{"id":117462,"date":"2025-06-26T08:31:54","date_gmt":"2025-06-26T08:31:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117462"},"modified":"2025-06-26T08:31:54","modified_gmt":"2025-06-26T08:31:54","slug":"kerkohet-shkarkimi-si-prokurore-i-motres-se-deputetes-se-ps-ermonela-felaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/26\/kerkohet-shkarkimi-si-prokurore-i-motres-se-deputetes-se-ps-ermonela-felaj\/","title":{"rendered":"\u00a0K\u00ebrkohet shkarkimi si prokurore i motr\u00ebs s\u00eb deputetes s\u00eb PS, Ermonela Felaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 25 qershor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs,\u00a0Eranda Laze. Parashtrimet p\u00ebr shkaqet e ankimit t\u00eb ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit t\u00eb prokurores Laze u paraqit\u00ebn nga prokurori Adnand Xholi i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Xholi deklaroi se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit q\u00eb lidhen me pasurin\u00eb dhe etik\u00ebn dhe k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Prokurorja Eranda Laze i cil\u00ebsoi shkaqet si hipotetike dhe t\u00eb pabazuara duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Laze u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 8 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, ajo e kund\u00ebrshtoi bilancin negativ n\u00eb mas\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe gjetjet p\u00ebr udh\u00ebtime me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, duke k\u00ebrkuar konfirmimin. Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK i gjeti bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb u konsiderua n\u00eb p\u00ebrfundim jo penalizues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pakica \u00e7moi se Laze nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr dy apartamente banimi n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb blera p\u00ebr vler\u00ebn 81,284 Euro dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti. Pakica arsyetoi se pretendimet e subjektit nuk mb\u00ebshteteshin nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Vendimi i shumic\u00ebs s\u00eb Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit q\u00eb pasi evidentoi probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe etik\u00ebn, u k\u00ebrkoi Komisioner\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb rekomandimi, q\u00eb t\u00eb ushtronin ankim n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Adnand Xholi deklaroi se drejtuesi i SPAK ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga KPK p\u00ebr statusin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb lidhur. KPK ka vler\u00ebsuar se bashk\u00ebshorti i Lazes ka qen\u00eb person i lidhur nga data e lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ligjore, por Xholi tha se ky p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb i pamb\u00ebshtetur n\u00eb situat\u00ebn faktike. Xholi v\u00ebrejti se \u00ebsht\u00eb e provuar se subjekti ka p\u00ebrdorur pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti rreth nj\u00eb vit para martes\u00ebs ligjore. Po ashtu, ka rezultuar se ajo ka pasur akses n\u00eb nj\u00eb llogari bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm ato t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u2019u konsideruar si burime financiare t\u00eb ligjshme. Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Xholi pretendoi se nuk arrihet t\u00eb provohet mund\u00ebsia financiare me burime t\u00eb ligjshme e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet as mund\u00ebsia financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit p\u00ebr apartamentin, duke \u00e7muar se konkluzioni i KPK nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb aktet n\u00eb dosje. Xholi konstatoi se ka dy mandat pagesa se koha p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb pretenduar shlyerja e k\u00ebsit mbetet deklarative dhe e ndryshme nga sa tregojn\u00eb aktet, prej nga konstatohet dhe pamund\u00ebsia financiare sipas shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim parashtrohet dhe paqart\u00ebsia e disa transaksioneve t\u00eb kryera n\u00eb llogarin\u00eb bankare ku kishte akses subjekti.<\/p>\n<p>Prokurorja Eranda Laze deklaroi se ankimi nuk q\u00ebndron dhe se \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb keqintepretim t\u00eb provave dhe deklarimeve. Ajo theksoi se vendimi i KPK \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb provat e hetimit administrativ, n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs dhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>Subjekti u shpreh se Komisioneri Publik ka k\u00ebrkuar ta lidhi me pasurit\u00eb vetjake t\u00eb bashk\u00ebshortit, p\u00ebr t\u00eb afektuar analiz\u00ebn financiare. Ajo konstatoi se kjo lidhje \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe aksesit n\u00eb llogarin\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Laze theksoi se bashk\u00ebshorti nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet si person i lidhur para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ligjore, pasi faktikisht ata nuk kan\u00eb bashk\u00ebjetuar m\u00eb par\u00eb. Ajo shpjegoi se deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka ndar\u00eb banes\u00ebn me nj\u00eb kolegen e saj, ku deri n\u00eb 2007-\u00ebn kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi me qira, nd\u00ebrsa kur \u00ebsht\u00eb fejuar, jan\u00eb shp\u00ebrngulur t\u00eb dyja tek apartamenti bashk\u00ebshortit, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. Sipas subjektit, edhe shoqja e saj nuk ka paguar qira kur ka q\u00ebndruar tek apartamenti bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Prokurorja Laze k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ka ekzistuar bashk\u00ebjetesa me bashk\u00ebshortin deri n\u00eb momentin e martes\u00ebs ligjore dhe se objekt hetimi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm pasurit\u00eb e krijuara gjat\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo pohoi se bashk\u00ebshorti i ka krijuar me burime t\u00eb ligjshme edhe pasurit\u00eb e kirjuara para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me llogarin\u00eb bankare, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar se nuk ka kryer asnj\u00eb veprim n\u00eb at\u00eb llogari.<\/p>\n<p>\u201cPasurit\u00eb para martes\u00ebs ligjore jan\u00eb vetjake. Un\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kam kryer transaksione p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit\u201d, tha Laze nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe shtoi se \u00ebsht\u00eb e konfirmuar se bashk\u00ebshorti ka ejtuar n\u00eb Itali dhe se kur \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk i ka shk\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebniet me familjen e origjin\u00ebs, deri n\u00eb dit\u00eb e mart\u00ebses. \u201cPo ashtu edhe un\u00eb\u201d, pohoi Laze.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti shpjegoi se familja e bashk\u00ebshortit kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kryente kursime. Sipas saj, bashk\u00ebshorti kishte kursyer t\u00eb ardhurat e tij, pasi shpenzimet e jetes\u00ebs mbuloheshin nga prind\u00ebrit. Ajo pohoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kishin koontribuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb dhe p\u00ebr djalin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas Lazes, nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna rezulton se kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mandatet e e ndryshme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, subjekti u shpreh se mandati i vitit 2014 ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar detyrimin e mbetur, por theksoi shlyerja ishte kryer n\u00eb momentin e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr transaksionet e kryera n\u00eb llogarin\u00eb bankare, subjekti deklaroi se ato nuk jan\u00eb n\u00ebnshkruar prej saj apo bashk\u00ebshortit, pasi kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo sqaroi se ishte kryer akt ekspertim prej nga kishte rezultuar se n\u00ebnshkrimi nuk ishte i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>E pyetur nga gjyqtari relator i \u00e7\u00ebshtjes, Sokol \u00c7omo lidhur me kreditimet dhe debitimet e kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari n\u00eb vitin 2010, Laze shpjegoi se vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit n\u00eb KPK kishte m\u00ebsuar se ishte bashk\u00ebmbajt\u00ebse e k\u00ebsaj llogarie. Ajo deklaroi se dhe m\u00eb par\u00eb ishte p\u00ebrgjigjur se transaksionet tregonin se llogaria ishte aksesuar dhe nga persona t\u00eb tret\u00eb, pasi dhe ekspertimi kishte treguar se n\u00ebnshkrimet nuk ishin t\u00eb saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit. Laze pohoi se kishte dyshuar fillimisht se mos ishte p\u00ebrdorur nga ana e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit, por pas verifikimeve kishin konstatuar se ai kishte qen\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, dyshimet kan\u00eb mbetur tek punonj\u00ebsit e bank\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kryer transkasione p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre, p\u00ebr p\u00ebrfitime.<\/p>\n<p>Pasi \u00c7omo e pyeti n\u00ebse e kishte ndjer\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb dinte se kush kishte kryer veprime n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb prokuroreje, e cila verifikon ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, si dhe n\u00ebse kishte kryer ndonj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar autor\u00ebt. Laze ritheksoi se llogaria nuk ishte e saj, por kishte autorizim si bashk\u00ebmbajt\u00ebse. Ajo pohoi se banka kishte qen\u00eb e disponueshme t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion dokumentet, por nuk kishte dh\u00ebn\u00eb informacion se si \u00ebsht\u00eb vepruar nga punonj\u00ebsit. Laze tha se nuk kishte kryer denoncim, pasi vepra penale ishte parashkruar dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen do t\u00eb vendosej mosfillim hetimesh.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi konstatoi se mbetet i paqart\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me provat konkluzioni i KPK p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 500 m2 n\u00eb Tragjas t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. KPK e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb shpjegimin e subjektit, se toka i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortit si mir\u00ebnjohje p\u00ebr shkak t\u00eb ndihm\u00ebs juridike q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs p\u00ebr t\u2019i regjistruar ato pasuri n\u00eb emrin e tyre. Sipas KPK, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se kjo pron\u00eb nuk rrjedh nga nj\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebshorti do t\u00eb kishte pasur detyrimin t\u00eb paguante tatim. Ashtu si Komisioneri, edhe drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhurim si pretendohet apo \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr pun\u00ebn e kryer.<\/p>\n<p>Prokurorja Laze deklaroi se konsulenca q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorti pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs, nuk ka pasur si q\u00ebllim shp\u00ebrblimin. Sipas saj, bashk\u00ebshorti i ka ndimuar dhe ata e kan\u00eb dhuruar ngastr\u00ebn e tok\u00ebs disa vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb kontekstin e mir\u00ebnjohjes. Laze n\u00ebnvizoi se vlera e tok\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb pak se 100 mij\u00eb lek\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se bashk\u00ebshorti nuk ka pasur arsye p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar natyr\u00ebn e veprimit juridik.<\/p>\n<p>\u00c7omo drejtoi pyetje dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Laze rip\u00ebrs\u00ebriti se dhurimi nuk lidhej me at\u00eb, por me bashk\u00ebshortin, p\u00ebr mir\u00ebnjohje. Lidhur me form\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb konsulenc\u00ebs nga bashk\u00ebshorti, Laze tha se kishte qen\u00eb verbale, duke i orjentuar si duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrnin hapat p\u00ebr t\u00eb regjistruar tok\u00ebn. Subjekti pohoi se bashk\u00ebshorti nuk i kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebta persona n\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrsa shtoi se nuk kishte dijeni n\u00ebse ai ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb regjistrimin e ndonj\u00eb prone.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit, n\u00eb proces legalizimi, KPK ka vler\u00ebsuar se nuk ka indicie q\u00eb t\u00eb ken\u00eb lidhje me procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurores Laze. Komisioneri Ballhysa konstatoi n\u00eb ankim se nga aktet e administruara, ka rezultuar se n\u00eb dat\u00ebn e firmosjes s\u00eb deklarat\u00ebs mbi procedur\u00ebn e legalizimit, vjehrri i subjektit nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb Itali, atje ku banon q\u00eb pas viteve \u201990. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2008, kur \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb ngritur nd\u00ebrtimi pa leje, nga t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS ka rezultuar se ai ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 18 ditore. Po ashtu, nga fotot e dor\u00ebzuara nga subjekti \u00ebsht\u00eb konstatuar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb i rrethuar me gardh brenda t\u00eb cilit gjendet nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e konsiderueshme toke.<\/p>\n<p>Nga aktet e administruara n\u00eb funksion t\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, \u00ebsht\u00eb konstatuar se bashk\u00ebshorti i Lazes ka udh\u00ebtuar n\u00eb vitin 2011 s\u00eb bashku me nj\u00eb shtetase q\u00eb ka qen\u00eb n\u00ebn hetim nga prokuroria e Vlor\u00ebs n\u00eb lidhje me regjistrimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, duket se konkluzioni i KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nuk bazohet n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Laze deklaroi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb i shoq\u00ebruar me prind\u00ebrit e tij, nd\u00ebrsa shtetasja n\u00eb fjal\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj. Subjekti tha se kishin qen\u00eb prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit q\u00eb kishin pasur njohje me familjen e shtetases n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb funskion t\u00eb pyetjeve t\u00eb relatorit \u00c7omo, subjekti sqaroi se i kishte b\u00ebr\u00eb me dijeni vjehrrit se nd\u00ebrtimi ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe prandaj punimet p\u00ebr garazhin nuk kishin vijuar m\u00eb tej.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Xholi parashtroi edhe gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn. Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kishin udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me shtetasin A.M. dhe bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb vitin 2015. Gjat\u00eb hetimit adminsitrativ paraprak, KPK konstatoi se A.M. ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb vitin 2018 nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, por n\u00eb vijim i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs, ku dhe \u00ebsht\u00eb pushuar \u00e7\u00ebshtja. Prokuroria e Vlor\u00ebs ka informuar KPK dhe p\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2012 p\u00ebr vepra penale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, shumica e KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Laze e ka\u00a0 \u00a0plot\u00ebsuar sakt\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr figur\u00ebn, pasi edhe n\u00ebse ka pasur ose jo dijeni p\u00ebr at\u00eb procedim penal, emri i shtetasit A.M. nuk figuron t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i regjistruar n\u00eb regjistrin e veprave penale e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Xholi tha se duket se KPK nuk e ka administruar dosjen e plot\u00eb. Sipas tij, edhe n\u00ebse nuk rezulton kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, gjetjet duhet t\u00eb analizohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtari Sokol \u00c7omo, i drejtoi disa pyetje p\u00ebr t\u00eb tre kriteret edhe prokurorit Adnand Xholi. Mes t\u00eb tjerave, \u00c7omo konstatoi se nga verifikimi i akteve, kan\u00eb konstatuar se KPK e i ka k\u00ebrkuar fashikujt e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb dhe jan\u00eb d\u00ebrguar nga Prokuroria e Vlor\u00ebs. \u00c7omo vendosi kat\u00ebr volume n\u00eb tavolin\u00ebn e trup\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr pal\u00ebt dhe publikun n\u00eb sall\u00eb. Ai sqaroi se dosja \u00ebsht\u00eb protokolluar nj\u00eb dit\u00eb pasi KPK ka marr\u00eb vendim p\u00ebr mbylljen e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Xholi v\u00ebrejti se kur \u00ebsht\u00eb trajtuar ankimi, aktet nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota. Ai tha se u duhen t\u00eb kat\u00ebr fashikujt p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr pyetjet e tjera ai tha se do t\u00eb japin p\u00ebrgjigje n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prej Xholit u konstatua se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb kryer udh\u00ebtime t\u00eb financuara prej klient\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, duket se subjekti ka munges\u00eb t\u00eb kujdesit t\u00eb shtuar n\u00eb veprimtarin\u00eb jasht\u00eb detyr\u00ebs. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto gjetje t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Xholi u shpreh se vendimi i KPK p\u00ebr konfirmimin e Lazes, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me aktet e administruara dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>Prokurorja Eranda Laze e vuri theksin n\u00eb faktin se nuk ka dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb saj apo t\u00eb personave t\u00eb lidhur. P\u00ebr pushimin e nj\u00eb procedimi, ajo v\u00ebrejti se e ka deklaruar vet\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsorin standard, pasi nuk ka pasur asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur. Ajo v\u00ebrejti se nuk e ka hetuar at\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se nuk kishte si t\u00eb mund ta dinte.<\/p>\n<p>Subjekti e cil\u00ebsoi qasjen e Komisionerit Publik n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebndrimet e m\u00ebparshme t\u00eb tij. Laze u shpreh se shtetasi A.M. nuk mund t\u00eb konsiderohet si person i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe se udh\u00ebtimi ka qen\u00eb p\u00ebr arsye pune t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Lidhur me informacione t\u00eb publikuara n\u00eb media p\u00ebr udh\u00ebtime me persona me precedent\u00eb penal\u00eb, Laze pohoi se ata nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb. Ajo sqaroi se vet\u00eb SPAK ka b\u00ebr\u00eb me dije se nuk ka pasur procedim penal ndaj tyre, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb filluar n\u00eb Vlor\u00eb nuk jan\u00eb regjistruar emrat e tyre. Laze v\u00ebrejti se edhe hetimi pa emrat e personave n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar dy vjet pas kryerjes s\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Subjekti cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb q\u00ebndrimin e Komisionerit Publik dhe t\u00eb drejtuesit t\u00eb SPAK, se financimet e udh\u00ebtimeve nga klient\u00ebt e bashk\u00ebshortit jan\u00eb dhurat\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00eb at\u00eb. Sipas subjektit, n\u00ebse k\u00ebto financime nga klient\u00ebt e bashk\u00ebshortit, do t\u2019i adresoheshin edhe asaj si dhurat\u00eb, at\u00ebher\u00eb dhe \u00e7do e ardhur q\u00eb i shoqi fiton nga puna e tij si avokat, do t\u00eb duhej t\u00eb quhej dhurim n\u00eb favor t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Laze tha se personat n\u00eb fjal\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb dhe se ajo nuk \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Subjekti tha se pagesat e udh\u00ebtimeve jan\u00eb kryer si pasoj\u00eb e konsulencave q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorti klient\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ajo argumentoi se c\u00ebnimi i besimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me respektimin e paanshm\u00ebris\u00eb n\u00eb gjykim, me profesionalizmin dhe aktet e korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb 20 vjet pun\u00eb ndaj meje jan\u00eb depozituar vet\u00ebm pes\u00eb denoncime. Kemi jetuar n\u00eb nj\u00eb apartament 1+1 me tre f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkruar n\u00eb \u00e7erdhe, kop\u00ebsht e shkoll\u00eb publike. Nuk jan\u00eb konstatuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Shkaqet e Komisionerit Publik jan\u00eb t\u00eb karakterit hipotetik\u201d, deklaroi Laze dhe k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e ankimit dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues vendosi t\u00eb \u00e7eli shqyrtimin gjyq\u00ebsor, t\u00eb administroj\u00eb aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 9 korrik, n\u00eb or\u00ebn 11:00, kur pritet t\u00eb paraqiten dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare nga pal\u00ebt.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/06\/25\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurores-eranda-laze\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 25 qershor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs,\u00a0Eranda Laze. Parashtrimet p\u00ebr shkaqet e ankimit t\u00eb ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit t\u00eb prokurores Laze u paraqit\u00ebn nga prokurori Adnand Xholi i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117463,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-117462","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117462"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117464,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117462\/revisions\/117464"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}