{"id":117548,"date":"2025-06-26T17:49:38","date_gmt":"2025-06-26T17:49:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=117548"},"modified":"2025-06-26T17:49:38","modified_gmt":"2025-06-26T17:49:38","slug":"dumani-dhe-proda-ikin-nga-tryeza-e-ambasades-britanike-balliu-zgjedhjet-ne-shqiperi-jane-peng-i-krimit-spak-mbrojtes-i-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/06\/26\/dumani-dhe-proda-ikin-nga-tryeza-e-ambasades-britanike-balliu-zgjedhjet-ne-shqiperi-jane-peng-i-krimit-spak-mbrojtes-i-pushtetit\/","title":{"rendered":"Dumani dhe Proda \u2018ikin\u2019 nga tryeza e Ambasad\u00ebs Britanike. Balliu: Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb peng i krimit! SPAK mbrojt\u00ebs i pushtetit!"},"content":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb Tiran\u00eb u zhvillua nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi organizuar nga Ambasada Britanike dhe disa organizata joqeveritare me fokus zgjedhjet e 11 majit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i KQZ-s\u00eb, Ilirjan Celibashi, dhe drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda. Pas dh\u00ebnies s\u00eb deklaratave, Altin Dumani dhe Ilir Proda u larguan duke iu shmangur ballafaqimit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs n\u00eb panel, Belind K\u00eblli\u00e7i dhe Klevis Balliu.<\/p>\n<p>Deputeti i zgjedhur, Klevis Balliu, theksoi se zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb peng i krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia nuk po vepron ndaj provave dhe denoncimeve t\u00eb opozit\u00ebs. Ai akuzoi SPAK-un p\u00ebr mosveprim dhe p\u00ebr mbrojtje t\u00eb pushtetit, jo t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Balliu p\u00ebrmendi me emra bandat q\u00eb kontrollojn\u00eb zonat elektorale, k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj deputetes Albana Vokshi, legalizimet masive para zgjedhjeve dhe zyrat ilegale t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb PS-s\u00eb. Ai theksoi se vet\u00ebm eurodeputeti Fredi Beleri \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime zgjedhore, nd\u00ebrsa asnj\u00eb tjet\u00ebr nuk ka marr\u00eb d\u00ebnim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb tij, Balliu citoi raportet e OSBE\/ODIHR dhe Parlamentit Europian, t\u00eb cilat theksojn\u00eb se \u201ckrimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim tejet t\u00eb nevojsh\u00ebm. Opozita vuan p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb diskutim me pal\u00ebn p\u00ebrball\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah faktet dhe provat q\u00eb ne kemi. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sondazhet p\u00ebr institucionet q\u00eb paraqiten n\u00eb publik sikur b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga \u201cNoriega\u201d n\u00eb vendin e vet sa her\u00eb ka dashur. Sondazhet nuk jan\u00eb realiteti. Realiteti me t\u00eb cilin p\u00ebrballemi sot, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb fushatave elektorale, \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebrballeshim me deputet\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm; sot p\u00ebrballemi me banda t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, q\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb e deri te \u00e7do deputet n\u00eb Parlament, e din\u00eb fare mir\u00eb se si jan\u00eb ndar\u00eb zonat n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb lidhje me krimin e organizuar: nga Troplin\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs, Hajr\u00ebt dhe Abdylajt, te Xhafajt e Vor\u00ebs, e deri tek Bajrat e Shkodr\u00ebs dhe P\u00ebllumb Gjoka, i cili sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg, jo si rrjedhoj\u00eb e abuzimeve apo vjedhjeve elektorale, por si rezultat i zbardhjeve nga platforma SKY ECC.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr \u00c7el\u00ebn n\u00eb Elbasan. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta emra i njohim ne dhe mediat, sepse jan\u00eb nd\u00ebr eksponent\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Europ\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pohuar edhe n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Disa raste duhet patjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebhen publike.<\/p>\n<p>Rasti i Vor\u00ebs \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs: deputetja e PD-s\u00eb, Albana Vokshi, bashk\u00eb me vajz\u00ebn e saj t\u00eb vog\u00ebl, u k\u00ebrc\u00ebnuan para mediave. Duhet t\u00eb dini se nga qendra e votimit, stacioni i policis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 30 hapa larg dhe asnj\u00eb polic nuk guxoi t\u00eb nd\u00ebrhynte. Nuk i v\u00eb faj. Kur drekojn\u00eb me shefat e policis\u00eb, asnj\u00eb efektiv nuk ka guximin t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti i Ergys \u00c7yrb\u00ebs: un\u00eb e kam denoncuar personalisht q\u00eb n\u00eb vitet 2018\u20132019 p\u00ebr lidhjet me struktura kriminale si Hajr\u00ebt. Vet\u00ebm fal\u00eb SKY ECC u b\u00eb publike q\u00eb nj\u00eb deputet fshihte nj\u00eb vras\u00ebs, dhe se ky vras\u00ebs kishte aq shum\u00eb influenc\u00eb sa ta zhvendoste nga numri 5 n\u00eb numrin 3 t\u00eb list\u00ebs s\u00eb PS. Kjo tregon qart\u00eb se list\u00ebn e kandidat\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb e vendosin Hajr\u00ebt. Kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dokumentuar dhe e faktuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga arsyet pse zoti Dumani \u00ebsht\u00eb larguar. Dumani ka pasur forca speciale n\u00eb 12 qarqe \u2013 forca q\u00eb i paguajm\u00eb ne, qytetar\u00ebt, me taksat tona. K\u00ebto denoncime q\u00eb b\u00ebj un\u00eb sot k\u00ebtu, nuk jan\u00eb detyr\u00eb ime personale, as e Partis\u00eb Demokratike \u2013 jan\u00eb detyr\u00eb e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni m\u00eb i paguar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebrve\u00e7se sulmon opozit\u00ebn, nuk b\u00ebn asgj\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>P\u00ebr krime elektorale, n\u00eb Shqip\u00ebri ka vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar: eurodeputeti Fredi Beleri. Asnj\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar. Askush p\u00ebr dosjen e Dibr\u00ebs. Por p\u00ebr k\u00ebto dokumente dhe fakte q\u00eb kemi publikuar, p\u00ebr shembull q\u00eb Belinda Balluku ka b\u00ebr\u00eb 800 legalizime n\u00eb Fier, ose q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj n\u00eb Tiran\u00eb b\u00ebjn\u00eb legalizime nj\u00eb jav\u00eb para zgjedhjeve, pse nuk i gjen dot SPAK?<\/p>\n<p>N\u00ebse ne gjejm\u00eb \u201cTrenin Bullgar\u201d n\u00eb Elbasan, n\u00ebse kemi dokumente, video dhe prova p\u00ebr shitblerje dhe vjedhje votash n\u00eb Petrel\u00eb, pse nuk i gjen dot SPAK? A nuk paguhet pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb. T\u00eb gjitha problematikat q\u00eb u ngrit\u00ebn nga paneli sot, tregojn\u00eb se ne nuk kemi m\u00eb as ABC-n\u00eb e zgjedhjeve. Ne nuk zgjedhim dot.<\/p>\n<p>Zoti K\u00eblli\u00e7i foli p\u00ebr transparenc\u00eb dhe zyrat ilegale elektorale. Kush i ka paguar? Jan\u00eb zyra pa logo, t\u00eb padeklaruara, dhe u p\u00ebrdor\u00ebn gjat\u00eb fushat\u00ebs. Ne i kemi kapur n\u00eb flagranc\u00eb \u2013 un\u00eb n\u00eb Astir, Belindi n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 5. Brenda n\u00eb ato zyra ndodheshin punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs. N\u00eb rastin e Belindit ishte Erion Bra\u00e7e; n\u00eb rastin tim ishte Blendi Gonxhe \u2013 dy nga m\u00eb t\u00eb votuarit e PS-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>U p\u00ebrmend edhe raporti i OSBE\/ODIHR. Nga viti 2009 deri m\u00eb 2013 kishim raportet m\u00eb t\u00eb mira. Sot kemi vet\u00ebm p\u00ebrkeq\u00ebsim. N\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb pas zgjedhjeve, OSBE\/ODIHR deklaroi se \u201cme k\u00ebto zgjedhje Shqip\u00ebria nuk hyn n\u00eb Europ\u00eb.\u201d Edhe Komisioni i Parlamentit Europian, p\u00ebrmes kryetarit t\u00eb delegacionit p\u00ebr v\u00ebzhgimin e zgjedhjeve, dha nj\u00eb nga deklaratat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri:<\/p>\n<p>\u201cKrimi i organizuar nuk lejon rrotacionin politik.\u201d<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja shum\u00eb q\u00eb zoti Dumani t\u00eb ishte sot k\u00ebtu, q\u00eb ta pyesja: n\u00eb cilin vend t\u00eb bot\u00ebs ndodh q\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb 52 flet\u00eb-arreste p\u00ebr kriminel\u00ebt m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebr kartelin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm \u2013 Troplin\u00ebt? U prit t\u00eb mbaronin zgjedhjet dhe t\u00eb zgjidhej Arkend Balla.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb Tiran\u00eb u zhvillua nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi organizuar nga Ambasada Britanike dhe disa organizata joqeveritare me fokus zgjedhjet e 11 majit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i KQZ-s\u00eb, Ilirjan Celibashi, dhe drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda. Pas dh\u00ebnies s\u00eb deklaratave, Altin Dumani dhe Ilir Proda u larguan duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117549,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-117548","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117548"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117548\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":117550,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117548\/revisions\/117550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}