{"id":117505,"date":"2025-06-26T10:36:21","date_gmt":"2025-06-26T10:36:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117505"},"modified":"2025-06-26T10:36:21","modified_gmt":"2025-06-26T10:36:21","slug":"nga-emigrant-dhe-i-denuar-ne-belgjike-me-rrjet-biznesesh-ne-shqiperi-dhe-miq-te-pushtetshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/26\/nga-emigrant-dhe-i-denuar-ne-belgjike-me-rrjet-biznesesh-ne-shqiperi-dhe-miq-te-pushtetshem\/","title":{"rendered":"Nga emigrant dhe i d\u00ebnuar n\u00eb Belgjik\u00eb me rrjet biznesesh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe miq t\u00eb pushtetsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<h2 class=\"jeg_post_subtitle\">Transformimi i Abules nga emigrant dhe i d\u00ebnuar n\u00eb Belgjik\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb kontratave publike dhe lejeve zhvillimore n\u00eb nd\u00ebrtim dhe energji. Lidhjet me struktura t\u00eb pushtetit dhe individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetime penale.<\/h2>\n<p>Nga<strong>\u00a0Klodiana Lala<\/strong><\/p>\n<p>Me nj\u00eb profil t\u00eb ul\u00ebt publik, pak fotografi, thuajse asnj\u00eb llogari n\u00eb rrjetet sociale Elman Abule ia doli q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 9 vje\u00e7are t\u00eb shnd\u00ebrrohet, nga nj\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb burgjet belge n\u00eb nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm duke p\u00ebrfituar kontrata publike q\u00eb nisin nga zhvillimi i sektorit energjetik, ai i nd\u00ebrtimit, p\u00ebrpunimit t\u00eb metalit e deri tek eksport-importet.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga \u201cshteg.org\u201d tregojn\u00eb se lejet zhvillimore jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga autoritet pavar\u00ebsisht se organet ligj-zbatuese e kishin n\u00eb v\u00ebzhgim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb SPAK tregojn\u00eb lidhjet e biznesmenit jo vet\u00ebm me kryetarin e bashkis\u00eb, Erion Veliaj por dhe me persona t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, si Denis Matoshi (alias Eldi Dizdari), edhe pse lidhjet me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit i ka mohuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrjet kompanish t\u00eb lidhura me Abulen dhe bashk\u00ebshorten e tij, Marisa Nito, dyshohet se qarkullonin shuma t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebrmes faturave p\u00ebr \u201csh\u00ebrbime konsulence\u201d me vler\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre fondeve p\u00ebrfundonin n\u00eb zyr\u00ebn ligjore t\u00eb Ajola Xox\u00ebs, bashk\u00ebshortes s\u00eb Veliajt, p\u00ebrmes faturave t\u00eb rregulluara paraprakisht, pa dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs real.<\/p>\n<p>SPAK ka identifikuar k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb p\u00ebrfituara nga veprimtari korruptive, p\u00ebr t\u00eb cilat Abule \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p><strong>Kulla q\u00eb zbuloi Abulen<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/June\/26\/auto_Elman-Abule1750928673.webp\" alt=\"Image\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn \u201cLlambi Bonata\u201d, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb lagjes n\u00eb Kombinat, nj\u00eb cop\u00eb toke e vog\u00ebl, e p\u00ebrmbytur nga mbeturinat dhe e njohur nga banor\u00ebt si \u201clulishte\u201d, \u00ebsht\u00eb e vetmja hap\u00ebsir\u00eb ku banor\u00ebt e pallateve parafabrikate mund t\u00eb dalin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb aj\u00ebr. Hap\u00ebsirat e gjelb\u00ebrta n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb jan\u00eb zhdukur nj\u00eb nga nj\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr nd\u00ebrtesa t\u00eb reja shum\u00ebkat\u00ebshe.<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2024, banor\u00ebt pan\u00eb t\u00eb vendosej n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb k\u00ebsaj lulishteje nj\u00eb tabel\u00eb nd\u00ebrtimi q\u00eb paralajm\u00ebronte nisjen e punimeve p\u00ebr nj\u00eb pallat t\u00eb ri. Tabela, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb njoftim, p\u00ebr ta ishte nj\u00eb ogur i keq.<\/p>\n<p>\u201cJam rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lulishte. Ishte e vetmja hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb kishim dhe nuk mund ta linim t\u00eb na e merrnin\u201d \u2013\u00a0 kujton Meteo Kopo, nj\u00eb 25-vje\u00e7ar q\u00eb studion p\u00ebr mjek\u00ebsi. Ai dhe disa banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ndalnin punimet dhe t\u00eb takonin investitorin.<\/p>\n<p>\u201cAty d\u00ebgjova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb emrin e Elman Abules. Ai na tha qart\u00eb: nd\u00ebrtimi do t\u00eb b\u00ebhet. Madje, situata u tensionua aq shum\u00eb sa u desh edhe nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb\u201d \u2013 rr\u00ebfen Meteo.<\/p>\n<p>Kevin Golaj, nj\u00eb tjet\u00ebr banor, kujton se ishte nj\u00eb detaj n\u00eb tabel\u00ebn e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit. Aty shkruhej se Bashkia e Tiran\u00ebs kishte miratuar lejen p\u00ebr godin\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSabaudin Gabrani\u201d\u00a0dhe jo \u201cLlambi Bonata\u201d, ku u tentua t\u00eb nisnin punimet.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte pika e par\u00eb q\u00eb na b\u00ebri t\u00eb dyshojm\u00eb. Pastaj nisa t\u00eb k\u00ebrkoj dhe i b\u00ebra kall\u00ebzim penal kompanis\u00eb \u2018Fidalba\u2019 dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Nuk di ende \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me at\u00eb kall\u00ebzim\u201d, thot\u00eb i riu.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky nuk ishte rasti i par\u00eb kur dikush p\u00ebrpiqej t\u00eb nd\u00ebrtonte n\u00eb at\u00eb lulishte, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb gjith\u00e7ka po shkonte shum\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Trualli mbi t\u00eb cilin parashikohej nd\u00ebrtimi rezulton n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy t\u00eb rinjve, student\u00eb jasht\u00eb vendit. Keid Kalaja, djali i an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Artur Kalaja, dhe Brugen Strati, djali i p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor Gentian Strati.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi bler\u00eb tok\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme. Elman Abule na u ofrua si nd\u00ebrtues dhe firmos\u00ebm nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje me t\u00eb\u201d \u2013 tha Strati p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d.<\/p>\n<p>Kalaja, nga ana tjet\u00ebr, rezulton ta ket\u00eb deklaruar pron\u00ebsin\u00eb mbi truallin n\u00eb formularin e interesave private p\u00ebr vitin 2023, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb t\u00eb atit si gjyqtar. Ai gjithashtu ka raportuar t\u00eb ardhura nga Bashkia e Tiran\u00ebs, por nuk ishte i arritsh\u00ebm p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshimta t\u00eb Abules dhe nisjes s\u00eb hetimeve nga SPAK, t\u00eb rinjt\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqen nga marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>\u201cNuk e paragjykoj njeriun, por m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos zhvillohet prona, sesa ta nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb me probleme. Kontrata me \u201cFidalba\u201d \u00ebsht\u00eb prishur\u201d \u2013 sqaroi Gentian Strati p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d.<\/p>\n<p>Zona ku parashikohej nd\u00ebrtimi ka nj\u00eb histori t\u00eb err\u00ebt q\u00eb lidhet me shembjen e nj\u00eb pallati parafabrikat pran\u00eb lulishtes, po me vendim q\u00eb mban firm\u00ebn e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNgjitur me sheshin ku \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cFidalba\u201d shpk, ishte nj\u00eb pallat. Leja nuk mund t\u00eb jepej n\u00ebse nuk shembej pallati ekzistues. Pallati u prish p\u00ebr shkak se u konsiderua i d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb nga t\u00ebrmeti i 2019\u201d, thot\u00eb avokati Erjon Syziu.<\/p>\n<p>Avokati Syziu ngre dyshime se p\u00ebrmes manovrave ligjore dhe akt-ekspertizave t\u00eb diskutueshme pallatet u shkat\u00ebrruan e m\u00eb pas hap\u00ebsirat iu dhan\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim privat\u00ebve. \u201cKa vepruar nj\u00eb grup i strukturuar nga baza deri n\u00eb maj\u00eb!\u201d \u2013 shprehet Syziu. Kall\u00ebzimet e tij jan\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, por edhe pas tre vitesh nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se lejen e nd\u00ebrtimit firmosur personalisht nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cFidalba shpk\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi Abules, nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb, p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij afariste, kishte q\u00ebndruar n\u00eb hije.<\/p>\n<p>Leja e nd\u00ebrtimit u tha dhe pse kompania nuk\u00a0kishte rekorde n\u00eb nd\u00ebrtim apo aktivitet t\u00eb madh\u00a0ekonomik. Megjithat\u00eb, dokumentet tregojn\u00eb se ai kishte nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: miq\u00ebsin\u00eb personale me Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku ka mohuar \u00e7do konflikt interesi, duke th\u00ebn\u00eb se \u201clejet e nd\u00ebrtimit jan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka pron\u00eb dhe respekton rregullat urbanistike\u201d. Por pas k\u00ebsaj \u201ct\u00eb drejte\u201d fshihet nj\u00eb histori e mbushur me dyshime, lidhje t\u00eb err\u00ebta dhe transaksione ende n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p><strong>Udh\u00ebtime p\u00ebr qejf me kryetarin<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/June\/26\/auto_Erion-Veliaj-ne-viziten-zyrtare-ne-Kiev1750928703.webp\" alt=\"Image\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2024, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs,\u00a0Erion Veliaj\u00a0\u00a0tregonte p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare t\u00eb tij n\u00eb Kiev, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kishte zhvilluar nj\u00eb takim me kryetarin e Bashkis\u00eb, Vitali Klit\u00e7ko, ish-kampion i bot\u00ebs n\u00eb boks.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb Kievi po i rikthehet normalitetit pas sulmeve t\u00eb ashpra t\u00eb Rusis\u00eb, teksa lufta vazhdon..\u201d, shkruante Veliaj.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb nuk p\u00ebrmendej n\u00eb publikim ishte se n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, q\u00eb nisi nga Rinasi me nj\u00eb avion\u00a0charter drejt Ukrain\u00ebs, kreu i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb shoq\u00ebrohej nga biznesmeni Elman Abule.<\/p>\n<p>\u201cVeliaj do t\u00eb zhvillonte nj\u00eb takim me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Kievit dhe un\u00eb shkova p\u00ebr qejf. Kemi q\u00ebndruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel. Shpenzimet i mia i kam mbuluar vet\u00eb, p\u00ebr Erionin nuk kam dijeni, pasi ai ishte me vizit\u00eb zyrtare.\u201d \u2013 i tha biznesmeni\u00a0prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky nuk ishte nj\u00eb rast i vet\u00ebm q\u00eb Veliaj dhe Abule kan\u00eb udh\u00ebtuar s\u00ebbashku.\u00a0Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara nga \u201cshteg.org\u201d, ata kan\u00eb fluturuar n\u00eb Tokio, Itali, Holand\u00eb, Angli dhe vende t\u00eb tjera, n\u00eb disa raste t\u00eb shoq\u00ebruar edhe nga bashk\u00ebshortet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Tokio kemi q\u00ebndruar 4-5 dit\u00eb, bashk\u00eb me grat\u00eb tona,\u201d kujton Abule.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrball\u00eb prokuror\u00ebve m\u00eb 30 prill 2024, Veliaj e minimizoi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, duke\u00a0p\u00ebrcaktuar si \u201ct\u00eb larg\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia ime me Elman Abulen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb distanc\u00eb \u2026 e njoh sepse bashk\u00ebshortja ime \u00ebsht\u00eb mikesh\u00eb me bashk\u00ebshorten e tij.\u201d \u2013 i tha ai hetuesve.<\/p>\n<p>Por faktet flasin ndryshe. Vet\u00ebm pak muaj para udh\u00ebtimit n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb janar 2024, kompania e Abules mori nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi n\u00eb zon\u00ebn e Kombinatit, t\u00eb firmosur personalisht nga Veliaj, n\u00eb nj\u00eb lulishte t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb vetmen hap\u00ebsir\u00eb mes pallateve parafabrikate, q\u00eb banor\u00ebt p\u00ebrpiqeshin ta ruanin prej vitesh.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Abule ndodhej n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Tiran\u00ebs, i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.\u00a0Prokuroria e Tiran\u00ebs dyshon se Abule ka krijuar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb qarkullimit dhe justifikimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga krimi.<\/p>\n<p>\u201cKy shtetas, n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kompanive, disa prej tyre n\u00ebn administrimin edhe t\u00eb K.B [Kristian Bo\u00e7it], apo V.A [Vladimir Avramit], kan\u00eb krijuar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, tha prokuroria n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>Me biznese n\u00eb fush\u00ebn e energjetik\u00ebs ata kan\u00eb siguruar kontrata p\u00ebr zhvillimin e dy hidrocentraleve n\u00eb Mirdit\u00eb dhe nj\u00eb turbin\u00eb p\u00ebr energji nga era n\u00eb Puk\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentraleve n\u00eb vitin 2020 Abule ka dal\u00eb garant p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie prej 1 milion eurosh nga nj\u00eb bank\u00eb e nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria theksoi se \u201chuamarrja n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb prej skemave q\u00eb ka p\u00ebrdorur grupi p\u00ebr t\u00eb justifikuar qarkullimet e parave. Sidoqoft\u00eb, prokuroria nuk e specifikoi k\u00ebt\u00eb dyshim me raste konkrete.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr veprimet e tjera t\u00eb dyshimta, prokuroria p\u00ebrmendi kontraband\u00ebn, blerjen e hidrocentraleve me vlera t\u00eb konsiderueshme \u201cpa p\u00ebrligjur burimin e t\u00eb ardhurave\u201d, shitblerjen fiktive me vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb makinave, krijimin dhe drejtimin e kompanive pa aktivitet p\u00ebr t\u00eb cilat \u201cdeklarohet rritje kapitali\u201d.<\/p>\n<p>Autoritetet dyshojn\u00eb se Abule p\u00ebrfshiu n\u00eb skem\u00eb dhe bashk\u00ebshorten Marisa Nito. Ngjash\u00ebm dyshohen t\u00eb ken\u00eb vepruar edhe Kristian e Ender Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto dyshime gjykata vendosi t\u00eb sekuestroj\u00eb asetet e 16 kompanive q\u00eb lidhen me grupin dhe partner\u00ebt teksa u bllokoi edhe llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs s\u00eb kryeqytetit po zhvillon nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn sekuestro pasurit\u00eb e tij, nd\u00ebrsa\u00a0prokuroria e Posa\u00e7me\u00a0dyshon se\u00a0Abule ka ndihmuar edhe bashk\u00ebshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, t\u00eb pastroj\u00eb rreth 300 mij\u00eb euro p\u00ebrmes nj\u00eb skeme t\u00eb nd\u00ebrlikuar financiare.<\/p>\n<p>Abule po hetohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj, bashk\u00ebshorten e tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesmeni Abule i kontaktuar nga \u201cshteg.org\u201d refuzoi t\u00eb b\u00ebnte komente lidhur me hetimet q\u00eb po kryejn\u00eb ndaj tij prokuroria e Posa\u00e7me dhe ajo e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam person publik dhe nuk kam asnj\u00eb koment lidhur me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje\u201d,\u00a0 tha ABule, nd\u00ebrsa vuri theksin te fakti se do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrballjen me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Belgjik\u00eb, n\u00eb\u00a0biznesmen n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/June\/26\/auto_Leja-e-ndertimit-ne-Kombinat1750928750.webp\" alt=\"Image\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Pranver\u00ebn e vitit 2007 numri periodik i\u00a0Fletores Zyrtare\u00a0belge g\u00ebzoi qindra emigrant\u00eb q\u00eb prisnin dekretin e Mbretit Alberti II p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb. Mes tyre g\u00ebzoi dhe Elman Abule, nj\u00eb shqiptar i cili kishte emigruar prej vitesh n\u00eb Belgjik\u00eb s\u00eb bashku me familjen. Ishte pik\u00ebrisht koha kur autoritet ngrit\u00ebn akuza ndaj tij p\u00ebr vjedhje.<\/p>\n<p>Por nga nj\u00eb emigrant me probleme me drejt\u00ebsin\u00eb, Abule do t\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb debatet publike n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb prej p\u00ebrfituesit e par\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr importin e mbetjeve. Ky ligj ishte miratuar n\u00eb shtator 2011 teksa nj\u00eb organizim i gjer\u00eb qytetar e kund\u00ebrshtonte duke k\u00ebrkuar referendum p\u00ebr ndalimin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr faktin se ishte rezident n\u00eb Belgjik\u00eb dhe kishte nj\u00eb em\u00ebr jo t\u00eb zakonsh\u00ebm, Abule do t\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb media si \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuesi afrikan i kompanis\u00eb Fidalba\u201d, nj\u00eb kompani t\u00eb cil\u00ebn Abule e kishte themeluar nj\u00eb vit para miratimit t\u00eb ligjit t\u00eb mbetjeve, n\u00eb maj 2010, me kapital themeltar 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe aktivitet kryesor p\u00ebrpunimin e skrapit, aluminit dhe plumbit.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2010, s\u00eb bashku me Kristian Bo\u00e7in, ai nisi kompanin\u00eb \u201cRametal\u201d me kapital themeltar 200 mij\u00eb euro dhe aktivitet p\u00ebrpunimin e metaleve. Abule p\u00ebrfshihet si aksioner n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani me \u201cFidalb\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht \u201cRametal\u201d do t\u00eb ishte nj\u00eb nga kompanit\u00eb e para q\u00eb do t\u00eb autorizohej nga qeveria e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr importin e \u201c25 mij\u00eb ton\u00eb mbetje alumini\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr Elman Abule nd\u00ebrtoi nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb kompanish p\u00ebrmes transaksioneve t\u00eb shpeshta n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb ku p\u00ebrfshiheshin blerje e shitje aksionesh, kontrata huash dhe marr\u00ebveshje qiraje me vlera simbolike, t\u00eb cilat i mund\u00ebsuan t\u00eb kontrollonte zinxhirin e disa shoq\u00ebrive tregtare, kryesisht n\u00eb sektorin e p\u00ebrpunimit t\u00eb metaleve dhe tregtimit t\u00eb skrapit.<\/p>\n<p>Prej vitit 2011 dyshja Abule-Bo\u00e7i do t\u00eb vijonte bashk\u00ebpunimet, madje dhe me persona t\u00eb diskutuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2014-2016, ai kan\u00eb qen\u00eb ortak\u00eb n\u00eb \u201cRametal\u201d me Denis Matoshin (i njohur si Eldi Dizdari), akuzuar si drejtues i nj\u00eb fraksioni t\u00eb kartelit t\u00eb ashtuquajtur \u201cKompania Bello\u201d, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Dizdari rezulton t\u00eb ket\u00eb bler\u00eb aksionet e bashk\u00ebshortes s\u00eb Abules p\u00ebr 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2014, nd\u00ebrsa ky i fundit ia ka ri-bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb dy vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas Eldit, Abule-Bo\u00e7i kan\u00eb pasur ortak edhe t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Saimir Dizdarin, identifikuar fillimisht me pasaport\u00eb gjermane n\u00eb kompanit\u00eb \u201cDizi\u201d (2015) dhe \u201cFerro Chrome Holding\u201d (2015-2017). Aksionet e tij ia bleu m\u00eb pas Bo\u00e7i p\u00ebr 109,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Periudha e bashk\u00ebpunimit me v\u00ebllez\u00ebrit Dizdari p\u00ebrkon me manovr\u00ebn e dublimit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cRametal\u201d. Kompania q\u00eb fitoi t\u00eb drejt\u00ebn e importit t\u00eb \u201c25 mij\u00eb ton\u00ebve mbetje alumini\u201d ndryshoi em\u00ebr n\u00eb \u201cMetale Albania\u201d, nd\u00ebrsa \u201cMetalform\u201d, themeluar n\u00eb mars 2014, i mori emrin e \u201cRametal\u201d-it.<\/p>\n<p>Aktualisht, t\u00eb dyja kan\u00eb zyr\u00eb qendrore nj\u00eb vendgrumbullim skrapi pran\u00eb autostrad\u00ebs \u201cDurr\u00ebs-Tiran\u00eb\u201d n\u00eb fshatin Vrin\u00eb. Aty kan\u00eb zyrat edhe 5 kompani t\u00eb tjera t\u00eb Abules, \u201cFidalba\u201d, \u201cTrital\u201d, \u201cAlfemet\u201d, \u201cFerro Chrome Holding\u201d dhe \u201cMetal Form\u201d \u2013 rikrijuar n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sip\u00ebrmarrja kryesore e Bo\u00e7it rezulton kompania \u201cMAK-08\u201d e fokusuar kryesisht te nd\u00ebrtimet. Por ai dhe Abule kan\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe n\u00eb kompani t\u00eb tjera si \u201cChriss\u201d, \u201cGloris Construction\u201d apo \u201cEuropa Building\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Elman Abule nd\u00ebrtonte k\u00ebt\u00eb rrjet kompleks biznesesh, m\u00eb 6 mars 2023 Prokuroria e Tiran\u00ebs hapi hetim ndaj tij p\u00ebr pastrim parash, bazuar n\u00eb nj\u00eb referim t\u00eb Seksionit t\u00eb Krimit Ekonomik dhe Financiar pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Policia kishte siguruar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ngrinin dyshime mbi aktivitetin e kompanive q\u00eb zot\u00ebronte Abule.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb gjyqtares Lorena \u00c7abej, e cila vendosi sekuestro mbi disa kompani t\u00eb lidhura me Abulen dhe ortak\u00ebt e tij, ai dyshohet se ka importuar mallra t\u00eb ndaluara, t\u00eb rrezikshme dhe me prani radioaktive, t\u00eb tipit skorje alumini, p\u00ebrmes Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, duke manipuluar dokumentacionin shoq\u00ebrues dhe procedurat doganore.<\/p>\n<p>Hetimet nxor\u00ebn n\u00eb drit\u00eb dhe t\u00eb shkuar\u00ebn e Abules i cili rezulton i d\u00ebnuar n\u00eb Belgjik\u00eb p\u00ebr vjedhje n\u00eb rrethana r\u00ebnduese dhe mbajtje e shitje t\u00eb sendeve t\u00eb vjedhura. Ai ishte d\u00ebnuar m\u00eb 17 janar 2007 nga Gjykata e Antwerp me 30 muaj burg.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, Prokuroria ka ngritur dyshime se Abule ka p\u00ebrdorur shoq\u00ebrin\u00eb \u201cFidalba\u201d p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur fonde pa burim t\u00eb qart\u00eb financiar. Ai ka kryer transferta, pagesa me kart\u00eb krediti dhe derdhje cash q\u00eb nuk justifikohen nga t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, duke p\u00ebrdorur skema t\u00eb huadh\u00ebnieve fiktive me pal\u00eb t\u00eb treta dhe duke transferuar fonde n\u00eb llogari t\u00eb tij p\u00ebrmes kompanive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e organit t\u00eb akuz\u00ebs, \u201cFidalba\u201d nuk kishte aft\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb realizuar blerjen e kuotave n\u00eb kompanit\u00eb e tjera, dhe ka p\u00ebrdorur fonde q\u00eb dyshohet t\u00eb ken\u00eb ardhur nga aktivitete t\u00eb paligjshme t\u00eb vet\u00eb Elman Abules.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Prokuroria e Tiran\u00ebs hetonte transaksionet e dyshimta t\u00eb rrjetit t\u00eb kompanive n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit Elman Abule, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) zbuloi lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mes tij dhe kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Vendimi i gjykat\u00ebses Atalanta Beqiraj p\u00ebr autorizimin e kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb kryebashkiakut Veliaj p\u00ebrfshinte edhe kontrollin personal t\u00eb Abules dhe bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij, Marisa Nito.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim argumentohej se \u201cekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete q\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb familjes si dhe familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me kryetarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme p\u00ebrmes disa shoq\u00ebrive dhe individ\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Elman Abule u mor n\u00eb pyetje nga SPAK m\u00eb 9 janar 2025 dhe nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb u arrestua por\u00a0Gjykata e Apelit liroi m\u00eb pas nga qelia.<\/p>\n<p><strong>Miq\u00ebsia me kryetarin<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/June\/26\/auto_Elman-Abule-dhe-Erion-Veliaj-ne-Rome-webp1750928774.jpg\" alt=\"Image\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Tre fotografi nga terminali i nj\u00eb aeroporti t\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb Itali qarkulluan papritur n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb fundin e muajit gusht 2019. N\u00eb to shfaqej kryetari i bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Velaj, veshur sportiv, me atlete, \u00e7ant\u00eb shpine dhe kapele, teksa kalonte kontrollet rutin\u00eb t\u00eb biletave n\u00eb sportel.<\/p>\n<p>Aso kohe pak kush njihte biznesmenin nd\u00ebrsa hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me zbuluan se\u00a0Abule zot\u00ebron nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb kompanish, t\u00eb cilat n\u00eb disa raste jan\u00eb p\u00ebrfituese t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb fondeve publike t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe klient\u00eb t\u00eb kompanive n\u00eb pron\u00ebsi ose n\u00ebn kontrollin faktik t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Veliajt, Ajola Xoxa.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshort\u00ebt Elman Abule dhe Marisa Nito administrojn\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb jan\u00eb klient\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb kompanive t\u00eb lidhura me shtetasen Ajola Xoxa dhe familjar\u00eb t\u00eb saj. Fidalba, nj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb e Abules, ka p\u00ebrfituar edhe leje nd\u00ebrtimi nga Bashkia Tiran\u00eb.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dosjen hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Abule \u00ebsht\u00eb aksioner n\u00eb kompani si Rametal, Metal Form, Ventus, Fidalba, Trital, Ferro Chrome Holding dhe Metale Albania 2014. Nd\u00ebrsa partnerja e tij, Marisa Nito, zot\u00ebron firmat Sapienta, Chriss dhe Dada Clean.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nga k\u00ebto kompani ka p\u00ebrfituar fonde publike q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb transferuar n\u00eb favor t\u00eb studios \u201cPartners Law\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ajola Xox\u00ebs, apo kompanive t\u00eb tjera q\u00eb ndon\u00ebse jan\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb saj, kontrollohen realisht nga ajo.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 prill 2021, kompania Sapienta d\u00ebrgoi nj\u00eb pages\u00eb prej 15 mij\u00eb eurosh n\u00eb drejtim t\u00eb \u201cPartners Law\u201d p\u00ebr \u201ckonsulenc\u00eb ligjore\u201d.\u00a0 SPAK dyshon se ky sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb i panevojsh\u00ebm dhe fiktiv, pasi \u201cPartners Law\u201d ofronte t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta skem\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga kompanit\u00eb Rametal dhe Ventus, t\u00eb cilat kan\u00eb realizuar pagesa t\u00eb ngjashme p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn studio.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrollit n\u00eb zyr\u00ebn e studios s\u00eb Xox\u00ebs u sekuestruan kontrata t\u00eb pa noterizuara, \u00e7ka p\u00ebrforcoi dyshimet se ishin krijuar p\u00ebr t\u00eb justifikuar transaksione t\u00eb parregullta.<\/p>\n<p>Komunikimet mes financiares s\u00eb Xox\u00ebs, Adela Kondak\u00e7iu, dhe Marisa Nitos, tregojn\u00eb se urdhrat p\u00ebr faturat vinin direkt nga Ajola Xoxa.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb, Kondak\u00e7iu njofton Niton se: \u201cAjola ka konfirmuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pages\u00eb prej 15 mij\u00eb eurosh p\u00ebr Rametal\u201d dhe Nito i p\u00ebrgjigjet -\u201cPo b\u00ebje.\u201d<\/p>\n<p>Fatura u l\u00ebshua dhe u pagua nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas. T\u00eb tjera fatura p\u00ebr Rametal u l\u00ebshuan m\u00eb 30 dhjetor 2021 dhe 25 janar 2022, p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb totale prej 38 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj p\u00ebrpara prokuror\u00ebve, Adela Kondak\u00e7iu ka deklaruar se t\u00eb gjitha faturat p\u00ebr Sapienta, Rametal dhe Ventus diskutoheshin dhe miratoheshin vet\u00ebm nga Ajola Xoxa. \u00c7do\u00a0komunikim tjet\u00ebr, sipas saj, ishte n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, edhe Ava Studio dhe Arts Lab, kompani n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Xox\u00ebs, por t\u00eb kontrolluara realisht prej saj, kan\u00eb p\u00ebrfituar pagesa nga t\u00eb nj\u00ebjtat kompani. \u201cAva Studio\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mamas\u00eb s\u00eb saj, nd\u00ebrsa \u201cArts Lab\u201d e daj\u00ebs. Pavar\u00ebsisht se veprimtaria e tyre lidhej me evente artistike, ato kan\u00eb ark\u00ebtuar fonde p\u00ebr sh\u00ebrbime konsulence, duke ngritur dyshime p\u00ebr pagesa fiktive.<\/p>\n<p>Ish-koordinatorja e Qendr\u00ebs Harabel, Ketrina Braho, ka deklaruar se Ava Studio \u201cnuk ofronte sh\u00ebrbime reale\u201d dhe \u201ct\u00eb gjitha faturat e l\u00ebshuara prej saj jan\u00eb fiktive\u201d, nd\u00ebrsa kompania drejtohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb in-formale nga vet\u00eb Ajola Xoxa.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kanal pagesash ishte Greta Domi, nj\u00eb person fizik i pun\u00ebsuar n\u00eb zyr\u00ebn e Xox\u00ebs, e cila p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb para nga Rametal dhe m\u00eb pas ia kalonte Ajol\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb total, vet\u00ebm nga Sapienta dhe Rametal, kompanit\u00eb e Ajola Xox\u00ebs si \u201cPartners Law\u201d, \u201cAva Studio\u201d, \u201cArts Lab\u201d dhe Greta Domi kan\u00eb ark\u00ebtuar 30,766,626 lek\u00eb, sipas dokumenteve t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pages\u00eb tjet\u00ebr prej 24 mij\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb realizuar nga Salus Konstruksion, nj\u00eb kompani ku 43% e aksioneve jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Vladimir Avramit, nj\u00eb partner biznesi i Abules. Edhe kjo pages\u00eb p\u00ebr \u201cPartners Law\u201d \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje nga prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj, Xoxa ka pretenduar se pagesa nga Salus ishte p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim legalizimi prone dhe se marr\u00ebdh\u00ebniet me kompanin\u00eb Sapienta kishin t\u00eb b\u00ebnin me krijimin e nj\u00eb faqeje interneti dhe nj\u00eb reklame. P\u00ebr pagesat nga Rametal tha se ishin p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb dokumentari, nd\u00ebrsa p\u00ebr Arts Lab deklaroi se \u201cnuk ka dijeni\u201d.<\/p>\n<p>Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar \u00e7do njohuri mbi k\u00ebto transferta midis kompanive t\u00eb \u00e7iftit Abule\u2013Nito dhe bizneseve t\u00eb lidhura me Ajola Xox\u00ebn.<\/p>\n<p>Avokatja e biznesmenit, Romina Zano, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d tha se klienti i saj ka zgjedhur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i heshtur gjat\u00eb k\u00ebtij procesi hetimor, q\u00eb sipas saj ka dhe ngarkesa politike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve, klienti im nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb koment publik lidhur me \u00e7\u00ebshtjen. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb publike dhe nuk ndjehet i detyruar, as ligj\u00ebrisht dhe as moralisht, t\u00eb komentoj\u00eb mbi nj\u00eb hetim q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim dhe q\u00eb mbart edhe ngarkesa politike.\u201d \u2013 tha Romina Zano.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave zyrtare p\u00ebr koment t\u00eb d\u00ebrguara nga redaksia e \u201cshteg.org\u201d, as zoti Erion Veliaj dhe as zonja Ajola Xoxa, p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre ligjor\u00eb, nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi. Pyetjet lidhen me transaksionet financiare t\u00eb evidentuara n\u00eb dokumentacionin hetimor, ku kompanit\u00eb e lidhura me Elman Abulen dhe bashk\u00ebshorten e tij dyshohet se kan\u00eb kryer pagesa p\u00ebr \u201csh\u00ebrbime konsulence\u201d me vlera t\u00eb pajustifikuara, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb zyr\u00ebn ligjore t\u00eb zonj\u00ebs Xoxa.<\/p>\n<p>\/\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/ndertim-skrap-dhe-miq-te-pushtetshem-rrjeti-i-bizneseve-te-elman-abules-ne-shqiperi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shteg.org<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Transformimi i Abules nga emigrant dhe i d\u00ebnuar n\u00eb Belgjik\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb kontratave publike dhe lejeve zhvillimore n\u00eb nd\u00ebrtim dhe energji. Lidhjet me struktura t\u00eb pushtetit dhe individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetime penale. Nga\u00a0Klodiana Lala Me nj\u00eb profil t\u00eb ul\u00ebt publik, pak fotografi, thuajse asnj\u00eb llogari n\u00eb rrjetet sociale Elman Abule ia doli q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117506,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-117505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117505"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117507,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117505\/revisions\/117507"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}