{"id":117460,"date":"2025-06-26T08:23:43","date_gmt":"2025-06-26T08:23:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117460"},"modified":"2025-06-26T08:23:43","modified_gmt":"2025-06-26T08:23:43","slug":"lidhjet-e-balles-me-troplinet-si-u-punesua-deputeti-i-ps-tek-kompanite-e-hetuara-nga-antimafia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/26\/lidhjet-e-balles-me-troplinet-si-u-punesua-deputeti-i-ps-tek-kompanite-e-hetuara-nga-antimafia\/","title":{"rendered":"Lidhjet e Ball\u00ebs me Troplin\u00ebt, si u pun\u00ebsua deputeti i PS tek kompanit\u00eb e hetuara nga Antimafia"},"content":{"rendered":"<p>Sonte do t\u00eb merremi me fenomenet zgjedhore. Jo me trenin bullgar, karusel apo patronazhist\u00ebt. Por me deputet\u00ebt fenomen\u00eb, q\u00eb pa asnj\u00eb dit\u00eb angazhim publik arrit\u00ebn t\u00eb thyejn rekorde historike. Do t\u00eb flasim p\u00ebr Arkend Ball\u00ebn, votat e t\u00eb cilit i ka zili dhe vet\u00eb Edi Rama. Si nj\u00eb personazh anonim u shnd\u00ebrrua n\u00eb yllin e politik\u00ebs shqiptare? Kush q\u00ebndron pas njeriut m\u00eb t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit. Do ti zb\u00ebrthejm\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision, por m\u00eb par\u00eb le t\u00eb njihemi nj\u00ebher\u00eb me personazhin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Arkend Balla \u00ebsht\u00eb kandidati p\u00ebr deputet, m\u00eb i votuari ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste dhe politik\u00ebn shqiptare me 20 mij\u00eb e 718 vota. Madje n\u00eb Qarkun e Durr\u00ebsit, arriti t\u00eb sfidoj\u00eb p\u00ebr p\u00eblqim popullor, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb tabelat e KQZ-s\u00eb, edhe vet\u00eb kryeministrin Edi Rama, q\u00eb 4 vite m\u00eb par\u00eb garonte n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb Arkend Balla? Ylli n\u00eb ngjitje i Partis\u00eb Socialiste? Prej vitit 2023 ai \u00ebsht\u00eb deputeti i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi mori mandatin e Rrahman Rraj\u00ebs.<\/p>\n<p>Por q\u00eb prej betimit, Arkend Balla konsiderohet si deputet\u00ebt memec t\u00eb Parlamentit, me nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, n\u00eb 2 vitet e ushtrimit t\u00eb mandatit. (kjo mbulohet me pamje nga salla e kuvendit dhe komisionet)<\/p>\n<p>Deri n\u00eb marrjen e mandatit, Arkend Balla, dor\u00ebzon n\u00eb Kuvend nj\u00eb CV me vet\u00ebm nj\u00eb faqe me arsimimin dhe angazhimet e tij. Kulmin e karrier\u00ebs e ka arritur me detyr\u00ebn e Specialistit pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb Universitetin Aleksand\u00ebr Moisiu n\u00eb Durr\u00ebs, e m\u00eb pas si drejtues i deg\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun, e brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr edhe Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Regjistrimeve dhe Teknologjis\u00eb s\u00eb Inofmracionit. Fillimisht me nj\u00eb pag\u00eb bruto prej 60 mij\u00eb lek\u00ebsh, e m\u00eb pas me nj\u00eb rritje n\u00eb 78 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e Pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2022, Arkend Balla deklaron nj\u00eb pasuri modeste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, nj\u00eb apartament n\u00eb vler\u00ebn 55 mij\u00eb euro, nj\u00eb makin\u00eb 5 mij\u00eb euro dhe kursime n\u00eb llogari bankare thuajse bosh, me overdraft n\u00eb dispozicion n\u00eb rast nevoje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2013, nj\u00eb anomali vihet re n\u00eb llogarin\u00eb e tij t\u00eb kursimeve, ku shuma e kursyer raportohet n\u00eb rreth 230 milion\u00eb lek\u00eb apo 2. 3 milion\u00eb euro, e sipas deklarimit t\u00eb vet\u00eb Arkend Ball\u00ebs, jan\u00eb kursime nga paga. Nuk dihet n\u00ebse ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim, apo Arkend Balla u gdhi milioner pas marrjes s\u00eb mandatit t\u00eb deputetit. Gjith\u00ebsesi, edhe n\u00ebse ka gabime n\u00eb raportim, u mbetet autoriteteteve p\u00ebr ta verifikuar, p\u00ebr sa koh\u00eb deklarimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb deputeti, me nj\u00eb formim pedagogu e aspirant p\u00ebr doktor shkencash.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr anomali n\u00eb deklarimet pasuris\u00eb s\u00eb Arkend ball\u00ebs, q\u00eb ngre dyshime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr hetim, \u00ebsht\u00eb deklarata e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Frida Dulaku-Balla. N\u00eb vitin 2021, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Arkendi, deklaronte nj\u00eb pag\u00eb 60 mij\u00eb lek\u00eb, si i pun\u00ebsuar specialist pran\u00eb Universitetit t\u00eb Durr\u00ebsit, bashk\u00ebshortja Frida Balla blen nj\u00eb automjet me vler\u00eb 70 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2023, e detyrueshme p\u00ebr shkak t\u00eb statusit t\u00eb burrit si deputet, zonja Balla deklaron se 62 mij\u00eb euro, p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo skem\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve t\u00eb shkarkuar nga Vetingu apo t\u00eb politikan\u00ebve, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dhurata 62 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb luksoze, jasht\u00eb \u00e7do logjike p\u00ebr nj\u00eb familje ku burri paguhet me 60 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, e gruaja figuron\u00eb e papun\u00eb.<br \/>\nE aq m\u00eb tep\u00ebr kur edhe t\u00eb ardhurat familjare t\u00eb nj\u00eb Balla jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme, p\u00ebr shkak t\u00eb babait t\u00eb saj t\u00eb ndjer\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebs q\u00eb punon si sanitare n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arkend Balla, deputeti me 2.3 milion\u00eb euro kursime dhe lidhja me Troplin\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb CV minimaliste apo normale p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri, i cili n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, t\u00eb jep presimat p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb, madje edhe akademike. Por ylli n\u00eb ngjitje, ndryshe nga sa pam\u00eb n\u00eb CV e tij dhe n\u00eb jet\u00ebn parlamentare, surprizoi opinionin publik n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, madje theu edhe \u00e7do rregull t\u00eb garave demokratike. Nj\u00eb punonj\u00ebs universiteti, i panjohur p\u00ebr publikun, me nj\u00eb aktivitet online me 3 mij\u00eb miq n\u00eb rrjete sociale,\u00a0 pa dal thuajse asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb media, sh\u00ebnoi rekord historik, duke tejkaluar n\u00eb vota \u00e7do politikan t\u00eb 35 viteve pluraliz\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment prozhektor\u00ebt u kthyen nga ai, e duket se situata nuk \u00ebsht\u00eb kaq roz\u00eb. T\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat, tregojn\u00eb se pas tij q\u00ebndronte nj\u00eb prej grupeve m\u00eb t\u00eb rrezikshme kriminale t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha ishte i par\u00eb q\u00eb denoncoi lidhjet e Arkend Ball\u00ebs me Visin e Poj\u00ebs, apo organizat\u00ebn e Troplin\u00ebve. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb identike si n\u00eb rastin e Jurgis \u00c7yrbjes, ku p\u00ebrgjimet zbuluan se ishin grupet kriminale q\u00eb e fut\u00ebn n\u00eb list\u00eb, madje i diktuan Edi Ram\u00ebs edhe renditjen n\u00eb list\u00eb. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, kjo organizat\u00eb kriminale, ishte e bindur p\u00ebr suksesin e saj, ndaj dhe nj\u00eb personazh si Arkend Balla, mund ta nxirrnin m\u00eb t\u00eb votuarin n\u00eb qytetin bregdetar.<\/p>\n<p>Le t\u00eb ndalemi te faktet, q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr lidhjet e deputetit m\u00eb t\u00eb votuar t\u00eb Durr\u00ebsit me organizat\u00ebn e Troplin\u00ebve apo Visin e Poj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb CV e tij, Arkend Balla deklaron se ka punuar vet\u00ebm n\u00eb universitetin Aleksand\u00ebr Moisiu n\u00eb Durr\u00ebs, ai ka fshehur nj\u00eb tjet\u00ebr eksperienc\u00eb t\u00eb tij\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb e detyruar p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklarohet n\u00eb formularin e pasuris\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn e Pasuris\u00eb, Arkend Balla deklaron se se nga qershori i vitit 2021 deri ne dat\u00ebn 05.08.2023, kur mori mandatin e deputetit, ka q\u00ebn\u00eb i pun\u00ebsuar ne kompanin\u00eb NISATEL.<\/p>\n<p>Nuk dihen arsyet se p\u00ebrse deputeti m\u00eb i votuar n\u00eb Shqip\u00ebri fsheh pun\u00ebsimin e tij, por nga t\u00eb dh\u00ebnat e zbuluara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani, mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb edhe shkakun e v\u00ebertet\u00eb. P\u00ebr lidhjet e err\u00ebta mes krimit dhe politik\u00ebs, q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit u pan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania NISATEL nj\u00eb nd\u00ebr ortak\u00ebt themelues ka Sadrit Danaj i cili sot e zot\u00ebron 100% t\u00eb aksioneve, si pronar i vet\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb ofron sh\u00ebrbime interneti, telekomunikacioni, televizioni. P\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2025 ka p\u00ebrfituar rreth 900.000 euro pagesa nga instutcione shtet\u00ebrore n\u00eb qarkun Vlore, Durr\u00ebs, Fier dhe Tiran\u00eb. NISATEL \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb adres\u00ebn primare ku ushtron aktivitet e ka n\u00eb Vlor\u00eb dhe kjo na b\u00ebri t\u00eb hulumtojm\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur lidhjen sesi Arkend Balla u p\u00ebrzgjodh nga kjo kompani p\u00ebr t\u00eb punuar pran\u00eb saj.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej majit t\u00eb vitit 2018 ortak i vet\u00ebm i k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00eb shtetasi Sadrit Danaj, nj\u00eb personazh i denoncuar dhe m\u00eb her\u00ebt nga Partia Demokratike p\u00ebr kryerjen e veprave t\u00eb r\u00ebnda penale, n\u00eb koh\u00ebn kur Edi Rama e em\u00ebroi n\u00eb krye t\u00eb Qarkut Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Edi Rama, e em\u00ebronte n\u00eb nj\u00eb prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, lidhjet e tij kriminale do t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb fshehta deri kur Antimafia Italiane do t\u00eb zbarkonte n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb goditur organizat\u00ebn mafioze t\u00eb Visit t\u00eb Poj\u00ebs, ku t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e drog\u00ebs do t\u00eb rezultonin edhe Danajt e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sadrit Danaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Nexhmedin dhe Vexhi Danaj. Po le t\u00eb ndalemi fillimisht te nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Arkend Ball\u00ebs. Nexhmedin Danaj, nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb kompanive t\u00eb internetit ku punonte edhe Arkend Balla, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrfolur edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb media, p\u00ebr trafik droge e pastrim parash. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, u raportua se ai s\u00ebbashku me Algerta Fejzulla kishin ngritur nj\u00eb perandori t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet komopanive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Dyshohet q\u00eb Danaj l\u00ebvizte parat\u00eb e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs edhe n\u00eb Dubai p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cGeneral Trading LLC\u201d, me seli n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve n\u00eb media, referuar autoriteteve spanjolle, Nexhmedin Danaj dhe Algerta Fejzulla jan\u00eb \u00e7ifti vlonjat protagonist i nj\u00eb grupi kriminal n\u00eb Spanj\u00eb, i cili ka qarkulluar t\u00eb pakt\u00ebn 65 milion\u00eb euro, produkt i trafikut t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi kriminal me 27 an\u00ebtar\u00eb u godit nga policia spanjolle dhe Europol n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023. Autoritetet spanjolle njoftuan se kishin arrestuar 27 persona, n\u00eb disa provinca si Madrit, Malaga, Seville, Valencia dhe Barcelon\u00eb, pjes\u00eb e grupit, i cili kishte pastruar t\u00eb pakt\u00ebn 65 milion\u00eb euro me metod\u00ebn \u201cHa\u00ebala\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb v\u00ebllai tjet\u00ebr Nexhmedin Danaj, pas nj\u00eb hetimi 5 vjecar t\u00eb Antimafias Italiane \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr Trafik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Droge n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Elvis Do\u00e7i (Visi i Poj\u00ebs).\u00a0 K\u00ebtij shtetasi i jan\u00eb sekuestruar dhe disa kompani p\u00ebrfshir\u00eb dhe TV Kabllor Vlora Cable. Kjo kompani dit\u00ebn e b\u00ebrjes publike t\u00eb masave t\u00eb arrestit ka kaluar n\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait tjet\u00ebr Vexhi Danaj, kjo p\u00ebr t\u00eb shmangur sekuestrimin.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht kjo manov\u00ebr ngre edhe m\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpyetje mbi favorizimin nga ana e SPAK, n\u00eb favor t\u00eb Nexhedin Danajt dhe bizneseve t\u00eb tij.\u00a0 Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas Prokuroria e Posa\u00e7me njoftoi se kishte sekuestruar disa kompani t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizat\u00ebs kriminale t\u00eb Visit t\u00eb Poj\u00ebs, Nexhmedin Danaj, i shiti v\u00ebllait t\u00eb tij, Vexhiut, 30 p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve. Kontrata e n\u00ebnshkruar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale thot\u00eb q\u00eb shitja e aksioneve \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dat\u00ebn 1 Maj 2025 dhe vlera e saj \u00ebsht\u00eb 30 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dokumenti \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Regjistrimit n\u00eb 22 Maj dhe prej k\u00ebtij momenti ai merr vler\u00eb ligjore. Ky transaksion, si rregull, nuk duhej t\u00eb regjistrohej, pasi, si\u00e7 deklaroi SPAK-u nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kompania ishte vendosur n\u00ebn sekuestro, gj\u00eb e cila presupozon se ndalohet ndryshimi i pronar\u00ebve. Por, t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se Prokuroria e Posa\u00e7me nuk dor\u00ebzoi asnj\u00eb akt pran\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se gjykata ka urdh\u00ebruar sekuestrimin e aksioneve t\u00eb Nexhmedin Danajt, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cUra\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga nj\u00eb v\u00ebzhgim i \u201cSyri Televizion\u201d disa dit\u00eb pas urdh\u00ebrit t\u00eb sekuestrimeve, n\u00eb regjistrin e kompanive private, rezultoi se, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr 3 dit\u00eb pas b\u00ebrjes s\u00eb lajmit publik, asnj\u00eb prej kompanive t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimin e Anti-mafias italiane nuk u vendos n\u00ebn sekuestro, duke ngritur dyshime p\u00ebr vonesa t\u00eb pajustifikuara ose, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, p\u00ebr mos-bllokimin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb prej V\u00ebllez\u00ebrve Danaj u arrestua nga Anti-Mafia italiane p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Troplin\u00ebt n\u00eb trafikun e drog\u00ebs dhe v\u00ebllai tjet\u00ebr 2 vite m\u00eb par\u00eb ishte arrestuar nga Autoritetet Spanjolle p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb organizat\u00eb trafiku droge dhe pastrimin e 65 Milion\u00eb eurove, p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, duket se k\u00ebto ishin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ti gostitur me leje nd\u00ebrtimi, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr SPAK k\u00ebto kompani e investime jan\u00eb t\u00eb padukshme.<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00eb del v\u00ebllai tjet\u00ebr, q\u00eb po ashtu duhet t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr transasksionin e shitjes s\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb internetit dhe Televizionit, me akuz\u00ebn e manovrave p\u00ebr fshehjen e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb hulumtim i thjesht n\u00eb qendr\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, hulumtim ky i shmangur nga SPAK, rezulton se Vexhi Danaj \u00ebsht\u00eb pronar i disa bizneseve, nd\u00ebr to edhe dy kompani q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike deri m\u00eb sot. 2B&amp;U COMPANY e themeluar n\u00eb vitin 2017 ka si p\u00ebronar t\u00eb saj Vexhi Danaj, dhe si adres\u00eb apo t\u00eb dh\u00ebna kontaktesh ka pik\u00ebrisht ato t\u00eb kompanis\u00eb Vlora Cable, kompania e sekuestruar nga SPAK, duke faktuar edhe nj\u00ebher\u00eb lidhjet mes kompanive t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Danaj.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj kompanie n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024, Edi Rama n\u00eb cil\u00ebsin e drejtuesit t\u00eb KKT-s\u00eb I ka miratuar nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr hotel n\u00eb Radhim\u00eb: \u201cLeje Zhvillimi p\u00ebr objektin: \u201cStruktur\u00eb polifuksionale me dy korpuse me funksion banim, hotel dhe sh\u00ebrbime me 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12 kate mbi tok\u00eb dhe 2 kate n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Radhim\u00eb, Bashkia Vlor\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201c2b&amp;u Company\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Pra m\u00eb konkretisht, personazhet q\u00eb Antimafia italiane dhe Autoritetet Spanjolle i akuzon p\u00ebr trafik droge dhe pastrim parash n\u00eb Shqip\u00ebri, Edi Rama u jep leje nd\u00ebrtimi hotelesh n\u00eb bregdet, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, SPAK nuk i sheh. Por jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb kompani, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Vexhi Danajt \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe kompania \u201cGerard Krom\u201d e cila \u00ebsht\u00eb pajisur me leje shfryt\u00ebzimi nga Damian Gjiknuri p\u00ebr nxjerrje minerali krom n\u00eb Bashkin\u00eb Klos. Lidhja kriminale e v\u00ebllez\u00ebrve Danaj me band\u00ebn e Troplin\u00ebve \u00ebsht\u00eb e faktuar tashm\u00eb nga Antimafia Italiane, e lidhjen e durrsakut Arkend Balla me vlonjat\u00ebt Danaj, e konfirmon edhe vet\u00eb deputeti q\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar prej tyre.<\/p>\n<p><strong>Arkend Balla deputet, Rama leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr hotel luksoz Visit t\u00eb Poj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do ta l\u00ebm\u00eb pak m\u00ebnjan\u00eb Arkend Ball\u00ebn yllin e ri t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, e do t\u00eb mbetemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb. Leja p\u00ebr hotelin n\u00eb Radhim\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja e firmosur nga Edi Rama. Duket se kontributi k\u00ebtyre organizatave kriminale n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer edhe me leje t\u00eb tjera. M\u00eb flagrantja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Edi Rama i firmosi n\u00eb bregdetin e Golemit, kompanis\u00eb s\u00eb Visit t\u00eb Poj\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia italiane arriti t\u00eb identifikonte kompanit\u00eb ku Elvis Do\u00e7i, i njohur si Visi i Poj\u00ebs, pastronte parat\u00eb nga aktiviteti I trafikut t\u00eb Kokain\u00ebs, e k\u00ebto informacione iu p\u00ebrcoll\u00ebn edhe SPAK p\u00ebr t\u00eb kryer m\u00eb pas edhe hetimet q\u00eb i takonin pal\u00ebs shqiptare p\u00ebr sekuestrimin e k\u00ebtyre aseteve kriminale. N\u00eb nj\u00eb prej episodeve t\u00eb zbardhura n\u00eb dosjen Italiane, thuhet se nga verifikimet e skuadr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb investigimit SPAK-Antimafia, kan\u00eb verifikuar me autoritetet gjyq\u00ebsore shqiptare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb pasurive t\u00eb familjes Troplini, n\u00eb periudh\u00ebn 30 janar 2020- 14 shkurt 2020, se Elvis Do\u00e7it I \u00ebsht\u00eb skeutesurar autmojeti i blinduar Audi A8, q\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb Eldemar Constrution, srl.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen italiane, e shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat, Antimafia evidentonte me emra personat e arrestuar dhe kompanit\u00eb ku pastroheshin parat\u00eb, nd\u00ebrsa e nj\u00ebjta gj\u00eb nuk ndodhi p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare. Sa i p\u00ebrket\u00eb hetimeve t\u00eb kryera nga SPAK, ky instituicion shp\u00ebrndau nj\u00eb njoftim p\u00ebr mediat me munges\u00eb t\u00eb theksuar transparence ku nuk jepeshin as emrat e personave t\u00eb arrestuar apo n\u00eb k\u00ebrkim apo emrat e kompanive q\u00eb u sekuestruan. Syri Tv arriti t\u00eb siguroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konfidenciale emrat e kompanive t\u00eb sekuestruara ku rezultojn\u00eb shoq\u00ebria \u201cMarquez\u201d e Ervin Zeqirit, \u201cFelix Vinum\u201d e Adi \u00c7ob\u00ebs, \u201cMajestic Konstruksion\u201d e Juxhin Drazhit, \u201cPortside\u201d e Elvis Do\u00e7it, i njohur si (Visi Poj\u00ebs), \u201cDubai Inn\u201d e Nexhmedin Danajt, \u201cVlora Cable\u201d po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe nj\u00eb kompani tregtare p\u00ebr shitblerje makinash n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Olgert Shqevit.<\/p>\n<p>Por nga nj\u00eb investigim i kryer m\u00eb tej nga gaztear\u00ebt e Syri Tv, rezulton se SPAK ka hezituar t\u00eb sekuestroj\u00eb t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e regjistruara n\u00eb emr\u00ebr t\u00eb Elvis Do\u00e7it, e nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb edhe Eldemar Constrution, p\u00ebr llogri t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishte regjistruar edhe automjeti Audi A8 i blinduar, i sekuestruar gjat\u00eb hetimeve t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr familjen Troplini. Kjo kompani, e themeluar n\u00eb vitin 2010, rezulton nj\u00eb prej kompanive kryesore t\u00eb Elvis Do\u00e7it, alias Visi i Poj\u00ebs, q\u00eb ka p\u00ebrfituar jo vet\u00ebm fone publike, kryesisht nga fondet e rind\u00ebrtimit, por ka marr\u00eb edhe leje nd\u00ebrtimit drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti me firm\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb shkur t\u00eb vitit 2024. E kjo kompani \u00ebsh\u00ebt amnistuar nga SPAK.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb ka ndodhur me k\u00ebt\u00eb kompani t\u00eb amnistuar nga SPAK dhe lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr hotel me 10 kate pran\u00eb Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs?<\/p>\n<p>Sipas dokumentacionit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb QKB, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 themelohet kompania Rock of Kavaja, me objekt aktiviteti hoteleri turiz\u00ebm, me aksioner t\u00eb vet\u00ebm Eldemar t\u00eb Visit t\u00eb Poj\u00ebs. Pas themelimit, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024, Visi I Poj\u00ebs, shet 60 % t\u00eb aksioneve kompanis\u00eb CFO PHARMA. Tre dit\u00eb m\u00eb pas, kompania me nj\u00eb akt t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm, rrit kapitalin nga 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 225 milion\u00eb lek\u00eb ose 2. 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 n\u00ebntor Asambleja e ortak\u00ebve vendos q\u00eb t\u00eb miratojn\u00eb rritjen e kapitalit n\u00eb natyre, pra me vler\u00ebn e tok\u00ebs ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet hoteli, ku kompania CFO PHARMA, do t\u00eb kryej investimin n\u00eb 100 % t\u00eb vler\u00ebs, kurse Visi i Poj\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb 40 % pasi kontribon vet\u00ebm me tok\u00ebn.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb vet\u00ebm pak koh\u00eb pas k\u00ebtij angazhimi, n\u00eb mars t\u00eb 2025, bresh\u00ebri automatiku u q\u00eblluan mbi kompanin\u00eb farmacetotike, q\u00eb tashm\u00eb Iu fut edhe sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe hoteleris\u00eb. Po sipas k\u00ebtij vendimi, kompania e Visit t\u00eb Poj\u00ebs ka lidhur kontrat bashk\u00ebpunimi me brandin nd\u00ebrkomb\u00ebtar AKOR (Pullman).<\/p>\n<p>Rezulton se Eldemar Construtions e ka marr\u00eb tok\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 26 janar, t\u00eb vitit 2024, pa raporte t\u00eb qarta financiare nga shtetasi Luan Kasa, ku n\u00eb marr\u00ebveshjet e shitblerjes theksohet \u201cKontrat\u00eb me rezerv\u00eb\u201d, \u00e7ka ngren\u00eb dyshimet se pagesa 2. 3 milion\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Brenda 2 muajve nga marrja e tok\u00ebs, Edi Rama i firmos Visit t\u00eb Poj\u00ebs, lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr hotelin 10 kat\u00ebsh n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit. Pra e th\u00ebn\u00eb me thjesht\u00eb, Visi i Poj\u00ebs, ka vet\u00ebm iden\u00eb, merr tok\u00ebn pa lek\u00eb, Edi Rama i firmos lejen e nd\u00ebrtimit, n\u00eb loj\u00eb hyn\u00eb CFO PHARMA q\u00eb garanton qarkullimin e parave, p\u00ebr t\u00eb mbuluar t\u00eb gjith\u00eb operacionin futet n\u00eb loj\u00eb nj\u00eb brand nd\u00ebrkomb\u00ebtar. I gjith\u00eb ky operacion financiar, miliona euro e me firma t\u00eb dyshimta t\u00eb kryeministrit EdI Rama, \u00e7udit\u00ebrisht nuk shihet nga SPAK, e k\u00ebto kompani nuk vihen n\u00ebn skeuestro.<\/p>\n<p>Nuk besoj se ka nevoj\u00eb p\u00ebr komente t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb faktuar lidhjet dhe interesat financiare dhe politike mes krimit dhe politik\u00ebs. Trafiku i drog\u00ebs dhe pastrimi I parave identifikohet nga partner\u00ebt e huaj. N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb anonim si Arkend Balla del m\u00eb i votuari n\u00eb zgjedhjet e 11 majit. e m\u00eb pas zbulohet se pas tij q\u00ebndrojn\u00eb dy familje dhe nj\u00eb organizat\u00eb e fuqishme krimimenale, q\u00eb pasi sjellin n\u00eb Shqip\u00ebri parat\u00eb e drog\u00ebs, Edi Rama u firmos leje q\u00eb ti pastrojn\u00eb! E qershia mbi tort\u00eb, SPAK-u, heroi i f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb ti sekuestroj, i legalizon!<\/p>\n<p>\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.syri.net\/plug\/799238\/plug-zbulohen-lidhjet-e-arkend-balles-me-troplinet-punesimi-i-deputetit-te-ps-te-kompanite-e-hetuara-nga-antimafia\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Emisioni PLUG<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sonte do t\u00eb merremi me fenomenet zgjedhore. Jo me trenin bullgar, karusel apo patronazhist\u00ebt. Por me deputet\u00ebt fenomen\u00eb, q\u00eb pa asnj\u00eb dit\u00eb angazhim publik arrit\u00ebn t\u00eb thyejn rekorde historike. Do t\u00eb flasim p\u00ebr Arkend Ball\u00ebn, votat e t\u00eb cilit i ka zili dhe vet\u00eb Edi Rama. Si nj\u00eb personazh anonim u shnd\u00ebrrua n\u00eb yllin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":115421,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-117460","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117460"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117461,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117460\/revisions\/117461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115421"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}