{"id":117111,"date":"2025-06-20T19:03:02","date_gmt":"2025-06-20T19:03:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117111"},"modified":"2025-06-20T19:03:02","modified_gmt":"2025-06-20T19:03:02","slug":"per-ilir-meten-ish-president-aktualisht-i-burgosur-ne-burgjet-politike-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/20\/per-ilir-meten-ish-president-aktualisht-i-burgosur-ne-burgjet-politike-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"P\u00ebr Ilir Met\u00ebn, ish-president, aktualisht i burgosur n\u00eb burgjet politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA <\/strong><\/p>\n<p>Ilir Meta hyri n\u00eb Presidenc\u00ebn e Republik\u00ebs pasi kishte provuar t\u00eb gjitha postet e mundshme n\u00eb politik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb dy postet e tjera m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit: kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Vet\u00eb fakti q\u00eb politikani i majt\u00eb Ilir Meta \u00ebsht\u00eb i pari njeri nga ky formacion politik n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, i cili ka mbajtur t\u00eb tria postet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit, ka nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Shkurt, n\u00ebse kishte njeri p\u00ebr momentin, nj\u00eb njeri q\u00eb e njihte shtetin dhe q\u00eb dinte ta b\u00ebnte detyr\u00ebn e Presidentit, ky ishte Meta. Njeriu q\u00eb do t\u00eb mbante postin e Presidentit duhej t\u2019i rezistonte presioneve q\u00eb i b\u00ebheshin nga krah\u00ebt e ndrysh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht nga qeveria.<\/p>\n<p>Si politikan, ai ka treguar se ka k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb madhe. S\u00eb paku dy her\u00eb, n\u00eb vitin 2008, me ndryshimet kushtetuese, dhe n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2017, pam\u00eb se ai i rezistoi presionit t\u00eb dyansh\u00ebm t\u00eb ushtruar nga t\u00eb dy krah\u00ebt e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebr Met\u00ebn si President ka pasur paragjykime, t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga lufta politike q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb atij prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb, nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb politik\u00eb. P\u00ebr aferat p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb akuzuar, Meta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb dhe ka fituar pafaj\u00ebsin\u00eb. Mund t\u00eb thon\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb zhvilluar k\u00ebto gjyqe, por Meta \u00ebsht\u00eb lider q\u00eb iu n\u00ebnshtrua gjyqeve p\u00ebr akuzat ndaj tij, duke mos p\u00ebrdorur pozit\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar me arsye procedurale apo duke p\u00ebrdorur ndikimin politik q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura ndaj tij p\u00ebr afera korruptive t\u00eb mos shkonin n\u00eb gjykat\u00eb. Meta pra, ishte nj\u00eb hap para t\u00eb tjer\u00ebve k\u00ebtu. \u00c7udit\u00ebrisht, Meta me k\u00ebt\u00eb veprim ka marr\u00eb koston e paragjykimeve.<\/p>\n<p>Disa njer\u00ebz shpreh\u00ebn dyshime p\u00ebr performanc\u00ebn e tij n\u00eb Presidenc\u00ebn e Republik\u00ebs, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre paragjykimeve. Por ku e mb\u00ebshtesin kund\u00ebrshtar\u00ebt e Met\u00ebs imazhin e keq q\u00eb kan\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb? E para, te vjedhja e floririt t\u00eb thesarit t\u00eb shtetit n\u00eb K\u00ebrrab\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur Meta ishte kryeminist\u00ebr. Por procedura p\u00ebr verifikimin e thesarit ishte e till\u00eb q\u00eb kryeministri mund t\u00eb vinte n\u00eb dijeni vet\u00ebm pasi t\u00eb kishin kryer inventarizimin bashk\u00ebrisht tre zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ngarkuar nga ligji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: ministri i Financave, ministri i Brendsh\u00ebm dhe guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb tre k\u00ebta e kishin neglizhuar detyr\u00ebn dhe kishin firmosur shkresa pa kryer verifikimet e duhura. Kryeministri nuk mund t\u00eb shkonte vet\u00eb n\u00eb tunelet e K\u00ebrrab\u00ebs dhe t\u00eb b\u00ebnte revizionin. N\u00eb \u00e7astin q\u00eb u njoftua se kishte nj\u00eb problem, kryeministri urdh\u00ebroi nj\u00eb kontroll. Nj\u00eb deputet i diksh\u00ebm i PS-s\u00eb ka akuzuar me em\u00ebr Fatos Nanon si hajdut t\u00eb floririt t\u00eb thesarit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>E dyta, ky imazh i keq i Met\u00ebs mb\u00ebshtetej te videoja e Dritan Priftit me bllokun e famsh\u00ebm, q\u00eb solli 21 janarin. E kam par\u00eb at\u00eb video kur u shfaq, e kam ripar\u00eb edhe tani q\u00eb po shkruaj k\u00ebta rreshta dhe sinqerisht shikoj q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb del qart\u00eb: Kryetari i partis\u00eb i k\u00ebrkon llogari ministrit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb qytetar biznesmen q\u00eb ankohet p\u00ebr pages\u00ebn e 700 mij\u00eb eurove ose dollar\u00ebve p\u00ebr pranimin e nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Sapo u shfaq videoja, Meta dha dor\u00ebheqjen, gj\u00eb q\u00eb me sa duket nuk po e b\u00ebn sot Edi Rama i incenerator\u00ebve, i McGonigalit, i nuses s\u00eb Bilalit, i grabitjes s\u00eb Gjipes\u00eb, i supervil\u00ebs s\u00eb Surrelit, i mjaft\u00eb aferave korruptive me thjesht\u00ebrz\u00ebn e gruas s\u00eb tij, etj. Meta me dor\u00ebheqjen e tij tregoi se kishte siguri, jo te gjyqtar\u00ebt e bler\u00eb, si\u00e7 e akuzuan kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, por te sjellja e tij. M\u00eb thoni, ku ka ndodhur q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet nj\u00eb kryetar partie, i cili i k\u00ebrkon llogari ministrit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr ankes\u00ebn e nj\u00eb qytetari q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb prej 700 mij\u00eb eurosh apo dollar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb aplikim n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb shtet\u00ebrore?<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ata q\u00eb i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe politike Met\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrlyer si hajdut, m\u00eb n\u00eb fund e zgjodh\u00ebn President, me 87 vota, i hedh posht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do gj\u00eb akuzat ndaj tij.<br \/>\nMegjith\u00eb ndryshimet e sforcuara kushtetuese q\u00eb Edi Rama u b\u00ebri kompetencave t\u00eb Presidentit, duke i zvog\u00ebluar ato, un\u00eb kam qen\u00eb nga ata njer\u00ebz q\u00eb kam menduar gjithmon\u00eb se Meta mundi ta ridimensionoj\u00eb dhe ta rrit\u00eb shum\u00eb rolin e Presidentit duke p\u00ebrdorur kompetencat q\u00eb zot\u00ebronte. Nj\u00eb president si ai mendoj se i p\u00ebrdori me shum\u00eb efektivitet ato kompetenca q\u00eb i jepte Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nga ministrit\u00eb dhe institucionet e ndryshme raporte p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pun\u00ebn e tyre dhe sidomos p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat opinioni publik ka shum\u00eb interes. N\u00eb respekt edhe t\u00eb institucionit t\u00eb Presidenc\u00ebs, un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri isha nj\u00ebri prej atyre q\u00eb iu drejtova publikisht me besim presidentit Meta p\u00ebr kultur\u00ebn dhe problemet e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs q\u00eb ka shoq\u00ebria e sotme shqiptare, duke mos p\u00ebrjashtuar edhe problemet e tjera. Qart\u00ebsisht, ai si President e konceptoi detyr\u00ebn e tij si partneritet t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me publikun, ashtu si\u00e7 imitoi ta b\u00ebnte, por d\u00ebshtoi realisht n\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Ilir Meta duhet gjykuar me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e tij si nj\u00eb politikan shqiptar i guximsh\u00ebm, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb nj\u00eb tranzicion t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe mjaft kompleks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, Ilir Meta, ish-President, ish-kryeminist\u00ebr dhe Kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, ndodhet i burgosur n\u00eb burgjet politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ashtu si Sali Berisha, ish-kryeminist\u00ebr, ish-President dhe kryetar i opozit\u00ebs, i akuzuar pas tet\u00eb vjet\u00ebsh i larguar nga pushteti dhe me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb gjykuar nj\u00ebher\u00eb si i pafajsh\u00ebm, akuzohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb, me nj\u00eb gjyq q\u00eb e provoi si t\u00eb pafajsh\u00ebm. K\u00ebshtu edhe Fatmir Mediu, kryetar i Partis\u00eb Republikane.<\/p>\n<p>Nga politika bot\u00ebrore kemi shembuj t\u00eb figurave politike t\u00eb ngjashme me Met\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt kur kan\u00eb arritur n\u00eb stadin e tyre, kan\u00eb menduar p\u00ebr historin\u00eb, pra q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vendit t\u00eb tyre. Meta tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb kritike t\u00eb prov\u00ebs me sfid\u00ebn e madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike. Ai ka mund\u00ebsin\u00eb energjike ta b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe ta kthej\u00eb si shembull n\u00eb politik\u00eb, se e v\u00ebrteta mbrohet edhe brenda mureve t\u00eb qelis\u00eb s\u00eb nj\u00eb regjimi, i cili e rr\u00ebmbeu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banditeske n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i prirur pozitivisht t\u00eb besoj n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr Met\u00ebn, se do t&#8217;ia dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb mbetet nj\u00eb luft\u00ebtar i fort\u00eb, dhe q\u00eb do t\u00eb l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse besoj plot\u00ebsisht se ka vullnet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Ilir Meta hyri n\u00eb Presidenc\u00ebn e Republik\u00ebs pasi kishte provuar t\u00eb gjitha postet e mundshme n\u00eb politik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb dy postet e tjera m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit: kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Vet\u00eb fakti q\u00eb politikani i majt\u00eb Ilir Meta \u00ebsht\u00eb i pari njeri nga ky formacion politik n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-117111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117112,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117111\/revisions\/117112"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}