q\u00eb shpesh p\u00ebrkonin me mesazhet e fushat\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb vij\u00ebn ndar\u00ebse mes shtetit dhe partis\u00eb. Pati pretendime p\u00ebr presion ndaj n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike, raste intimidimi t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs, si dhe p\u00ebrdorim t\u00eb rrjeteve t\u00eb patronazhimit, cka bie ndesh me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. C\u00ebshtje t\u00eb tjera shqet\u00ebsuese p\u00ebrfshijn\u00eb raportimet p\u00ebr shit- blerje votash, tentativat p\u00ebr t\u00eb ndikuar pa t\u00eb drejt\u00eb tek zgjedh\u00ebsit e marxhinalizuar, si dhe pretendime p\u00ebr ndikim t\u00eb element\u00ebve kriminal\u00eb n\u00eb disa parti politike.<\/li>\n<li>Kandidat\u00ebt raportuan se u p\u00ebrball\u00ebn me intimidim.<\/li>\n<li>P\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb mediave, q\u00eb minon pluralitetin e burimeve t\u00eb lajmeve, s\u00eb bashku me autocensur\u00ebn mes gazetar\u00ebve, kufizuan mund\u00ebsit\u00eb e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb informuar.<\/li>\n<li>Disa llogari [n\u00eb rrjetet sociale] t\u00eb pal\u00ebsh t\u00eb treta raportohet se p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb sjellje t\u00eb koordinuar joautentike n\u00eb platformat online p\u00ebr t\u00eb amplikuar sulmet ndaj opozit\u00ebs. Ndalimi nga qeveria i platform\u00ebs TiktTok q\u00eb prej 6 marsit kufizoi mund\u00ebsit\u00eb e disa kandidat\u00ebve p\u00ebr fushat\u00eb.<\/li>\n<li>Disa bashk\u00ebbisedues t\u00eb MVZ-s\u00eb s\u00eb ODIHR-it ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje lidhur me efikasitetin e policis\u00eb n\u00eb trajtimin e krimeve zgjedhore dhe efikasitetin e p\u00ebrpjekjeve kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar t\u00eb lidhur me politik\u00ebn.<\/li>\n<li>Dita e zgjedhjeve\u2026pati nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb vler\u00ebsimesh negative, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive procedurale dhe nj\u00eb niveli presioni mbi votuesit. Parregullsit\u00eb serioze q\u00eb u v\u00ebrejt\u00ebn p\u00ebrfshinin nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm incidentesh t\u00eb frik\u00ebsimit dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb v\u00ebzhguesve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive n\u00eb proces, ndikim tek zgjedh\u00ebsit dhe pretendime p\u00ebr shit-blerje votash. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, fsheht\u00ebsia e vot\u00ebs u komprometua shpesh p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb organizimit t\u00eb qendrave t\u00eb votimit, mbipopullimit dhe nd\u00ebrhyrjeve.\u2019<\/li>\n<\/ol>\n<p>Kam konsultuar gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve raportet e OSBE-ODIHR p\u00ebr vendet an\u00ebtare t\u00eb BE apo vendeve kandidate t\u00eb BE. Askund nuk gjen q\u00eb OSBE-ODIHR t\u00eb vendos n\u00eb diskutim lirin\u00eb dhe barazin\u00eb n\u00eb zgjedhje. Ka patur vet\u00ebm nj\u00eb raport t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb 2025, por edhe ai shum\u00eb her\u00eb me m\u00eb pak problematika, \u00ebsht\u00eb Raporti p\u00ebr zgjedhjet e 2023 n\u00eb Serbi. Un\u00eb mendoj q\u00eb Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb afroj\u00eb apo tejkaloj\u00eb standardet e zgjedhjeve n\u00eb Serbi, por duhet t\u00eb afroj\u00eb dhe tejkaloj\u00eb standardet e zgjedhjeve n\u00eb vendet e Bashkimit Europian. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb progres as n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit, as n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, as n\u00eb sektor t\u00eb tjer\u00eb themelor, pa garantuar zgjedhjet t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Komisioni i Stabilizim Asociimit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur n\u00eb Komitetin Parlamentar t\u00eb stabilizim Asociimit n\u00eb Strasburg\u00a0shqet\u00ebsimin p\u00ebr fars\u00ebn elektorale t\u00eb 11 Majit. Bardhi theksoi se, zgjedhjet u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku prej 12 vjet\u00ebsh nuk reflektohet asnj\u00eb nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR, nd\u00ebrsa ka regres dhe cenim t\u00eb parimit themelor &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116821,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116820"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116820\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116832,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116820\/revisions\/116832"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116821"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}