{"id":117018,"date":"2025-06-19T19:51:39","date_gmt":"2025-06-19T19:51:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117018"},"modified":"2025-06-19T21:13:33","modified_gmt":"2025-06-19T21:13:33","slug":"kush-eshte-ergys-agasit-njeriu-i-besuar-i-rames-nga-lidhjet-me-bandat-tek-fitimet-ne-biznes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/19\/kush-eshte-ergys-agasit-njeriu-i-besuar-i-rames-nga-lidhjet-me-bandat-tek-fitimet-ne-biznes\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb Ergys Agasi, njeriu i besuar i Ram\u00ebs! Nga lidhjet me bandat, tek fitimet n\u00eb biznes"},"content":{"rendered":"<p>Banesa dhe zyrat e biznesit t\u00eb Ergys Agasit jan\u00eb kontrolluar me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK. Dy skuadra me agjent\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb, shoq\u00ebruar dhe nga patrulla t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Shtetit, zbarkuan n\u00eb ambientet n\u00eb pron\u00ebsi te biznesmenit m\u00ebngjesin e sot\u00ebm. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrollin e 4 vendeve, banesave n\u00eb Durr\u00ebs e Tiran\u00eb, si dhe bizneset q\u00eb zot\u00ebrohen Ergys Agasi.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Ergys Agasi<\/strong><\/p>\n<p>Ergys Agasi konsiderohet si\u00a0eminenca gri e kryeministrit Edi Rama, nj\u00eb figur\u00eb misterioze q\u00eb vepron larg kamerave, por me dor\u00ebn mbi butonat e pushtetit dhe miliardat q\u00eb rrjedhin nga fondet publike.<\/p>\n<p>I njohur si djali i ish-deputetit socialist\u00a0Bardhyl Agasi, Ergys Agasi u ngjit n\u00eb pushtet p\u00ebrmes L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim (LSI) dhe m\u00eb pas u afrua me Partin\u00eb Socialiste, duke mbajtur poste n\u00eb administrat\u00eb si\u00a0drejtues i Inspektoratit t\u00eb Mjedisit. Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb profili i tij publik mbetej i ul\u00ebt, ndikimi i tij rritej n\u00eb prapasken\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesmeni zot\u00ebron pasuri marramend\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vil\u00eb 1 milion\u00eb euro n\u00eb bregdetin e jugut, pasuri q\u00eb u hetua edhe nga SPAK. Po ashtu ai \u00ebsht\u00eb denoncuar mediatikisht edhe p\u00ebr em\u00ebrime t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00eb poste ky\u00e7e n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Sipas\u00a0Arben Ahmetajt, Agasi ka marr\u00eb kontrollin mbi\u00a0Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI)\u00a0p\u00ebrmes lidhjeve t\u00eb tij politike dhe familjare. Dhe faktet e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb:\u00a0motra e tij \u00ebsht\u00eb drejtoresh\u00eb n\u00eb AKSHI, nd\u00ebrsa kompania e tij, EA Solutions, ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb pashpjegueshme financiare brenda nj\u00eb viti nga krijimi i saj dhe \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb IT.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>2.2 milion\u00eb euro fitime p\u00ebr nj\u00eb vit \u2013 nga vijn\u00eb k\u00ebto para?<\/strong><\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se\u00a0EA Solutions,\u00a0kompania e Ergys Agasit, \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023 dhe ka deklaruar\u00a0fitime prej 2.2 milion\u00eb euro\u00a0n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit. Kjo shif\u00ebr b\u00ebhet edhe m\u00eb e dyshimt\u00eb kur merret parasysh fakti se\u00a0shpenzimet e saj totale vjetore jan\u00eb vet\u00ebm 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb thjesht:\u00a0kompania shpenzon rreth 8 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, por fitimet i ka\u00a023 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se shpenzimet.\u00a0N\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb ndersh\u00ebm, nj\u00eb rritje kaq e shpejt\u00eb dhe e pashpjeguar do t\u00eb ishte objekt hetimi p\u00ebr evazion fiskal apo pastrim parash. Por n\u00eb Shqip\u00ebri, kur ke lidhje me Edi Ram\u00ebn, shteti nuk t\u00eb sheh.<\/p>\n<p><strong>Lidhjet me bandat<\/strong><\/p>\n<p>Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka pershkruar Ergys Agasin si nj\u00eb figur\u00eb ky\u00e7e q\u00eb lidh politik\u00ebn me krimin e organizuar dhe biznesin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201ckoordinatorin\u201d e Ram\u00ebs me grupet kriminale.<\/p>\n<p>Ahmetaj tha se Agasi, nj\u00eb individ pa funksion zyrtar, ka nj\u00eb ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb vendimmarrjet e qeveris\u00eb dhe n\u00eb strukturat e Partis\u00eb Socialiste. Ai ngriti pyetjen retorike n\u00ebse socialist\u00ebt votuan q\u00eb \u201cErgys Agasi t\u00eb drejtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se Agasi vendos p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb drejtiin e vendit.<\/p>\n<p>Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt ka deklaruar se Agazi ka organizuar takime mes politik\u00ebs, krimit dhe biznesit, duke sh\u00ebrbyer si nd\u00ebrmjet\u00ebs mes k\u00ebtyre sferave.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi nj\u00eb rast konkret ku Agasi ka organizuar nj\u00eb fest\u00eb n\u00eb nj\u00eb resort n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, politik\u00ebs dhe biznesit. K\u00ebto takime, sipas Ahmetajt, jan\u00eb prova t\u00eb lidhjeve t\u00eb ngushta mes qeveris\u00eb dhe element\u00ebve kriminal\u00eb.<\/p>\n<p>Ahmetaj gjithashtu akuzoi Ram\u00ebn se ka caktuar Agasin p\u00ebr t\u00eb koordinuar marr\u00ebdh\u00ebniet me grupet kriminale, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb figur\u00eb ky\u00e7e n\u00eb struktur\u00ebn e pushtetit. Ai sugjeroi se Agasi \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb kontrollon Partin\u00eb Socialiste dhe administrat\u00ebn publike, duke ndikuar n\u00eb em\u00ebrimet dhe vendimmarrjet ky\u00e7e.<\/p>\n<p>\u201cKa n\u00eb fakt nj\u00eb koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me nj\u00ebri \u2013 tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka k\u00ebrkuar t\u00eb mos i hapin telashe. A \u00ebsht\u00eb Rama i lidhur me k\u00ebto grupe kriminale? Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i lidhur, por po t\u00eb jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tip q\u00eb jeton n\u00eb Durr\u00ebs, pran\u00eb klanit t\u00eb Durr\u00ebsit. Tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Ram\u00ebs, koordinator i t\u00eb gjith\u00eb grupeve\u201d deklaroi Ahmetaj gjat\u00eb nj\u00eb bisede, me nj\u00eb gazetar italian.<\/p>\n<p>K\u00ebto akuza nuk jan\u00eb t\u00eb pabaza. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb organizuar nga Agasi n\u00eb nj\u00eb resort luksoz n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb politik\u00ebs, krimit dhe biznesit.<\/p>\n<p>N\u00eb postimin e saj, Lala shkruajti:\u00a0<em>\u201cErgys Agasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i lakuar p\u00ebr lidhje t\u00eb ngushta me njer\u00ebz t\u00eb krimit. Ai ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb drejtimin e PS-s\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, duke u kthyer n\u00eb njeriun m\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb Ram\u00ebs, pas \u2018r\u00ebnies\u2019 s\u00eb Vangjush Dakos. Sot, ai kontrollon \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb institucioneve n\u00eb qytetin bregdetar. \u00c7do em\u00ebrim n\u00eb poste ky\u00e7e n\u00eb administrat\u00eb kalon p\u00ebrmes tij.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb treguar fuqin\u00eb e tij, po ndaj nj\u00eb detaj: disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Agasi organizoi nj\u00eb fest\u00eb n\u00eb nj\u00eb resort n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, ku\u00a0mblodhi krimin, politik\u00ebn dhe biznesin. Policia ka faktet n\u00eb dor\u00eb. Detajet e k\u00ebsaj feste jan\u00eb t\u00eb dokumentuara, dhe SPAK ka mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i hetoj\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Intevista e RAI 3 me Ahmetajn dhe emri i Agasit si lidhje e Ram\u00ebs me mafian<\/strong><\/p>\n<p>Emisioni investigativ \u201cReport\u201d i kanalit italian RAI 3, ka transmetuar pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb dokumentarit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Gazetari Giorgio Mottola mes t\u00eb tjerash arriti t\u00eb intervistonte ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili sipas tij ndodhet n\u00eb Zvic\u00ebr pas mandatit t\u00eb arrestit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Prej vitit 2013 si minist\u00ebr dhe m\u00eb pas zv\/kryeminist\u00ebr, i akuzuar p\u00ebr incenerator\u00ebt, SPAK e ka shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Ish-numri dy i qeveris\u00eb b\u00ebri akuza t\u00eb forta edhe p\u00ebr lidhje t\u00eb Ram\u00ebs me krimin e organizuar, duke p\u00ebrmendur kryesisht Agasin si njeriun ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><em>\u201cGrupet kriminale marrin tender\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb e ditur kjo n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrtojn\u00eb, pastrojn\u00eb parat\u00eb e tyre nd\u00ebrtim n\u00eb Shqip\u00ebri. Praktikisht shesin drog\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn dhe pastaj i kalojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka n\u00eb fakt nj\u00eb koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me nj\u00ebri-tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka k\u00ebrkuar t\u00eb mos i hapin telashe. A \u00ebsht\u00eb Rama i lidhur me k\u00ebto grupe kriminale? Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i lidhur, por po t\u00eb jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tip q\u00eb jeton n\u00eb Durr\u00ebs, pran\u00eb klanit t\u00eb Durr\u00ebsit. Tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Ram\u00ebs, koordinator i t\u00eb gjith\u00eb grupeve\u201d,<\/em>\u00a0tha Ahmetaj.<\/p>\n<p>Rai 3 p\u00ebrmend se Ergys Agasi, djali i ish-deputetit socialist t\u00eb Durr\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen dhe ish-zyrtar, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash pronar i nj\u00eb kompanie q\u00eb prodhon cigare dhe q\u00eb merret me logjistik\u00eb. Nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i d\u00ebnuar apo i hetuar p\u00ebr lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kan\u00eb folur p\u00ebr lidhje t\u00eb tij me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve kriminale si p\u00ebr shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.<\/p>\n<p>Por Arben Ahmetaj tregoi nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mediat deri dje nuk e kishin raportuar, ndon\u00ebse emri i Agasit kishte nisur t\u00eb p\u00ebrmendej si nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb me influenc\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAgasi<em>\u00a0b\u00ebn koordinatorin dhe pastaj ai i p\u00ebrdor p\u00ebr zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe n\u00eb zyr\u00ebn e tij, n\u00eb zyr\u00ebn e mbledhjeve q\u00eb ka n\u00eb selin\u00eb e qeveris\u00eb. Un\u00eb nuk kam marr\u00eb pjes\u00eb sepse nuk kam pranuar kurr\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihem. I kam par\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb. Personazhe nga Dibra, Durr\u00ebsi, Elbasani\u2026 Po. Kapo t\u00eb mafias\u201d<\/em>, tha Ahmetaj n\u00eb rr\u00ebfimin p\u00ebr RAI3.\u00a0\/Zoom.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banesa dhe zyrat e biznesit t\u00eb Ergys Agasit jan\u00eb kontrolluar me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK. Dy skuadra me agjent\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb, shoq\u00ebruar dhe nga patrulla t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Shtetit, zbarkuan n\u00eb ambientet n\u00eb pron\u00ebsi te biznesmenit m\u00ebngjesin e sot\u00ebm. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrollin e 4 vendeve, banesave n\u00eb Durr\u00ebs e Tiran\u00eb, si dhe bizneset q\u00eb zot\u00ebrohen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":117019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-117018","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117018"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117021,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117018\/revisions\/117021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}