{"id":116829,"date":"2025-06-18T17:32:37","date_gmt":"2025-06-18T17:32:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116829"},"modified":"2025-06-18T17:32:37","modified_gmt":"2025-06-18T17:32:37","slug":"zhupa-votuesit-u-privuan-qeveria-perdori-pushtetin-per-te-kapur-median-me-funksion-perhapjen-e-propagandes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/18\/zhupa-votuesit-u-privuan-qeveria-perdori-pushtetin-per-te-kapur-median-me-funksion-perhapjen-e-propagandes\/","title":{"rendered":"Zhupa: Votuesit u privuan! Qeveria p\u00ebrdori pushtetin p\u00ebr t\u00eb kapur median, me funksion p\u00ebrhapjen e propagand\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Stabilizim-Asocimiit n\u00eb Strasburg, deputetja e Partis\u00eb Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetar\u00ebve dhe lirin\u00eb e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale por edhe n\u00eb periudha normale.<\/p>\n<p><strong>Fjala n\u00eb Strasburg<\/strong><\/p>\n<p>Mjedisi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri duket qart\u00ebsisht edhe n\u00eb raportin e OSBE-ODIHR q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb problematik edhe gjat\u00eb zgjedhjeve qe sapo kaloi Shqiperia. Raporti qart\u00eb se \u201cPavar\u00ebsia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve n\u00eb dispozicion t\u00eb votuesve jan\u00eb d\u00ebmtuar nga var\u00ebsia e shumic\u00ebs s\u00eb mediave nga financimi jotransparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh t\u00eb mb\u00ebshtetura nga kontrata qeveritare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias m\u00eb tej minon pluralizmin e burimeve t\u00eb lajmeve, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas disa bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb ODIHR EOM, pron\u00ebsia e disa prej sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shitjes s\u00eb reklamave nga interesa politike pengon shp\u00ebrndarjen e drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga reklamat, nd\u00ebrsa mungesa e matjes s\u00eb besueshme t\u00eb audienc\u00ebs pengon shp\u00ebrndarjen transparente dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb reklamave publike\u201d, shkruhetn\u00eb raport.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qytetar\u00ebt nuk mor\u00ebn dot informacion objektiv, pasi si\u00e7 v\u00eb n\u00eb dukje OSBE\/ODHIR n\u00eb raportin paraprak: \u201cShumica d\u00ebrrmuese e mediave perceptohen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura me partin\u00eb n\u00eb pushtet.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb 6 mars, K\u00ebshilli i Ministrave ndaloi p\u00ebrkoh\u00ebsisht aksesin n\u00eb TikTok \u2013 nj\u00eb ndalim i gjer\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas disa bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb misionit t\u00eb ODIHR, kjo ndales\u00eb pati ndikim shtes\u00eb negativ n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb partit\u00eb jasht\u00ebparlamentare, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb barabarta. Shoqatat e gazetar\u00ebve e kan\u00eb d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese sepse qart\u00ebsisht jemi para shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ambienti i kufizuar mediatik dhe d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb zbatuar n\u00eb mir\u00ebbesim k\u00ebrkesat ligjore i privuan votuesit nga nj\u00eb informacion i pavarur, i larmish\u00ebm dhe i thelluar mbi gar\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Problem serioz n\u00eb Shqip\u00ebri ngelet kushtet p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe lirin\u00eb e gazetar\u00ebve. Rrjeti Safe Journalist p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor ka monitoruar k\u00ebt\u00eb ceshtje dhe ka nje rritje te dhunes ndaj gazetar\u00ebve k\u00ebto dy vitet e fundit, 45 raste n\u00eb 2024 dhe 6 mujori i pare i 2025 sh\u00ebnin 22 raste.<\/p>\n<p>Institucionet shtet\u00ebrore nuk mund\u00ebsojn\u00eb marrjen e informacionit zyrtar nga gazetar\u00ebt, duke krijuar shum\u00eb probleme n\u00eb standardin e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies dhe n\u00eb pamund\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb medias.<\/p>\n<p>BE k\u00ebrkon dialogun e strukturuar dhe adaptiminne direktiv\u00ebs Anti Slapp por nuk ka progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>N\u00eb studimin e b\u00ebr\u00eb nga Scidev, gazetar\u00ebt p\u00ebrmend\u00ebn mbrojtjen e pamjaftueshme ligjore (74.1%), nd\u00ebrhyrjen politike (71.9%), munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes institucionale brenda redaksive t\u00eb tyre (62.6%), presionin ekonomik nga pronar\u00ebt dhe reklamuesit (59%), dhe p\u00ebrgjigjet e dob\u00ebta institucionale nga forcat e rendit dhe gjyq\u00ebsori (53.2%) si k\u00ebrc\u00ebnimet m\u00eb urgjente p\u00ebr sigurin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre profesionale.<\/p>\n<p>Qart\u00ebsisht gjat\u00eb zgjedhjeve po edhe n\u00eb periudha normale, Shqip\u00ebria nuk ja ka dal\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Qeveria e ka p\u00ebrdorur dhe e p\u00ebrdor lidhjen me mediat n\u00ebp\u00ebrmjet pronar\u00ebve t\u00eb tyre dhe interesave ekonomike si nj\u00eb zgjerim t\u00eb paradhomave qeveritare t\u00eb propagand\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Stabilizim-Asocimiit n\u00eb Strasburg, deputetja e Partis\u00eb Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetar\u00ebve dhe lirin\u00eb e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale por edhe n\u00eb periudha normale. Fjala n\u00eb Strasburg Mjedisi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri duket qart\u00ebsisht edhe n\u00eb raportin e OSBE-ODIHR q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb problematik edhe gjat\u00eb zgjedhjeve qe sapo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116830,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116829","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116829"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116829\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116831,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116829\/revisions\/116831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}