{"id":116948,"date":"2025-06-19T11:09:08","date_gmt":"2025-06-19T11:09:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=116948"},"modified":"2025-06-19T11:09:08","modified_gmt":"2025-06-19T11:09:08","slug":"papunesia-dhe-varferia-zheni-gjergji-shqiperia-larg-standardit-europian-te-dinjitetit-njerezor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/19\/papunesia-dhe-varferia-zheni-gjergji-shqiperia-larg-standardit-europian-te-dinjitetit-njerezor\/","title":{"rendered":"Papun\u00ebsia dhe varf\u00ebria\/ Zheni Gjergji: Shqip\u00ebria larg standardit europian t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Zheni Gjergji e pranishme n\u00eb \u00a0Komisionin e Stabilizim-Asocimit n\u00eb Strasburg, ngriti shqet\u00ebsimin para koleg\u00ebve p\u00ebr situat\u00ebn alarmante t\u00eb mbrojtjes sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, duke theksuar se mbrojtja sociale \u00ebsht\u00eb themeli i barazis\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor q\u00eb \u00e7do vend an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs duhet t\u00eb garantoj\u00eb. Ajo vuri n\u00eb dukje se zgjedhjet e 11 majit d\u00ebshmuan munges\u00ebn e reformave t\u00eb thella dhe keqp\u00ebrdorimin e fondeve publike, q\u00eb lan\u00eb qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pambrojtur viktima t\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb ende nuk vendos barazin\u00eb dhe dinjitetin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Gjergji shtoi se Shqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht disa hapave n\u00eb let\u00ebr, p\u00ebrballet ende me sfida serioze n\u00eb zbatimin e politikave sociale, ku papun\u00ebsia, varf\u00ebria dhe mungesa e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb tregojn\u00eb se reformat jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb propagand\u00eb sesa politika efektive.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetes Zheni Gjergji<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Dua t\u00eb nis k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr \u00e7do vend an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs mbrojtja sociale si themel i barazis\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Zgjedhjet e 11 Majit n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebshmuan se, p\u00ebrball\u00eb munges\u00ebs s\u00eb reformave t\u00eb thella n\u00eb mbrojtjen sociale dhe keqp\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve publike p\u00ebr p\u00ebrfitim elektoral, qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pambrojtur mbeten s\u00ebrish viktimat e nj\u00eb sistemi q\u00eb ende nuk vendos barazin\u00eb dhe dinjitetin njer\u00ebzor n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qeverisjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria, ndon\u00ebse ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e politikave sociale, ende p\u00ebrballet me sfida serioze n\u00eb zbatimin real dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre reformave.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga pozita e nj\u00eb deputeteje opozitare dhe profesionisteje n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nuk mund t\u00eb mos evidentoj munges\u00ebn e nj\u00eb vizioni t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin social.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shifrat e papun\u00ebsis\u00eb, varf\u00ebris\u00eb, shp\u00ebrndarjes s\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike, dhe munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, tregojn\u00eb se reformat e nd\u00ebrmarra jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb propagand\u00eb sesa politika sociale efektive.<\/em><\/p>\n<p><em>Papun\u00ebsia, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ajo n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb rinjve, mbetet nj\u00eb nga plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sociale n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjith\u00eb deklaratat entuziaste t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr rritje dyshifrore n\u00eb sektor\u00eb si turizmi dhe nd\u00ebrtimi, realiteti n\u00eb terren flet ndryshe.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Mij\u00ebra t\u00eb rinj po largohen nga vendi p\u00ebr munges\u00eb mund\u00ebsish, nd\u00ebrsa vendet e pun\u00ebs q\u00eb krijohen jan\u00eb t\u00eb pasigurta, me paga minimale dhe pa t\u00eb ardhme.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Ky kontrast midis propagand\u00ebs dhe realitetit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb politike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimin dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm social.<\/em><\/p>\n<p><em>Vlen t\u00eb theksohet se ekonomia informale vijon t\u00eb mbetet n\u00eb nivele shqet\u00ebsuese n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ndikuar negativisht jo vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhurat publike, por edhe n\u00eb klim\u00ebn e biznesit dhe konkurrenc\u00ebn e ndershme.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Ky fenomen cenon barazin\u00eb sociale dhe krijon pabarazi n\u00eb aksesin ndaj mbrojtjes sociale.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr sa i p\u00ebrket Kapitullit 19 t\u00eb acquis, q\u00eb trajton politikat sociale dhe pun\u00ebsimin, progres-raporti i fundit i Komisionit Europian tregon qart\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7: prej vitesh situata mbetet e pandryshuar, nd\u00ebrsa p\u00ebrgatitja e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb vler\u00ebsohet si vet\u00ebm pjes\u00ebrisht e mjaftueshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo tregon munges\u00ebn e nj\u00eb vizioni t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm nga ana e qeveris\u00eb.\u00a0<\/em><em><br \/>\nNevojiten p\u00ebrpjekje reale dhe t\u00eb strukturuara p\u00ebr t\u00eb forcuar sistemin e mbrojtjes sociale, p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb dhe qasjen n\u00eb sh\u00ebrbimet sociale, si dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb dialog social t\u00eb sinqert\u00eb dhe funksional.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Po ashtu, masat p\u00ebr rregullimin dhe dinamik\u00ebn e tregut t\u00eb pun\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb efektshme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse Shqip\u00ebria d\u00ebshiron t\u00eb ec\u00eb me ritmet e duhura drejt integrimit europian, politikat sociale nuk mund t\u00eb mbeten peng i premtimeve boshe dhe reformave t\u00eb gjysm\u00eb-zbatuara.<\/em><\/p>\n<p><em>Masat e nd\u00ebrmarra gjat\u00eb viteve 2023 dhe 2024 nuk p\u00ebrmbush\u00ebn rekomandimet e Komisionit Europian dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ato rekomandime mbeten ende t\u00eb vlefshme p\u00ebr vitin aktual. Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr:<\/em><\/p>\n<p><em>\u2192 miratimin e Strategjis\u00eb s\u00eb re Komb\u00ebtare p\u00ebr Sh\u00ebndetin dhe Sigurin\u00eb n\u00eb Pun\u00eb 2023\u20132030, me fokus n\u00eb forcimin e kapaciteteve zbatuese;<\/em><\/p>\n<p><em>\u2192 zbatimin e plot\u00eb t\u00eb Planit t\u00eb Veprimit p\u00ebr Garancin\u00eb p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb krijimin e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb indeksimit t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb Ndihm\u00ebs Ekonomike;<\/em><\/p>\n<p><em>\u2192 shtrirjen e projektit pilot t\u00eb Garancis\u00eb Rinore n\u00eb m\u00eb shum\u00eb rajone t\u00eb vendit;<\/em><\/p>\n<p><em>\u2192 rritjen e buxhetit p\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale, sidomos p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe t\u00eb moshuarit, si dhe monitorimin efektiv t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb Fondit Social;<\/em><\/p>\n<p><em>\u2192 forcimin e kapaciteteve t\u00eb qeverisjes vendore p\u00ebr t\u00eb siguruar fonde t\u00eb mjaftueshme dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb koordinuar referimi p\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshe nga rekomandimet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Komisionit Europian dhe konstatimet e raportimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mungesa e vullnetit politik nga maxhoranca aktuale p\u00ebr miratimin e minimumit jetik komb\u00ebtar ka sjell\u00eb q\u00eb komunitetet dhe shtresat m\u00eb vulnerab\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me mungesa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sh\u00ebrbimet sociale, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrputhen me nevojat e tyre reale.<\/em><\/p>\n<p><em>Kujtojm\u00eb se gjat\u00eb periudh\u00ebs janar-maj 2025, qeveria, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Zgjedhor, shp\u00ebrndau plot 2.2 milion euro bonuse t\u00eb maskuara si pagesa p\u00ebr paaft\u00ebsi.\u00a0<\/em><em><br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, shpenzimet publike p\u00ebr skem\u00ebn e Ndihm\u00ebs Ekonomike u ul\u00ebn p\u00ebr vitin 2025, duke p\u00ebrjashtuar nga kjo skem\u00eb 500 familje dhe 2,000 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, po n\u00eb shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor, u pun\u00ebsuan 2,376 persona n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, duke shkaktuar nj\u00eb kosto shtes\u00eb prej 7.2 milion eurosh n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb studim i publikuar nga Reporter.al tregon se gjat\u00eb nj\u00eb dekade, administrata shtet\u00ebrore \u2013 qendrore dhe lokale \u2013 \u00ebsht\u00eb zgjeruar me 20,000 punonj\u00ebs t\u00eb rinj.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Nga k\u00ebta, rreth 30% ose af\u00ebrsisht 7,000 mbajn\u00eb pozicione menaxheriale ose drejtuese, duke udh\u00ebhequr dhe organizuar pun\u00ebn e rreth 11,000 specialist\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky raport, q\u00eb evidenton gati 1 pozicion drejtues p\u00ebr \u00e7do 2.5 specialist\u00eb, d\u00ebshmon qart\u00eb se zgjerimi i pun\u00ebsimit n\u00eb sektorin publik nuk sh\u00ebrben rritjes s\u00eb eficenc\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs, por favorizimeve politike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar edhe k\u00ebt\u00eb vit me shifrat e p\u00ebrmendura m\u00eb lart.\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fund, kostoja financiare e administrat\u00ebs s\u00eb fryr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku popullsia \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar mbi 15% n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dekad\u00eb, dhe ku e-sh\u00ebrbimet pretendohet se po dominon sh\u00ebrbimet publike, bie mbi shpatullat e qytetar\u00ebve, duke reduktuar burimet p\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale dhe programet efektive p\u00ebr nxitjen e pun\u00ebsimit dhe aft\u00ebsimit profesional.<\/em><\/p>\n<p><em>Sa i p\u00ebrket sh\u00ebndetit dhe siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb, legjislacioni \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht i p\u00ebrafruar me acquis-n\u00eb e BE-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kapacitetet institucionale dhe proceset e inspektimit mbeten t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb pamjaftueshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, Shqip\u00ebria ende nuk ka miratuar strategjin\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me korniz\u00ebn strategjike t\u00eb BE-s\u00eb 2021-2027 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Lidhur me dialogun social, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vler\u00ebsuar. Bashk\u00ebpunimi trepal\u00ebsh midis Inspektoratit Shtet\u00ebror t\u00eb Pun\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimeve Sociale, sindikatave dhe organizatave t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve mbetet i dob\u00ebt dhe joefektiv.<\/em><\/p>\n<p><em>Monitorimi i Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Varf\u00ebria relative mbetet n\u00eb nivele t\u00eb larta, duke prekur mbi 46.6% t\u00eb popullsis\u00eb, nd\u00ebrsa varf\u00ebria absolute p\u00ebrfshin af\u00ebrsisht 29.6% t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo situat\u00eb prek jo vet\u00ebm grupet vulnerab\u00ebl, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe grat\u00eb, ku niveli i varf\u00ebris\u00eb arrin deri n\u00eb 27.5%.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Qeveria ka refuzuar miratimin e minimumit jetik, pavar\u00ebsisht se opozita ka depozituar nj\u00eb projektligj n\u00eb Kuvend q\u00eb nga fillimi i vitit 2023.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendosja e minimumit jetik \u00ebsht\u00eb propozuar zyrtarisht nga Avokati i Popullit n\u00eb vitin 2019, dhe propozimi i opozit\u00ebs e vler\u00ebson at\u00eb n\u00eb rreth 200 euro si nivel minimal jetese n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pensionet e pleq\u00ebris\u00eb, pensionet e invaliditetit dhe pagesat e papun\u00ebsis\u00eb apo ndihm\u00ebs ekonomike mbeten ende n\u00ebn k\u00ebt\u00eb prag minimal.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr vitin 2024, pensionet e pleq\u00ebris\u00eb ishin vet\u00ebm 183 euro, nd\u00ebrsa mbi 600 mij\u00eb persona, ose rreth 25% e popullsis\u00eb, jetojn\u00eb n\u00ebn minimumin jetik t\u00eb pap\u00ebrcaktuar zyrtarisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, m\u00eb shum\u00eb se 50% e pensioneve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb (rreth 300,000 persona) nuk marrin pension t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs dhe p\u00ebrfitojn\u00eb vet\u00ebm pension social, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 100 euro n\u00eb muaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Raporti midis pensionit mesatar dhe pag\u00ebs mesatare \u00ebsht\u00eb rritur duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar; aktualisht ky raport \u00ebsht\u00eb mbi 1 n\u00eb 4, nd\u00ebrsa 12 vite m\u00eb par\u00eb ishte pak m\u00eb shum\u00eb se 1 n\u00eb 3.<\/em><\/p>\n<p><em>Regjistri Elektronik Komb\u00ebtar i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Kujdesit Social nuk funksionon plot\u00ebsisht dhe k\u00ebrkon p\u00ebrmir\u00ebsime urgjente.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb lidhje me mosdiskriminimin n\u00eb pun\u00ebsim dhe politikat sociale, p\u00ebrputhja me legjislacionin e BE-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me Direktivat p\u00ebr Barazi n\u00eb Pun\u00ebsim (2000\/78\/KE), mbetet ende e paplot\u00ebsuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Sistemi p\u00ebr monitorimin e pun\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb shfryt\u00ebzimit, si dhe koordinimi midis Agjencis\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve dhe Inspektoratit t\u00eb Pun\u00ebs, vazhdon t\u00eb jet\u00eb i dob\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Siguria dhe sh\u00ebndeti n\u00eb vendin e pun\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb hasin sfida t\u00eb konsiderueshme, pasi legjislacioni \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht i harmonizuar me acquis-n\u00eb e Bashkimit Europian.<\/em><\/p>\n<p><em>Kapacitetet institucionale dhe mekanizmat e inspektimit mbeten t\u00eb dob\u00ebsuar dhe jo t\u00eb efektsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Shqip\u00ebria nuk ka miratuar ende nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, e cila do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrputhej me korniz\u00ebn strategjike t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2027.<\/em><\/p>\n<p><em>Sa i p\u00ebrket barazis\u00eb gjinore n\u00eb pun\u00ebsim dhe politikat sociale, pabarazia mbetet evidente, me shkall\u00ebn e pun\u00ebsimit t\u00eb burrave q\u00eb n\u00eb tremujorin e kat\u00ebrt t\u00eb vitit 2023 ishte 72.5%, duke tejkaluar at\u00eb t\u00eb grave me 10.4%.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundmi dua t\u00eb theksoj se: N\u00eb munges\u00eb t\u00eb veprimeve konkrete dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb duhur, k\u00ebto sfida sociale dhe ekonomike do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb thellojn\u00eb pabarazit\u00eb dhe do t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Pa nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr reforma thelb\u00ebsore dhe zbatim efektiv t\u00eb politikave sociale, sfidat aktuale do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi shtresat m\u00eb t\u00eb prekshme, duke penguar integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Zheni Gjergji e pranishme n\u00eb \u00a0Komisionin e Stabilizim-Asocimit n\u00eb Strasburg, ngriti shqet\u00ebsimin para koleg\u00ebve p\u00ebr situat\u00ebn alarmante t\u00eb mbrojtjes sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, duke theksuar se mbrojtja sociale \u00ebsht\u00eb themeli i barazis\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor q\u00eb \u00e7do vend an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs duhet t\u00eb garantoj\u00eb. Ajo vuri n\u00eb dukje se zgjedhjet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-116948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=116948"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116950,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/116948\/revisions\/116950"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=116948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=116948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=116948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}