{"id":116885,"date":"2025-06-19T08:23:15","date_gmt":"2025-06-19T08:23:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116885"},"modified":"2025-06-19T08:23:15","modified_gmt":"2025-06-19T08:23:15","slug":"zhupa-ligje-me-porosi-per-te-fuqizuar-klientet-e-pushtetit-qe-perdoren-per-te-tjetersuar-vullnetin-e-votuesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/19\/zhupa-ligje-me-porosi-per-te-fuqizuar-klientet-e-pushtetit-qe-perdoren-per-te-tjetersuar-vullnetin-e-votuesve\/","title":{"rendered":"Zhupa: Ligje me porosi p\u00ebr t\u00eb fuqizuar klient\u00ebt e pushtetit q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar vullnetin e votuesve!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Stabilizim-Asocimiit n\u00eb Strasburg, deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Ina Zhupa ka referuar problemet me ligjin e investimeve strategjike, licensat e kanabisit dhe ndryshimin e ligjit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojturave.<\/p>\n<p>Zhupa ngriti shqet\u00ebsimin se, qeveria me politikat e nd\u00ebrmara tregon qart\u00ebsisht q\u00eb nuk ka shqet\u00ebsimin mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e q\u00ebndrueshm\u00ebm, por ka shqet\u00ebsim pasurimin e klient\u00ebve dhe oligark\u00ebve q\u00eb ju sigurojn\u00eb para dhe vota dhe prioritet mbajtjen e pushtetit me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Turizmi ne Shqiperi vijon te jete nje sektor i pa prioritizuar dhe i pa rregulluar. Reformat e pjesshme, modeli selektiv dhe mbi te gjitha perfshirja e skemave korruptive e preferenciale te \u201cinvestimeve strategjike\u201d. Keta te fundit kane perfituar kete status jo rralle here ne mungese te theksuar te procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi te gjitha persona te veshur me pushtet politik si ne rastin e bashkeshortit te ish-Ministres se Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit te parave nga krimi i organizuar nepermjet inidividesh presta nome pa historik te kapitalit financiar te justifikueshem.<\/p>\n<p>Ne keto 12 vite nuk ka patur nje strategji afat-gjate dhe politikat e ndermarra kane qene me shume te natyre te pjesshme dhe favorizuese p\u00ebr nd\u00ebrtimin e klient\u00ebve t\u00eb pushtetit n\u00eb tokat publike me ligjin e investimeve strategjike. K\u00ebta oligark u p\u00ebrdor\u00ebn si sponsor t\u00eb padeklaruar t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb ruajtur privilegjet e p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale mbi interesin publik.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka ndryshuar ligjin e \u201cZonave t\u00eb Mbrojtura\u201d i cili n\u00eb fakt i heq mbrojtjen k\u00ebtyre zonave dhe hap rrug\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb komplekseve t\u00eb vilave, hoteleve, resorteve dhe \u00ebsht\u00eb ana tjet\u00ebr e medaljes s\u00eb ligjit t\u00eb investimeve strategjike.\u00a0 Ligji sjell pasoja degraduese n\u00eb mjedis si dhe shkel nenit 108 i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit dispozit\u00eb e cila ireferohet \u201cdegradimit mjedisor\u201d. ligji \u201cnuk synon p\u00ebrafrimin e legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, por b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ka efekt \u201cp\u00ebrlargues\u201d me legjislacionin e BE-s\u00eb dhe Acquis communautaires, dispozita k\u00ebto detyruese edhe p\u00ebr shtete si Shqip\u00ebria, q\u00eb kan\u00eb ratifikuar MSA-n\u00eb. Opozita ka depozituar padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha progres raportet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb gjithmon\u00eb ngrehet si shqet\u00ebsim nd\u00ebrtimi i aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb nj\u00eb lagun\u00eb, n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur dhe k\u00ebrkohet nd\u00ebrtimi n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk d\u00ebmton natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Parlamenti ben formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgj\u00eb nga sugjerimet nuk merret parasysh. Ligjet kalojn\u00eb sic kan\u00eb ardhur nga qeveria, ku shpesh jan\u00eb ligje me porosi t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb pushtetit. Mjafton t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, ligji p\u00ebr koncesionin e Butrintit, ligjin p\u00ebr lojrat e fatit, ligjin e investimeve strategjike, ligji p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs, ligji Fusha p\u00ebr teatrin komb\u00ebtar, ligji p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave, etj. Ku pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve publike t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve, faktor\u00ebve, grupeve t\u00eb interesit dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebrs\u00ebri kalojn\u00eb me leht\u00ebsi pa marr parasysh asgj\u00eb\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mjedisin, qeveria duket se ka kuptuar qe gjelberimi mund te jete edhe mbjellja e kanabisit. N\u00eb vit elektoral, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb mbillen t\u00eb pakt\u00ebn 1 miliard e 200 mij\u00eb rr\u00ebnj\u00eb kanabis, sa kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori\u2026Dhe q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtu, tashm\u00eb jo bim\u00eb klandestine, por bim\u00eb t\u00eb mbjella me certifikat\u00eb shteti. Qeveria ka shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme leje p\u00ebr mbjelljen e mbi 29.000 hektar\u00ebve drog\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji parashikon vet\u00ebm 200 hektar\u00eb n\u00eb total. Ky veprim \u00e9sht\u00e9 nj\u00eb form\u00eb blerjeje masive t\u00eb votave, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kriter i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbetet Menaxhimi i Mbetjeve dhe ndotja. N\u00eb Shqip\u00ebri ka munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb sistemi efektiv p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve dhe n\u00eb ndotjen e mjedisit, sidomos n\u00eb bregdet dhe zona e mbrojtura. Ky problem \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb raportin e Bashkimit Evropian \u201cTourism in Albania: Sustainable Growth and Jobs\u201d (2021), i cili v\u00eb n\u00eb dukje ndikimin negativ t\u00eb ndotjes n\u00eb perceptimin e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb destinacion i past\u00ebr dhe natyror. Vlora n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb sezoni zgjohet shpesh me djegie masive t\u00eb mbetjeve q\u00eb shkaktojn\u00eb ndotje t\u00eb paimagjinueshme n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb turistike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojn\u00eb harxhohen p\u00ebr futjen e metod\u00ebs s\u00eb incenerimit.. N\u00eb fakt asnj\u00eb incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiran\u00ebs as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro cdo dite nga taksat e qytetar\u00ebve Nj\u00eb afer\u00eb 400 milion euro dhe problemi i mbetjeve \u00ebsht\u00eb ber\u00eb tashm\u00eb edhe problem i korrupsionit p\u00ebrvecse nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur.<\/p>\n<p>Qeveria me politikat e nd\u00ebrmara tregon qart\u00ebsisht q\u00eb nuk ka shqet\u00ebsimin mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e q\u00ebndrueshm\u00ebm por ka shqet\u00ebsim pasurimin e klient\u00ebve dhe oligark\u00ebve q\u00eb ju sigurojn\u00eb para dhe vota dhe prioritet mbajtjen e pushtetit me \u00e7do kusht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Stabilizim-Asocimiit n\u00eb Strasburg, deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Ina Zhupa ka referuar problemet me ligjin e investimeve strategjike, licensat e kanabisit dhe ndryshimin e ligjit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojturave. Zhupa ngriti shqet\u00ebsimin se, qeveria me politikat e nd\u00ebrmara tregon qart\u00ebsisht q\u00eb nuk ka shqet\u00ebsimin mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e q\u00ebndrueshm\u00ebm, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116886,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116885","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116885"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116885\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116887,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116885\/revisions\/116887"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116886"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}